ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Edi Rama pagoi tre milionë euro për ta nxjerrë nga kampet e Sirisë dhe sjellë në Shqipëri gruan e kryexhihadisit kosovar Lavdërim Muhaxheri

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Kastriot Myftaraj, analist, Tiranë
Qeveria “Rama” pagoi tre milion euro për të nxjerrë nga kampet në Siri dhe sjellë në Shqipëri gruan dhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri
Në korrik të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri një vizitë të bujshme në Liban, vend kufitar me Sirinë, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi dhe drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, sot drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. (Çfarë fatkeqësie nëse një zonjë do të kishte humbur ish-burrin kryeministër dhe burrin ministër, në një ditë, në Liban!)
Qëllimi i vizitës ishte që të nxirreshin nga kampet në Siri sa më shumë gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë shqiptarë të ISIS, të cilët xhihadistë në fakt nuk e quanin veten fare shqiptarë, por thjesht muslimanë.
Edi Rama në korrik na dha lajmin nga Libani se nga kampet në Siri ishin nxjerrë pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë. Ajo që nuk na tha Rama është se nxjerra e njerëzve nga kampet, veçanërisht kur këtë e kërkojnë shtetet e huaja bëhet me pagesë. Ata që kontrollojnë kampet në Siri kanë krijuar një biznes fitimprurës me nxjerrjen e njerëzve nga kampet. Kur për nxjerrjen e njerëzve nga kampet interesohen shtetet dhe jo thjesht persona privatë, tarifat shkojnë deri në 1 milion euro ose dollarë. Kaq ka paguar shteti shqiptar për person, për këtë sukses të dyshimtë që arriti.
Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për këta nëntëmbëdhjetë për të cilët foli Edi Rama në korrik por edhe për të tjerë të nxjerrë më parë kur shkoi në Liban Sandër Lleshaj.
As kryeministri Rama, as ndonjë ministër i tij nuk kanë shkuar kurrë të vizitojnë azilantët nga Shqipëria të cilët gjenden nëpër kampet në vendet e Bashkimit Europian. Që do të thotë se Qeveria “Rama” interesohet më shumë për gratë dhe fëmijët e xhihadistëve të ISIS se për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar në vendet e Bashkimit Europian si emigrantë.
Para se Rama të shkonte në Liban, në një operacion tjetër, ose më saktë në një blerje tjetër, nga kampet siriane ishin nxjerrë gruaja dhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar Lavdërim Muhaxheri të cilët u sollën në Shqipëri për “riintegrim”.
Bashkëngjitur këtij teksti keni lidhjen e një videoje të shkëputur nga emisioni “Opinion” i tetorit 2020 ku Gledis Nano ka qenë pjesëmarrës do të shikoni sesi ai gënjen duke dashur të fshehë faktin se në Shqipëri kanë ardhur edhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri, nga Kaçaniku, i njohur me emrin e luftës si Abu Abdullah al Kosova.
Në fragmentin e emisionit që jepet në video do të shikoni dhe dëgjoni sesi Gledis Nano përpiqet ta pengojë gazetaren Fatjona Mejdini që ajo të mos thotë se në Shqipëri janë sjellë edhe fëmijët e Lavdërim Muhaxherit, të cilët duhet të kishin shkuar në Kosovë.
Gledis Nano qartësisht gënjen kur thotë se gruaja për të cilën bëhet fjalë nuk ka qenë e martuar me Lavdërim Muhaxherin. Por Gledis Nano e di mirë që ata nuk kanë lidhur një martesë civile të shënuar në regjistrat e gjendjes civile në Kosovë, Shqipëri, apo në Sirinë zyrtare, por është e sigurt se kanë lidhur me një martesë fetare islamike, sipas Shariatit, që ishte e vlefshme për ISIS dhe si e tillë është shënuar në regjistrat e tij të cilët bota nuk i njeh.
Por ajo që ka rëndësi është se dy fëmijët për të cilët bëhet fjalë janë fëmijët biologjikë të Lavdërim Muhaxherit. Dhe gjatë debatit, kur gazetarja tha se se gruaja e kishte deklaruar Lavdërim Muhaxherin si babain e fëmijëve të saj, Gledis Nano bëri një tërheqje duke pranuar se njëri nga fëmijët ishte i Lavdërim Muhaxherit, / “atij zotërisë” e quajti Gledis Nano.
Gjatë debatit Gledis Nano e qortoi disa herë gazetaren që po nxirrte emra, duke thënë se ne, domethënë shteti shqiptar duam që t’ i riintegrojmë ata. Megjithëse gazetarja i vuri në dukje se kishin qenë vetë autoritetet shqiptare që publikuan fotografi me fytyrat e grave dhe fëmijëve të sjellë nga Siria, gjë që kuptohet se u bë për arsye propagandistike.
Gazetarja shfaqi shenja frikësimi nga presioni që i bëri Gledis Nano dhe nuk e pyeti atë se përse fëmijët e Lavdërim Muhaxherit nuk i mori Kosova por erdhën në Shqipëri. Pse duhet që taksapaguesit e Shqipërisë të paguajnë edhe trajtimin e pjellave të xhihadistëve kosovarë? Për të nxjerrë nga kampet siriane gruan dhe fëmijët e Lavdërim Muhaxherit shteti shqiptar pagoi tre milion euro. Të tjera para janë paguar për njerëzit e tjerë që janë nxjerrë nga kampet siriane dhe janë sjellë në Shqipëri.
Vetëm nxjerrja nga kampet siriane e grave dhe fëmijëve të xhihadistëve i ka kushtuar shtetit shqiptar disa herë më tepër se shpenzimet e përgjithshme që ka bërë shteti për familjet e policëve të vrarë në këto tridhjetë vjetët e fundit. Në këtë shifër të shpenzimeve për familjarët e xhihadistëve duhen llogaritur së pari shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Liban të disa grupeve të zyrtarëve nga Shqipëria, duke përfshirë kryeministrin Rama me një shpurë të madhe shoqëruesish e zyrtarësh nga pas. Më parë kishte shkuar Ministri mëparshëm i Punëve të brendshme Sandër Lleshaj edhe ai me një shpurë zyrtarësh nga pas. Duen llogaritur edhe shpenzimet e disa udhëtimeve të tjera në Liban të zytarëve të tjerë policorë shqiptarë, ndër ta edhe Gledis Nano për të bërë negociata për këtë çështje.
Përveç këtyre duhen shtuar në llogari shpenzimet në vazhdim në Shqipëri për atë që Gledis Nano e quan “riintegrim” dhe që janë shpenzime për strehim, jetesë, shkollim, trajtim me psikologë etj.
Dhe sa do t’ ia vlejnë të gjithë këto shpenzime. Duhet pasur parasysh se Lavdërim Muhaxheri ka qenë I punësuar në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” në Kosovë ku merrte një pagë shumëfish më të madhe se policët dhe ushtarët vendas në Kosovë. Pra amerikanët e integruan Muhaxherin në grupin e njerëzve të tyre të përzgjedhur në Kosovë dhe megjithatë ai bëri atë që dihet.
Një shtet nuk mund të shpenzojë për gratë fëmijët e armiqve të tij, të cilët kanë dashur ta shkatërrojnë atë, shumëfishin e atyre që shpenzon për gratë dhe fëmijët e atyre që janë vrarë duke e mbrojtur atë shtet apo edhe për gratë dhe fëmijët e shtetasve të tjerë të tij.
Dhe kur një shtet i trajton gratë dhe fëmijët e armiqve të tij si të privilegjuar këtu pastaj ka prapamendime shumë të këqija, të llojit të atyre që nxjerrin viruse vrasës nga laboratori, gjoja si rrjedhje pa dashje.
Në tetor 2021 Gledis Nano në moshën 40 vjeç u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pak javë pasi u dekorua nga ambasada amerikane domethënë nga qeveria amerikane. Domethënë Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit pasi u shpall nga amerikanët si polici më i shquar në Shqipëri.
Arritja më e madhe e Gledis Nanos është që në cilësinë e Drejtorit të Antiterrorit shkoi në në Liban për të paguar për llogari të shtetit shqiptar shpërblimin në para që gratë dhe fëmijët e luftëtarëve xhihadistë të ISIS të nxirreshin nga kampet në Siri dhe të silleshin në Shqipëri.
Sot kemi Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit njeriun që solli në Shqipëri me pagesë fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri.
Dhe qëkurse Gledis Nano u vu në krye të Policisë së Shtetit Shqipëria po përjeton një valë në rritje kriminaliteti. Me sa duket Gledisi merret me rintegrimin e familjarëve të xhihadistëve më tepër se me detyrën e tij, duke u bërë si një baba i dytë për jetimët e Lavdërim Muhaxherit.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu