ARKIVI:
19 Nëntor 2024

E vërteta dhe e drejta nuk futën në thes e nuk i lidhët gryka

Shkrime relevante

Shpërndaj

Babai Ukë Imeri , në Turjakë

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

* Rreth ”komentit” të një lexuesi idiot

Bisedat nuk marojnë
Ditëndjen e mbesës së madhe
Darka te djali
Mr. Bean-i dhe për Milazimin, pasi mi dërgoi disa libra në pdf
Biseda e vonuar me Muratin

Mbesa ime e madhe, Eni pardje e kishte ditëlindjen.

Isha në mëngjes te ajo dhe ia urova sipas adetit që është këtu e bashkë me urimin, i bleva edhe një dhuratë të vogël Ajo është shumë vajzë e zoja, e mençur dhe hishme.
Kur ishte e vogël, kur kishte ditëlindje e pyesja: -Eni, a don ndonjë dhuratë ?
-Så klart babë (sigurisht babë) ndërsa tash, që është rritur nuk më kërkon asnjëherë para e as dhurata por unë, çdo herë, më 15 prill shkoj me nga një dhuratë modeste te ajo.
Derën ma hapër mbesa dhe nipi im i vogël. Leo u gëzua më shumë se sa tri mbeast por shpejt filloj të mërzitet edhe me mua, si fëmijët që janë. Edhe atij i kisha sjellë dy tre lloje ëmbëlsirash. E kishte lënë bukën që kishte qenë duke ngrënë mëngjesin në tavolinë, ve të fërguara dhe vrapoj me e hap një kese letre ku i kisha ëmbësirat. I shikoj por nuk e mori asnjë. Vraponte herë andej e herë këndej. E hapte derën e frigoriferit dhe donte tortën që ishte për Enin. Nuk donte me dëgjua se kur të tubohen të gjithë, ai do ta marrë pjesën më të madhe por kot. Shtrihej e shkarravitej nëpër dhomën e ndejës …
Kur unë isha i vogël jo vetëm që askush s`ma fetonte ditëlindjen por as unë vetë nuk e dija kur kam lerë.
Nënat tona të mira na tregonin se kur kemi lerë, para ose pas Shën Gjergjit, në Lami (Lam, kur korret gruri), në Shën Mitër (Sh`mitër) etj. Bile nënat tona më shumë i mbanin mend kur ka pjellur o ka me pjellë ballica e lopa se sa fëmijët. Pastaj, nuk na shkruanin në kohë. Ndoshte që pas dy vite apo kur djali shkonte çoban e bëhej me shkua ushtar e qika me shkua me kerr të kuq te burri, deri atherë nuk i regjistronte kush.
Pastaj, i regjistronin me dy e tre ”ispat” e me emra tjerë, nga ai që e njihnim.
Ishte Naimi i bacës Ali, një ish moshatar imi, të cilin kishin shkrua tgabim, me emër tjetër. Axha iNaimit, aca Asmon e baca Salih, jo baba (Ali Cufa) kishin shkua në Lubizhdë ku ishte Zyra e Vendit. Kur i pyet zyrtari, ofiqari i gjendjes civile, qysh do të ia ngjesin emrin (me e pagëzua), ata kishin harrua emrin që iu kishte thënë nëna, Tahirja dhe dikur i thonë Lilit_ -Lil, rrasja Rrustë. Ai e regjistron si Rrustem në vend të Naim. Naimi ka vdekur në një ndeshje komunikacioni me një kolonë automjesh ushtarake te Ura e Landovicës.
Edhe burri i dadës Badë, Qerim Hajrullahi i Rudit nuk i kishte regjistrua fëmijët kur kanë lindur. Vetëm pas disa vjetëve, kur fëmijët është dashur të shkojnë në shkollë, iu ka ra ndërmend me i shkrua.
Panorci e Rudi, deri pakë para vitit 1970, nuk kanë pasur shkollë. Femijet e tyre, shumica nuk shkonin e disa, shkonin përtej Grapit e Bjeshkëve të Kaznikit, në shkollën katër klasëshe në Llapqevë e ndonjë i rrallë shkonte edhe në shkollën e Sferrkës.
Kishte edhe një arësye që disa familje nuk i regjistronin fëmijët në kohë: që mos të shkojnë ushtar në ish Jugosllavinë.
Nipin e lash duke u lazdrua dhe erdha në banesën time dhe fillova ti vazhdoj kujtimet e mia për ”luftën” e konfliketet në mes të shqiptarëve, jo vetëm të ”komandantëve” por edhe të intelektualëve, ”baba-llarëve” e ”etërve” të kombit.
Eh sa shumë kujtime sot më ranë (erdhën) ndërmend.
Para dy ditëve kur shkruaja për ”Për luftërat e konfliktet (brenda) e intelektualëve shqiptar” (Drini.us, 16 Prill 2022) hoqa të zitë e ullirit duke lexua librin ”Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” e i shkruaja me vështirësi e me shumë gabime. Nganjëherë harroja ndonjë fjalë apo e shkruaja nga dy herë.
Po pse mos ta thërras Milazimin, thash me vete dhe e thirra. U qu përgjumshëm e menxi fliste. Pas përshëndetjeve të zakonshme, ai me falenderoi për interesimin dhe nuk pritoi të më ndihmonte. E pyta për “Sonetin” 1*) sepse kur mi dhuroi vitin e kaluar kompletin e veprave, mungonte vetëm libri për Ibrahim Rugovën por, ai tash mi dërgoi shumicën e librave në PDF, të shkruara në kompjuter.
Oh sa leht thash, po qysh më mundove more Milazim kështu, sa kam hjekur duke shkruar.
Sakaq mu kujtua Mr. Bean, aktori i njohur i komedive. Ai në një rol pa zë, një ditë vere, në pllazh don ti vesh rrobat e (banjos) të larjes por pasi kishte një pushues afër, nuk mund të dishej prandaj si Mr. Bean pas shumë mundimesh i vesh brekët dhe këthehet nga pushuesi duke e shikuar e qeshur, sikur donte ti tregonte se ai është super i zoti, dishte e vishet e ti nuk ”e sheh”. Turisti pushues që e kishte afër e rrezietej atherë ngritet në këmbë me shtagën me ngjyrë të bardhë, e të verbërve. Mr. Bean e kupton më në fund se sa qenka mundua, sikurse unë. Por unë nuk kam shpresë se do ta mësoj ndonjë herë kompjuterin ndërsa Mr. Bean 2*) është ndër aktorët më të shikuar të fimit në botë.
Thirra edhe disa shokë e miq por asnjëri nuk e mori telefonin dhe fillova të lexoj sa me e kalua kohën
”Aktorja Monika Lubonja ka dhënë një intervistë pa ‘doreza’ për emisionin ‘Why Not’.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit se përse nuk martohet duke qenë se ajo ështe e bukur, e qeshur dhe pozitive si njeri.
Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…
Duke qeshur, aktorja tha: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.”.
Sa keq thash, edhe të mirat nuk i duan askush.
Dhe ende po pres shokët e miqtë se do të më thërrasin por si duket i ka zënë gjumi i rëndë.

Ukë Imeri me disa burra te Ibrahim Rugova, në Prishtinë më 2001

Baba i Muhamet e Shaban Fejzës nga Turjaka kish pas shkua në Rahavec për Pazar të premtën e pazari në Rahavec (Rahovec) bëhej të shtunave. Pazari i Rahavecit është shumë i njohur.
Fejza nepër rrugët e pazarit që Rrasat e Rahovecit e deri te gjelltorja e axhës Nuzë, nuk po sheh asnjë pazargji e as jargongjitë e Gjakovës nuk kishin ardhur … dikur Fejza po flet me vetvehten:
-Athua kulaqi ndoshta ende nuk iu ka dalë kulaçi 3*) .
Isha lodhur nga drita e fortë e diellit që binte mbi xhamat e mi po nuk i lëshoja perdet sepse, doja ti shihja barkat e vogla që shkonin në det të hapur nê mes të Kopenhagës (Köpenham), kryeqytetit danez, urës Öresundsbron 4*).
Heshtjen dhe qetësinë nga vetmia ma prishi zilja e telefonit. Më thirrte Nëntori, djali im. Ai kishte dëshirë që të shkoja te ai për darkë dhe nuk ia prisha. Më tha se vjen Kaltrina, vajza ime e vogël e të merr me makinë pas 30 min. Isha i lodhur dhe i uritur dhe nuk prita shumë rixha por edhe kisha qef.
Nëntori pas darkes filloi të më tregonte ngjarje historike për Rusinë, Ukrainën dhe personalite historike tjera që kanë lënë gjurmë. E dëgjoja me vëmendje sepse i dinte shumë mirë dhe më mirë se sa unë mendoja. Është djalë i zoti që ka lexua shumë .
Darkën te Nëntori e bisedën e asaj nate, nuk mund ti harroj. As një fjalë unë nuk e flisja. Vetëm e dëgjoja sikur ai të ishte mësues e prind i imi. Ai më detyroi që ta dëgjoj një intervistë me ish kryeministren britanike, Margaret Thatcher, “Zonjën e hekurt” me gazetaren e njohur suedeze, Stina Dabrowski për televizionin suedez (TV-4) 5*)
Më vonë më thirri edhe Murati. E pash se nuk ishte hatërli sepse as që e kishte lexua shkrimin që e kam thumbua. Nganjëherë autori gëzohet nëse jo të gjithë “aktorët” e gjallë nuk e lexojnë ato që thuhen për ta.
Pas Milazim Krasniqit, tash kam punë me Murat Kocin.
Ato që na tregonte Murati mua e Mediut, kur ai ishte i vogël si fëmijë dhe nxënës, me të vërtetë më kanë prekur por edhe më kanë pëlqye sepse ai i tregonte në një mënyrë që të bënte sikur edhe ti që e dëgjon ke qe qenë bashkëpjesmarrës aty. Gjuha e Muratit është ajo gjuha e Drenicës e viteve 1960-ta bashkë me të mirat e egërsinë e saj që ruhej te pjesa më e madhe e burrave por edhe te krenaria e grave drenicake, konkretisht,nëna Hanife, nëna e Muratit. Ai e flet dhe e ruan me fanatizëm gjuhën dhe “i mbron” nganjëherë pa të drejtë disa forma të të folmes drenicake. Por mua më pëlqen kokëfortësia e Muratit. Ai flet me ëndje, për babën e rreptë, (Bajramin), gjyshin (Shabanin), villain e gjyshit, bqacin Rexhë dhe vëllai e madh, Bilallin të cilët ruajnë një cope adete të Drenicës e më pakë ose hiç, Musa, vëllai më i vogël i Muratit që tash jeton në Norvegji.
Por Murati, ndikim të madh kishte edhe nga dajat të cilët ishin të pasur me dije e mendja të ndritur e shumë të veçantë me një traditë të lashtë e të ndershme popullore.
Në vazhdimin tjetër do të (ri)tregoj disa ngjarje e ndodhi të familjës Koci nga Polaci dhe të vetë Muratit.
Dhe kur e bëja gati shkrimin për ta dërgua për botim më erdhi një letër me autor anonim, letër me emër e adresë të rrejshme rreth shkrimit tim të parafundit, “Lufta në Qafë të Çakorrit dhe lufta në mbrojtje të Pazarit të Ri”, Drini.us – 11 Prill 2022
Letër e cila përveç që më fyente mua me fjalë më të pista banale, ai ma ofendon edhe babën Ukë.
Asnjëherë në jetën time në shkrimet e mia që i kalojnë shtatëqind me afro 4000 faqe shkrime të publikuara, nuk kam sulmua familjen ose farefisin përpos nëse jam mbrojtur.
U këtheva përsëri te Milazim Krasniqi të cilin Rexhep Qosja e sulmom egërisht duke ia cenua edhe dinjitetin familjar, ndonëse pa i përmendur emrin, ky mua më drejtohet me emër. Duke më thënë “Pse mor po rren qka hap dezinformata po ku … ka luftu Uk … o Sinan … o azilant i … ”
Ky që mëshifet me nofkë sigurisht se më njeh por unë nuk e kam ndërmend ti përgjigjem edhe pse e kam adresën e tij, adresën e rrejshme që hapin njeërzit si ai E-maila.
Nuk e kuptoj pse ky burrë me çorape e pelenë e ka mbulua ”fytyrën” e më ofendon pa i bërë asgje?
Ai mundet mos me u pajtua por nuk mund të ma mbyll gojën mua edhe nëse ai apo ndonjë i afërm i tij ka qenë në taborrin e kundërt- ka qenë me sllavo-komunistët, kundër të cilëve luftoi baba Ukë
Babai im, Ukë Imeri ka qenë ushtar i Shypnisë në Pejë, bashkë me Avdyl Imerin e Lil Dergutin e Turjakës …
Të gjithë ata ushtarë që I kam përmendur kanë vdekur por ende ka të gjallë në Turjakë që kanë dëgjua me dhjetëra here këto histori që unë i kam shkruajtur në Drini.us, Bota Sot, fokusi.org e revista tjera.

Êshtë Jemin Bajram Ramadani- Zogaj, Ahmet Zenel Smajli- Zogaj, Rexhep Berisha, Jup Rexhepi, Liman Avdia (djali i Avdi Hamidit), Imer Ilazi, nipi i Avdyl Imerit, Rexhep Asllani- Kastrati, Ahmet Muhamet Kajtazi- Bytyqi, të gjithë nga Turjaka, Haki e Musli Alia-Kastrati, Adem Januz Dervishi- Kastrati nga Damaneki dhe të tjerë të katundeve tjera që e kanë njohur babën, Ukë Imerin, Lil Degutin e ushtarët tjerë luftëtarë në mbrojtje të trojeve etnike, që nga Qafa e Çakorrit, Plava, Gucia e Nokshiqi .
Imer Maliqi i Nokshiqit, i kish pas thënë babës:
-Ukë, mu ka bâ ni qikë për martesë e pa kam qef me ta dhan ty për gru! Baba më tregonte: u ngushtova shumë nga këto fjalë por i thash:
-Mixha Imer, nuk muj se … jam i martum. Gruen (nënen time- Nazen) e kam lënë te shpia.

1*) Dr. Milazim KRASNIQI ”SONETI në poezinë shqipe”
Prishtinë, 2005, libër studimi, teza e disertacionit
2*) Mr. Bean
Mr. Bean është një sitcom britanik i krijuar nga Rowan Atkinson dhe Richard Curtis, prodhuar nga Tiger Aspect dhe me protagonist Atkinson si personazhin e titullit. Sitcom përbëhet nga 15 epizoda që u shkruan nga Atkinson së bashku me Curtis dhe Robin Driscoll. Seriali u transmetua fillimisht në ITV, duke filluar me pilotin më 1 janar 1990 dhe duke përfunduar me “The Best Bits of Mr. Bean” më 15 dhjetor 1995 (Nga Wikipedia).
3*) Kulaçi
KULAÇ m.
1. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë. Kulaç i grunjtë (i misërt). Kulaç i bardhë. Kulaç me vezë. Kulaç i pjekur në saç (në hi). E ka fytyrën si kulaç.
2. Lloj kolendre, e lyer përsipër me vaj a me gjalpë dhe e pjekur në tigan.
3. Rreth prej rrobe, që e vënë zakonisht gratë fshatare mbi kokë për të mbajtur shtamba, tepsi a enë të tjera; kurorë.
4. Fryti i disa bimëve (si i lulediellit etj.), që ka trajtën e një pjate. Kuleçtë e lulediellit.
5. Kulajka e zgjedhës.
6. përd. ndajf. Me trup të mbështjellë rrumbullak, si lëmsh, kutullaç. Mblidhet (mbështillet) kular. Rri kulaç.
Ia gatoi kulaçin ia sajoi diçka për keq. Me kulaç e me kërbaç shih te KËRBAÇ,~I. Më tepër ditë se kuleç shih te DIT/Ë,~A. Si veza në kulaç shih te VEZ/Ë,~A. Bën kulaç në hi shih te HI,~RI. Erdhi me kulaç pas brezi erdhi me nxitim; erdhi dhe ndenji fare pak kohë. Po u thye kulaçi, s’ngjitet më fj. u. po u prishe keq me dikë, është vështirë të kesh me të miqësinë e mëparshme.
4*) Öresundsbron.
Öresundsförbindelsen (danska: Øresundsforbindelsen) ose Öresundsbron është e gjatë 15,9 km mbi dhe nën det rrugë automobilistike me 4 korsi dhe rrugë treni, 2 korsi, Malmö-Köpenhamn.
5*) Margaret Thatcher on rising to power, and resigning from it

Stina Dabrowski
Stina Gunhild Lundberg Dabrowski, ka lindur më 3 djetor 1950 i Längbro i Örebro, është gazetare suedeze dhe udhëheqëse e programit e dhe profesoreshë e Institutit të Dramës.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 18 prill 2022
Sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu