ARKIVI:
29 Mars 2025

E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian

Shkrime relevante

Mendime rreth librit të Diamant Salihut, ”Deri sa të vritemi të gjithë”

Ilir Canhasi, Suedi  Deri sa të vritemi të gjithë ”Tills alla dör”, në...

Morgenbladet (1932) / Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji për Faustin dhe pak për gjithçka(11)

Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932,...

Përkujtime në ditëlindjen e Andon Zako Çajupit

Nga: Frank Shkreli “S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër...

Bajram Curri & Liugj Gurakuqi

Nga: Dilaver Goxhaj Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu...

Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635

Anna Hida, studjuese, Romë (Nushe Zhuba) Falenderoj ABC NWES dhe gjithë stafin e...

Shpërndaj

nga korrespondenti në Kosovë: Behlul Jashari
PRISHTINË, 10 Shkurt 2022 – Gazeta DIELLI / portali DRINI
I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka mbërritur në Kosovë. Nga takimet në Prishtinë Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dërguan komunikatat:
Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, të cilin e ka përgëzuar për detyrën dhe për rolin aktiv të shtetit të tij në rajonin e Ballkanit.
Në takim me z.Peach, Presidentja Osmani tha se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Sipas saj, sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët e Kosovës.
Presidentja Osmani, ka përgëzuar edhe Ambasadën Britanike në Kosovë, e cila sipas saj po bën punë të çmuar në mbështetjen e projekteve, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe viktimat e dhunës seksuale.
Duke folur për zhvillimet aktuale politike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, si proces i përqendruar në njohje reciproke.
Sipas Presidentes Osmani, dialogu duhet t`i trajtoj palët në mënyrë të barabartë. Ajo ka përsëritur qëndrimin se pala kosovare është konstruktive në dialog dhe se Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara. Në këtë kontekst, ka përmendur edhe ndikimin negativ të Rusisë në rajon si një tendencë e hapur për destabilizimin e rajonit.
Presidentja Osmani në takim me emisarin Peach ka theksuar se shteti i Kosovës është i përkushtuar për ta rritur bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, sidomos në çështjet ekonomike dhe ato të mbrojtjes.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu