Abas Fejzullahi
- Përgatiti në shenjë nderimi e përkujtimi
Pikërisht dy vite më parë, me 2 Verdhor (Tetor) 2020, familjarët lajmëruan të pikëlluar, për ndarjen nga jeta dhe kalimin në përjetësi të kryefamilarit Selami Helshani, elektro inxhinjer nga Mitrovica.
Lajmi për ndërrimin e jetës dhe kalimin në përjetësi të Selamiut, preku ndjenjate shpirtërore, të familjarëve, farefisit, shokëve dhe bashkëveprimtarëve kudo që ishin !
Tani në përvjetorin e dytë të kalimit në përjetësi të Selami Helshanit, na takon përgjegjësia njerëzore, morale dhe shoqërore, ta kujtojm, nderojm e rikujtojm jo vetem me mall e dashuri por edhe me krenari Jetën dhe veprimtarin atdhetare dhe profesionale të Selamiut, në të gjitha drejtimet.
Për jetën dhe veprimtarinë e Selami Helshanit shkurtimisht do i paraqesim disa të dhëna e dëshmi, por, përfshirjen në tërsi, do ta plotësonte vetem një Monografi.
Lindi më 1944 në Mitrovicë, ku e kreu Shkollimin fillor. pastaj Gjimnazin “Silvira Tomazini“ gjatë vitit shkollor 1964-1965, drejtimin e shkencave natyrore, brezi i dhjetë i maturantëve që kishte 24 nxënës që e kryen maturën, Selami Helshani është i 18-ti sipas numrit rendor në Regjistër. Fakultetin Teknik drejtimin e Elektro-Teknik e kreu në Prishtinë dhe mori diplomën Elektro Inxhinjer. Si student është marrur me veprimtari atdhetare, për të jetësuar lirin dhe pavarësinë e Kosovës nga pushtuesit serbo-sllav.
Menjëherë pas Kundërshtimeve (Demostratave) të vitit 1968, që janë bërë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën dhe në viset tjera shqiptare nënë pushtimin Jugosllavë, me Kërkesën gjithëpopullore për Kosovën Republikë, që Kosova të jetë e barabartë në të gjitha drejtimet sikurse Republikatë tjera në Federatën Jugosllave.
Si gjatë Kundërshtimeve (Demostratave) dhe pas ndaljes së tyre me dhunë e terror policor dhe ushtarak, pushteti serb në veçanti në emër të Jugosllavisë, në vazhdimsi hulumtonte dhe bënte përndjekjen e shqiptarëve në përgjithësi e të studentëve dhe intelektualëve në veçanti tue i burgosur, denuar dhe keqtrajtuar përmes proqeseve gjqësore të sajuara që si bazë dhe dëshmi kishin urrejtjen patologjike të pa shëruar ndaj shqiptarëve jo vetem në Kosovë po në tërë hapësirat ku ata gjinden, ku me kohë ishin ndarë shqiptarët nëpër Republikatë tjera qëllimisht për t’i mbikqyrur e sunduar më lehtë.
Arrestimi burgosja dhe dënimi i Selami Helshani në vitin 1969
Selamiu, arrestohet dhe burgoset më 1.XII.1969, Binak Ulaj nga Plava e Malit të Zi më 28-XI-1969 dhe Kadri Osamni nga F. Makresh K.Gjilan më 27.XI-1969, që të tret si grup rëndohen për vepër penale sipas Nenit.118 al.1 të Ligjit Penal për Propogandë armiqësore dhe sipas Aktvendimit të Gjykatës së rrethit në Prishtinë denohen me burg . Binak Ulaj me 1(një) vitë, Selami Helshai me 10 muaj dhe Kadri Osmani me 10 muaj.
Aktgjykimi K.Nr. 9|70 I Gjykatës së rrethit në Prishtinë, pasi që është vërtetuar si e drejtë edhe nga Gjykata Supreme tue hedhur si të pa bazë Ankesen e avokatëve mbrojtës se të dënuarit kanë kryer vepër penale tue shpërnda dhe shumëzuar parolla me përmbajtje armiqësore për rrënimin e rendit shoqëror dhe përçarjen e shkatrrimin e bashkim vëllazërimit mes popujve të jugosllavisë.
