ARKIVI:
11 Janar 2025

E drejta e Hijes apo përkufizimi i pronave të paluajtshme rreth objektëve fetare të kishave, xhamive dhe objektëve tjera

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Nga: Ragip Shala

E drejta e hijës është institut juridik i drejtës zakonore shqiptare , që është praktikuar ndër
shekuj për rregullimin e të drejtave pronësore të objektëve fetare . Një institiut i tillë nuk ka egzistuar , praktikuar te as një popull tjetër madje as në të drejtën zakonore anglo –
saksone , dhe si i tillë përbën një institut zakonor krejtësisht i rrallë dhe i veqant në
korpuset juridike botërore .
E drejta e hijes nënkupton përkufizimin e pronave të paluajtshme për rreth objektëve
fetare të kishave , xhamive dhe objektëve tjera . Mjetë përkufizimi kanë shërbyer hijet e
ndërtesave të kishave , manastireve dhe më vonë xhamive . Matja , përkufizimi i pronës
është bërë gjatë lindjes dhe perendimit të diellit ,në ditën e festës së Shën Gjergjit .
Ngulitjën e gurit në përkufizimin e shtrirjës së pronës e ka përcaktuar shtrirja e hijes , deri
aty ku ka arritë hija e objektit , varësisht nga përmasat e secilit objekt .Meqë në Dardani
që nga mesjeta e hershme kanë egzistuar 1700 kisha paleokristiane , kurse pas
islamizimit janë ngritur disa qindra xhami , prandaj popullata është shërbyer me institutin
juridik të hijes në përkufizimin e pronave .
Perimetri i pronave të paluajtshme në bazë të drejtës së hijes për 1700 kishat , dhe disa
qindra xhami , përbënë një të drejtë kapitale zotërimi të Kosovës ndaj të gjitha objektëve
fetare : katolike , ortodokse dhe islame . Praktikimi i të drejtës së hijes është rrespektuar
nga Perandoria Romake , Perandoria Osmane deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore .
Ky praktikim është suprimua dhunshëm me ligjin mbi reformën agrare të Mbretërisë SKS ,
me të cilin ligjë u kufizohej e drejta e pronës së paluajtshme popullit shqiptarë në dobi të
kolonëve sllavë. Mbretëria SKS , shqiptarët i shpronësoi nga mijëra hektarë tokë pjellore ,
pyje , kullosa duke ua bartur pronësinë kishave dhe manastireve ortodokse .
Nga ky uzorpim , Manastiri i Deçanit përfitoi mëse 5 mijë hektarë tokë dhe pyje , kurse
Manastiri i Graçanicës mëse 3 mijë hektarë , dhe nga qindra hektar kishat në rrethet tjera
të Kosovës . Mbas LDB , qeveria federative e Jugosllavisë suprimoi ligjin e reformës
agrare , që rezulltoi me shpronësimet e Manastirit të Deçanit , Graçanicës dhe kishave
tjera ortodokse në Kosovë.
Ngritja në skenën politike i S. Milosheviqit me ndihmën e kishës ,, pravosllave ‘’ u
mundësoi përseri Manastirit të Deçanit dhe Graçanicës të zotronin pa të drejtë prona të
paluajtshme për rrethë objektëve . Më 1997 Manastiri i Deqanit uzurpoi 24 hektarë tokë
prona të ndërmarrjeve Apiko dhe Illiria , ndërmarrje prodhuse të themeluara që nga vitet e
70-ta . Pas përfundimit të luftës ( 1999 ) ishte Veton Surroi që midis Beogradit pos që
legjitimonte uzurpimet , ai ulurinte për rrezikun e mundshëm të manastirëve serbe
prej ,, nacionalistëve ‘’ dhe ,, shovenistëve ‘’ të UÇK . Edhe ish deputeti i LDK-s Sali
Morina në komision për trashëgimi kulturore patë konfirmuar legjitimitetin e uzurpimit të
tokavës në Deçan dhe të ,,drejtën historike ‘’ të Serbisë mbi Manastiret e Deçanit dhe
Graçanicës . Kurse Gjykata Kushtetuse e Kosovës me 2016 ka marr vendim që i njihte
Manastirit të Deçanit të drejtën e pronësisë për 24 hektarë të zaptuar nga popat gjatë
Manastiri i Deçanit
okupimit serb . Vendimi i Gjykatës Kushtetuse në favor të manastirit , kumtimi i V.Surroit
dhe S.Morinës është në përputhje të plotë me ligjin e reformës agrare të Mbretërisë
SKS , si dhe vendimin e S.Milosheviqit , dhe si të tillë përbëjnë vepër penale të llojit të
veqant që duhej denoncuar para drejtësië së Republikës së Kosovës , për cënimin dhe
rrezikimin e interesave shtetërore dhe kombëtare . Njohja e uzurpimit për të drejtë
pronësie përbënë një bazament për eksterritoritet të KOS-it serb në Kosovë , dhe si e tille
nuk i shërbenë paqës përfundimtare në mes shqiptarëve dhe serbëve , përkundrazi do
gjeneroi tensione dhe kriza tejët të rrezikshme në qdo kohë .
Republika e Kosovës është rezulltat i mbijetesës së spastrimit etnik , krimëve të gjenocidit
të programuara dhe zbatuara nga makineria terroriste shtetërore serbe . Pjesë ideore ,
nxitëse ishte edhe kisha ortodokse serbe ( KOS ) e cila mjeshtërishtë ka përvetësura
kishat dhe manastirët shqiptare në Kosovë , dhe jo vetëm , por ka uzurpuar edhe toka
jashtë ligjshëm . Eksterritori i Manastirit në Deçan është shëndrruar në çështje kyqe në
raportet kosovare -serbe , si rezulltat i makinerisë propagandistike dhe diplomatike të
Beogradit . Për këtë çështje është mobilizuar një garniturë diplomatike ndërkombëtare
për t’i ,, qitë kapak ‘’ kësaj çështje . Republika e Kosovës në këtë çështje s’ka pse të
ngujohët në mitet serbe , as të përkundet në ,,djepin serb ‘’, sepse e drejta historike ,
fetare , etnike etj , është në anën e Kosovës . Arbërit kur i janë lutur zotit në 1700 kisha në
Dardani , sllavenët ( lexo : serbët ) akoma kanë qenë paganistë në stepat e karpatëve ,
prandaj këtu qendron e drejta apsolute e shqiptarëve në trashigiminë e kishave dhe
manastireve jo vetëm në Kosovë por dhe në Serbi.

E drejta e hijes që është praktikuar me shekuj për 1700 kishat , manastiret dhe xhamitë,
është e drejtë që përmbysë synymet ekspansioniste , hegjemoniste të pansllavizmit
serbo- rus në Kosovë. Kjo e drejtë zbrapsë edhe presionet diplomatike të Brukselit ,
Berlinit , Parisit , Uashingtonit , Londrës për ,, republikat ‘’ serbe në territorin e Kosovës.
E drejta e hijes si institut juridik i drejtës zakonore shqiptare është e drejtë autoktone ,
është pasuri juridike botërore , si e tillë mundë t’i shërbei të drejtës ndërkombëtare për t’i
zgjidhë kontestët pronësore juridike të objektëve fetare , kudo në botë . Republika e
Kosovës me këtë institut juridik mundet dhe duhët të eksportoi drejtësi në arenën
ndërkombëtare .

Përfundim : E drejta e hijes si një institut juridik i korpusit zakonorë shqiptarë , është
praktikuar mëse 1500 vite ndaj 1700 kishave , dhe disa qindra xhamive në Kosovë .
Kjo e drejtë përbënë bazamentin e paqës së qendrushme në mes Kosovës dhe Serbisë .
Republika e Kosovës duhet të shërbehet me këtë të drejtë . Pse Jo ?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu