ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Edhe njëherë për LDK-në !! 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shkruan: Ramiz Tafilaj, Houston-Texas, SHBA  

I përcolla nga ShBA-ja punimet e Kuvendit të LDK-së dhe sinqerisht u zhgënjeva, dhe njëherit ndjeva dhimbje për partinë të cilen Dr. Ibrahim Rugova dhe themeluesit tjerë, e patën organizuar me një frymë krejt demokratike dhe gjithëpërfshirëse.   

Në Kuvendin e fundit të mbajtur më 19 nëntor 2023, çdo gjë ishte larg mendimit demokratik dhe shumë afër mendimit totalitar, ku vetëm një kandidat garon për postin e të parit në këtë subjekt politik, kurse të tjerëve nuk iu lejohet as fjala. Lumir Abdixhiku, apo kushdo që do ishte në pozitën e njëjtë si të Lumirit, nuk mundet me u thirr në parime as në fuqinë e tij politike, sepse këto i shkeli duke mos lejue kundërkandidat.   

Më vjen keq se si, as themeluesit e LDK-së nuk u dëgjuan këto ditë, bile me dhënë opinionin e tyre në këtë drejtim. Shumicën e themeluesve i njohë përafërsisht, dhe e kuptoj se nuk e shohin këtë parti, sikurse ajo e cila u themelua nën tytat e pushkëve të serbo-sllavisë. Sikurse këta themelues të besonin në këtë drejtim partie, me siguri do të ishin në kuvend. Në këtë 33 vjetor të themelimit, ata nuk e shohin veten në këtë parti, tashmë të larguar nga vizioni dhe rruga që kishte nën udhëheqjen e presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Prandaj, nuk befasohem kur disa prej themeluesve i kanë orientuar familjet e veta, tek partitë tjera.   

Forhåndsvisning av bilde

Pas përfundimeve të punimeve të kuvendit të fundit ku për të dytën herë zgjidhet kryetar, Lumiri, fola me disa prej delegatëve pjesëmarrës, dhe e kuptova se nuk kanë më as forcë e as vullnet, me u ballafaqua me partinë e cila nuk njehë më vlerat demokratike që kishte dikur. 

Gjatë viteve sa ishte në themelim (viteve 90-ta), atëherë kur kishim përballë një armik  të egër, botën demokratike e bindem se LDK-ja është një parti e bazuar në vlerat më të larta, parti e cila i respekton proceset demokratike.  Mbi të gjitha parti shtetformuese dhe institucionale.  Sot, lidershipi i kësaj partie e ka zbrit këtë, nga partia më e madhe në Ballkan, ndoshta edhe në Evropë, në një parti me rënie të madhe, të dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit në nivel shtetëror. 

Sa i përket miqësisë amerikane, jam thellësisht i bindur se askush më shumë se Dr. Faton Bislimi dhe Dr. Vjosa Osmani (që të dy student të Amerikës), nuk munden me kontribuua në këtë drejtim.  Dr. Faton Bislimi është i vetmi person që njohë, i cili mundet me u takue në Washington D. C. me cilindo politikan apo institut të SHBA-ve.   

Këtë person (Fatonin) e njohë për më shumë se 20 vite. Fatoni është i vetmi student në mesin e shumë studentëve të përkrahur nga ne, i cili kishte arritur që të kryen praktikën studentore në Capitol Hill (në Washington DC). 

 Fatoni është i përkrahur nga të gjitha forcat politike të SHBA-ve, ngase konsiderohet si mik i veçantë i SHBA-ve. Në Kosovë njerëzit shpeshherë thirren në miqësinë amerikane, bile e kanë super konsumuar këtë, por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Jam I sigurt se Lumir Abdixhiku, kurrë nuk mundet me pas një miqësi të mirëfilltë me amerikanët, sikuse Faton Bislimi.   

Për sa iu përket inateve ndaj Fatonit, inate të shfaqura në Gjilanin e lindjes, më befason shumë, duke pasur shpresë në mikun tim, Lutfi Haziri.   

Forhåndsvisning av bilde

Fare në fund, si përkrahës që nga themelimi i LDK-së, po shpreh vetëm disa mendime të mia. LDK-ja, po që se nuk u kthye në bazë, duke dëgjuar dhe përkrahur zërin e anëtarësisë dhe demokracisë, kjo do pëson shumë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Në asnjë mënyrë nuk duhet kopjuar diktaturën komuniste, kur Enver Hoxha kishte mundësi me ia ndalë fjalën Kadri Hazbiut, dhe mandej me pushkatua.  Lëni shantazhimet e shpifjet, por kthehi në rrugën të cilen LDK-ja e pati filluar, ngase në këtë mënyrë mundet me u rikthye si forca kryesore politike në Kosovë, duke qenë bartëse e zhvillimeve dhe integrimeve euroatlantike. 

  • Autori është dekoruar nga presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çmimin më të lartë për arritje jetësore.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu