Zeqir Bekolli, shkrimtar, Prishtinë
Pas Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhi kryengritja e Drenicës e udhëhequr nga tribuni, Shaban Palluzha, në fushëbetejë për 21 ditë mbetën të vrarë mëse 3 mijë çetnikë-partizanë. Atë botë, bëhej përpjekje në Drenicë për t’u larguar nga mashtrimi dhe kthetrat komuniste. Por forcave çetniko-partizane fatkeqësisht iu erdhën në ndihmë brigadat komuniste të Shqipërisë, të cilat u bën shkas për thyerjen e kryengritjes. Ky veprim i shkaktoi dhembje popullit të Drenicës dhe dëme të mëdha Kosovës e cila mbeti nën pushtimin serbojugosllav.
Pothuaj, analoge me këtë po del edhe veprimi i Edi Romës, i cili në këto momente kritike për Kosovën, në vend që të na mbështes, del hapur me propozime, që i shkojnë direkt për shtati Vuçiqit dhe Serbisë .
Propozimit i tij në nivel evropian për organizimin e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën është interes i drejtpërdrejtë i Serbisë e cila po synon copëtimin e Kosovës.
Ta hedhësh në tavolinë çështjen e Kosovës, pas gjithatyre njohjeve do të thotë ta kontestosh pavarësinë duke ia rritur pazarin Serbisë dhe kërkesave të saja për territor.
Një propozim të tillë nuk e kanë bërë as qarqet më antishqiptare, por kësaj radhe e bën njeriu që gjendet në majat e shtetit shqiptar?! Ky veprim, pos që përbën skandal më vete, rrezikon drejtpërdrejtë interesat dhe shtetësinë e Kosovës. Ndaj ne këtë rast detyrimisht i themi Ramës, nëse nuk na ndihmon, të paktën mos na shkakto telashe të përmasave destabilizuese.
Kosova është shpallur shtet i pavarur kurse nismat për konferenca të tilla konsideroj se janë të vdekura. Por neve në Kosovë na habitë fakti se çfarë interesi ka ky njeri, që merr hapa të tillë, pa e konsultuar spektrin politik të Kosovës, kur dihet se me këto veprime bën dëme të pa llogaritshme në kurriz të Kosovës.
Z. Bekolli, mendoj qe keni plotesisht te drejte kur shkruani per brigadat partizane te Enverit qe u bene një me ushtrinë serbo-malazeze per ta thyer rezistencen e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradices. Fatkeqesisht per ato brigada shqiptare rendesi me te madhe kishte “dashuria e perjetshme me jugosllavet” se sa ndihma dhene vellezerve kosovarë. E sa i perket z. Rama, mendoj qe e keni gabim. Duke e pare z. Rama qendrimin jo racional te z. Kurti qe me veprimet e tij sharlataneske po e rrezikon shtetin e Kosoves, beri veprimin e duhur duke intervenuar dhe duke dhene sugjerime. Jo vetem z. Rama, por secili intelektual sot duhet te dale drejteperdrejte kunder veprimeve shume te dyshimta te z. Kurti dhe ta kundershtojë hapur.
PERGEZOJ shkrimtarin nga Prishtina Zotni Zeqir Bekollin per kete shkrim te sakt.
Ne fakt do te ishte mire qe te bahet nji shkrim ma i gjate dhe i detajuem per te vu ne dukje Trathetine e Edi Rames ndaj popullit shqiptar te Kosoves. Por ne fakt historia e kesaj trathtie fillon qe nga lufta e dyte botnore, sepse ne kry te Shqipnise u vendos krimineli Enver Hoxha prej Josif Bros Titos nepermjet emisarve te tij serb dhe malazez.
TOSKET, tuj fillu prej bashkepunetorit te Josif Bros Titos, Enver Hoxhes, te cilin mjerisht e adhurojne mjaft kosovar bashkepuntor te serbve, dhe tuj mbaru tek Edi Kristaq Rama nipi i Spiro Kolekes, bashkepuntorit te ngushte te Enver Hoxhes, TOSKET pra per te qen MAXHORANCE ne mbajtjen e pushtetit ne Tirane, losin politiken ANTIGEGE nepermjet shembjes se Gegnise (Shqipnine e Veriut dhe Kosoven). Per ndryshe TOSKET do te delshin MINORANCE dhe do ta humbshin pushtetin ne Tirane.
TRATHTIA I KA RRAJTE E THEDHA NE TOSKNI, mos e kerkoni vetem tek Edi Rama.