Të dhëna janë nxjerrur nga Akt Vendimi i Gjykatës në Emër të Popullit.
Dëshmi një pjesë e nxjerrur nga Aktëgjykimi prej 4 faqësh në gjuhën serbokroate.
Vetevetiu lind pyetja;
Në emër të cilit popull..?
Në emër të popullit shqiptarë jos e jo, pasi që se ka pyetur kush, se ka qenë i pushtuar e robruar nga shovenistet çetnikët serbë, bashkë me malazezët e maqedonasit në veçanti dhe sllavët e tjerë në Jugosllavinë Federale.
Të gjitha proceset gjyqësore kundër shqiptarëve i ka kurdisur dhe udhëhequr Serbia bashkë me malazezët dhe maqesonasit, sipas udhëzimeve, kërkesave urdhëresave, planprogrameve të elaboruara në hollësi e thellësi fillimisht nga KOS (Kisha Ortodokse Serbe) në bashkëpunim dhe veprim me ASHAS ( Akademin e Shkencave dhe Arteve Serbe) me AU (Akademin Ushtarake)…
Vend me rëndësi në këtë veprimtari kriminale për shfarosjen e popullit shqiptarë zen kryeçetniku dhe Akademiku serb Vaso Qubrilloviçi, (Васо Чубриловић) Ivo Andriq ( Иво Андрић) dhe iça e viça të tjerë jo vetëm për t’i dënuar e keqtrajtuar shqiptarët por edhe për shfarosjen e tyre në masë, dëshmojnë elaboratet e tyre si dhe sjelljet dhe veprimet e kryekasapit Sllobodan Millosheviqit që pothuajse të njejten politikë në bashkëpunim me Rusinë po e vazhdon edhe sot e kësaj dite Serbia që ende lëmohet e përkdhelet nga BE edhe pse në vazhdimsi kërcënon, paraqet kushte e kushtëzime dhe si ka ndalur e si ndal veprimet për ta çrregulluar Kosovën përmes KOS dhe ardhacakëve në Mitrovicë që veprojnë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj sipas udhëzimeve dhe përkrahjes nga Serbia nënë udhëheqjen e saj që s’dallon asgjë nga udhëheqja e kryekriminelit Sllobodan Millosheviqit i cili ka qenë në Gjykatën e Hagës i rënduar për krime kundër njerëzimit.
VEPRIMTARIA ATDHETARE E SELAMI HELSHANIT
Selami Helshani pasi ka mbajtur burgun në vitin 1969-1970 sipas Akt Vendimit të Gjykatës së Rethit në Prishtinë, vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme, ka vazhduar veprimtarinë e tij për jetësimin e Kosovës Republikë, në bashkëpunim të ngushtë me minatorët e Xeherorës së Kombinatit Trepça dhe udhëheqësin e saj.
Selami Helshani (1944-2020) |
Selami Helshani me virtyte të larta njerëzore karakterizohej me qetësinë dhe urtësin e tij vërtetë mahnitëse. Në organizimin Sindikal me shumë sukses ka kryer detyren e sekretarit të BSP të xehtarëve të Trepçës dhe ishte për lakmi puna e tij në hartimin dhe përpilimin e regjistrave për kategorit skamnore të mija minatorëve të larguar me dhunë nga puna nga pushtuesi serb, ka ruajtur dhe mirëmbajtur dokumentacionin për pranimin dhe shpërndamjen e ndihmave nga do që kanë ardhur për minatorët
Ishte anëtar dhe veprimtar i dalluar i LDK-së nderonte dhe vlersonte shumë Dr. Ibrahim Rugovën kryetarin e parë dhe historik të Republikës së Kosovës kjo dëshmon edhe nga vizitat që i ka ba përmes fotografive.
Bashkëpunimi im me Salami Helshanin ka qenë i vazhdueshëm që nga largimi i minatorëve me dhunë nga vendet e punës dhe lindja e nevojës për t’i ndihmuar minatorët skamnor përmes ndihmave nga Prizreni me rrethinë fillimisht përmes grumbullimit të ndihmave dhe përmes organizimit të BSP të Prizrenit dhe në veçanti me aksionin gjithëpopullor „Familja ndihmon familjen“FNF“ që jetësimin praktikë e ka nga Prizreni në Lagjen Tusus. Pikërisht ky aksion që më vonë u shëndërruar në Shoqatë ka lidhur miqësin e ndërsjellt që nga viti 1990 dhe ajo ka vazhduar deri me kalimin e tij në përjetësi ku ka lënë shumë mbresa dhe kujtime të pa harruar.
Gjatë përpillimit të regjistrave të minatorëve skamnor dhe organizimin e ndihmave shpeshëherë në shtëpinë e Salami Helshanit , bashkë kemi punuar deri vonë pas mesnate ku Zonja e shtëpisë bashkëshortja e Selamit Hana, me mikëpritje e bujari na shërbente me ushqim siç thuhet bukë krip e zemër (po vërtetë s’kanë munguar edhe ndonjëherë pije freskuese fryte dhe ëmbëlsira). Kështu von rrinte pa fjetur shpesh edhe vajza e tyre e mrekullueshme Fatbardha „Bardha“.
Andaj kjo mirëpritje bujare na bënte që të punoojm deri vonë pas mesnate dhe të përballojm lodhjen e pagjumsinë. Selamiu bashkë me familjen dëshmuan se me punë e përgjegjësi, mikëpritje e bujari ju kanë përgjegjur thënies për bamirësi në vijim:
“BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT”
Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.
Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahs Pajtimit të Gjaqeve përfshiu tërëa viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.
Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Mirpo në Qershor të vitit 2021 bshkëveprimtari i nderuar Halil Ahmeti nga Gjakova gjatë bisedes më njoftoi se i kanë shpëtuar dokumentacioni gjatë luftës lidhur me ndihmat përmes SH.“FNF“ dhe mi përcjelli të dhënat për 763 familje që s’janë të përfshiranë të dhënat e viti 1993 andaj me këto të dhëna kanë qenë të ndihmuara 9263 famile.
Janë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 miljon e gjysmë Marak për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…
Organizimet bëheshin në secilen komunë dhe përgjegjësit që vepronin në terren merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.
Të dhënat e sipërshënuara kanë të bëjnë me veprimtarinë atdhetare të Selami Helshanit shkurtimisht, për ta nderuar e kujtuar jetën dhe veprimtarinë e këtij veprimtari falë pak e punë shumë.
Me një thjeshtësi e zemërgjërsi i tejkalonte pengesat që paraqiteshin gjatë punës, qoft nga rrethanat e jashtëzakonshme që kishte krijuar armiku serb në çdo drejtim, qoft edhe nga ata që lavdroheshin me fjalë e punë s’bënin tue u përpjekur që me fjalë të mbulojnë papunësinë dhe papërgjegjësinë e tyre..!
Fjalët janë tëpakta për të përfshi të gjithë veprimtarinë e tij në këtë dyvjetor të kalimit të tij në përjetësi, andaj për të plotësuar me të dhëna e dëshmi veprimtarinë e tij bamirëse dhe atdhetare do të ishte detyrë dhe përgjegjësi e secilit bashkëveprimtar dhe bashkëpunëtor po edhe familjarë e shoqëri të japin ndihmesen në këtë drejtim për ta bërë një Monografi për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Foto nga vizita e Selami Helshanit bërë kryetarit Dr. Ibraim Rugovës
Një kujtim me Selami Helshanin në Tiranë bashkë me përfaqësuesit e SP të Minatorëve të Trepçës
Shtojcë:Në vazhdim gjinden materialet shtesë si dëshmi.
Aktvendimi i Gjykatës Supreme
1. Dokumente tjera si dëshmi.