ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Edhe Enver Hoxha – agjent i inteligjencë Servisit Britanik?

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Nuk mund të të hiqet nga mëndja sesi drejtuesit e shtetit tonë shqiptar që nga 1912 e deri më sot e kësaj dite, për të mbajtur pushtetin në këtë vënd të vogël plot trazira, u është dashur të mbështeten tek shtetet e tjera më të fuqishme. Në se Ismail Qemali u mbështet tek austriakët dhe tek italianët të cilët e helmuan, Ahmet Zogu u mbështet tek anglezët dhe italianet të cilët në fund të fundit e detyruan të largohet me ngut disa ditë para pushtimit.

Po kështu, edhe në kohën e demokracisë së sotme drejtuesit politikë shqiptarë kanë qënë të detyruar të mbështeten tek të huajt jo vetëm për të ruajtur vëndin por edhe për të ruajtur pushtetin, sigurisht ka ndodhur gjithmonë atëhere, por edhe sot: kur humbet pushtetin me zgjedhje i deklaron ato si të maipuluara apo të vjedhura dhe angazhon edhe misionet e huaja për të i përkrahur, dhe kjo edhe për drejtuesit e maxhorancës së sotme ashtu dhe për opozitën e sotme e cila ka qënë edhe ajo në pushtet nëpërmjet rotacioneve zgjedhore.

Sidoqoftë problemi më interesant dhe më tragjik që opinioni publik nuk ka patur informacion dhe nuk e ka ditur të vërtetën, ka ndodhur me diktaturën komuniste kur drejtuesit e partisë komuniste shqiptare më vonë partisë së Punës për të mbajtur pushtetin u janë drejtuar për ndihmë të huajve, madje që në kohën e luftës së dytë botërore.

Në atë kohë edhe udhëheqësit e Ballit kombëtar e të Legalitetit ashtu si dhe ata të Partisë komuniste, kërkuan mbështetje tek të huajt e disa tek fqinjët. Fati ndihmoi drejtuesit e Partisë komuniste të cilët u mbështetën që në fillim tek Koalicioni antifashist, në fillim tek jugosllavët dhe anglezët të cilët gjatët luftë patën edhe një grup misioni në Shqipëri, kurse Balli Kombëtar dhe Legaliteti u mbështetën tek pushtuesit itlianë dhe nazistët gjermanë me idenë se ata do ti lejonin të bënin Shqipërinë e madhe, pra atë natyrale, gjë e cila nuk mund të realizohej.

Interesant është fakti se megjithse historia e pas luftës është shumë enjohur paska Akoma histori të panjohura që paskan ndikuar shumë në rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri që nga 1944 e deri më sot e kësaj dite.

Le të kthehemi tek Enver Hoxha i cili mori pushtetin gjatë luftës me ndihmën e jugosllavëve duke u bërë drejtues i Partië komuniste por edhe me ndihmën e Inteligjencë Servisit anglez në atë kohë, por Misioni anglez kishte edhe Titon nën varësinë e tyre. Për këtë arësye Enver Hoxha drejtoi luftën i maskuar prapa emrave të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Komandantit të ushtrisë nacional çlirimtare Spiro Moisiu, por pastaj mori pushtetin pas luftës duke eliminuar kundërshtarët dhe demokracinë që duhej të ndodhte, duke vendosur një diktaturë të majtë, e kundërta e asaj të Ahmet Zogut, por me vrasje të 7010 njerëzve dhe më syrgjynosjen dhe burgosjen e 80.000 njerzve nga viti 1944-1989. Historia dihet.

Ajo që nuk dihet, mund të mësohej nga një libër interesant i shkruar nga një ish agjent shqiptar (apo sigurims) i cili punonte në Degën e Sigurimit të Jashtëm Shqiptar (DSJ) të drejtuar nga djali i Diktatorit me pseudonimin` Dofeni`.

Libri është botuar jashtë shtetit por erdhi edhe në Shqipëri rreth vitit 2006 me titullin“Odisea e një Dedektivi` në dy volume, ku tregon disa histori të autorit Agim Hamiti kur ishte në burgun e Spaçit, dhe bashku me një agjent tjetër sigurims Hamit Meli, i cili gjatë veprimtarisë së tij jashtë shtetit, kishte vrarë mbi 100 vetë. Më e kobshmja ishte se këta njerëz të dërguar nga PPSH nuk kanë vrarë vetëm `armiq` të Partisë por mesa duket kanë vrarë në emër të shërbimeve të huaja, pra në emër të Inteligjencë Servisit britanik edhe jo-shqiptarë. Dhe këtu del edhe pikpyetja e madhe nëse spiuni sovjetik me origjinë indiane Kim Filbi, i cili bënte lojë të dyfishtë në Angli që ndihmoi sigurimin shqiptar për të eliminuar diversantët nëpërmjet `lojës ë madhe` në vitet 1945-1955 ku u vranë rreth 1000 partizanë dhe disa qindar diversantë, ishte vetëm i sovjetikëve, apo paska bërë një lojë të dyfishtë duke e ditur edhe anglezët këtë gjë?

Përse Enver Hoxha ishte në shërbim të anglezëve? Dhe përse ai vendosi djalin e tij në krye të DSJ Shqiptare? Sigurisht do të vinte një njeri fare të besuar, një njeri të familjes, sepse ishte edhe sekreti i tij më i madh që nuk u zbulua asnjëherë. Djali i tij në krye të Institutit Gjashtë, në dukje pak hutaq e jo inteligjent, paskësh lozur një rol të madh në mbajtjen e pushtetit të Enver Hoxhës. Dhe kjo justifikon se si Diktatorit Hoxha nuk i hyri gjëmb në këmbë as kur u prish me jugosllavët, as kur u prish me sovjetikët, as kur doli nga traktati i Varshavës në 1968 , as kur u prish me kinezët dhe as kur vrau shokët e tij si tradhtarë, madje dhe mikun e tij më të ngushtë që e kishte shpëtuar disa here – Mehmet Shehun i kontraktuar nga CIA amerikane.

Mirë populli që e kishte bërë zap, por as kundërshtarët dhe rivalët e tij nuk arritën as ti bëjnë ndonjë atentat gjatë gjithë `mbretërimit` të tij 40 vjeçar. Përse? Sepse mbrapa paskan qënë britanikët të cilët e ndihmuan të mbajnë poshtetin, duke eliminuar çdo kundërshtar lehtësisht, por edhe duke i treguar botës së cfarë sistemi i kalbur është një sistem socialist që kërkon të arrijë barazinë dhe drejtësinë shoqërore nëpërmjet -varfërisë dhe dhunës.

DSJ i shërbeu Enver Hoxhës për të eliminuar kundërshtarët e tij jashtë shtetit por dhe brënda shtetit madje një nga detyrat e DSJ dhe djalit të diktatorit, paskësh qënë që të eliminonte një armik të Diktatorit (i cili punoi me të gjatë periudhës së diktaturës porse e tradhtoi për arsye që edhe sot e kësaj dite nuk dihen përvecse i di Dofeni) dhe u arratis. Sipas tregimit të autorit, i arratisuri u kap shumë vite më vonë, dhe u egzekutua jashtë shtetit në prani të djalit të Diktatorit.

Pak paradoksale, por bashkëpunimi ka qënë aq i fshehtë sa autori i këtij libri më në fund ka zbuluar këtë enigmë të fundit të Diktatorit npërmjet këtij tregimi dy volumësh titulluar Historia e një Dedektivi. Pra nuk paska qënë `uniteti i celnike Parti Popull` që e mbajti në Diktaturën por paska qënë ndihma e huaj që mbajti gjallë një pushtet diktatorial për interesat britanike e të spiunazit britanik për të shkatërruar Perden e Hekurt sovjetike dhe për ti treguar botës se sistemi komunist është njëlloj si romani i Orëell-it `Ferma e Kafshëve`, pra një sistem i dështuar ekonomikisht dhe politikisht.

Në fund të këtij rrëfimi të vërtetë të autorit Agim Hamiti, i cili ka dërguar dhe një letër të hapur BE dhe Ambasadorit amerikan të asaj kohe të fillimit të viteve 2000 në Shqipëri për problemet në Shqipërinë e post diktaturës shkruan: “ Libri me ngjarje të jetuara që keni në dorë denoncon Thembrën e Akilit të problemit tonë kombëtar e shoqëror, duke shtruar njëherësh edhe mënyrën e zgjidhjes së tij. Asnjë pasojë nuk mund të meremetohet, pa u eliminuar më pare shkaqet e saj. CIA ka sabotuar në maj 1984 komplotin antidiktatorial të 22 kuadrove e detektivëve të Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ), organ që drejtohej nga djali i Diktatorit në atë kohë. Ky ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej diktaturës komuniste( vol 2 f.132).

Agim Hamiti dhe Hamit Meli dy agjentët shqiptarë të DSI u arrestuan nga Diktatura dhe u liruan pasi Shqipwriahyri nwn mbrojtjen e SHBA.

Hamit Meli një nga agjentët më të aftë që sipas autorit kishte vrarë jashtë shteti mbi 100 vetë u dërgua në SHBA , kurse vetë autori është në Belgjikë. Pasi e botoi këtë libër jashtë shtetit e shpërndau dhe në Shqipëri në fillim të viteve 2000 por libri nuk u promovua por thuhet se u ble në fshehtësi nga njerëz të caktuar pa rënë në dorë të publikut.

Pasi lexon këtë libër më ngjarje të vërtet dhe të panjohura e kupton se përse u vendos Ramiz Alia në drejtim të PPSH dhe pse u vra Mehmet Shehu. Mesa duket konkurenca midis inteligjencë Servisit të përkrahur nga Familja Hoxha dhe CIA-s ameriknë për Shqipërinë të përkrahur nga Shehu, përfundoi me fitoren e inteligjencë Servisit pra lufta për pushtet në Shqipëri pas vdekjes së diktatorit ishte aq e ashpër sa përfundoi me vdekjen e shumë ish-drejtuesve komunistë. Vetëm pas vitit 1989 dhe kur fitoi demokracia Shqipëria kaloi nën kujdesin e SHBA-ve dhe kjo u pa me ardhjen e Rajersonit që në fillim të viteve `90.

Heshtja dhe vonesa për të hapur dosjet e ish-sigurimit dhe të ish bashkëpuntorëve të sigurimit paska patur një arsye të fortë për tu vonuar, sepse shumë njerëz janë gjallë. Tragjike ishte revolta

e 22 kuadrove efektivë të DSI kundër partisë së Punës sepse ata vunë re të parët që PPSH drejtohej nganjw diktator i kapur pwr hunde nga britanikët, dhe ata zbatonin detyrat e të tjerëve krahas atyre të diktaturës. Me sa duket shumica u vra dhe vetëm këta të dy shpëtuan pikërisht për shkak të interesave të fuqive të mëdha.

Historia tragjike e agjentëve shqiptarë që punuan jashtë shtetit sigurisht të indiktrinuar, pasi i u hapën sytë se ç`po ndodhte dhe u rebeluan, por u vranë dhe disa vdiqën në burgjet e Spaçit së bashku me të tjerë, tregon fatkeqësisht se vëndet e vogla kanë nevojë për të mbijetuar vetëm me ndihmën e shteteve më të mëdha dhe të fqinjeve më të pasur, por eksperienca e hidhur me fqinjët e Shqipërisë si Greqia dhe Jugosllavia e Serbia, gjatë 140 viteve që nga vitet 1878 e më sot, tregon se vëndi ynë duhet të mbështetet nga një vënd i fuqishëm – që të ketë stabilitet- por `borxhi` për këtë lidhje mund të jetë e rëndë, sepse do bësh çfarë të thotë më i forti, dhe së dyti drejtuesit shqiptarë gjithmonë shiten apo blihen nga të huajt e fuqishëm sipas interesave të tyre. E rëndësishme për Shqipërinë është, se sa këta shtete të fuqishme do të ndihmojnë popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar që të integrohet me BE dhe të prosperojë; por çdo ndihmë- ka dhe borxhin që shoqëron ndihmën.

Shpresojmë që SHBA e cila ka treguar çdo herë respekt për Shqipërinë dhe e ka ndihmuar në momente të caktuara, të mos i kërkojë ndonjë borxh shqiptarëve të këtej dhe andej kufirit, sepse shqiptarët pranimin e një miku e bëjnë me gjithë zemër dhe pa paragjykime për një shtet të madh si SHBA, por për fqinjët, shqiptarët duhet ti shohin `dhuratat` e tyre me rezerva. Nuk është rastësi që Labëria ka një frazë të urtë: më mirë m..t se i vogël. Kemi nevojë të bashkohemi që të na vlerësojnë ashtu si jemi.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu