Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Serbia i ndaloi të gjitha shkrimet e Radovan Zogoviqit nga librat e shkollave të Serbisë. E dini pse ? sepse Mali i Zi u nda nga Serbia.
Sa dimë ne se kush ishte ky njeri ?
“ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herë here edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i për lavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë, e mandej ata dytësorë e tretsorë. Populli malazias e ka pasur fatin të kishte vjershëtorin e madh, që nga Njegoshi e deri më sot më të madhin, Radovan Zogoviqin, ardhacakun dukagjinas, kosovarin sipas fëmijërisë dhe rritjes, i cili si malazias ardhacak.” ( Jevrem Bërkoviqi )
Por, familja Zogoviq a ishte sllave apo duhej të fshihte origjinën e saj ? ?
“Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “Mali Zi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . ……Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha, mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda. I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias. ( “Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?nga Fahri Xharra )
Radovan Zogoviqi është lindur në fshatin Mashicë, në Polimjen e Epërme të Andrijevica, në Mal të Zi, në vitin 19O7. Gjimnazin e ultë e ka kryer në Beran dhe, gjatë shkollimit katërvjeçar çdo pesëmbëdhjetë ditë i ka kaluar nga 32 kilometra duke ecur këmbë deri në Mashnicë ashtu që nëna e tij ta harrnonte e ta pastronte dhe të merrte ushqimin për dy javët e ardhshme. Dy vite e gjysmë të Gjimnazit i ka kryer në Pejë, pasi që familja e tij ishte vendosur në Dukagjin, në një fshat të Deçanit.
Shqoiptarët e Andrijevices- sot Mali i Zi
Edhe një herë , të thoshte Zogoviqi që jemi shqiptar ishte e pamundur në atë kohë ; në kohën kur Malit të Zi iu njoh pavarësia edhe nga pushtuesi shekullor , Perandoria Otomane .
Ai e tha ndryshe : Radovan Zogoviq e shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë Serbo-Kroate- Sllovene..
Pse u përndoq autori i “Ali Binakut”nga monarkia serbe, por edhe nga regjimi komunsit ? Dihet pra .
Si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, që iu bënin në Mbretërinë Serbo-Kroato- Sllovene shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1936, në sanatorijumin Klenovik në Zagorjen e Kroacisë, Zogoviqi e shkroi Poemën Ardhësit- Këngët e Ali Binakut, zë i revoltës, i kryengritjes kundër asaj padrejtësie .
Pra nga mijëra kolonist që erdhën në Kosovë për kolonizim të tokave shqiptare ishte edhe familja Zogoviq; po pse vetëm “malazezit” Radovan të familjes Zogaj të Plavës i digjte zemra për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi ? ishte së pari ndërdija e ngrysur në shpirtin e familjes , ishte njohuria e tij me të kaluarën e tij shqiptare, ishte njohuria e qartë se si dhe pse u i sllavizuan .
Zogoviqi në Zagreb e kishte vizituar bardin e poezisë August Cesarecin. Këtë rrëfim ma ka dëftuar në banesën e tij në Beograd,që në vitet e hershme të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishte ftohtë, Cesarec ishte mbështjellë me një plaf të trashë, kurse Zogoviqi poet i ri, me një dozë droje para bardit të madh.
Si është gjendja në Kosovë ? E kishte pyetur Cesareci kolegun e ri. Zogoviqi i kishte folur detajisht për maltretimet ndaj shqiptarëve, nga ana e xhandarëve të atëhershëm dhe të disa kolonistëve malazezë, ndër të cilët dallohej veçanërisht Sava Lazareviq, komandant i xhandarmërisë malazeze (i „krilashëve“) në atë pjesë të Dukagjinit, e cila në periudhën 1912-1915 ishte nën Malin e Zi, i pagëzuar Sav–batarja.,
Cesareci i kishte dëgjuar me vëmendje këto detaje të trishta dhe ndodhi tragjike për jetën e atëhershme të shqiptarëve të Kosovës, dhe, pas bisedës dy orë e gjysmë kishte klithur: Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. Së shpejti këto fjalë të Cesarecit e kishin nxitur shkëndinë e cila qëmoti ishte ndezur, Zogoviqi e shkruan poemën „Ardhësit –këngët e Ali Binakut“, që e përbëjnë dymbëdhjetë tërësi poetike.
(Cesarec: “Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. ‘ dhe çështja shqiptare nuk guxon të harrohet”)
Jevrem Berkoviq thoshte “Por ajo që më shtyri më së tepërmi që të shkruaj për këtë njeri të ndritur dhe të pamposhtur ,është edhe shkrimi i tij kushtuar altruistit tjetër malazias me emrin Radovan Zogoviq i cili jetoi në vitet ’30-ta në Kosovë dhe i mbrojti me mish e shpirt shqiptarët nga shpërngulja masive për në Turqi.
Pra Radovan Zogaj u bë i njohur me veprën e tij antologjike’’Këngët e Ali Binakut’’të cilën në ato vite e kishte përkthyer kolosi Esad Mekuli.
Radovan Zogoviq, ashtu si edhe Jevrem Bërkoviq në ditët tona, nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me Golgotën që ia bënte shqiptarëve regjimi mbretëror i Jugosllavisë së paraluftës së Dytë botërore .Prandaj duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejt i asaj kohe të paduruar për ne, Radovan Zogoviq krijoi këngët e tij më të bukura kushtuar popullit tonë dhe gjendjes sonë të mjeruar në të cilën ishim të katandisur. Ngrite zërin shumë lartë kundër padrejtësive të ashpra dhe çmendurisë së një regjimi autoritar që ishte drejtuar kundër një populli të tërë, të cilën disa dekada më vonë u përpoq ta aplikonte edhe psikopati Millosheviq, aq më keq, duke qenë i udhëhequr nga ideologët e sëmurë akademikë të vendit të tij të cilët na kishin dëmtuar shumë herë gjatë historisë sonë të përgjakshme.
Radovan Zogoviqi si askush tjetër e ndjeu, e përjetoi dhe e jetoi dramën shqiptare kosovare, të shkaktuar nga ardhja e kolonëve dhe vendosja e tyre në Kosovë e Dukagjin! Njeriu dhe vjershëtari Radovan Zogoviq e përjetoi dramën kosovare edhe si dramë të vërtetë malaziase. Nga ardhacaku, koloni, u shndërrua në dëshmitar i cili i pari, edhe si vjershëtar, edhe si njeri, edhe si komunist, edhe si malazias dëshmoi ç ‘janë ata që në Kosovë sollën ardhacakët dhe i popullzuan në tokën shqiptare denbabaden, dhe vetë Ardhacakët, ç ‘kane bërë nga qenia dhe etnosi i popullit shqiptar në Kosovë, çekanë bërë nga prona e tyre, zotërimet, bagëtia, fara dhe trashëgimia .
Pra , miq të nderuar të kemi kujdes në vlerësim e figurave edhe nëse i “takojnë “ një kombi tjetër
Referencat , përves që mua më shërbyen për shkrimin e këtij teksti , janë edhe si udhërrëfyes se ku mund të lexojmë më shumë e në mënyrë më të drejt për Radovan Zogoviqin
Referencat:
-http://illyriapress.com/malazezet-denojne-nderrimin-e-emrit-te-rruges-radovan-zogoviq/
–http://zeri.info/zerat/5531/zogoviqi-i-ali-binakut/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7511/rp_0/act_print/rf_1/Printo.htm
–http://www.albdreams.net/kujtime-per-poetin-e-madh-malazes-radovan-zogoviq/
–http://www.arkivalajmeve.com/Ardhesit-Kenget-e-Ali-Binakut-te-Radovan-Zogoviqit.219365/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15359/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html
–http://illyriapress.com/capriqi-heqja-e-emrit-te-zogoviqit-eshte-nje-turp-i-madh-per-prishtinen/ –http://www.vijesti.me/caffe/bato-tomasevic-u-pisanju-sam-nasao-zakasnjelu-prijatnu-i-sjetnu-utjehu-2
–http://arhiva.portalnovosti.com/2011/05/opasne-knjizevne-veze-izmedu-beograda-i-pristine/
–http://www.selo-velika.me/?p=2883