Për herë të parë lexuesi shqipfolës ka në dorë dy libra sociologjik mbi globalizmin
Pas një pune disavjeçare, lexuesit e trojeve shqiptare, do mund të kenë më shumë informacione të përmbledhura për dilemat mbi globalizimin, globalizmin, globalitetin…
Librat do u shërbejnë sidomos studentëve (për kursin Sociologji e Globalizimit) në Departamentin e Sociologjisë, por edhe e njohësve tjerë të shkencave politike në Universitetet Publike dhe ato private në Kosovë dhe viset tjera shqiptare…
Për librat janë dhënë mendime e gjykime nga kolegët meritor universitar, historianët e mirënjohur, e publicistët e dalluar shqiptar, si: Ali Pajaziti, Jusuf Buxhovi, Zenun Halili, Gezim Selaci, Afrim Hoti, Albert Mecini
Librat, mund t’i gjeni te Shtëpia Botuese, ARTINI , që gjendet prapa Filologjikut në Prishtinë.
___
Marrë nga profili në fb i Profesorit të sociologjisë, Fadil Maloku
Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
Shih videon: