ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Edhe një herë për provokimin ndaj meje në emrin e Bujar Bukoshit, që filloj me 17 e përfundoj me 23 nëntor 2000!

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Kjo letër për fat të keq duhet botuar vazhdimisht, gjithnjë derisa autorët e saj që provokonin të fshehur pas emrit të Bujar Bukoshit, ti lajmërohen Policisë së Kosovës apo Policia e Kosovës ti detyroj që të lajmërohen.

Letra nuk është thjeshtë një letër e shkruar nga një i marrë apo disa të marrë, por është shkruar nga një grup kriminelësh-pseudointelektual të Kosovës së pasluftës, të çuar peshë  pasi u kishte rënë dielli i lirisë në kokë, asaj lirie që ua kishte sjellë kryesisht ndërhyrja e NATO-s që rezultoj me çlirimin e Kosovës.

Luftëtarët e vërtetë të lirisë kishin bërë aq sa kishin pasur mundësi reale të bënin, por banditët e partisë së paqësorëve dhe atyre të luftës, me bishtin e ngjitun për shpinë provokonin e ngacmonin kahdo që mundnin.

Më provokuan edhe mua nga nata e sontme e vitit 2000 deri më 23 nëntor të vitit 2000, rrafsh shtat ditë e netë pandërprerë. Të ashtuquajturat shërbime shtetërore partiake, apo më mirë të thuhet kriminelët, “intelektualët”, “gazetarët” apo “politikanët” nga radhët e tyre, më ishin lëshuar si të tërbuar duke më provokuar e synuar të më poshtëronin në mënyrën më të keqe e të zezë të mundshme, derisa këtyre kriminelëve të bashkuar iu ndal zëri i kobshëm më 23 nëntor të vitit 2000, në orët e mbrëmjes.

Ja letra e të mallkuarve:

Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com

Subject: Me jep nje kontakt me saliun

Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)

Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,

Shnet

PS.

A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?

__________

Njëzet vite më vonë, në pranverën e vitit 2020 rastësish e mora vesh se i njejti grupim kriminelësh nga lëmshi “intelektual”-kriminel shërbimesh sekrete partiake, e kishin provokuar edhe shkrimtarin e publicistin Shefqet Dibrani, por provokimi ndaj tij kishte zgjatur 6-7 muaj apo më shumë se aq.

Une jam i bindur se Policia e Kosovës është aq e aftë profesionalisht, sa mund të ketë dijeni për provokatorët e tillë të shkretë për mend, sherri i të cilëve humbi një jetë njeriu. Une mendoj që “koalicionet partiake” nuk duhet të kenë asnjë ndikim në gjurmimin dhe hetimin e krimeve të tilla.

Kurrë nuk më ka shkuar mendja të shes madhni, pasi kjo nuk është në natyrën time, por e rithem për të satën herë: Ky krim për mua është i zbuluar në mbrëmjen e 23 nëntorit 2000, rrafsh para 21 vitesh nga nata e sontme.

Prandaj, qoftë policia kombëtare apo ajo ndërkombëtare që nuk e marrin parasysh këtë provokim duke i identifikuar të gjithë ata që morën pjesë në ngacmimin-provokimin ndaj meje (por edhe ndaj shkrimtarit Shefqet Dibrani), ajo në të vërtetë i shmanget qëllimisht problemeit të vërtetë që ka sjellë tragjedinë e 23 nëntorit 2000.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuar Bajram Kete leter te perseritur prej teje e kam lexuar
    vazhdimisht dhe Me te thane te drejten une nuk po e kuptoj
    mire se pse Po shprehem Keshtu Athue po mendon ti
    se krejt lexuesit i dijne e i kan perjetue ato synime te poshtrakve
    siq i keperjetue ti Pra une po ngeli ne mjegull qe pseThua se ketyre
    kriminelve te bashkuar iu nal zeri me me 23 nentor ne oret e mbremjes !
    Kush ua nali zerin ? eshte pytja e ime Tjetra kur ne leter eshte permend
    Emni i Bukoshit dhe me siguri ai ka ndegju ose lexue per kete leter
    A esht angazhua ai ateher me i gjete kriminelat ? Ti ke plot te drejt
    per kerkese qe ia ban drejtesise e policise se shtetit qe krejt leht
    munden me i gjete faqezite dhe me ua gjete krejt veprat e poshtra qe i kan kry
    Pra shteti ka obligim per veprim !
    pershendetje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu