ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Ebrahim Raisi dhe terrorizmi i regjimit. Zgjedhjet në Iran 2021

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit do të zhvillohet më 18 qershor. Të gjitha zhvillimet deri tani tregojnë se Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei do ta nxjerrë fitues Ebrahim Raisi-n nga kutitë e votimit. Raisi, kryegjyqtari aktual, ka një rekord të errët dhunimesh të të drejtave njerëzore. Si një nga zyrtarët më të lartë të regjimit, Raisi ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në përhapjen e terrorizmit.

Ebrahim Raisi, krye-ithtar i Regjimit, garon për Presidencën Iraniane, 12 maj 2021

 
Regjimi iranian ka financuar terrorizmin dhe ka përhapur kaosin në rajon që kur ka marrë pushtetin në 1979-ën.

Pavarësisht se kë zgjedh Khamenei si president të regjimit të tij, mbështetja e regjimit për terrorizmin vazhdon. Por përzgjedhja e Raisi-t si president i ri, në përputhje me politikën e Khamenei-t për konsolidimin e pushtetit brenda regjimit, nënkupton që regjimi do ta përshkallëzojë më tej situatën, duke përhapur kaos.

Për të kuptuar se si do të ndikojë përzgjedhja e Ebrahim Raisi-t si president  në eksportin e terrorizmit nga regjimi, le të shqyrtojmë disa fakte:

“Rezistenca është strategjia më e mirë dhe më e efektshme në rajon,” tha Raisi më 28 tetor 2020 në një takim me ambasadorin e atëhershëm sirian, duke iu referuar grupeve terroriste dhe diktaturës mizore të Bashar-al Assad si lëvizja e “Rezistencës.”

Para se të bëhej kryegjyqtar i regjimit, Raisi ishte caktuar si kreu i Astan-e Quds Razavi (AQR). Astan-e Quds Razavi është organizata më e madhe e ndihmës financiare islamike (Moqofati). Sipas një raporti ekskluziv nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), AQR “gëzon përjashtim nga taksat; asetet e saj përfshijnë 50 kompani të mëdha dhe 43 përqind të pasurive të paluajtëshme në Mashhad, që është qyteti i dytë më i populluar i Iranit. Me fjalë të tjera, AQR ka në pronësi mbi 13,000 akër tokë vetëm në Mashhad.”

AQR financon shumë organizata e institucione terroriste. Një nga këto institucione është “Organizata Horizonti i Ri” (Në gjuhën Farsi, ajo quhet Organizata Ofogh No). Në 2019-ën, SHBA e sanksionoi këtë institucion dhe presidentin e saj, Nader Talebzadeh, i cili bashkëpunon me Gardën Revolucionare Islamike.

Institucioni Horizonti i Ri kishte rekrutuar Monica Witt, një ish-oficere të inteligjencës të Forcave Ajrore të SHBA, që kishte akses në inteligjencë të klasifikuar. Kjo u zbulua më vonë në 2019-ën nga qeveria amerikane. Sipas raportit të NCRI, “Forca Quds e IRGC-së ka rekrutuar Znj. Witt pas pjesëmarrjes së saj në dy konferenca ndërkombëtare të Horizontit të Ri të zhvilluara në mbështetje të Forcave Quds.”

Nader Talebzadeh, kryetar i organizatës “Horizonti i Ri,” një organizatë frontale e Gardës Revolucionare (IRGC)

“Monica Witt, e cila më vonë zgjodhi emrin ‘Fatemeh Zahra,’ shkoi në Iran për të marrë pjesë në konferencën e ‘Hollywood-izmit’ të IRGC-së, që u zhvillua nën petkun e Horizontit të Ri në janar 2012,” shton raporti i NCRI.

Krahas financimit të organizatave frontale si Horizonti i Ri, AQR financon edhe grupe terroriste si Hezbollah. Sipas raportit të NCRI, “Ebrahim Raisi, kujdestari i Astan-e Quds (tani kryegjyqtar i regjimit), shkoi personalisht në Liban në fund të janarit 2018 dhe u takua me liderët e Hezbollah, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Hassan Nasrallah. Ai vizitoi gjithashtu pozicionet ushtarake të Hezbollah në jug të Libanit.”

“Raisi u takua me familjarët e komandantëve e vrarë të rangjeve më të larta që Hezbollah ka përfshirë në operacionet terroriste të regjimit, dhe u shprehu atyre mbështetjen e tij. Mes këtyre komandantëve ishte Imad Mughniyeh, i dyti në komandë dhe ish-komandanti ushtarak i Hezbollah, i cili ka qenë i përfshirë personalisht në disa operacione madhore terroriste kundër shënjestrave perëndimore si sulmi ndaj Fluturimit 847 të TWA në 1985-ën, vrasja e pjesëtarëve të personelit të Flotës Amerikane, dhe planifikimi i sulmeve me bomba në Ambasadën Amerikane dhe në Bazën Detare në vitin 1983” shton raporti i NCRI.

Më 2 shtator 2019, Raisi u takua me Akram al-Kaabi, liderin e grupit iraken Harakat Hezbollah al-Nujaba. SHBA e kishte përfshirë grupin Harakat Hezbollah al-Nujaba dhe liderin e tij Akram al-Kaabi në listën e sanksioneve më 5 mars 2019.

Iran’s Regime Pays Terrorist Quds Force Mercenaries Five Times More Than Iranian Nurses

“Më 14 korrik 2019, një delegacion i AQR u takua me Qais al-Khazali, liderin e grupit terrorist Asa’ib Ahl al-Haq në Irak. Sipas faqes zyrtare të këtij grupi, delegacioni lavdëroi Qais al-Khazali për të ashtu-quajturën ‘mbrojtje të të drejtave të Ummah Islamike’ dhe i dha atij një flamur të Astan-e Quds,” shkruan raporti i NCRI lidhur me këtë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu