ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Edhe një datë e kontestuar apo lindja e përgjakur e Lëvizjes për Republikën e Kosovës

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare
_______
EDHE NJË DATË E KONTESTUAR
Më shumë se një herë shqiptarët po i debatojnë, bile edhe po grinden, për data, kur kanë ndodh ngjarjet përkatëse. Në historinë më të re, po debatohen edhe datat, kur janë themeluar Lëvizja (e cila e mbylli veprimtarinë me emërtimin Lëvizja Popullore e Kosovës / LPK) dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës / UÇK.
Një dokument arkivor, të cilin e publikoi Historiani Fatmir Z. Arifi në simpoziumin që u mbajt më 21 e 22 dhjetor 2022 në Prishinë, ka nxit debat të ri, sepse është fjala për një ndodhi që nuk ka qenë e njohur deri kur u publikua ky dokument. Dokumenti është një radiogram (mënyra e komunikimit të shpejt të ambasadave të Shqipërisë me Ministri të jashtme), i cili mban datën e 16 janarit 1982. Autor i radiogramit është Diplomati Bujar (Kadri) Hoxha, i cili ishte i angazhuar në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin turk Ankara.
Siç shihet nga faksimili, “dëshifrim” (i radiogramit), “tepër sekret”, nr. 1736 (dërguar) nga Ankara, data: 16.1.1982, shkruhet:
“Ministrise Jashtme.
Safedini me dha dy dokumenta. Njeri mban firmat e Xhalalit dhe të Sefedinit dhe eshte dokument qe ben fjale per bashkimin e dy organizatave perkatese.”
Sefedini ka qenë pseudonimi kamuflues i Abdullah Prapashticës, i përdorur në këtë radiogram nga Diplomati Bujar Hoxha.
Xhelali është pseudonimi kamuflues i Sabri Novosellës.
Këta dy kanë “përfaqësuar” sajesat e shërbimeve jugosllave, të quajtura me emërtimet bombastike: Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosëv[ës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), që “përfaqësohej” nga i vetëquajturi kryetar Sabri Novosella, dhe Partia Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), e “përfaqësuar” nga i vetëquajturi kryetar Abdullah Prapashtica [ish shefi i UDB-së, drejtoria për mbikëqyrjen e Universitetit në Prishtinë].
Këta dy protoganistë, dhe Xhafer Shatri si “përfaqësues” i OMLK-së (inekzistente nga 17 janari 1982, sipas kryetarit të saj Mehmet Hajrizi), më 15 maj 1982, duhet të jenë “bashkuar” në Lëvizjen Socialiste për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
Në publikimet e vitit 1982 thuhet se më 17 shkurt 1982 në Turqi ka ndodh “bashkimi” në mes të LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së, duke themeluar LRSSHJ-në, ndërsa më 15 maj i LRSSHJ-së i është bashkangjit edhe OMLK-ja.
Tani ky dokument arkivor, i datës 16 janar 1982, po konteston “bashkimin” e 17 shkurtin 1982, siç kanë (dez)informuar protagonistët Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica dhe marionetat e tyre Xhafër Durmishi, Osman Osmani, Faton Topalli.
***
E vërteta e vërtetë është se më 17 Janar 1982 janë bashkuar LNÇKVSHJ-së, e përfaqësuar nga Jusuf Gërvalla, OMLK-ja, e përfaqësuar nga Kadri Zeka dhe Fronti i Kuq Popullor (FKP), i përfaqësuar nga Ibrahim Kelmendi. Nga ky bashkim ka lind Lëvizja për Republikën e Kosovës. Por, ishte lindje e përgjakur, meqë bashkëthemeluesit Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë nga shërbimi përkatës i Jugosllavisë në të njëjten ditë. Për shkak të atentateve dhe komploteve ky themelim u prologua për kohë kur marionetat komplotiste të shërbimeve jugosllave u demaskuan, diskredituan dhe (vet)përjashtuan.
***
Meqë SDB-ja (UDB-ja në ndërkohë ishte riemërtuar në SDB) kishte kuadro goxha sharlatanë, “bashkimi” i simuluar më 17 shkurt 1982 në Turqi (por tashmë i kontestuar nga ky dokument arkivor), qe kontestua nga vet protagonistët e atij “bashkimi”, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica. Grindja e tyre zuri fill nga korriku 1982. Sabri Novosella këmbëngulte se kishin themeluar organizatën: Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ). Abullah Prapashtica këmbëngulte se kishin formuar organizatën: Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ). Sabri Novosella këmbëngulte se LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ ishin shkri në LRSHJ. Abdullah Prapashtica thoshte se kanë formuar “organizatë të masave”, të udhëhequra nga pararoja PKMLSHJ. Kjo grindje zgjati deri në gusht 1983, kur në Biele/Bienne të Zvicrës u mbajt Konsulla e LR(S)SHJ-së, në të cilën merrni pjesë rreth 60 veprimtarë. Konsultën e ka udhëheq Xhafer Shatri. Pas referatit që ka paraqit Xhafer Durimishi (marioneta e Sabri Novosellës), u vendos që Abdullaj Prapashtica me 3-4 marionetat e tij të përjashtoheshin nga LR(S)SHJ. Në atë Konsultë nuk merrte pjesë Abdullah Prapashtica (nuk di nëse Xhafer Shatri e ka ftuar të marrë pjesë, që “gjyqi” t’i bëhej duke qenë i pranishëm).
Fatkeqësisht ato grindje, në dukje tepër të armiqësuara, të simuluara nga Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica e Xhafër Shatri, na patën shkaktuar edhe vrasje dhe plagosje të bashkëveprimtarëve, meqë ata nuk e dinin se ato grindje ishin simulime komplotiste, që emigracioni politik patriotik të mos konsolidohej si faktor, siç ishte faktorizuar gjatë vitit 1981.
Vetëm kur ia dolëm të mbajmë Mbledhjen (Kuvendin) e parë të përgjithshëm, në vitin 1987, Lëvizja u bë siç e menduan themeluesit e saj, më 17 janar 1982, meqë tashmë marionetat komplotiste Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica, Xhafer Shatri dhe marionetat e tyre ishin (vet)larguar nga Lëvizja.
[Fatkeqësisht dokumentacioni përkatës i themelimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, i datës 17 Janar 1982, i cili duhet të ketë qenë duke u përgatit nga Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka në pasditën e vonshme të asaj dite (siç jemi marrë vesh), është konfiskuar nga policia gjermane menjëherë pas vrasjeve, si prova për nevoja hetuese, dhe diku duhet të jenë “zhduk”, për t’u zbulua më vonë, siç ndodhi tani me radiogramin e Ambasadës së Shqipërisë në Kairo, dërguar Ministrisë së Jashtme.]
(Ibrahim Kelmendi)
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu