ARKIVI:
27 Janar 2025

Edhe Shqiptarët përmes votimit të referendumeve mund të marrin vendime historike, ashtu si shumë vende të BE-së

Shkrime relevante

Fiknete Bejta: Profesoresha, aktivistja dhe sfiduesja e Kuvendit të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Fiknete Bejta është një emër i njohur në jetën...

Jordania hedh poshtë deklaratën e Trump për pranimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takohet me homologun e...

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

Bekim Blaku Poezi ATDHEUT Për Ty, i shtrenjti Atdhe Unë jam i vogël, Edhe po desha Skenderbe...

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

 Nga: Gjokë M. Gjoka (Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte...

Shpërndaj

Nga: Safet Sadiku

Pa dyshim se edhe shqiptarët për arritjen e qëllimeve madhore tashmë po kërkojnë ta përdorin procesin juridik të referendumeve, ashtu si shumë vende të BE-së, qytetarët e të cilave në momente historike kanë konfirmuar vetëdije dhe përgjegjësi të lartë, përmes votimit të referendumeve. Sigurisht se, ky model i konfirmuar edhe shqiptarëve do t’iu mundësonte që në mënyrë demokratike të vendosnin konfirmimin dhe mbrojtjen e statusit historik, e të qenurit popull autokton, të mohuar gjer më tani, në vendbanimet e tyre dhe bashkë me të edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë Gadishullin Ilirik, integrimin e administratës e të gjitha instituticioneve të republikave shqiptaro-shqiptare etj.

Realizimi i Bashkimit Kombëtar përmes qasjeve juridike është një proces politik që kërkon një përgatitje të thellë dhe të saktë të kornizave ligjore ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Evropian. Qasja përmes referendumit është një hap drejt legjitimitetit demokratik dhe një formë për të reflektuar vullnetin e popullit, duke përfshirë edhe harmonizimin e kësaj veprimtarie të ligjshme me parimet dhe normat juridike të pranuara ndërkombëtarisht. Padyshim se ndërgjegjegjësimi i vetëdijës për të ndryshuar sistemin politik të trazicionit përmes referendumeve është një proces juridik që nga dita në ditë po kuptohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë të Gadishullit Ilirik. Ndonëse këtë strategji tani më zyrtarisht e ofron “Platforma për Referendum Kombëtar“ sipas një administrate ashtu si të vendeve të BE-së, duke filluar nga përgatitja e „Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë“. Programi “Platforma për Referendum Kombëtar“ ka filluar të pranohet si një projekt i konfirmuar, se vërtetë është një strategji, që synon të ndërgjegjësojë qytetarët për fuqinë që kanë ata për të ndryshuar tërë sistemin politik përmes referendumeve. Ky proces juridik, i cili lidhet me të drejtën e qytetarëve për të vendosur drejtpërdrejt për çështje të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore apo kushtetuese, është një mjet demokratik që fuqizon vendimin për pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë, dhe mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm edhe në kontekst të mbylljes së tranzicionit politik.

– Përmbajtja e procesit organizativ të Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë

1) Ndërgjegjësimi i qytetarëve, për ta kuptuar rëndësinë e edukimit juridik, si një vendim i rëndësishëm edhe politik mbi të drejtat e tyre për të propozuar realizimin e kërkesave të ndryshme legjitime kombëtare të mohuara deri tani dhe për të mbështetur sistemin e referendumeve – Demokracisë Direkte, është një nga çështjet më të rëndësishme. Kjo logjikë e demokracisë deri tani na ka munguar kudo në hapësirat shqiptare.
2) Fuqizimi i „Demokracisë Direkte“ (si sistem politik në vendin tonë), përmes votës në referendumet, të cilat i organizojnë kryesisht qytetarët përmes grumbullimit të nënshkrimeve ofrojnë mundësi për t’i dhënë forcë ligjore dhe zë qytetarëve në vendimet madhore të tyre duke shmangur monopolin e klasës politike, e cila ka krijuar një imixh të keq për vendin tonë gjatë gjithë kohës së tranzicionit politik.
3) Ndryshimi i sistemit të tranzicionit, do të ndodhë qysh në „Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë“ pasi do të mundësohet menjëherë transformimi i sistemit politik aktual, që mund të përfshijë një plotësim për reforma kushtetuese, ndarjen e pushteteve, apo ristrukturimin institucional duke pranuar teknologjinë e administratës së BE-së. Ndonëse, siç e dimë kjo formë është e re për ne shqiptarët në venbanimet tona, ndërkohë që në vende të ndryshme të BE-së ka disa shtete që praktikojnë referendume. Pra, Referendumi si një mjet i demokracisë direkte është i zakonshëm në disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe ndryshimeve kushtetuese. Ja disa shembuj nga shtetet e BE-së që kanë praktikuar sistemin politik të referendumeve ose në momente historike qytetarët kanë marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Me këtë rast po paraqes disa nga shembujt e referendumeve, të cilat kanë pasur karakter ndërkombëtar dhe popujt e shteteve të ndryshme kanë marrë vendime të mëdha pa ju nënshtruar klasës politike:
– Zvicra është vendi i parë, me përvojë historike për aplikimin e demokracisë direkte, (si vend jo anëtare e BE-së, por pjesë e Evropës), e cila është shembulli më klasik i mbajtjes dhe organizimit të referendumeve për vendime të rëndësishme politike dhe kombëtare në vend. Qytetarët kanë të drejtë të propozojnë nisma popullore dhe të kërkojnë referendume mbi çështje të ndryshme, si ndryshimet kushtetuese, ligjet e reja dhe për marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe për projekte ekonomike me karakter strategjik etj. Një shembull modest të viteve të fundit mund ta përmendi vendimin e vitit 2020, ku u mbajt një referendum për kufizimin e emigracionit nga BE, i cili propozim siç dihet u refuzua nga të gjithë votuesit.
-Në Itali, Referendumi është përdorur për ndryshime kushtetuese dhe çështje të tjera madhore. Në vtin 2016, italianët votuan në një referendum për reformën kushtetuese që synonte reduktimin e kompetencave të Senatit dhe shpejtimin e procesit ligjor, por propozimi u refuzua. Pra, vendosi shumica.
-Edhe Irlanda po ashtu ka shfrytëzuar të drejtën e referendumeve për çështje madhore. Referendumet janë të zakonshme në Irlandë, veçanërisht për çështje kushtetuese. Kushtetuta irlandeze kërkon një referendum për çdo ndryshim kushtetues. Si shembull po paraqes një kërkesë të gjithë qytetarëve kur në vitin 2018, u mbajt një referendum për të legalizuar abortin, dhe shumica votuan me “PO”.
-Danimarka ka mbajtur disa referendume sidomos për çështje të rëndësishme kombëtare, si dhe për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Në vitin 1992, danezët fillimisht refuzuan Traktatin e Maastricht-it për integrimin evropian, por pas një referendumi të dytë në 1993, ai u pranua.
– Edhe qytetarët e Francës referendumet i kanë përdorurkryesisht për çështje kushtetuese ose kombëtare. Në vitin 2005, u mbajt një referendum për të ratifikuar Traktatin e Kushtetutës Evropiane, i cili u refuzua nga votuesit francezë.
– Në Hungari referendumet kryesisht janë përdorur për çështje kombëtare dhe politike të tyre. Kështu në vitin 2016, Hungaria organizoi një referendum për të refuzuar kuotat e BE për shpërndarjen e refugjatëve. Megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët, shumica votuan kundër kuotave.
– Edhe qytetearët e Spanjës referendumet i kanë praktikuar për çështje kur kanë marrë vendime të mëdha, si autonomia rajonale apo ndryshimet kushtetuese. Shembulli i Referendumit të vitit1978 është historik, pasi është miratuar Kushtetuta e re demokratike pas diktaturës së Francisco Franco-s.
-Poashtu Suedia ka praktikuar shfrytëzimin e të drejtës së përdorimit të referendumeve për marrjen e vendimeve të mëdha në momente të caktuara historike. Referendumet në Suedi janë të rralla, por përdoren për çështje të mëdha kombëtare. Një shembull interesant dhe konkret është votimi në vitin 2003, kur suedezët votuan kundër pranimit të euros si monedhë. Jam i vetëdijshëm se praktikat e referendumeve ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por ato janë një mjet i fuqishëm për përfshirjen e qytetarëve në procesin vendimmarrës. Këta shembuj tregojnë se referendumi mund të shërbejë për të zgjidhur çështje të rëndësishme, duke i dhënë qytetarëve një zë të drejtpërdrejtë në politikat kombëtare.

– Pse këtë model mos ta praktikojnë edhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik?

Praktikimi i modelit të referendumeve nga shqiptarët në Gadishullin Ilirik do të ishte një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të demokracisë direkte dhe pjesëmarrjes qytetare në të gjitha vendimet e rëndësishme të zhvillimeve politike. Ka disa arsye pse ky model duhet të promovohet dhe mund të funksionojë edhe për shqiptarët:

1) Rritja e pjesëmarrjes dhe e kompetentes juridike e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje. Siç e theksuam më sipër referendumet mundësojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në çështjet madhore politike, ekonomike dhe sociale. Për shqiptarët, kjo do të ishte një mënyrë për të tejkaluar ndarjet politike tradicionale, të trashëguara nga regjimet e sẽ kaluarës. Tani përmes referendumeve populli merrë në dorë direkt fatin e tij. Në shtetet me popullsi shqiptare; si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, Serbia (Kosova Lindore dhe Sanxhaku) plus (shqiptarët në çamëri) qytetarët tanë shpesh ndihen të distancuar (ose të injoruar nga të zgjedhurit e tyre-pushtetarët) në proceset vendimmarrëse. Referendumet do të krijonin një hapsirë juridike të drejtpërdrejtë për shprehjen e vullnetit të tyre, dhe për zabatimin praktik të vendimeve të aprovuara.

– Demokracia direkte është një zgjidhje politike për gjithë çështjen shqiptare.

Shqiptarët në rajon janë ende në proces tranzicioni „drejt përpjekjes së ndërtimit të demokracive të qëndrueshme“. Përdorimi i referendumeve mund të ndihmojë në hapjen e rrugëve për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme politike dhe historike duke shmangur konfliktet dhe duke ofruar një platformë ku vullneti popullor është vendimtar. Këto qëndrime edhe politike, edhe juridike janë shtruar në programin e perspektivës kombëtare „Platforma  për Referendum Kombëtar“.
Forcimi i zhvillimit ekonomik drejt bashkimit kombëtar në klimën politike rajonale, është më shumë se sa një imperativ kohor. Referendumet mund të përdoren si një mjet për të unifikuar shqiptarët në rajon mbi çështje të përbashkëta dhe për të forcuar identitetin kombëtar. Kjo mund të na ndihmojë në ndërtimin e strategjive të përbashkëta për zhvillim ekonomik, kulturor dhe politik. Përveç integrimit të republikave shqiptare, për vendimet e përbashkëta juridike në funksion të integrimit të të gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, referendumet do të mund të përdoren edhe për çështje të mëdha madhore brenda republikave. Në rastin konkret në Republiken e Kosovës, do të mund organizoheshin referendume për çështje që kanë të bëjnë me njohjen ndërkombëtare ose marrëveshjet në raport me Serbinë. Sigrisht që vendimet e gabuara të klasës politike do të mund të anulohen në çdo kohë me votimin e referendumit të brendshëm të Republikës së Kosovës enkas për këto tema. Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mund të përdorin po ashtu referendumet për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese dhe për të avancuar barazinë. Në rastin më të mirë ata votojnë për integrimin institucional të tyre me Shqipërinë, pasi identiteti kombëtar i tyre përputhet me  Shqipërinë dhe Kosovën (dhe të gjitha venbanimet e tjera shqiptare). Andaj ata kanë të drejtë që përmes referendumit ta konfirmojnë edhe identitetin shtetëror të njëjtë si Shqipëria.
Jam i prirë të nisemi nga praktikat pozitive të vendeve evropiane ku vendimi i sovranit në procesin e votimit të referendumit ka vendosur. Shembujt janë të shumtë. Me këtë rast dua të them se shqiptarët mund të marrin shembuj nga vendet e BE-së dhe të krijojnë një kornizë ligjore që e lehtëson këtë proces. Nëse demokracitë si Zvicra, Irlanda dhe Danimarka etj., kanë pasur sukses me këtë model, prandaj nuk ka arsye që edhe shqiptarët të mos përfitojnë prej tij. Në këtë logjikë politike ndonëse ka suksese të konfirmuara në BE, kur bëhet fjalë për shqiptarët jam i vetëdishëm që ende ka vështirësi për t’i kapërcyer ato, por që këto çështje komplekse është e mundur të tejkalohen, nëse qytetarët shqiptarë duan vërtet të çlirohen përfundimisht nga regjimet politike që tashmë i takojnë të kaluarës. Megjithatë, për të zbatuar me sukses qëllimin e Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë si model, duhet të sqarohen paraprakisht disa faktorë edhe historikë, por edhe juridikë.
Të ndalem te disa çështje juridike, që shpesh quhen si: „korniza ligjore“, të cilat çështje kërkojnë mekanizma të qartë për organizimin dhe zbatimin e vendimeve të referendumeve. Padyshim se edhe kultura politike luan një rol të rëndësishëm që edhe te ne shqiptarët (ashtu si te evropianët) duhet të jetë e shoqëruar me komunikim të brendshëm të mirëfilltë ku çdo individ duhet të reflekktojë pozitivitet dhe etikë politike duke shprehur gadishmërinë për ta mbështetur vullnetin gjithë popullor, që të zbatohen vendimet për integrime kombëtare sipas „Dokumentit Juridik“, i cili do të votohet në Referendumin e Parë Shqipëri-Kosovë. Informimi i qytetarëve kërkon një proces aktiv, i cili ka filluar si fazë e parë të provohet përmes programit të „Platformës për Referendum Kombëtar“. Lëgjëratat kanë për qëllim që qytetarëve t’iu sjellin strategjinë e mirëpërpunuar që ata qysh në fillim të jenë mirëinformuar, sepse kjo është çështje thelbësore për të shmangur keqinterpretimet dhe manipulimet gjatë procesit të përgatitjes së Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë. Integrimi i ne shqiptarëve me BE-në, përmes konfirmimit të promovimit të referendumeve do të ndihmonte shqiptarët të përafroheshin me standardet demokratike të BE-së. Nëse shqiptarët duan të ndjekin rrugën e demokracive të zhvilluara, përdorimi i referendumeve është një hap natyral. Ky proces mund të ndihmojë në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe adresimin e sfidave rajonale përmes mjeteve administrative dhe politike paqësore dhe gjithë përfshirëse. Këto modele dhe mundësi të praktikave të referendumeve po ashtu duam t’i shfrytzojmë edhe ne shqiptarët për vendime të mëdha;
a) Për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik, për integrime të brendshme shqiptaro-shqiptare juridike dhe institucionale. b) Për integrimin e tatimeve si i modelit të Zvicrës në tri nivele; në bashki, republikë, dhe në kryeqendren e republikave në Shqipëri në Tiranë, dhe c)Integrimin e të gjitha administratave dhe ligjeve juridike të të gjitha niveleve. Kjo kërkesë si ide, për të shfrytëzuar referendumin si një mjet për të marrë vendime të mëdha kombëtare dhe rajonale është një hap i guximshëm dhe strategjik drejt unifikimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Synimet që përmendën më sipër; si zyrtarizimi i gjuhës shqipe, integrimet shqiptaro-shqiptare dhe harmonizimin e sistemit juridik të administratave fiskale, janë të gjitha të arritshme. Finalizimi i këtyre aspiratave madhore kërkojnë mbështetje të gjerë popullore dhe është një proces, i cili do të jetë i organizuar demokratikisht, që njëkohësisht do të përmbushë kërkesat dhe dëshirat e miliona-miliona shqiptaëve kudo ku ata jetojnë. Ja si mund të realizohen këto ide-projekte:

– Zyrtarizimi i gjuhës shqipe

Qëllimi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për shqiptarët në të gjitha vendet e Gadishullit Ilirik, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë (në Kosovën Lindore) dhe Greqinë, që është një hap drejt afirmimit të identitetit kombëtar dhe garantimit të të drejtave të barabarta me popujt e tjerë të vendeve fqinje.
Organizimi i referendumeve ka dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në rajonet ku shqiptarët janë shumicë ose kanë prani të konsiderueshme të të gjitha argumenteve historike se janë autoktonë, (të cilët i kanë rezistuar të gjitha proceseve historike të administratave të dhunshme me tendencë për t’i asimiluar) si p.sh në Maqedoninë e Veriut ose Mal të Zi etj. Tani është momenti vendimtar për të kërkuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare përkrah gjuhëve të tjera shtetërore. Në Shqipëri dhe Kosovë, një referendum kombëtar do të mund të mbështeste nismat për bashkërendimin e politikave arsimore e kulturore për promovimin e gjuhës shqipe në rajon si gjuhë zyrtare kudo ku ka banorë shqiptarë. Modele të ngjashme mund të gjenden p.sh në Kanada, ku gjuha frënge është zyrtarizuar përkrah anglishtes në rajone ku flitet më shumë.

– Integrimet e institucioneve shqiptaro-shqiptare pëmes marrëveshjeve juridike

Qëllimi i organizimit të referendumeve është edhe harmonizimi i gjithë sistemit juridik dhe politik i të gjitha institucioneve shqiptaro-shqiptare. Përmes referendumeve votohen vendime të mëdha juridike në të gjitha shtetet shqiptare dhe vendbanimet me shumicë shqiptare, që praktikisht ky model do të rriste efikasitetin dhe bashkëpunimin e brendshëm të ne shqiptarëve dhe do ndikonte direkt në zhvillimin ekonomik më efikas. Në këtë mënyrë shqiptarët në gjithë rajonin e Gadishullit tonë do të jenë të rreshtuar pas politikave zhvillimore të BE-së. Natyrisht BE, ashtu si për vendet e tjera do të japë kontributin e saj për akordim të fondeve për zhvillim, dhe në anën tjetër sistemi politik i integrimit të brendshëm i të gjithë shqiptarëve dhe i republikave të tyre me qendër në Republikën e Shqipërisë do të jetë shumë më efikas për t’iu përgjigjur kërkesave të BE-së.
Shqiptarët në Gadishullin Ilirik kanë një mundësi historike për të avancuar të drejtat dhe zhvillimin e tyre ekonomikë përmes përdorimit të referendumeve. Këto reforma mund të shërbejnë si një shembull për rajonin dhe na ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë, në unifikimin kombëtar dhe në zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Kjo kërkon lidership të fortë, mbështetje të qytetarëve dhe një vizion te qartë për të ardhmen.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E shoh si një ide gjeniale Ne të bëjmë Referendum për bashkim së pari të Shqipëri /Kosovë e këtë dokument historik ja lemë në derë Kombeve të Bashkuara , BE . Me shpresë se s^do të presim shumë nga Organizatat ndërkombëtare të shqyrtohet ky Referendum nga të dy shtetet shqiptare .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu