ARKIVI:
16 Prill 2025

Edhe Hanifen dojmë me bâ synet   

Shkrime relevante

Ali Shukrija…, ju flet nga “ahireti”!

Lirim Gashi, Prizren JU FLET ALI SHUKRIJA NGA BOTA E PËRTEJME Shokë dhe...

Taktizime edhe të pushtetit, edhe opozitës

Bisedë me sociologun Fadil Maloku nga Prishtina: Taktizime edhe të pushtetit, edhe...

Fatwa e re: Xhihadi kundër Izraelit është i detyrueshëm për të gjithë muslimanët

FATWA: Kreu i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Sheikh Ali Al-Qaradaghi...

Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX

Florim Zeqa Fillimi me një orë vonesë dhe mosaprovimi i mandateve të...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hoxhë, a t’ka met edhe najsen tjetër pa thân?”, publikuar më 23 Mars 2024 

Nga Ditari im, pjesa e shtatë (7) 

Shaban Shaqa, djali i Shaqë Kamerit, mahalla e Nurqve të Turjakës a kânë djali ma i madh i Shaqës. Mas Shabanit Zoti ia ka falë Shaqës edhe dy djem, Ilazin e Zeqën.

Shabani si ma i madhi e djalë hasreti*) qi ish, pleqtë kishin qef me bâ synet*) sa janë gjallë e ai kante*). Shaqa, baba i Shabanit për me e marrë me t` mirë e mi ja hjekë*) tutën*) Shabanin i thonte:

-Shaban, shuj mas kaj se edhe Hanifen*) dojmë me bâ synet.

Ni plak i ngat me gjak kur e nin tuj thân Shabanit se edhe Hanifen dojmë me bâ synet, i bërtet Shaqës:

-Shaqë, a edhe ma shumë pa don me çurudit*) Hanifen-a?

Fjalothi:

*) Hasreti*), djalë i vetëm, pa vëlla tjetër

*) Synet, me bâ synet: SYNET m.

Prerje e lafshës së organit mashkullor të fëmijëve sipas udhëzimeve fetare të myslimanëve dhe të hebrenjve; të përgjakurit, rrethprerje. I bënin synet fëmijët me berberë.

*) Me bâ, (ka) me bërë (folje)

*) Kante, qante

*) Hjekë, largua

*) TUTË f.

Frikë; drojë. I hyri tuta. E ka zënë tuta. I shtiu tutën. Nuk di ç’është tuta.

*) Hanifja, motra e Shaban Shaqës

*) çurudit nga ÇORODIT kal.

Bëj që dikush a diçka të humbasë vetitë e mira e thelbësore, e prish, e zvetënoj. Çorodit njeriun.

I prish mendjen për ta futur në rrugë të gabuar; e hutoj për të mos pasur një botëkuptim të qartë e për të mos vepruar drejt. Çoroditin lëvizjen.

Vazhdon

Malmö, 25 mars 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu