ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

E ti ke ardhë bash te na me na kallxu se qysh dy shtete të një kombi, po bajkan dy kombe !

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Nga: Agim Morina, shahir prej Londre
___
E kishin thirrë gjermanët Nexh Kombkrijuesin në Hamburg me folë për kombin. Mbasi e kreu ligjeratën, mikpritësi, një gjerman zotni, e çoi në një restorant e i tha:
– Mbasi ke ardhë në Hamburg, nuk ban pa hangër një hamburger.
– Gjithqysh! Faleminderit! – i tha Nexhi, i mirësjellshëm, si gjithmonë. – Edhe ju kur të vini në Kosovë unë kam me jua qitë një kosburger kombëtar kosovar. A e dini që edhe Xhafer Deva, edhe Kadri Cakrani kanë hangër hamburgerë qysh gjatë Luftës së Dytë Botnore, ndërsa partizanët, edhe pse kanë hangër ma shumë se ballistët, nuk e kanë pranu këtë kurrë në historiografinë komuniste…
– Nuk e paskam dijtë këtë punë, – e ndërpreu gjermmani – por a më lejon me ta kallxu një vaki?
– Po, more, gjithqysh, – i tha Nexhi. Kombjaratisësi.
– Kish qenë një tullac e kish pasë shku te doktori. Shkon atje edhe doktori p’i thotë:
“E mira të pastë pru! Çka të ka ba vaki që ke ardhë?”
“ Vallahi, bilahi, jam ardhë prej një halli të madh: qysh p’e sheh, krejt flokët – deri në njo – më kanë ra. Jam ba tullac e për faqe të zezë.”
“Edhe?…”
“…edhe me ma ba çaren, pashë çka ke, doktor aga! Ndoj mehlem, ndoj pomadë a kokrra me pi. Se ju gjermanët, me dashtë, edhe të deknin e ngjallni…”
“Jo, bre, djalë, – ia kthen doktori, – ty të duhet me shku te doktori i syve.”
“Pse po thu?”
“Po ti a s’po më sheh që unë vetë jam doktor e jam tullac, kryet si tepsi, bash si ti?”
– E pse ma kallxove mue këtë vaki? – e pyeti Nexhi, tue ia ngjitë dhambët hamburgerit, e tue mendu ku me jaratisë edhe ndonjë komb tjetër.
– Unë kishe e rroke, për besë, – u habit pak gjermani. – Po ti, bre Nexh, ke ardhë te na në Gjermani, ndër gjermanë, me na kallxu për kombin e ri “kosovar”, veç pse e keni shpallë një shtet të ri, kur na e dijmë fort mirë se ju keni qenë e jeni shqiptarë. Ti ke qenë gjallë e shnosh, me 1989, kur na kemi qenë dy shtete gjermane e jemi ba një shtet gjerman. A e din pse? Sepse na jemi një komb gjerman. Sikurse ju që jeni një komb shqiptar. E ti ke ardhë bash te na me na kallxu se qysh dy shtete të një kombi po bajkan dy kombe. Diqysh kurrë ma dallash s’e ke pasë.
Qeshtu e hangri Nexhi në Hamburg. Sidoqoftë, e hangri edhe hamburgerin. Qeshtu ka mbetë ajo fjala “E hangri hamburgerin si Nexhi në Hamburg!”

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Nje pyetje per te shuar kureshtjen dhe pse mund te keqkuptohet .Po Austriaket qe flasin gjuhen gjermane a deklarohen ndonjehere si gjermane ??? Une s’e kam degjuar ndonjehere te deklarohen por dikush qe jeton ne Östereich mund te me sqaroje ne se ka miresine.

    • Ritë e nderuar, pershendetje!
      Pasi nuk more pergjigje, une po i them dy fjale, analoge me komentin tend.
      Ne Ameriken Latine (sepse jane neolatine, neoromane) flitet spanjishtja dhe portugishtja, Brazil por ata identifikohen jo si spanjolle por si: peruane, persiane, kileane, argjentinas… braziliane (jo portug.) etj.
      Kjo puna e Kosoves, eshte pakez me ndryshe dhe e komklikuar sepse si shume ”i ka shti duert politika” por te themi se kemi (gjuhen) ”kosovare” ose ”kosovarishten” eshte gabim dhe me shume se gabim, antishkencore, antikombetare. Une mendoj se nganjehere termat zyrtare te shtetësise si psh ”Kosovar” perkthehen edhe si ”gjuhe kosovare”, qe mendoj se eshte gabim. Ama, vetvetiu lind pyetja, si ta emertojme gjuhen qe e flasin serbet ne Kosove?
      Deri dikund, keshtu eshte edhe ne Bisnje e Hercegovine ”boshnjakishtja”, thuhet e shkruhet zyrtarisht, edhe ketu ku une jetoj. Madje ka edhe fjalor ”Voshnjak.-suedisht” qe nuk kane me shume se 20-100 fjale ndryshe. E njejta pyetje vlen edhe per serbet e kroatet qe jetojne ne Bosnje, si ti quajme gjuhet e tyre, serbisthtja, kroatishtja e Bosnjes?
      Ne Suedi, per shqiptaret e Kosoves, ne dok. zyrtare thuhet ”Kosova alban” ( shqiptar i Kosoves).
      Diten!
      Sinani, Suedi

  2. Përser.:
    Ritë e nderuar, pershendetje!
    Pasi nuk more pergjigje, une po i them dy fjale, analoge me komentin tend.
    Ne Ameriken Latine (sepse ata popuj jane neolatine, neoromane e gjuhet e tyre, janë bijë e latinishtes) flitet spanjishtja dhe portugishtja, vetem ne Brazil por ata identifikohen jo si spanjolle e portugeze por si: peruane, persiane, kileane, argjentinas… braziliane etj.
    Kjo puna e Kosoves, eshte pakez me ndryshe dhe e komklikuar sepse si shume ”i ka shti duert shteti dhe politika” por te themi se kemi (gjuhen) ”kosovare” ose ”kosovarishten” eshte gabim dhe me shume se gabim, eshte ne radhe te pare antishkencore e pse jo, edhe antikombetare. Une mendoj se nganjehere termat zyrtare te shtetësise si psh ”Kosovar” perkthehen edhe si, analoge me ”kosvar” edhe si ”gjuhe kosovare”, qe mendoj se eshte gabim. Ama, vetvetiu lind pyetja, si ta emertojme gjuhen qe e flasin serbet ne Kosove, serbishtja e Kosoves?
    Deri dikund, keshtu eshte edhe ne Bosnje e Hercegovine, me ”boshnjakishten”,nje gjuhe ”e re” krejt politike, thuhet e shkruhet zyrtarisht, edhe ketu ku une jetoj ”Bosniska” dmth ”Boshnjakishtja”. Madje ka edhe fjalor ”Boshnjakisht.-suedisht” qe nuk kane me shume se 20-100 fjale dallim nga ish serbo-kriatishtja ndryshe. E njejta pyetje vlen edhe per serbet e kroatet qe jetojne ne Bosnje, si ti quajme gjuhet e tyre, serbisthtja, kroatishtja e Bosnjes?
    Ne Suedi, per shqiptaret e Kosoves, ne dok. zyrtare thuhet ”Kosova alban” ( shqiptar i Kosoves).
    Diten!
    Sinani, Suedi
    Përgjigju
    SHKRUAJ NJË KOMENT
    Komenti:
    Emri:*
    Email:*
    Uebfaqja:

  3. Se pari ju falënderoj per cfare shkruani . Krahasimet e Amerikes Latine .qe flasin spanjisht te gjithe shtetet atje
    , emertimet e shteteve i moren sipas fiseve banues si meksikane , peruane kokumbiane argjetinas ,Kubane etj, Keta shtete nuk kane se si te thojne se jane spanjolle kur gjeografikisht ndodhen ne largesine e dy kontinenteve .Trashegojne vetem gjuhen per nder te zbuluesve te shquar Marko Polo ,Vasko de Gama me larmine e dialekteve. Kjo ndodh dhe per gjermanishten e austriakeve qe flasin me dialekt malesor ( berg ) .Ne fund te tetorit shkoj ne Austri per nje gezim familjar dhe do te marr nje pergjigje dhe pse jo te kenaqshme pasi m’varet me reagimin qe do te has me kësisoj pyetjesh . Nejse do shof e do te veproj sic thote nje fjale e urte. Dhe per gjuhet sllave e njejta gje qëndron. Te gjitha bashke , Kroatia , Bosnia Serbija Bullgaria Makedonia te njejten gjuhe flasin por me diakekte te ndryshme. Per shqiptaret e Kosovës ka Dokumente qe mbi 200 vjet identifikoheshin nga te huajt si Albanski Kosoves. Pra nuk vetequhen banoret e Kosoves ketu e 70 ,100,vjet si shqiptare por me qindra vjet sepse keshtu ishin ,ndiheshin e jane. Per boshnjaket t’a vertetoj unë se kur me perkthente ime meme filmat e kanaleve te ish Yugosllavise me thoshte se disa fjale nuk i kuptonte . Dhe gjuha shqipe ka dy dialekte si te gjithe gjuhet e botes e kurre nuk mund te sajojme dy kombe .Ne mbyllje perseri ju falënderoj dhe pse mora jo pergjigjen qe kërkoj.Thjeshte nuk jetoni ne Austri. Mu kujtua tash nje bisede qe kam bere me dy zonja gjermane para afro 12 – 13 vjetesh .Ishin gati 1 dekade apo me shume te moshuara nga unë.Njera banore e Gjermanisë Federale e tjera nga ish DDR. Nuk e shtyva unë biseden ne politike kur papritmas zonja e pare shperthen me sharje per austriaket. Përmend Hitlerin dhe te gjithe fajin per ekzistencën, fatkeqsite qe shkaktoi ja lente tek dera austriakeve . Zonja e dyte ja aprovonte cdo fjale .Kalova disa minuta te sikletshme derisa spostova temen e bisedes.Nuk e dij pse e shkruaj kete ngjarje .Ndoshta ka dhe pergjigjen qe kërkoj se te dy popujt ,austro – gjermane asnjehere s’ do te pranononin te jene nje komb pasi Hitleri i ndau perjete dhe pse me rruge tokesore i ndajne kufijte. T’a mbyll me kaq se do te dal tek ‘ Hitleri ‘ gjirokastrit qe i ndau ,po i ndan e do t’i ndaje shqiptaret kudo ku ndodhet. Pershendetje miku Sinan !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu