ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

E Lumja  Marie Tuci, shembull i qëndresës heroike

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Msc. Kristinë Oroshi

(Në kujtim të Marie Tucit  me rastin e 74 vjetorit të mbytjes me torturë) 

Heroinat shqiptare historikishtë kanë qendruar përkrah heronjëve tanë.Ato asnjëherë nuk janë përkulur por kanë qendruar trimeresha edhe kur janë përballë me torturat më çnjerëzore që njeh historia e njerëzimit.Një ndër ato heroina është edhe martirja Marie Tuci ,mirditorja që asnjëherë nuk nxori asnjë fjalë nga goja por qëndroj heroikisht torturave çnjerëzore ndër më të rreptat që kanë mundur ti kryejnë vetëm satanët dhe të patenzotët të tipit të Hilmi Seitit, që përdoren metodën më të mbrapshët duke e futur në një thes me maqokun.E heroina mirditore nuk u dobësua asnjëherë por më një krenari të madhe dha jetën për Shqipërinë Etnike, duke ju treguar pansllavistëve komunistë se toka, qielli dhe dielli shqiptarë lindin gjithmonë në perëndim.

Më, 24 tetor 2024 e kujtojmë të Lumen Marie Tucin në shtatëdhjetë e katër vjetorin e vdekjes nga torturat më të tmerrshme që i njeh njerzimi, nga bishat e egra  komuniste .

Historia jonë kombëtare është sa e dhembshme por edhe shumë tragjike. Vend të rëndësishëm e të veçantë në historinë tonë zë edhe femra shqiptare që nga periudhat e lashta e gjerë në ditët e sotme. Ku ajo përgjatë shekujve ishte simbol i durimit, vuajtjes,dashurisë, trimërisë, mirësisë dhe i qendresës. “Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përserisin” thoshte shkrimtari amerikan G. Santayana.

Në skajë të rrugës së sotme të Kombit, në krah të autostrades ndodhet një fshat i vjetër me shumicën banorë të ardhun prej fshatit Orosh të Mirditës. Ky fshat quhet Ndërfushas. Aty ku ndahet kufiri i këtij fshati me fshatin e Ndërfanes që në shumë dokumenta arkivore i gjendet edhe emri ’’ Ndërfandinë’’ në kodrinën ma të dukshme të këtij fshati ndodhet kulla nder kullat   me të vjetra të këtyre trevave, kulla e Nikollë Mark Tucit.I takon familjes princore të Prengë Bibë Dodës që ishtë një figurë e njohur dhe e rëndësishme në historinë shqiptare të asaj periudhe kohore.

Më, 12 mars 1928 u lind Marie Tuci e bija e Nikollë Tucit dhe e Dilë Fushës . Në vendlindje Maria hodhi hapat e parë të fëmijërisë .Familja e Maries kishin një gjendje të mirë ekonomike sepse merreshin me punimin e arave dhe me kullotjen e bagëtive. Babai Nikollë Tuci e nënë Dila kishin katër fëmijë: Markun, Marien,Luçijën dhe Lizën. Bashkë me familjen e Nikollës jetonte edhe motra e tij e pamartuar Angilia  dhe vëllai Zefi me bashkëshortën e tij  Dilën.

Maria ishte nxënëse në shkollën e motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës prej moshës 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme.

Veç virtyteve fisnike që Maria kishte marrë nga familja e saj në kolegjin e motrave Stigmatine fitoi edhe dije të bollshme për pregatitje për infermjere por Maria kishte vendosur t’i shërbente kishës dhe ëndërronte të bëhej murgeshë.

Gjatë vitit 1946 Marie Tuci bashkë me Davida Gjomarkun filluan punën si mësimdhënëse në fshatin Fan dhe Gojan të Mirditës të ftuara nga abati i Oroshit Frano Gjini.

Bashkëkohësit tregojnë  se ishte një mësuese e mirë, e rregullt me nxënësit dhe kërkuese ndaj vetes , me qëllim që t’u shërbente nxënësve në shkallën më të lartë të mundshme , që ata të përvetësonin kërkesat shkollore sipas programit.

Pas vrasjes së Bardhok Bibës më, 7 gusht 1949 sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë dhe deputet i Parlamentit , tri ditë më vonë në shenjë revolte dhe hakmarrje ndodhi ditë e zezë për Mirditën dhe mirditorët sepse u varën dhe u pushkatuan katërmbëdhjetë veta, u burgosën mbi 25 veta dhe u internuan mbi 300 veta në mesin e tyre edhe mirditorja e re dhe e bukur Marie Tuci.

Ajo arrestohët në Mirditë tri ditë pas vrasjës së Bardhok Bibës, më 10 gusht 1949  se bashku me të vëllanë e saj Markun.

Ishte moment i dhembjes edhe i tmerrit kur Maria dhe vëllau i saj Marku të dytë të arrestuar nga bishat e egra komuniste e shiquan njëri – tjetrin nga kamionët dhe nuk kishin mundësi për të biseduar e ai moment dhe ajo ditë ishte hera e fundit që vëlla e motër u panë bashkë.

Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Maries ku nder të tjera thoshte:  “Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë. “ Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: “gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë. “ Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se në duart e kujt ka përfunduar ajo letër.

Vepra që kishte kryer Maria ishte sepse ishte e bukur dhe model i qytetrimit, dijës, menqurisë, bukurisë dhe virtyteve të pastërta . Kjo vepër i ra në sy ish shefit të sigurimit të Shkodrës , Hilmi Seitit i cili kishte tentuar të abuzonte me trupin e saj por duke parë se Maria kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj të torturohej e të vdiste e jo të behëj peshqesh për një moster. E Lumja Marie Tuci më qëndrimin,guximin dhe dinjitetin e saj na dëshmoi edhe na pasqyroi nderin dhe fuqinë e fesë së krishterë.

Xhelati i egër komunist Hilmi Seiti urdhëroi që mbi vajzën e bukur dhe me virtyte të larta njerëzore të ushtrohët një dhunë nga ato më mizoret që ta fusin në thes dhe brenda atij thesi të fusin edhe një mace të egër dhe duke e goditur macën me shufra hekuri që të terbohët dhe ta shqyej Marien.

E mbijetuara Olimbi Baruti , për një muaj shoqe qelie me Marien, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë: ” Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli,ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua . “

Deshmitarja tjetër Vida Matlia e cila ishte shoqe burgu për disa muaj me Marien kishte thënë : “ Nga të ftohtit rrinim të përqafuara për t’u ngrohur . Qelia ishte plot me ujë,sepse binte shi edhe mbi dyshek. “

Motër Jorgjia Bulgareci ishte bashkëmoshatare me Marien, pasi u mbyll kuvendi i motrave Stigmatine e kishte marrë malli për të parë qytetin e Shkodrës dhe nga Tirana e bëri një vizitë.

Kur erdhi në qytetin e Shkodrës e kupton se Marie Tuci ishte e shtrirë në spital dhe shkon për ta kërkuar.

Nuk arrita ta dalloja kaq e kishin shpërfytyruar. Maria që më njohu duke folur me veshtirësi me tha: “Jorgjia shiko si me ka bërë Hilmi Seiti.  Më kanë hedhur vazhdimisht e ngadalë ujë në kokë. Trupi im ishte i lagur gjithmonë. Pa pushim më linin mbi një shtrat të lagur. “ Për vdekjen e Maries e ka kuptuar gjatë vitit 1990, kur ka ra regjimi i egër komunist.

Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje njëkohësisht:

“Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes. “

Kënga : ” Maria Martire për fe i kushtohet qendresës heroike të Martirës Marie Tuci dhe gjithë Martirëve tjerë kundrejtë barbarizë së egër komuniste:

” Në një natë të errët t’grabitën lirinë,

Të morën me dhunë me hekura në duer.

Ti strehë të mundimit pate qelinë,

Ku njohe hetuesin, me zemër si gur.

Por në at’ vend ferrit ti s’u ligshtove,

Torturat durove me t’madhe qendresë,

Kushtimin për Zotin kurrë se mohove,

Provove cdo vuejtje, s’e preve ne besë.

Maria, Maria,

Vijnë Jonet prej qiellit,

Maria, Maria,

E lume Ti je,

Maria, Maria,

Ndrit rrezja e diellit.

Maria, Maria,

Martire për fe.

Oh, sa poshtnimet ti i durove,

At rrobe t’murgeshës e ruejte pa prekë,

Ti me trimni xhelatin s?dove,

Për fe e nder pranove, pranove me vdekë. “

Një tjetër këngë që iu kushtua Maries është edhe kënga: “Martirja Marie Tuci” e kënduar nga mirditorja Angjelina Mena – Nikolli, nga Rubiku i Mirditës:

“Për jetë e mote,

dhimbja s’harrohet,

Por i bashkojmë lotit një melodi,

 Për një Martire, lavdia t’knohet,

 Për mirditoren, të Lumen Mari.

Në mes t’martirëve, vetëm një motër,

 Prej derës Gjomarkut, lind në Mirditë,

Për lavdi t’Krishtit e t’besës s’Zotit,

E fali jetën si me lind!

Shëndriste ndërgjegjen e zemrës së Krishtit,

Dhe arsimtare n’Gojan dhe n’Fanë,

I’a ndalën hapin hijenat e rregjimit,

Kështu hyjneshe s’pat lind në këto anë.

 N’qeli të burgut e ndanë nga prindrit,

S’e lanë me u fal, as me t’vetmin vëlla,

 Shkruan me gjak t’plagëve e me dritën e shpirtit,

 Lamtumirë se, s’do t’më shihni ma.

Brenda një thesi ma i zi se nata,

Në tortura të egra shpirti tu i dalë,

 Veç një fillë rroba më merrni te nana,

E t’mbuloj trupin mos me mu pa plagtë.

E dashte jetën, e jetën dhurove,

Si rreze dielli motra Mari,

 Kurrë s’të tret toka por veç naltohet,

Si shenjëtore në përjetësi… ! “

Marie Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës më , 24 tetor 1950 në moshën njëzet e dy vjeçare. Pas vdekjes kusheriri i saj Kolë Shtjefni nga qyteti i Shkodrës lajmin e hidhur familjarve të Mariës iu kumtoj me anën e një telegrami. Familjarët e saj ishin të internuar në Tepelenë. Ai u kujdes që Maria të varroset në varret katolike të Rrëmajit në Shkodër.

Pranë eshtrave të së bijës dëshiroi të varroset i ati, që së bashku me të shoqen e me fëmijët e tjerë, nuk e panë më Marien e tyre, as edhe të shpërftyruar. Të shndërruar, patjetër që e ka takuar mes Shenjtërve Martirë në parajsë.

Eshtrat e Maries u zhvarrosën me emërim arqipeshkvnor në praninë e anëtarëve të Komisionit special më, 23 tetor 2006. Të nesërmen më rastin e 47 vjetorit të saj të vdekjes u varrosën  në kishën e Motrave Stigmatine.

Zgjedhja e këtij vendi u motivua edhe nga fakti se pikërisht ajo kishë, sekuestruar së bashku me shtëpinë nga regjimi, u shndërrua  në gjyq, ku shumë veta u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.

Maria është e vetmja femër që gjindet në listen e  martirëve shqiptarë që u flijuan për Jezu Krishtin gjatë regjimit të egër komunist në Shqipëri që u shpallën të Lumtur më datën 5 nëntor të vitit 2016.

Marie Tuci është trimeresha e lumturuar midis 40 martirëve të kishës katolike dhe gjatë procesit dioçezian të kanonizimit janë dhënë shumë deshmi të njejta për këtë ngjarje dhe të gjitha deshmitë e akuzojnë shtetin e egër dhe barbar komunist me krye diktatorin Enver Hoxha i cili më 1967 shembi edhe kishat e burgosi dhe torturoi ajkën e këtij vendi.

Marie Tuci nuk përfaqëson thjeshtë sakrificën e një vajze të re por është njëra nder përfaqësueset shqiptare pra ,ajo ishte symbol i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj. Ajo e donte dhe e respektonte larine e saj duke e mbrojtur atë deri në fund. Maria ishte dhe do të mbetet symbol i një gruaje moderne që mbart idetë e veta dhe i shpreh ato, bën përpjekje ti zbatojë me bindje dhe me trimëri…

Me veprën dhe heroizmin e martirës se re mirditore sot krenohen jo vetëm Mirdita por tërë trojet etnike shqiptare.

Vajza e re nuk u gjunjëzua dhe u tregoi përbindshave komunistë se ishte tamam mirditore me dinjitet dhe me vlera të larta morale. Deshira e saj ishte t’i sherbente kishës dhe Zotit por ishte në pamundësi sepse në kohën kur veproi dhe jetoi Maria, Shqipëria ishte e okupuar nën kthetrat e egra të bishës së egër Enver Hoxha për pesëdhjetë vjet. I përjetshëm do të jetë kujtimi për martirën Marie Tuci, ajo ishte krenaria,nderi, frymëzimi dhe lavdia e kombit dhe kishës katolike shqiptare.E lumja Marie Tuci para se të vdiste tha:” Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. Falënderoj Hyun se po vdes e lirë . “

E Lumja Marie Tuci ka filluar tė rikthehet në memorien shqiptare përmes librave,dramave,këngëve, emërtimit të rrugëve dhe shesheve. Por historia e saj në të ardhmën duhet të shkruhet e plotë që ta dijnë brezat e ri se si veproi barbaria komuniste ndaj një vajze të re shqiptare vetëm e vetëm që lutej shqip dhe jetën ia kishte falur Zotit por punonte natë dhe ditë që rininë shqiptare ta edukonte në kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ismeti
    E respektuara MSC. Kritinë Oroshi!

    Po këtu në portalin ZSH – të cilën e moderon i gëzueshmi Gëzim Marku, lexova shkrimin e juaj me titull: “E lumja Marie Tuci…” dhe më bëri përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap koment.
    *
    Në shkrimin me titullin e mësipërm, përveç tjerash ju citoni: …

    “Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Maries ku nder të tjera thoshte:
    “Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë. ” Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: “gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë. ”
    Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se në duart e kujt ka përfunduar ajo letër.
    E mbijetuara Olimbi Baruti, për një muaj shoqe qelie me Marien, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë: ” Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli, ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua . ”

    Dhe e përmbyllni shkrimin me fjalët:

    “Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje:

    “Nan’ e dashtun, sot po vdes
    më kanë futur, në një thes
    lakuriq, tok me një mace
    më kanë mbyll, në thes linace
    N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
    po ma merr nan’, shef Seiti

    JU LUMT PËR SHKRIMIN!
    *
    Në komentin tim po jap këto mendime:
    1. Nga një vend i vogël lindin njerëz të vegjël, por që jeta i bën të mëdhenj e të njohur, dhe vendin ku kanë lindur e ku kanë jetuar, e kombin e tyre i bëjnë të mëdhenj e të njohur;
    2.Veprat e mira e bëjnë njeriun të pavdekshëm!

  2. Vende të vegjël lindin dhe egërsira , monstra si Hitleri shqiptar E. Xoxha . Shembuj si heroina M.Tuci janë me qindra e mijëra në Shqipërinë e izoluar e të burgosur .Dëshmitë , tregimet si i znj. Oroshi janë të shumtë ,të pafundmë ,madje për fat nga dëshmitarë okularë të torturave , internimeve , burgosjeve e cfarë s’ka hekë ky popull i shkretë nga bisha Enver . Që rinia e sotme nuk e percepton dot .Asnjë film me ngjarje reale nga ajo kohë e cmendur nuk është realizuar nga Shteti shqiptar . Lejohen vetëm në cfaqje komike ,në estrada të ironizohet ajo diktaturë por filma që të tregojnë persekutimin e nacionalistëve, intelektualëve ,poetëve e shkrimtarëve që i kemi viktima me emër e mbiemër deri më sot jo .Synim është të lihet si në harresë ajo diktaturë që nga mënyra e zbatimi ishte jashtë cdo llogjike e antinjerëzore . Këtë egërsirë, këtë bishë
    ,gjirokastrite klasa intelektuale e Kosovës e viteve 1945 – 1992 ( dhe pas vdekjes madje mos me thonë dhe sot që mjerisht kemi akoma ) , populli i Kosovës e adhuroi ,e deshi këtë vrasës të popullit të tij si një Zot ,si një shpëtimtar . Ky fakt e zhgënjim duhet të mos harrohet e të jetë mësim për gjeneratat e ardhshme . Ky fakt ka ndikuar jo pak në vlerësimin e ndërkombëtarëve në cështjen e kombësisë shqiptarë e copëtuar dhe e shpërndarë në katër cepat e Ballkanit . Historia jonë do të kishte tjetër drejtim në se llogjika , njerëzorja do të udhëhiqte popullin e Kosovës për të cliruar popullin e Shqipërisë nga burgu enverist . Gabimet e historisë askush s’dëshiron t’i thotë , mbeten tabu .Por kanë ndodhur ,,i kemi përjetuar . Në se ajo Gjermani pushtuese bashkoi Kosovën me Shqipërinë më 1943 – 44 ,qeveria e pas luftës duhej medoemos të vazhdonte njëjtë .Por erdhën në fuqi nxënësit e Popovicit e jo nacionalistët e vërtetë . Eh ,,,,Marie Tuci , një bukuri e intelektuale të futej në një thes me macen. Vras mendjen se kush tjetër ka kryer këtë krim shtazarak , kush popull në botë e praktikon ??? Rusët jo ,s’kemi të dhëna ,kinezët jo se kur një grup hetuesish studentë shqiptarë kanë treguar mësimet e dhuntitë e tyre i kanë shtangur Profesorët e Akademikët të policisë kineze .Një egërsi të tillë në tortura kinezët nuk e përdornin në disidentët e burgosur . Kjo qeveri , ky sundim , ai Diktator i kohës së ‘mesjetës ‘ për Shqipërinë adhurohej ,pëlqehej nga populli matanë kufirit , shqiptarët e Kosovës . Fakt ironik e tallës . Ndërkombëtarët dini gjithcka e shqiptarët e Kosovës ,gati 2 miljon asgjë . E pabesueshme .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu