ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Edhe tri jetë po ti kisha, do ti shkrija për Dardaninë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami             

  • Lidhne historinë me aktualitetin, por mos u bëni skllav të së kaluarës! 

Më dukën se koha e Sulejman Vokshit po përseritët si histori e përçarjeve në luftë për liri dhe në luftë për pushtet. E vërtetë. Kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të përçarë në majet e tyre politike, edhe pse kombin e kemi më të bashkuar se kurrë.

Shiqone ore politikanë të mjerë se çka bërë populli i Shqipërisë Bregdetare, Iliridës, Luginës dhe Malësisë për Dardaninë në pjesën e parë të vitit biblik të ekzodit 1999. Po, na ndihmoi zemra e madhe edhe e Bill Klintonit dhe fuqia e paparë e NATO-s.

Këto fakte nuk ka mendje të shëndoshë shqiptare, që nuk i respekton. 

Po sot, më 2023 ku jemi? Disi po duket se Amerika e Bill Klintonit na është bërë “pishman”, sepse ambasadori i saj në Beograd Krstofer Hill  i: “kërkon falje Serbisë fashiste që ju kemi bopmbarduar”! Nuk është çudi për këtë njeri se i tillë ishte edhe më 1998 dhe 1999. E njoh për së afërmi. Në anën tjetër BE i emron dy përfaqsues të shteteve që nuk e njohin Republikën e Kosovës, për të na sinjalizuar se do të jetë rruga shumë e vështirë për neve që të ngjitemi “shkëmbit” pa marrë në thua, nga vizat e tutje…. Nga ky pozicion, ata (Borrel dhe Llajçak) jo vetëm që do të kamuflojnë, por do të sabotojnë dhe do t` i bëjnë njëqindë rrotullime, e për t` u dukur se vendet e tyre kanë të drejtë, sepse dihet se nuk kanë. Në anën tjetër, SHBA dhe BE po shihet nga Marsi se po e përkdhelin Serbinë qe një kohë të gjatë, me grancione për ta nxierr nga aleanca fashiste me Putinin. Ore të fortë dhe me plotë die politikanë e diplomatë të Prendimit: Po doni ta bërëni Serbin Itali të vitit 1915, kur u kurdis Konferenca e Dytë sekrete e Londrës,  kohë ajo kur Italisë iu dhuruan trojet e Shqipërisë Jugore (Krahina e Vlorës) dhe disa vise lindore të Adriatikut. Kjo shkollë politike me peshë shumë të ulët, po përsëritet si histori tragjike, bile me vetëdie sot. Po ka mbështetje sepse Edurad GREI më 1913 në Londër deklaronte: “E sakrifikuam Shqipërinë, dhe e siguruam paqën në Ballkan”!? Po, Edurd Grei më nuk ndien. Por politikanëve të gjallë ua bëjë pyetjen sot: A ende u ka mbetur ves të dhuroni toka shqiptare, dhe ta siguroni “paqën në Ballkan”, sikurse Eduard Grei, të cilit iu shkye thesi më 1914, duke filluar Serbia gjakatare Luftën e Parë Botërore si krematoriumi më i madh deri atëherë në histori. 

E JU them publikisht se kundër “paqës” më 1913 shqiptarët e Dradanisë i bërën Tri kryengritëje dhe të tria gjashtë Fuqitë Evropiane i patën shuar me vargojë gjaku. Po sot, çfar skenari keni Evropianë. A nuk e dini se asnjë milimetër të Kosovës nuk e keni në disponim, që t` ia falni Serbisë, ashtu si ia falët Debëlldenë Maqedonsë Veriut, pa qenë e saj kurrë; ia falët Malit Zi Çakorin dhe Kullën pa qenë e saj kurrë. Për çfar çmimi, thuane ju, se ne e dijmë. Tash, me veriun e Kosovës, kush është në pazar, por dihet. “Pazari” sipas Sorosit do të jetë më i përgjakshëm, (kështu kërcnohet Edi Rama) sepse Minjerat e Trepçës nuk janë toka të askujtë, por janë në truallin e Dardanisë (Shqiptarisë), prandaj nuk keni as besë as leje t` ia falin Serbisë, e ajo t` ia shesë  pastaj ndonjë Sorrosi, për ta mabjtur fashizmin e saj në lojë në luftë em të gjithë fqinjët. E jamë i sigurt se Serbia nuk ndryshon në rrafshin e fashizmit qe 200 vjet. 

Roli i Edi Ramës dhe liderëve të opozitës në Kosovë 

Populli shqiptar, nuk çuditët në Borrelin, Llajçakun, Kristë Hillin e ndonjë tjetër që vepron nepër terr të natës, që i ka shndërruar kishat serbe nepër Kosovë në deponi armatimi; që provojnë për të vrarë ushtarë të KFOR-it nëse mundën, që provojnë të vrasin policë dhe gazetarë. Por çudia po peshon shumë rëndë duke pyetur ndërgjegjën: për kend punon Edi Rama, Krasniqi, Abigjiku dhe heroi Haradini. E më së shumti befasi në këtë gomillë dyftyrësie është Ramush Haradini. Po, e di burimisht kush e nxitë, por më duket vetja naiv se ende besoi se ka më tepër burrëri, se sa që ka krijuar pasuri. Mbaje në mend Ramush, se çka po të thot shkolla e: Sulejman Vokshit, Hasan Prishtinë, Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Shkelzen Haradinit, Adem JASHARIT dhe Tahir Sinanit: Edhe tri jetë të më i dhurojë Zoti, të tria do t` i shkrija për Dradani si pjesë e Shqipërisë, sepse baba i shtetit shqiptar Ismail Qemali më 28 XI 1912 e shpalli pavarësinë e Shqipërisë, dhe në atë vendim e nënshkruan përfaqsuesit e katër Vilajetetve shqiptare. E këto ditë Angela Merkel doli hapur me një pronincim se: Shqiptarët e meritojnë një shtet etnik, sepse ndaj tyre kemi gabuar. Por, këtë fjali është dashur ta thot kur ka pasë pushtet. Tash si qytetare e lirë gjermane, edhe këtë fjali ia pranojmë si nderë dhe ndergjegje e brejtur. E pse mos të dihet mendimi jonë: nuk do të lejojmë të përsëritët fjalia e Edurad Greit nga viti 1913. Lexone në origjinal, mos më besoni, ju flas si zë i shkencës. E Albini nuk ështi ai që e falë asnjë centimetër tokë Dradanie.                            

Porosia: Procesi i Berlinit është Bashkimi i Evropës 

Për këtë ide na duhën më shumë shqiptarë të dijshëm dhe që dijnë për të krijuar vepra. Ndërsa, Opozita në Kosovë që nuk është puro sabotere e luftës së UÇK-ës, disi po frigohet nga ardhmëria, sepse për asgjë nuk ka zgjidhje dhe është e plasuar afër kvantit kritizere. Ashtu mu duk takimi i parë i Abixhikut me të ftuarit e tij dje. Si duket, aty kanë shkuar shumë frekventues, pale mos po marrim ndonjë nasihat, sepse nuk janë të një melodie sabotere me LDK e 1997-1999. Po, e di që dikush do të më shanë, për këtë, por nuk e përseriti nga inati por nga dëshira të ta kisha një parti partiotike si deklarohet me fjalë. Por e di një aksiomë se po të merrte pjesë aktive në UÇK antarësia e LDK-ës, sot nuk do të kishim pazare për Kosovën. Ndoshta nuk do të kishim as nevojë që të intervenojë NATO më 24 mars 1999. Krejtë natyrshëm ka kuptim fjalia kur krahasohet se si e çka po i ndihmohet Urainës sot, që të mbrohet në tokën e vet nga fashizmi i Putinit. 

Lidhur me këtë që u tha më lartë, shumë mendje të ndritura nuk po e kuptojnë se si: “Serbia po i shitka armatim Ukrainës”, ndërsa mban miqësi me Rusinë e Putinit. Po, më 1977 më pati intervistuar një funksionar i lartë e Enver Hoxhës në “Dajti” në Tiranë, kuptohet edhe me kërcnime se do të më esktradojnë. E pyetja e tij thelbsore ishte: “Pse e admiron Adem Demaçin kur në Programin e tij ka shkruar se:  “Nuk është me rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, por më rëndësi është që lufta jonë është e drejtë”? Po, i thash, e mbështes me tërë qënjen time adem Demaçin, sepse si historian që jamë nga shkolla e Ali Hadrit peshoi fuqishëm në amanetin e Sulejamn Vokshi para xhelatëve e thot: “Sikur edhe tri jetë t` i kisha, të tria do t` ia falja atdheut për liri”. Mbeti pa tekst dhe iku. Mu pati dhimbsur kur e psoi disa vite më vonë si tradhtar!Prandaj, dy shekuj gjenicid serbian mbi shqiptar, nuk mund të falën me aq elegancë o Edi Rama. E të pyes si është e mundur që e dekorove Billin famlartë, kur nuk je i zoti i shtëpisë. Ku është Kryetari Bajram Bega. Edi Rama,Llap thonë më e: “hangër megjën, të hanë marrja, po egjelin e ki të sigurtë”! 

Edi Rama është njëri ndër kallauzët e “Ballkanit Hapur”, që ishte thikë pas shpine shtetësisë Kosovës. Edi Rama ka pranuar publikisht se: ka përpiluar Draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbiane në Kosovë. Mendoi se kjo punë meskine është kulmi i një “Zemljoradniçke zadruge” për Serbinë fashiste dhe Sorosin luftënxitës. Edi duhet ta dish se Republika e Kosovës ka juristë shumë të aftë. Po jo vetëm kaq, Edi punoi me zemër e tru për “Open Ballkan” por vet e rrexoi, mu për këtë fakt e këshilloi Kryeministrin Albin publikisht, që t` ia shtrinë dorën dhe ta pret, se shtëpia shqiptare është shumë e fisme, i jep shansë për burrëri dhe vllazëri të sinqeert. 

  • Studimi i kushtohet: Gjeneral Tahir Sinanit

Më 6 korrik 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu