ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

E tashmja si ëndërr apo si realitet i mërgimtarit shqiptaro-amerikan

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga: Agim Vuniqi 

Michigani si njëri nga 50 shtetet e SHBA përveç bumit industrial që ka pasur në të kaluarën, i njohur si “vendlindja” e “treshit të madh”,të Detroitit-prodhues të automobilave, të kompanive më prestigjioze në botë të industrisë automobilistike si Fordi, GM dhe Chrysler-i,, është i njohur edhe për diçka që është shumë emotive…, është qendra e dytë e shqiptarëve ne SHBA, pas New Yorkut, aty jetojnë e punojnë me mija…, me teper se 100 mijë shqiptarë, është kjo një shifër shpesh e përfolur ndër shqiptarët mërgimtarë, shumica e tyre, banorë të përhershëm por edhe shtetas amerikanë, të njohur në shtypin shqiptar si shiptaro-amerikanë.

Shumica nga ta jana zgjua bletësh, punojnë ne profesione të ndryshme, por ka shumë sish që udheheqin bizneset e imta, janë te shquar si bojaxhi, pronarë lokalesh “Coney Island”, si dhe të restoraneve tjera familiare dhe ekskluzive, furnizues mishi, te kafes, por edhe të tjerë… “white collar” bartës të funksioneve të rëndësishme në kompanitë e treshit të madhë, avoketër, mjekë…, pra ata si një komunitet i ri emigrantësh pëpriqen të gjejnë vendin e merituar në mesin e shumë emigrantëve tjerë të ardhur në këtë shtet oportunitetesh, se sa do të shkojnë përpara varet edhe nga orgnaizimi i tyre i brendshëm për të qenë një faktorë i rëndësishëm i demokracisë shqiptare brenda kornizave të gjigantit më të madhë shtet te demokracisë boterore i ndërtuar mbi këto vlera.

Përpjekjet e tyre të shumta të kyçen në rrjedhat e drejtpërdrejta demokratike mund të realizohet përmes procesit të votës kolektive të shqiptarëve të inkuadrimit të drejtpërdrejt në shtabet votuese të demokratëve dhe të republikanëve “ofro-kërko”, por edhe përmes gatishmërisë qe disa nga ata të jenë prezent si faktorë i rëndësishëm i grupeve lobiste të intersesit nacional por edhe atij ekonomik…, këtë e kanë treguar sa e sa herë malësorët që shquhen për nga krenaria dhe devotshmëria e përhershme për vendin nga e kanë origjinën, ata kanë arritur që me sukses të përballojnë sfidat e kohës duke lobuar dhe sponsorisuar luftën çlirimtare të Kosovës, por edhe thyerjen e murit të fundit të Berlinit në Evropë, atë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe duke ndihmuar financiarisht të gjitha preoseset e filluara demokratike në Shqjipëri, Kosovë, Maqedoni, Malësi, Luginën e Preshevës…, pra janë të shumta akcionet e tyre humanitare dhe patriotike. Ky ishte impresioni i parë dhe i mëvonshëm me shumicën e tyre, nuk desha të bëjë ndonjë ndarje të meritave, por desha të vecoj gjeografikisht një trevë shqiptare, e cila përjeton akoma diskriminimin dhe aktet provokuese të shtetit malazias, shpeshherë edhe të sjelljes së pakuptimtë neglizhuese të Prishtinës dhe të Tiranës zyrtare, ngase ata kontribuan në demokratizimin e Shqipërisë dhe per tu pavarësuar Kosova.

Ata gjithashtu ndihmuan edhe në pavarësimin e shtetit malazias, duke shpresuar dhe rritur pritjet që institucionet e pavarura malaziase do te jenë shumë më të kujdeshme ndaj të drejtave kombëtare të shqiptarëve, të cilet votuan për Malin e Zit ë pavarur dhe prishën idilën e boshtit famëkeq të hegjemosnisë serbo-malaziase. Realisht përberja gjeografike e mërgimtarëve është e larmishme, ajo shprehet edhe për nga shumëngjyrëshmëria e funksionimit të shoqatave lokale e trevave-origjinë prej nga ata vijnë, por edhe nga multireligjionizmi liberal, që nuk është i shprehur nga ndarjet kulturore që përhapin religjionet, që kanë bartur me shekuj, deri në ditët e sotme mospajtimet ideologjike, por edhe ndarjet territoriale dhe ato të sferave të intaresit gjatë fazës fillestar të ndarjes nga politeizmi dhe të përhapjes së religjionit monoteist “me dhunë-bindje”, të cilat mospajtime tash janë bërë shkaktari kryesor i përhapjes së terrorizmit global, por edhe i konflikteve ndërshtetërore, që përveq humbjes kolaterale dhe në njerëz ka sjellur me miliona njerëz në botë buzë varfërisë së skajshme, pra ata-shqiptarët janë shumë më të përkushtuar dhe të mbeshtjellur me uniformë kombëtare dhe heronjë të përbashkët,por edhe si përfitues nga historia dhe kultura e përbashkët kombëtare, duke kuptuar se tolerance ndërfetare është zgjidhje e vetme e mbijetesës si komb, që shkëlqyeshëm prezentohet në tubimet e përbashkëta festive, të cilat më se shpeshti organizohen nga katër qendrat fetare: dy kishat katolike shqiptare, si dhe Qendra islamike dhe ajo bektashiane, çuditërisht qendrat ku predikohen normat fetare janë bërë promotorë të ruajtjes së vlerave të bërbashkëta humaniste dhe kulturore, nuk ndodhë që ndonje manifestim i rëndësishëm të mbahet pa prezencën e liderëve fetarë…

Do të ishte diçka e pazakontë, por edhe do të harroheshin shpejt edhe këto takime po të mos shoqëroheshin nga dy televizionet lokale dhe një portal i “ëndrrës shqiptare” që ka gjetur vendin në mesin e mediave tjera shqiptare, që përkujdesen për të dhënë informacione të zgjedhura nga vendet prej nga kanë origjinën mërgimtarët, por edhe me botimin e komenteve të lexueseve, kolumne…, për të mos harruar revistën e vetme kulturore “Kuvendi” e shquar edhe me organizimin e takimeve të shumta të poetëve anë e mbanë Amerikës.

Se çfarë vendi të rëndesishem ka televizioni në proceset demokratike integruese, por edhe në plasimin e informatave objektive as që lë hapësirë të bëhet fjalë, poashtu mërgimtarët shpesh njoftohen për manifestimet e ndryshme kulturore që organizohen…, do te kishte nje domethënie më të madhe po të publikoheshin edhe detaje tjera shumë të rëndësishme psh., sekuenca të dasmave, pastaj informacione tjera të gazmendeve familiare, të përcillen pra shumë akte te lidhjeve të reja martesore, fejesa, e çka jo tjeter,që do të reflketonin, nga mediat, përafrimin me jeten e mergimtareve, duke i lidhur fuqishem proceset, atë të punës dhe jetën e tyre të përditshme, për ta shkëmbyer publikisht me të tjerët, përafërsiht njëjtë siç bëjnë rrjetet sociale…, per te hapur horizonte të reja argëtimi, të “lindjes” të “show-ve” natyrale të përditshmërisë shqiptare, të vizitës së televizionit në “Coney Island” njejtë si shumë “show ” tjera televizive te tipit “the Kardashian’s”.

Pra televizionet lokale duhet të “perforcohen” edhe me ahengjet e të rinjëve që shpesh organizohen nga shoqata e studentëve shqiptaro-amerikanë që sigurisht do të përcilleshin me interesim nga teleshiquesit. Pse te mos flitet në këto “dritare” edhe per tema tjera problematike siç është narkomania, apo bixhozi, dhe divorcet e shumta qe ndodhin këtu per shkak të këtyre “semundjeve” që shoqërojnë kapitalizmin demokratik. Nuk duhet të jenë tema të përhershme temat që burojnë nga vlimet demokratike prej vendeve nga ata vijnë, pastaj përshtypjet e “garimeve” të partive politike që më tepër shquhen me konfrontime verbale sesa transmetues të ideve reformiste, te elektorati, te cilat ngjarje cuditerisht barten me te njejtin intenzitet edhe ne SHBA; cfare perfitimesh kane nga kjo kanë mergimtaret as qe duhet te flitet, ngase rezultati është nul, më mirë do të ishte që ata të bartin ne vendlindje kulturën e tyre të punës .

Pra televizioni dhe “websitet” tjera shqiptare duhet të bartin më tepër përditshmërinë e mërgimtarëve dhe frymën e punës, zhvillimit ekonomik, përcjelljen e risive tekniko teknologjike në të gjitha fushat. Sa ka fuqi televizioni lokal të percjellë tërë këtë aktivitet është veshtirë të thuhet, po te mos e ketë edhe mbështetjen financiare të proklamimit të minutazhit publicitar, kështu do të mundësohej edhe zgjërimi me emisione të reja të larmishme, të emisioneve dokumentare, të preokupimeve të përditshme të të rinjëve, do të ndihmonte në lidhjet natyrale të cifteve, do të njoftonte të interesuarit për shumë gjëra të reja, në një menyrë apo tjetrën do të përpiqej të ndihmonte mergimtarët që edhe ata të mos ngurrojnë me kërkesa të reja për të plotësuar nevojat e përditshme në orientimin dhe informimin e tyre edhe me tregun e punës dhe çasjen në te, pastaj të njoftimeve për ndryshimet eventuale në ligjiin e emigracionit, të sigurimeve shëndetësore e shume risi tjera për shtetin e Michiganit por edhe të SHBA.

Nuk them qe deri me tash nuk jane bere përpjekje të tilla të vazhdueshme nga televizioni “AlbTV USA” dhe nga stafi i gazetarëve, por me plotë siguri mund të thuhet se këto media kanë zgjuar dhe po zgjojnë një intersim gjithnjë më të madh në komunitet, kahas mediave të tjera të cilat përcillen përmes pako-programeve qe u ofohen mërgimtarëve, qoftë nga televizioni kabllovik amerikan.

Eshtë jo vetem mirë por edhe domosdoshmëri të transmetohet dhe të përcillet çdo ngjarje e vogel apo e madhe në komunitet për tu njohur njëri me tjetrin, jo për të jetuar të ndarë, siç i kemi pasur kufijtë administrativë të ndarë, por edhe për tu afruar dhe për tu bashkuar si komunitet, si shqiptarë, dhe ashtu të bashkuar do të duket më e sigurt perspektiva e përbashkët ne t’ardhmen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu