ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Edhe romakët bënin be në guri?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Shkruan Fahri Xharra

“Beja me gur. Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: “Beja mbë “gur” kah kanuja asht ndërma të randat e ma të MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE  mndershmet bë qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të njerëzve të malësive shqiptare”

Po, si është e mundur që romakët të bënin be  me gurë ?

Beja mbi gur , Romakët dhe Hanibali ( Sh. Gjeqovi , Hylli i Drites 1936)

“Guri m’krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m’rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gurm’krah! Po e more me gurm’krah asht ejotja”. Me gur m’krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m’krah të merr ene djalin. Ishte bë ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm”. Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër “e randë”, më “e rëndë” se çdo mënyrë tjetër e besë. Më “e randa” ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj.

Në librin tim “ Roma fliste shqip “ ( “Lena” Prishtinë 2019 ) në mënyrë të qartë dhe të pa kundërshtueshme e kam spjeguar se Perandoria Romake ishte pjellë e etruskëve dhe Ilirëve të Gadishullit Apenin,  i cili shumë është quajtur Itali  ( faqe 119 , po aty )

Italia nuk është etnonim . As Perandoria Romake nuk para qiste dhe nuk para qet ndonjë etnonim. P Në pyetjen e më sipërme se si është mundur që romakët bënin be në guri , është lehtë të spjegohet  sepsa ata e flisnin gjuhen shqipe të kohës së tyre.

Se romakët bënin be në guri e gjejmë të shkruar në një punim të gjatë të Shtjefën Gjeqovit botuar në”Hylli iDritës”, 1936.

Guri dhe plis dheu

Guri dhe plis dheu përdoreshin si bë për të ndarë e ripërcaktuar kufijtë e harruar në mes dy familjeve a fshatrave, sidomos për pyje, zabele, kullota. Përtë bërë këtë rindarje përgjithësisht caktohej si gjyqtar një plak që i ka ditur kufijt e vjetër e për ta i kanë folur pleq edhe më të vjetër që kanë vdekë prej kohësh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t’i rivendoste me drejtësi. Para se plaku ricaktues i kufijve të fillonte të vepronte, i lëshoheshin pengjet (shenja simbolike që tregojnë se të interesuarit e të dy palëve do të pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shënuar). Plaku, i shoqëruar nga përfaqësuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte një gure një plis dheu (a bucë dheu ose një dorë dhë) dhe i vinte në sup të krahut duke i mbajtur me dorë. Para se të nisej u betohej dy grupeve kështu: “Për ket gur e Peshë e dhë, me të cilat e ngarkova veten, për shka kam ndie prej s& parësh, vendet e kufijve kanë qenë sikur do t’ju diftoj tash; e We sa ma merr mendja e shpirti, nuk do t’i randohem kurrnjanës lagje!”. Betimin e bën dhe kështu: “Përketpeshë, ktu e ktu ka qenë kufini i hershëm e ktu po e nguli edhe unë, edhe e marrsha në atë jetë në qofsha tue rrejtë!”. Nëse nga ndonjera palë shfaqen kundërshtime, ai shton: “Përkëtëpeshë, sim’urandoftënëatëjetë, qektu asht sheji i vjetër i kufinit të hershëm, si më ka pasë kallzue gjyshi… kur ishem camërdhok (fëmijë 10-15 vjeç) shmrijak dhizsh me ta, e ai e ka marrë në atëjetë se asht ktu, ende unë po e marr mbas fjalës së tij”. Plaku u prin të tjerëve me gure dhë në krah. Nga vendi në vend ndalet plaku, e cakton me këmbë kufirin e aty të tjerët ngulin një dru a shenj

Gjatë nguljes së kufirit gjithnjë plaku e mban dorën mbi të, duke e sjellë e drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotë: “Ai që e luejtëtketgur, ipeshoftërandë m’atë jetë!”. Kështu vazhdon plaku me të tjerët të ngulë të tërë kufijtë n’ë vendet e caktuara më parë. Sipas besimeve të popullit: “Plaku që mban gur e dhë më krah – qëjanë sheji i randimit të shpirtit të tij, – në mos kallzoftë drejt edhe me i kalue kuj për rrazë të derës së shtëpisë, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekë mirë a keq më atjetë”

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Nye i tetëdhetenandët.

Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e mb’Ungjill.


§.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy mndyrësh:
  • beja mbë “gùr”, me Kanû,
  • beja mbë Kryq a mb’Ungjill.
§.534. Beja mbë “gùr” kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë ‘’gùr”, a mbë Kryq e Ungjill.
§.536. Betarë a Poronikë njehen disà “dorë bejet”, qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini).
§.537. Bét mbë “gùr” bahen:
  • per me u dlirë prej njij zhgarkimi,
  • per me u lidhë me besë kundra hieksive e trath-tive të vendit,
  • per me ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.

Referenca

Mitologjia ndër shqiptarë / MarkTirta. – Tiranë: Shkenca, 2004.

Sh.Gjeçovi, “Guri i kufinit”, “Hylli i Dritës”, 1936,

Fahri  Xharra, ” Roma fliste shqip “2019

Gjakovë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu