ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Dy shekuj planifikim të gjenocidit serb për shfarosjen e shqiptarëve

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI, historian

  • Speciale për Drinin

Shtabi i Aleksandër Rankoviqit për shfarosjen e shqiptarëv si model funksiononte nga viti 1949.

Nuk ka shtet në botë si Serbia që do t` i ketë bërë 35 programe për ta shfarosë një popull fqinjë siç ka bërë pushteti i Beogradit ndaj shqiptarëve ( 1844-1999).

Më 4 korrik 1949 në Beograd themelohet Shtabi special i drejtuar nga Aleksandër Rankoviqi dhe Kërste Cervenkovski.

Antarë të tjerë të Shatbit ishin: Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vukçeviq dhe P. Iviçeviq.

Aty do të inicohet themelimi i një qeverie marionete në Shkup, në krye të cilës do të jetë Apostol Tanefi.

Aty, do ta caktohen edhe të gjithë ministrat. Së bashku kishin marrë për detyrë me njësi speciale të Ushtrisë Jugosllave, ta lirojnë Koçi Xoxën nga burgu dhe atë ta vëjnë në pushtet në Tiranë.

Kurse Enver Hoxha parashihej të pushkatohej publikisht në Sheshin Skenderbeu.

Se me çka mirrej Shtabi Titist i Aleksander Rankoviqit, më së miri vërteton fakti se më 1965/66 , kur u themelua Grupi punues dhe i hulumtoi DEFORMIMET e UDB-s, Komisioni i gjeti në këtë Shtab kriminal këto dokumenta:

1. Prodor na more, nga viti 1881;

2. Udhëzim i punës me shqiptar, nga viti 1910;

 3. Marrëveshja e Llozanës Greqi-Turqi 1923;

 4. Marrëveshja e Stambollit Jugosllavi -Turqi, për këmbim të popullsisë më 1933;

5. Marrëveshje ndërministrore në Breograd, më 1935 për sigurimin e mjetetve finanasiare për shpërngulje totale të shqiptarëve;

 6. Vasa Çubrilloviq, Shpërngulja e shqiptarëve 1937;

7. Programi i Dimitrije Lotiçit, Për shfarosjen e Hebrejëve në Serbi 1939;

 8. Konventa Jugosllavo -Turke 11 korrik 1938;

9.Ivo Andriq, Për ndarjën e Shqipërisë 1939;

10. Stevan Moleviqi, Serbia homogjene 1941;

 11. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e Shqiptarëve në Bihor 1942/43;

12. Marrëveshja Xhentelmene Tito-Fuad Kyprili, për deportimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll , 1953;

 13. Programin për mbylljën  e shkollave shqipe në Kosovë dhe Maqedoni më 1958;

14. Porogrami i Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e shqiptarëve (LRBSH) e Adem Demaçit më 1964.

Në lidhje me këtë Komisoni shtetëror për hulumtimin e krimeve të UDB-s (Posedohet dokumenti i dhuruara nga Fadil Hoxha-HB) për  hapjen e 35 000 DOSJE-ve  – hetime për kryefamilijarët në Kosovë.

Kurse në Maqedoni i hapja e dokumetuar e  54 000 DOSJEVE –hetime për kryefamiljarë.

Kjo do të thot se familjet shqiptare në Maqedoni ishin më me pak antar.

Në fakt, Maqedonia nga viti 1946 e deri më 1984 ka sjellë maqedonë nga të gjitha viset e botës.

Kështu Jugu u Maqedonisë është sllavizuar në tërësi.

 Edhe ata pak shqiptar që ishin ortodoks atje, janë shpallë slllavë, ose maqedon.

(Posedojme  dokumentin “tejet sekret” nga viti 1984-analizë e Kryesisë Maqedone-HB).

Më 1965 Prorgamin i Adem Demaçit (LRBSH)

Shtabi i Rankoviqit ia dorzon Shtabit të NATO-s në Bruksel , duke i thënë: “Ja ky është programi  komunist në histori, ndërsa autori i tij (Adem Demaçi) është më i egër se vete Stalini”. Jo vetëm kaq, të njejtin Program Shtabi i Rankoviqit ia dorzon Shtabit të Paktit Varashës në Varshavë (Poloni) duke i thënë: “Ja ky është programi më ekstrem se ai i Ballit Kombëtar”.

Natyrisht se të dy paktet e lexojnë me kujdes dhe nxierrin përfundimin se “Programi i LRBSH nuk ka lidhje me ideologji. Por angazhohet për VETVENDOSJE DHE BASHKIM KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE”.

Pasiqë Rankoviqit i deshton plani i i sipertheksuar e bëjnë skenarin se: “po e bartim Adem Demaçin nga Burgu i Nishit në Burgun e Beogradit”.

Për ta bartur deri atje i caktojnë dy UDB-ashe shqiptar: Nazmi Kursanin dhe Jusuf Kelemndin.

Jusuf Kelemdi jo rastësisht  mirrej me publicistike , i tregon Esat Mekulit (Kryeredaktor i “JETËS  SE RE”).  Esati pa vonesë i tregon Fadil Hoxhës për tregimin e Jusuf Kelmednit.

Fadil Hoxha pa asnjë vonesë i tregon Vlladimir Bakraiqit dhe ky e stopon terë bartjen e Demaçit në Beograd.

Pastaj Komisioni shtetëror për hulumtimin e Deformimeveve të UDB-ës e interviston Stefanoviqin dhe ky e pranon se: “rrugës është planifikuar që ndaj Demaçit të bëhet atentat, kinse provoi të arratiset”.

Në pyetjen tonë drejtuar Jusuf Kelmendit dhe  Xhavit Nimanit (pasi që më kishte treguar Esati), e vërtetojnë tërë ngjarjen.

Nga këto dokumente të Shtabit Rankoviqit (1949-1966), ka marrë shembuj edhe Shtabi i Nikolla Lubiçiqit më 1981-1991 dhe Shtabi i Sllobodan Millosheviqit më 1991-1999, duke thurur intriga dhe duke ua mveshë shqiptarëve.

Nënshtabi i Moma Markoviqit

Krahas veprimit të lartëcekur, në Beograd do të themelohet më 1950/51 Shtabi i Moma Markoviqit, i cili mori për detyrë që të propagandoj regjistrimin e shqiptarëve si popullsis turke! 

  • Ky shtab do t`i angazhojë 20 avokatë për të siguruar viza për shqiptarët, të cilët ishin në pozitë të rëndë nga ndjekjet e pushtetit.
  • Nga aktiviteti i tyre (shtabi i Mrakoviqit i kishte 15 antarë, ndër ta ishte edhe  Mehmet Hoxha-ish Kryetar i Konferencës Bujanit dhe oratori i parë në VASNOS të Serbisë më 1945, ku ia uron Serbisë aneksimin e Kosovës (!), dhe e vë tërë udhëheqësinë e Kosovës para aktit të kryer.

Me veti e kishte Dushan Mugoshën që ia përktheu fjalimin, sepse Mehmeti foli shqip,(është botuar në publikim të posaqëm nga Kuvendi Popullor i Serbisë më 1946) , na thot Xhavit Nimani më 1979).

BIJE VOKSHI PATI ORGANIZUAR TË BËJË ATENTAT NDAJ TIJ, POR ISHTE I PAARRITSHËM NJË KOHË TË GJATË. 

  • Nga aktiviteti i tyre doli se nga 1914 turq , sa ishin regjistruar më 1948, më 1953 numri i tyre arrijti në 54000.
  • Në këtë kohë edhe nga Turqia ishte autorizuar Hulkusi Kejnani të propogandojë se në Turqi janë ndërtuar 183 fshatra për Aranutë në Vilajetin MYSH.
  • Në vazhdimin  e këtij aktiviteti një delegacion i Pralamentit turk do ta vizitojë Beogradin dhe Hulusi Kejnanin do ta pret edhe J. B. Tito më 15 shkurt 1953.

Për ta plotesuar mozaikun antishqiptar më 28 shkurt 1953 do të nënshkruhet Marrëveshja Ballkanike (Turqi, Jugosllavi, Greqi), gjithnjë me destinacion që shqiptarët të shpërngulen në Anadolli.

Shpërnguljën e shqiptarëve e përshëndeti Patrikana e Stambollit dhe Selia e Shenjët e Kishave Katolike në Vatikan.

  • Madje politika e qendrave Evropiane i kishte angazhaura 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadolli 1912-1914.

Jo vetëm kaq. Vatikani lidhi konkordat me Kishën Ortodose Malazeze më 1914, pasi që më 1864 Konkordat kishte lidhë me Kishën Ortodokse Serbe.

  • E vërteta është se me para të Patrikanës Stambollit është ndërtuar Permendorja e Luftës Kosovës (1389) në Gazimestan.

Në këtë permendore të shovinizmit kanë investuar edhe shumë kisha evropiane.

E nder to edhe dy kisha të pavarura nga Zvicra.

Kishat katolike shqiptare dhe kishat ortodokse shqiptare shpërnguljën e shqiptarëve e kanë quajtur: “një tragjedi në tri akte:

Shpronso, shpërngul dhe shfaros shqiptarë, është politika serbiane”.

Në këto rrethana më 8 mars 1953 një delegacion Turk do ta vizitojë Shkupin. Aty Koça Popoviqi do të lëshojë deklaratë për miqësinë Jugosllavo Turke.

Ndërsa kah gjysma e marsit 1953 Delegacioni Jugosllave do të vizitojë Turqinë. Delegacionit i printe Mosha Piade.Të entuaziarmuar se Tito po e zabton politikën e Kralevinës ndaj shqiptarëve, nga Londra Karagjorgjeviqët do ta përshendesin tërë aksionin e shpërnguljës.

  • Do të përshëndetet, sidomos J. B. Tito. Në një telegram nga Londra thuhet se Tito po “punon me akribi sespe po i detyron shqiptrët të hiekin dorë nga shtetësia, kështu që në Maqedonin Jugore ma shqiptarë nuk ka”.
  • Për këtë qëllim Beogradi do t` i themelojë edhe dy shtabe: në Kretë (Greqi) dhe Gerum (Afër Trieshtës). Në Këto vende bëhej i tërë planifikimi, sepse 75%, thuhet në dokument shqiptarët janë kah i përgadisin “vesikat”.

2.Fadil Hoxha e themelon Shtabin mbrojtës në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit dhe kupton që shqiptarëve po u vihet thika pas shpine.

  • Për ta penguar aktivitetin për DEPORTIM të shqiptarëve në Turqi, më 10 qershor 1951 Fadil Hoxha do ta themelojë Shtabin kundër shpërnguljës së shqiptarëve dhe kundër regjistrimit për “turq”.
  • Shtabi i kishte DY DETYRA: Pengimin e regjistrimit të shqiptarëve “turq” dhe pengimin që mos të shpërngulën në Turqi.
  • Në Shtab në shtëpinë i Hivzi SULEJMANIT do të hyjnë; Xhavit Nimani, Ismet Shaqiri, Ymer Pula, Mustafë Hoxha, Sinan Hansani, Xhevdet Hamza dhe dy hoxhollarë, emrat e të cilëve nuk i shënon dokumneti. Por, që më 1957 ata u bërën agjentë të Shtabit Rankoviqit (Mulla Jusufi Nga Peja dhe Mulla Ahmet Mardoqi,nga Prishtina).

Propoganduesit nepër rrethe kundër regjistrimit për “turqë”, kundër largimit nga shtetësia dhe kundër  shpërnguljës, ishin: Në Prishtinë kundër shpërnguljës së shqiptarëve do të dallohet: Kader Salihu, Mustafë Hoxha, Rezak Shala, familja e Makusut Shehut etj.

Në Mitrovicë dallohet Qazim Bajrgoja, Rasim Qerkezi, në Pejë dhe Istog, Ramadan Shala, Alush Gashi, Ramë Alihajdari, Ismail Bajra, në Prizren  Xhavit Nimani, Rexhai Surroi dhe shumë intelektualë tjerë; në Gjakovë dallohen Xhevdet Hamza, Ymer Pula, Zotri Efendia, Regjep Hoxha, Enver Gjerxheku, Besim Bokshi, në Gjilan dhe Kamenicë shquhen për aktivitet kundër shpërnguljës, vllazërit Rexhepi, Halil Fejzullahu, Sinan Hasani; në Ferizaj dhe Viti dallohen Sinan Hasani, Sinan Sahiti; në Llap shquhen: Mustafë Hoxha, Bejtush Podujeva, e tërë sekta fetare Kaderi ku printe Rizah Vokrri, Ramdan Siminica dhe Rrahim Çitaku; në Ballofc dallohen: Halit e Tahir Nishefci, Fetah Bajrami, Ferat Nishefci; në Dumnicë Mulla Bajram Mehmeti me djal;në Podujevë Danush Nolja, Bejtush Podujeva, Selim Obrança, Met Podujeva, në Sfeqël, Rizah Vokrri, e Mulla Ramë Shajkofci (për Shajkofc, Dumosh dhe Batllavë); në Majanc dhe deri në Popovë tërë familja e ylemave në krye me Hys Popovën; në Pollatë dallohej Familja Manolli; në Bajqinë dhe Kerpimeh grupi i mësuesëve në krye me Ajet Gashin, në Letnacë familja e Mulla Rashitit dhe familja Blakçori dhe Shala , e sidomos familja Plakolli. Në Sibofce e Sekiraqë Ramadan Siminica me disa mësues, në Llapashticë Iliaz Havolli, në Mirofc, Naman, Smail e Hajdin Xhakja, Familja Ajeti (Qazim Mirofci, etj) afer kufirit me Serbinë, në Herticë, familja Sheholli, Muçolli, në Orllan Familja Ratkoceri, në Muhazob Familja Haziri, në Brainë dhe Nishefc, Familja Sekiraça dhe Mustafë Hoxha, në Dyz, Koliq dhe Bellepojë, Rimanishtë e Sharban, Myderriz Hajriz Bllaca.

Fjalimi historik i Myderriz Hajriz Bllacës në verë të vitit 1955 në Dumnicë të Llapit

Ditën e 27 të Ramazanit në Dumnicë të Llpait bëhej një kuvend rreligjioz.

Aty Myderriz Hajriz Bllaca do ta merr fjalën dhe do të thotë: “Pasha këtë Kuran, pasha bukën dhe krypën, sonte vijnë shpitrtat e vdekun dhe ata që nuk i gjejnë vatrat e tyne sepse janë shpërngulë, do të shkojnë në botën tjetër pa imanë”. 

Po atë natë nepër tërë Llapin ku faleshin travitë do të bëhen betime të tilla. Më kujtohet në Ballofc ku faleshin (Imam ishte Fetah Bajrami) u bë betimi.

  • Fetahu doli me Kuran në dorë dhe në doërn e një xhemati ishte një copë buke dhe pak krip. Aty u bë betimi se nuk do t` i lëshojmë vatrat tonta me asnjë kusht”. Jo do të brohoritë Isak Xhakja: Ne do të kthehemi në Sanxhakun e Nishit”. Të gjithë klithën: Aferim Isak.

Kundershtimi i shpërnguljës nepër rrethet tjera të Kosovës

Në rrethin e Vushtrrisë kundër shpërnguljës u dallluan familjet Popova (Sylë Hysi) dhe familja Buçinca e disa të tjera.

  • Sa i takon DRENICËS, na thot Veli Deva (më 1978) as që ka guxuar ndokush të hynë për të propoganduar shpërnguljën. Këtë nuk kanë guxuar ta bëjnë as Gjoka Pajkoviqi e as Dushan Mugosha, më vonë me Pavle Joviçeviqin.

E për regjistrim në turq në Prizren angazhoheshin Rade Gllaviqi dhe Predreag Ajtiqi, në Gjakovë tinzisht Spasoje Gjakoviqi dhe Pavle Joviqeviqi, në Pejë angazhohet Mita Milkoviqi, në Mitrovicë, Milija Kovaqeviqi.

  • Lidhur me këtë,  thote Xhavit Nimani më 1979 në një mbledhje të Shtabit më 1957 e kemi denoncuar Ali Shukriun për qëndrimin INDIFERENTË ndaj shpërnguljës.

Por e kemi lavduar publikisht Ismet SHAQIRIN, i cili mori për detyrë me guxim që në Plenumin e Partisë më 1954 ta paraqet REFERATIN kryesor kundër shpërnguljës së shqiptarëve në Anadolli. Bile Ismeti shkoi aq larg, sa që tha hapur: “Është rrenë çka thot Hulusi Kejnani se i kjemi ndërtuar 183 fshatra për aranautë në Vilajetin MYSH. Ne e kemi vertetuar se atje nuk është ndërtuar asgjë”. Nga ky pohim Gjoka Pajkoviqi, Mita Milkoviqi dhe Pavle Joviçi me Milija Kovaçeviqin do ta lëshojnë Plenumin 1954).

  • Në këtë drejtim pushteti e kishte vrejtur se shqiptarër nuk do të dorëzohet lehtë, sespe në 1954 Komiteti Krahinor i LKJ-ës do të debataoj në një Plenum, kundër shpërnguljes. Aty Gjoka Pajkoviq (Sekretar) dhe Dushan Mugosha nga inatet do ta braktisin Plenumin. Mu për këtë më 1955/56 këta politikan neofashist do të organizojnë Aksionin e Armëve kundër shqiptarëve. Pastaj, në verë të vitit (4 qershor  1956 Procesin e Prizrenit.

Lidhur me këtë fushatë kriminale antishqiptare, duhet shënuar se në vitin pasues (më 1957) agjenturat jugosllave e liferuan Panajot Plakun (Ministët i Mbrojtjës në Tiranë) që të arratiset në Jugosllavi. Më 1966 Panajot Plakun titistët e helmuan sepse do t` i rrefente planet e Rankoviqit. Por me që Titistët ishin me Rankoviqin, të MASKUAR do të veprojnë deri më 1981. Pas prillit 1981 ndihmësit e Rankoviqit dhe Titos (gjenreali Lubiçiq e kompani) do të dalin hapur me metodat dhe programet  e tyre të gatëshme për shfarosjen e shqiptarëve. E vërteta, titistët tash e tutje më nuk e kanë opcion Tiranën, për ta sulmuar por ekskluzivisht Kosovën. Në fakt, nuk thonin pa prapavi se nëse u jipet shansa pas sulmit ndaj Maqedonisë do të klithin: “Samo reci Sllobodane, içiçemo do Tirane” (Vetëm fol Sllobodan, do të shkojmë deri në Tiranë”. Këto plane kuptohet se ua prishi deri në themel, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kuptohet se të gjitha këto aksione do të i shtrinë për toke Plenumi i Brioneve më 1966. Por, mos të harrojmë se Republika Popullore e Shqipërisë, më 1955 u pranua në OKB dhe në Paktin e VARSHAVëS. Më nuk kishte asnjë teori që në Tiranë, Beogradi do të arrinë ndonjë destabilizim pa ndihmën e Hrushqovit. Në realitet Shqipëria e Enver Hoxhës më 1958 e paditit Jugosllavinë e Titos me fakte të pamohuara për krime dhe plane monstruoze ndaj shqiptarëve. Por mbi këto dokumentet e kohës Rankoviqit, edhe më 1981 do të krijohet Shtabi i Nikolla Lubiçiiqit, për të krijiuar dhe zabtuar gjenocid siç ndodhi më 1998/1999.

Dy faktor i kishte SHTABI i Fadil Hoxhës në anën  e tij: “Faktori hoxhollarë”, që nuk donte me asnjë çmim për ta hiqnin FESIN. E FESI , në Turqi, ishte i ndaluar. Si dhe faktori tjetër asnjë tarikat në Kosovë nuk pranonte të shpërngulet në Turqi, sepse atje e kishin të ndaluar veprimin. Në këtë drejtim, t` i thuash Sheh MYHEDINIT në Rahovec, Sheh Ramës në Gjakovë dhe Sheh Hasanit në Prizren, shpërnguluni në Turqi, ata më parë do të pranonin vdekjen. Ky faktor duhet çmuar se ka ndikuar që shqiptaria mbeti në përqindje shumë të lartë në tërë Kosovën, përkundër politikës koloniale sllave.

3. Shtabi i Nikolla Lubiçiqit(1981) , kopje e Shtabit Rankoviqit (1949)

Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877 ( Lubiçiq, e pastaj Millosheviq)) dhe lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX. Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981.  U THEMELEA SHTABI Lubiçiq…. ANTISHQIPTAR NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.

  • Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por sllavët donin  të sillnin ende sllavë. E me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974, por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.

Demonstratat shqiptare të 1 dhe 2 prillit 1981 , në Kosovë ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e morën Kuvendin e Kosovës, nuk e morën asnjë ministri, as radion dhe televizionin. Çka është më e rëndsishmja, demonstrantët në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë. Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter “kontrarevolucionar”. Pra me forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por kongtrarevolucionare nuk janë.

E vërteta, në anën tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e merr armen dhe në Besi i djeg TRE kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant i Mbrojtjës Territoriale në Llap, i cili do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks, duke i thën, “Duhet për 30 minuta të largohesh nga Kosova”. Oficeri do të pyet: kah të shkoi? Mustafa , !në Kushumli’’.

4.Çka zihej në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?

  • Shtabin e Beogradit, e përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq, Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq doli me propozim se “duhet të sllavizohet Kososova”, Gjenerali Graçanin theksoi se “Demonstratat e `81 në Kososovë janë kontrarevolucionare”. S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi theksoi se “Në Kosovë duhet ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet”. Popi Pavle theksoi se “Në Kosovë kishat janë të rrezikuara”.
  • Ky Shtab do të punojë me aktivitet të shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse i vejmë argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në “KOSOVA SOT”, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale, thyerjen e gurëve të varrezave, diegien në Manastirit Pejës, ngacmimet e mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve shqiptarë. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.

Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të tregut nepër qytete i rrihte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta braktisnin Kosovën.

  • Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë duhet ta siellim në 49% shqiptarë, turq, rom, hashkali, egjiptas. Ndërssa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999, parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm dhe kishin afinitet për t`u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me c’rast për një kohë të shkurtër gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.

     5.  Veprimi i parë antishtetëror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981

Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës jashtë funkisonit “Dekrertin e 6 marsit 1945” nga Kryesia e AVONJ-it, për moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, meqenëse Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi 1946 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: “Nuk është kompetente për një çështjen e tillë”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën e dërgoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi përgjigje negative se: “nuk është kompetencë e saj të mirret më me atë çështje,  sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë është kompetente vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit”.

6. Veprimi i dytë antishqiptar i Shtabit Lubiçiq

Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvizë çështjen e Kthimit të sllavëve në Kosovë , qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi aventura jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë. Për çdo javë dhe muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Por, një fakt duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të Lubiçiqit.

  • Kur serbët e  vrejtën se nuk kanë mundësi për t`u përballuar me faktet historike aventurën e tyre, veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dolën me tezën: ` “Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar”. Meqë në simpozium pësuan debakël para argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë,  çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej atje doli Memoranduami i Akademisë Serbe , më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxori “PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” , më 1988. E vërteta, Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mënyrën më mizore.

7. Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988

U diskutua se shqiptarët kësaj politike neofashite serbe duhet t`i përgjigjen me rrebelim e sidomos me demonstrata. Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988, detal historik i panjohur, do të inicojë një vit më vonë demonstratën më masive në historinë e Kosovës. Sigurishtë se në atë demonstrat që kishte dorë Azem Vllasi, e disa politiaknë tjerë, ndikimi ishte nga Riza Rapunxhiu, pas të cilit ka qëndruar Fadil Hoxha e Xhavit Nimani, të cilët më 1998 u bënë simpatizantë të UÇK-ës, në prani të Adem Demaçit me c’rast pasoi PAJTIMI HISTORIK në mes tyre. Pajtimin e kishte organizuar dhe ideuar Azem Syla. I pranishëm në pajtim ishin edhe Hakif Bajrami, Shefqet Sulejmani, Çali dhe prof. dr. Gjyltekin Shehu.

Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari Fadil Hoxha, i nderuari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për sjelljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky program  i Shtabit  të Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banore, në Serbi jetojnë 105 banore dhe në Jugosllavi jetojnë 88 banore. Këtë e  argumenton Enti jugosllav i statistikave 1981-1991. Sipas një burimi shtesë në Kosovë më 1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banore. Më 1981 jetonin 145, 25 banore. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banore. Më 1981 jetonin në një kilometër katror jetonin 105, 4 banorë.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banore, kurse më 1981 jetonin 87,7 banore.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)

Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte sipërfaqe toke sa të duash për me u marr me bujqësi dhe për t`u punësuar kudo në punë.

  • Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT , po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve.

Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet.

Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik.

Më tepër kishte të burgosur politik shqiptar në Jugosllavi, se sa në tërë Evropën.

8. Si silleshin sllavën për t`u punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?

Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkura Refik Agajn që të raportoj në Federatë për çdo muaj.

  • Vërejtje! Ky operacion i ngjanë kohës 1938 , kur u ligjësua se shqiptari mund t`i ketë 40 ari tokë, ndërsa sllavi deri 45 hektarë.

Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës.

Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të cilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Topalalloviq etj.

  • Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi apo drejtpërdrejtë planet serbomëdha, ishin: Ali Shukriu, Kolë Shoroka, Sinan Hasani, Rrahman Morania dhe disate tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare.

Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do t’i duroj më dhe shumë shpejtë,  disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të Gjaqeve.

  • Kjo do të thot se pasi të kryhet ky aksion, do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK.

Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në skenëm historike UÇK më 1993.

Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988.

Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj.

 Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.

Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve.

Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rrebelohen.

 E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha e Avni Rrustemit.

Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha , aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha më 1998 do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i takonte dhe duke kërkuar falje.

Flet Rizah Sapunixhiu. Neve tani informatat na vijnë të klasifikuara. Përfaqësuesi slloven nuk i lexon, por vetëm i shtin në çantë.

Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht.

Fjala është për dyshime ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në Drenicë.

Takimi mbaroi me një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike në Kosovë.

9. Pse u përpilua “Programi Jugosllav për Kosovën” qysh më 1987?

Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë  të gjitha republikat.

Atë Program e pati përkrahur edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjetetve finansiare për realizim.

Në lidhje me këtë në dokument konfidensial thuhet se me realizimin e Programit tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989).

Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zhivorad  Igiqi, Dushan Ristiqi etj.

Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaqur hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze.

Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime nga terreni.

Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por ato do të mbesin vetëm në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segmenteve tjera shtetërore.

Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special.

Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t`i kryen 33 detyra në interes të kolonializimit serbomadh.

  • E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze.

Ato pas disa muajëve do t`i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.

10. Fillon etapa e sllavizimit të institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna

Më 1990 në 87 instutucioone të Kosovës u instaluan masat e dhunshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët.

Në disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por, prezenca e tyre ishte vetëm sa për dekor, për t`iu treguar të huajëve se “ka edhe shqiptarë në drejtim të pushtetit”, neofashist        

DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN 

a) Shtabi i Sllobodan Millosheviqit themelohet më 13 maj 1991

Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën.

  • Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq (kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komandanti i ushtrisë tokësore, Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës), Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet në Kosovë, Velko Odalloviq, me ekspoziturat e tyre në tren.

Qendra e këtij Shtabi në Kosovë ishte në Prishtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë , për të malltretuar popullsinë e Luginës Preshevës.

  • Shtabi me qendër në Beograd më 15 maj 1991 lëshoi urdhër që të “lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin”Grand” në Prishtinë dhe aty Zhivorad Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë mujore. Secili do të ketë  veturë zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me leje të pushtetit vendor.

Qellimi kryesor i këtyre baditëve ishte që sa më shumë shqiptarë të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhëtimit, prej të cilëve kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nëpër klube. Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë të vdekur, i hudhën flamujt e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar Shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe Amerikë u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Veprimet diverzive të agjentëve të shtabit të Milloshevqit

Marrja në biseda informative e intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frikë në çdo familje shqiptare, ishte një dukuri i rëndomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën, ose të dieleve. Diverzionet i organizonin oficerët me përvojë, që drejtoheshin direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj kujtdo që e gjente aty afer. E verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nëpër kampet e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan akademik Dibran FYLLI, u kthye në “tokë të MBIELLUR ME VARRE”.

Udhëtimi me trena, vetura, traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar  nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë. Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe Vllazërit Kariq nga Peja.

  • Kjo organizatë organizoi tinzisht bartjen e kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjen e kufomave nepër bunare. Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit, në zyre: “JU JENI ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se si po çuditet bota ku në qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.

Me krime monstruoze, sidomos me dhunime, do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri,  e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.

Sidomos, organizata “Srbia e re” do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës.

  • “Nuk ka rëndësi, thonin agjentet e Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të kemi popullsi”. Por apelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.

Kuptohet se për ta asgjësuar këtë program u desht jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenimi HISTORIK i NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999).

  • Me këtë u penguan që Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festoj përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.

Nuk është pra e rastësishme se S. Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t`i treguar çdo diktatori neofashit se çka e pret në fund, nëse vepron siç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk është e rastësishme se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë inkezistenete. E 4 korriku ishte “Dita e Luftëtarit” në Jugosllavi. Kto simbolika duhet të bëhen model për historinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashiszmit duhet të mbyllet.

E verteta është se sot realiteti që krijoi UÇK në vend ka ndikuar që shumë shtete, sidomos evropiane, po i frigohen sepse kanë nga dy e tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96 Kosova Evropiane.

B) SHTABI I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992

Më 10 qershor 1992 në Prishtinë themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe, kuptohet me shkrime argumentuese. Në Shtab u ftuan Hakif Bajrami, Gjyltekin Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilonte LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN. Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në afat prej një muaj dhe së  bashku me dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t`i dorëzohet Adem Demës më 15 korrik 1992. Dorëshkrimin  “LIBRI I BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip, serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet shqiptare.

  • Me inicimin e Demaçit do të botohet vepra monumentale e Prof dr Nusret Planes, Terrori i Serbisë 1844-1999.

Publikimi i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981

  • Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami, Shtabit të Demaçit do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptarët të shkakturara nga veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981 vriten mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë. Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 civilë dhe 2 ushtarë. Më 1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë. Më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë. Më 1996 u vranë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, 213 fëmij, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë. Për të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.

Shqiptarët detyrohet të shpërngulën nepër tërë globin

Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjat janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan 21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona, në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen 18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në Australi deportohen 3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.

(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).

Adem Demaçi në detyrë të shekullit

Adem Demaçi më 1992 e tutje do të mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejt me pasaportë kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetarin e SHBA (Xhorgj Bushin-Plaku).

  • Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.

Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qëllimin që më 28 qershor 1999 të festoj përvjetorin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t`i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram Currit e Isa Boletinit).

  • Se Kush vinte për vizitë në Zyrën Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t`i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i siguronte patrioti Bajrush Behrami me ekipin  e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.


Në fillim të shtatorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij, (afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla.

  • Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion.                                                                                       
  • Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t`i pritur musafirët ishte prof Dr. Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafirët deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar me këdo në botë dhe atyre nuk ua kam pasë frikën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë të sinqertë ta thot të vertetën. Ai nuk e urren popullin serb. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë Milloshviqin, dhe ju pastaj në shtetin e Kosovës do t’i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinant”.

DEMONSTRATA QË E DETYRUAN DIPLOMACINË BOTËRORE TË MENDOJ SE SHQIPTARËT JANË SERIOZ ME LUFTËN E UÇK-së.

Demontratat e 1 tetorit 1997 në Prishtinë i treguan botës diplimatike dhe ushtrake se Profesorët patriotë të Univerzitetit Prishtinës, në krye me Rektorin prof Dr Ejup Statofci dhe studentët TRIMA në krye me Bujar Dugollin janë shumë të vendosur ta avansonin në një segment ndryshe luftën e UÇK-ës.

Kur Bujar Dugolli me ekipin e tij e vizituan Bac Adem Demaçin, lidhur me demonstratat, Ai u tha: Ju nëse e keni seriozisht, jeni në rrugë të mirë. Ju lumtë për guximin. Unë jam me juve me tërë Shtabin tim dhe me këtë saboterëve do tu  tregojmë ku e kanë vendin. Populli me këtë ngadal do t`ua kthen shpinën. Me neve është edhe Fadil Hoxha. Saboterët e luftës, tani janë shumë agresiv, sespe e dijnë se e kanë humbur çdo betejë me okuptaorin duke lëshuar deklarata.

Nuk tutet ariu i egër me tupan, ore trima!

ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19 mars 1999

Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga Përfaqësuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të padeklaruar: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një të merkure do të ftohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr  Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkonte në Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato tipare dëshpërimi.

I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami.

Pas një bisede 30 minutëshe, fundi do të jetë dëshpërus, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkonte në Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshin në Kosovë. Madje kufirin me Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbetej serbishtja.

(Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, 1998/1999, në 523 faqe)

Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz Tito” në Prishtinë, turpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e Rambujes. Profecia e Bacës Adem do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10 pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve pushtetore të Millosheviit.

Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd dhe Moskë

Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10 qershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000 fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të Jugosllavisë së Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257).

Se Rusia ishte nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999 Jelcin e ndërron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur çdo gjë, Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beograd. Ndërsa Parlamenti Evropina do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do të konkludojë se “Kosova me çdo rrethanë duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë Zhablakut”.

Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të ndryshojë

Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e quajtur UNMIK. Pastaj, organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto organizata do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik.

  • Pas bombadrimeve 78 ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.

Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizoj dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).

Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë do të thot:

“Çka është mjaftë është Mjaft, Kosova duhet të shpallet e pavarur”.

Këtë porosi të MIKUT të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilësinë e mysafirit më të nderuar ishte  Adem Demaçi.

 Më 28 gusht 2021 Prishtinë

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te lumte Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI, keto qe keni shkru ketu jane dokumenta e jo llafe propagandistike.
    Kete shkrim duhet me ia nise kryeministrit te Shqipnise Edi Rama-danit, i cili bashkepunon me serbet ne dam te shqiptarve te GEGENISE Lindore (Kosove) dhe te GEGNISE Prendimore (Shqipni e Veriut).
    Edi Rama-zani me orgjine nga fshati Vunoi (Tosknia e jugut fare) bane te njajten politike ANTIGEGE siç ka ba edhe gjinokastriti Enver Hoxha.

  2. Akadamiku i nderuar Akif Bajrami ne fund te shkrimit te tij rikijton kexuesit e shkrimit te tij per ardhjen e presidntit amerikan Xhorxh W Bush ne Tirane dhe fjalet e tij
    ” cka eshte mjafte , eshte mjafte.. kosova duhet te jete e pavarur..” mirpo , akademiku i nderuar Akif Vajrami nuk i permend fjalet e presidentit amerikan
    Bil Cminton i cili ponjashtu kishte thebe se ” ne e fituam luften, ju duhet ta fitoni paqen .”
    Po a e fitoje kosova paqen pase 10. qershorit 1999 dhe 17. shkurtit 2008
    Sigurishte se joo, nuk e fitoi dhe shkak per kete ishin pikrishte ata te cilet na shurdhuan veshet per 20 vite se na kishin cliruar por ne fakt ata rrahagjoksat qe u krekosen 20 vite se e kishin clirue kosoven pikrishte ata kishin dale ne mal per me e shkrepe ndonji plumb per me e marre ndonji post dhe per me u pasurue ata dhe familjet e tyre, me e shpronsue me mijea ha tok 1 ari me 6 € dhe shite me 7000 € 1 ari , me krye privatizine shtazarake te nderrmarrjeve shoqrore dhe me e vjedhe buxhetin disa miljardeshe te taksapaguesve te kosoves.. keshtu nuk fitohet paqa dhe akademik A. Bajrami jo pa qellim kete fakt ne tekstin e tij shume domethebes m, fatejeqesishte nuk e thekson

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu