ARKIVI:
19 Nëntor 2024

E vërteta që dhemb

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nga Mirishahe Limani/Hiler, Gjenevë

Përballja e drejtpërdrejtë e një njeriu me një ngjarje të dhunshme dhe me vdekjen mund të ketë pasoja në psiqikën e tij. Për të përcaktuar këtë fenomen të traumës psikologjike, sot ekzistojnë disa emërtime të ndryshme: Çrregullimi i stresit post-traumatik; sindroma psikotraumatike, etj.

Historikisht, studimi i post-traumatizmit është zhvilluar me Poilus të Luftës së Parë Botërore, veçanërisht me ata që i kishin shpëtuar zjarrit nga artileria gjermane, pastaj edhe me ata që ishin në mesin e veteranëve të Luftës së Vietnamit (Termi poilus ishte pseudonimi i ushtarëve francezë gjatë Luftës së Parë Botërore)

A i njohim traumat?

Në kuptimin mjekësor, termi trauma është një ngjarje e rëndë, e paparashikueshme që mund të çojë deri tek vdekja, nga e cila dikush është viktimë apo dëshmitar, të cilën ngjarje pra e ka të vështirë ta përballojë, e cila pastaj shkakton simptoma psikologjike. Por jo të gjithë i raportojnë simptomat e post-traumatizimit pas një ngjarjeje.

Andaj nuk ka edhe të dhëna të sakta pas asnjë lufte.

Lufta në Kosovë nuk na ka kursyer nga ngjarje traumatizuese

Nuk kam njohuri deri më sot nëse është bërë ndonjë studim nga njerëzit e profilit përkatës të cilët kishin objekt studimi grupmosha të ndryshme që kanë përjetuar luftën, në formë direkte apo indirekte.

Të gjithë e dijmë se trauma psikologjike mundë të ketë pasoja të veçanta për çdo person. Rruga për të manifestuar lirimin nga trauma dhe për të kapërcyer atë është intime dhe personale.

Dhimbja e përjetuar, vuajtja e ndjerë dhe pasojat psikotraumatike e bëjnë të vështirë planifikimin e periudhës që nevojitet për tu shëruar, veçanërisht kur çrregullimi është i vjetër, apo edhe i maskuar nga amnezia. E raste që ilistrojnë këtë ne shohim jorrallë të cilat na paraqiten si një normalitet e që në fakt shpërfaqet pjesa e tyre më e dëmtuar: kujtesa, memorja e tyre e patrajtuar siq është dashur.

Tek ne është punuar deri në një masë dhe është bërë publike vetëm tragjedia e përjetuar nga gratë dhe për gratë të cilat ishin viktimë e dhunës seksuale. Kategori të tjera siç janë veteranët e luftës, familjet e të afërmve të zhdukur, fëmijët që kanë humbur prindërit në luftë, të moshuarit e dëbuar nga shtëpitë e tyre me dhunë… i kemi lënë të rikuperojnë vetëm, tërësisht të përqendruar në të njëjtin qëllim: atë të luftimit dhe ruajtjes së vendit e nga ky këndvështrim ata janë vërtet fuqia që mposhtë çdo dobësi.

Përtej aftësive individuale, fatmirësisht se, tek këto grupe, ekziston synimi kolektiv që lehtëson kapacitetin për rikuperim dhe krenari për t’u rikthyer në jetën normale. Pa dyshim mund të themi që ky dimension kolektiv është i pranishëm edhe sot pas sulmeve dhe luftrave që ndodhin gjithandej në botë duke iu rikujtuar përvojën e tyre të hidhur e në t’njejtën kohë duke lehtësuar këtë proces të qëndrueshmërisë që zhvillohet edhe në shkallë individuale. Sidoqoftë, deri më sot në Kosovë nuk është vërë në dukje një fushatë sensibilizuese për personat që vujanë nga traumat e luftës.

Megjithatë shërimi nga trauma është i mundur.

Është interesante, që nga këndivështrimi sociokulturor ne mund të supozojmë se duke qenë të pa mësuar që t’i adresojmë shqetësimet psikologjike tek profesionistë në qarqe të mjeksisë, në shoqërinë tonë familja dhe rrethi me t’cilin jemi në kontak kanë ofruar mundësinë për të diskutuar përvojat individuale. Mirëpo vetëm studimet konkrete mund ta konfirmojnë këtë duke krahasuar historitë e çdonjërit, burimet dhe zhvillimet e tij në shoqërinë e pas luftês. Vetëm rezulatet e një hulumtimi të mirëfillt mund të jenë në fakt dëshmues se ç’rol ka luajtur mjedisi ynë në konteksin social dhe kulturor e që duket të

ishte një vend thelbësor për të marrë çelësat dhe për të bërë një hap prapa në mënyrë që të ecnim përpara dhe të tejkalohet trauma psikologjike.

Shqiptarët që kanë qenë dëshmitarë të luftës në vendin e tyre ose që kanë emigruar për ta shmangur atë janë më të prekur se njerëzit që i kanë parë këto skena në televizion.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu