ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

E diela e dhimbjes kombëtare

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Sot shqiptarët kanë ditën e vet!

Ditën e dhimbjes :
Familjare,
Kolektive,
Kombëtare!

Neve vetëm dhimbja na bjen në veti.

Na zgjon nga gjumi, na shkund e na vetëdijëson dhe na bërë të kuptojmë se diçka nuk ka shkuar mirë!

Na dijmë të qajmë, të pikëllohemi, të vajtojmë, e të bindemi në moment të fundit se krejt kjo do të kishte mundur të mos ndodhte hiç.
A jemi pikërisht ne ata që ankohemi pse vendet e ndryshme të Europës nuk ia njohin patentën e makinës qytetarëve nga Republika e Kosovës. Pyetni ambasadorët dhe konzujt tonë sa kritikat i marrin sikur ata nuk punuakan sa duhet për legalizimin e tyre pranë qeverive to vendeve ku janë të akredituar?!
A nuk jemi ne ata që për 5 euro protestojmë ( këtë herë arsyeshëm opozitarisht) edhe nuk na interesom se sa ka vlerë respektimi i një praktike që në vendet europjane pataqet standard?!
Respektimi i rregullave dhe ligjit në qarkullimin rrugor është obligim dhe kërkon zbatim qindpërqind!
Si qytetar i Republikës së Kosovës kërkoj nga Ministri i Punëve të Brendshme që urgjentisht të nxjerrë një rregullore të veçantë mbi mjetet e transportit kolektiv (sidomos autobusët dhe furgonat) që çdo tre muaj ti nënshtrohen kontrollit teknik komplet me lëshimin e çertifikatës së garancisë se automjeti është në gjendje të mirë për përdorim.
Ministër Sfeçla, do të ishte mirë që kompanitë e autobusëve që sidomos tani kryejnë udhëtime frekuente në relacionin Kosovë- Europë të obligohen që në çdo udhëtim ti kenë nga 3 (tre) shofera, për të evituar përsëritjen e tragjedisë që ngriu sot zemrat e shqiptarëve .
10 viktimat (qofshin të fundit) nuk do të kthehen më por për hirë të jetëve të humbura të tyre mund të bëjmë edhe kaq pak për të shpëtuar shumë jetë të tjera!
Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë mërgimtarëve që e dinë se dashuria për Kosovën ka çmimin e jetës dhe sakrificës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu