ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Edi Rama, kryeservili i serbosllavizmit

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Eshref Ymeri

Në Portalin “Voal” të ditës së sotme, 24 gusht, lexova shënimin me titull “Rama për Bregoviçin: Muzikant i jashtëzakonshëm, ata që e sulmojnë janë kategoria më e ulët njerëzore”.

Në këtë shënim, lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, njihen me përpjekjet e dëshpëruara të Ramës për t’u prezantuar shqiptarëve një tjetër Bregoviç, i cili, sipas tij, na përfaqësuaka “simbolin” e bashkëjetesës së popujve në gadishullin tonë. Me sa duket, Ramës nuk i paska bërë fare përshtypje Eseja e shkëlqyer e gazetarit dhe e publicistit të talentuar Skënder Buçpapaj, me titull “Ftesa për Bregoviçin është politike”, e botuar po në Portalin “Voal”, të datës 18 gusht. Mbështetur në fakte konkrete, autori i ka bërë “rezonancën magnetike” figurës së Goran Bregoviçit, i cili, siç theksohet në Esenë në fjalë, “është tashmë zyrtarisht Hero i Popullit i Serbëve, pra, ai vjen në këtë veprimtari si hero i popullit të tij. Ai është fare i freskët nga marrja e Urdhërit të Yllit të Karagjorgjeviçit, dekretuar e dorëzuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Lexojmë te zëri përkatës enciklopedik se ky urdhër është dekorimi më i lartë civil dhe ushtarak i Serbisë. U themelua në Mbretërinë e Serbisë dhe fillimisht iu dha ekskluzivisht qytetarëve serbë në këmbim të shërbimeve të kryera ndaj monarkisë serbe, popullit serb dhe shtetit serb”.

Në të njëjtën kohë, autori i nderuar i Esesë, i ka bërë “rezonancën magnetike” edhe vetë Ramës, mikut të përzemërt të Bregoviçit, duke theksuar:
“Vështirë të gjejë shpjegim tjetër inferioriteti i Ramës ndaj Bregoviçit, kur kryeministri i Shqipërisë, prej 24 vjetësh në pushtet e prej 31 vjetësh në politikën aktive, nisur nga statistikat e internetit, është dymbëdhjetë herë më i famshëm se i ftuari i tij në festivalin e Korçës. Ndërsa Vuçiçi, sipas këtyre statistikave, është dhjetë herë më i famshëm se Bregoviçi.Nga ata fëmijë të çmeritur të Bllokut dhe të periferive të tij, që iu ka mbetur i rrënjosur në tru Bregoviçi dhe jugosllavi i viteve 1970 e 1980, mund të jetë kryeministri aktual i Shqipërisë”.

Goran Bregoviç

Domosdo, duke qenë vetë viktimë e kompleksit të inferioritetit, Rama e ka truallin të gatshëm për të qenë inferior ndaj të huajve, të cilët, në rastin konkret, për mjerimin e tij, janë armiq të kombit shqiptar. Sepse Bregoviçi, paçka se nuk ka vrarë shqiptarë me dorën e vet, nuk ka ndonjë dallim nga kriminelët serbë, për të cilët ka kënduar, këndon, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë simpati nën maskën e neojugosllavit.
Duke provokuar rëndë Prishtinën me ftesën që i bëri Bregoviçit, Rama dëshmoi fare shkoqur se është një kryeservil i regjur i serbosllavizmit, se është përçarës shembullor i kombit shqiptar, se është vazhdues i sprovuar i trashëgimisë serviliste të kryekriminelit të popullit shqiptar Enver Hoxha, i cili, siç dëshmon intelektuali i njohur me brumosje të admirueshme nacionaliste, inxhinieri kimist nga Çamëria, Sali Bollati, kishte dhënë porosi që, në librin e Abetares së fillores në vitet 1945-47, në faqen e parë, të botohej fotoja e mareshalit Tito, e shoqëruar me vjershën:


Tito luftëtar,
Tito Çlirimtar,
Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!
Ashtu si kryekrimineli Enver Hoxha, i cili, i brumosur deri në pore me kryeservilizmin e pështirë ndaj Titos, s’e kishte për gjë të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, edhe Rama s’e ka për gjë t’i fyejë rëndë të gjithë shqiptarët atdhetarë që ishin kundër ftesës për Bregoviçin dhe t’i vlerësojë ata si “kategoria më e ulët njerëzore”.
Të gjithë ata bashkëkombas të nderuar dhe të respektuar, që Rama i fyen publikisht për qejfin e Vuçiçit dhe të këngëtarit të tij, të cilin e ka dekoruar me dorën e vet, të mos e ndiejnë veten aspak të fyer. Përkundrazi, duhet ta ndiejnë veten krenarë. Le të lexojnë materialin e avokatit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ilir Malindi, me titull “Edi Rama një i sëmurë psikik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv”” (Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020). Le të lexojnë, gjithashtu, artikullin bukur të goditur, me autor A. Morina, me titull “Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët” (Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 24 gusht 2021).

Feniks, Arizona
24 gusht 2021

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. EKZAKT.

    Simbas mendimit tem Edi Rama nuk asht ma vegla e Erdoganit, por asht kethy si vegla e Putinit.
    Ma merr mendja se tashti nuk i mbetet ma ndonji variant tjeter. Koha do ta diftoje.

  2. Shume prej profesorve dhe akademikve tone kan studiju ne ish Jugosllavi
    Kan doktorru dhe ishin ftyra te njohura dhe nderi i kombit shqiptar
    Ata e kan njohur me temel qellimin serb ambicjen e principin fashist karrshi
    kombeve tjera ! Dhe ajka kombetare shqiptare kurr nuk u be vegel per ti
    sherby ambicjeve fashiste serbe Po qe nga shqiprija nje kryebandit serbofil
    qe gjuhen e kulturen serbe e njef veq hatri i interesit vetanak dhe xhepit te tij
    Tani ky ka marre graden prej shqiptarve Edi Tradhtari ! Ky i pa ftyre del me na
    majte ligjerata neve se ky qenka nje internacionalist si sherbetor e pacifist
    per njerzit qetniko shovenist kriminel e anti shqiptare !
    Po shet demagogji panalshem tradhetari dilingji ! E na knej gardhi po
    kemi dhimbt per shqiptaret ne shqipri qe kan pase kaq rrezik te zi
    meu pri nje dilingji i njohur per mbrapshti prej kureishte ri e deri tani
    Dihen sjelljet edhe ma te zeza se te talibanve karrshi femnave
    qe i mashtroj qfrytezoj tradhtoj dhe i poshtnoj poshtraku
    Ram Kerrstiqi ! Mjer ata qe i besojne fjales se keti tradhtari
    qe nuk e ka asnje pike gjak shqiptari ! Shqiptart e kosoves
    Kerstiqin e njofin si poshtrak halabak dhe nyllhanen etij nuk e
    ndegjojme aspak !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu