ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup…!”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup, se duhej ta rregullonte më mirë, të mbulohej si duhet.
Një vështrim këshillë, një rregull i përsëritur dhe një urdhër që peshonte si zinxhirë të padukshëm.
Por në vend që ta ulë shikimin, ta rregullojë atë vellon siç i thanë, ajo e heq krejt atë. Pastaj heq xhaketën dhe këmishën. Shtresë pas shtrese, ajo e çliroi krejt lëkurën, i shkundi zinxhirët.
Mu në zemër të Teheranit,
në oborrin e universitetit,
ajo qëndron me të brendshme, por e veshur me një guxim dhe dinjitet që tejkalon çdo pëlhurë.
Vështrimet vërshojnë drejt saj: disa të rënda, gjykuese; të tjerët mosbesues, sikur të merrnin frymë lirie për herë të parë.
Ajo është një notë që stonon në një kor heshtjesh, një pikëçuditëse në një libër rregullash të pandryshueshme.
Toka nën këmbët e saj është gjithmonë e njëjtë, por qielli duket se ulet për ta mirëpritur. Ai pyet veten nëse era e ndjen peshën e të gjitha fjalëve që nuk kanë guxuar kurrë të thuhen!
Shikimet e të tjerëve përplasen si gurë në trupin e saj, ndërsa zërat pëshpërisin stuhi të egra gjykimi.
Ndërsa ajo, me heshtjen e saj, lëshon një klithmë që sfidon botën.
Ata vijnë për të shuar flakën që ajo ndezi sot, vijnë të veshur me uniforma konformizmi .
E kapin me forcë, e tërheqin zvarrë, por
ajo vijon të qëndrojë e heshtur, e fortë si shkëmbi.
E çojnë në një vend ku shpresojnë ta thyejnë, ta mbysin atë zjarr të paepur.
E transferojnë në një spital psikiatrik, tentojnë ta etiketojnë dëshirën e saj për liri, si çast çmendurie.
Por ata nuk e kuptojnë se idetë nuk mund të prangosen apo mbyllen në një dhomë të bardhë!
Gruaja e lirë!
Revolucioni që ecën zbathur në trotuarin e historisë.
Trupi i saj është një manifest, lëkura e saj është bojë e gjallë dhe sot ajo ka shkruar një faqe të re lirie.
Kujtimi, sigurisht do të mbetet në departament një hije e ndritshme, një ekuacion i pazgjidhur në mur.
Sepse zhveshja nga simbolet e imponuara, është e vetmja mënyrë për të veshur pafundësinë.
PS: Vajza studion letërsi franceze në Universitetin Oloom Tahghighat, në Iran.
Heroina që na duhej!
___
Shqipëroi : Donika Haxhia

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu