ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Ekskluzive nga Diana Rexhepi: Plani dhe vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Rrëfimi i dy njerëzve kryesor të SDB-së, vendimmarrësve për vrasje të Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në Gjermani, në vendin Untergruppenibach të Gjermanisë në mbrëmje me 17.janar 1982  

“Për neve ka qenë më i rrezikshmi atëhere Kadri Zeka. Ishte inteligjent, gazetar, dhe i vetëdijësuar dhe pakusht i përbetuar kundër Juosllavisë. Dhe të themi më i rrezikshmi sepse ishte  ideator, e si e kuptojmë ne ideator i rezistencës së armatosur ndaj Jugosllavisë e që deri atëhere ishin vetëm kroatët, emigracioni kroat, për neve të SDB-së më të rrezikshmit edhe pas 1945 kur është menduar se i kemi neutralizuar.
Kadri Zeka paraqitet si objekt i përgjimit tonë dhe si më i rrezikshëm, sikurse kemi konkluduar dhe është dëshmuar më vonë, që ai ishte ideator i asaj ushtrie që masandej quhet dhe e emërojnë shqiptarët UÇK. Atij, Zekës, së shpejti i bashkangjitet Jusuf Gërvalla. Profili i tij për neve ishete me i ndryshem nga ai i  Kadri Zekes. Jusuf Gërvalla ishte poet, shkrimtar, këngëtar, por antijugosllav i përbetuar dhe i përgaditur për me qenë mbështetës i asaj ushtrie për të cilën së pari, sipas informatave tona e gjat demonstratave në Kosovë dhe  mas demonstratave ishte Kadri Zeka.
Ta themi vetëm edhe këtë. Kuptuam masandej që ishin edhe dy tre veta që ishin të të njejtit mendim, por ata na ikën nga dora sepse u shpartalluam mbas shpartallimit të Jugosllavisë neve si kuadro të SDB-ës së Jugosllavie na mënjanojnë dhe na shkarkuan. Kroatët nga SDB kaluan në strukturat dhe sherbime informative të Kroacisë.
Franjo Tugjman u tregu aty më i mençur. I mori kroatët e SDB-së, i mënjanuam duke plasuar informata të pasakta për ta që ishin bashkëpunëtor tanë. Shqiptaret ishin material për neve më i lehtë, që atyre dhe në mes atyre të plasohen informata të gabueshme, dhe më së lehti dyshonin njëri në tjetrin. Dhe kjo metodë ishte një ndër elementet e metodës tonë që të hupet gjurma dhe nënshkrimi të themi i urdhërdhënësve, domethëne neve, e  të atyre vrasjeve të shqiptarëve në emigracion.
Pse e zgjodhën Željko Ražnjatović Arkan për këtë likuidim të Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe si është sprovu kjo vrasje ? 
Për çdo vrasje të emigrantëve për neve më të rrezikshëm, i kemi zgjedhur medoemos femijët, djemtë e ushtarakëve me grada të JNA (ish-APJ-së) përveç për shqiptarët. Atyre nuk i kemi besuar asnjëherë. Femijëve të ushtarakëve shqiptarë që ishin me grada në JNA. Fëmijëve kroatë të eprorëve të JNA iu kemi besuar, por jo edhe shqiptarëve, sepse gjenerata e re e shqiptarëve ia filluan mosbesimit ndaj Jugosllavisë. Nëse ka pasur ndonjë vrasje e që e kanë bërë shqiptarët ndaj shqiptarëve, kemi zgjedhur kuadro të vjetra, ata që ende besonin në Jugosllavinë si shtet. Kroatët ishin të ndarë në mes vehte. Thellë të ndarë.
Ishin ose antijugosllav të përbetuar dhe shumë të rrezikshëm, për neve më të rrezikshëm prej krejt popujve të ish Jugosllavisë, ose ishin besnik të Jugosllavisë dhe Titos i cili ishte kroat. Të kthehemi pse e zgjedhëm Željko Ražnjatović Arkan për vrasje të Kadri Zekes dhe vëllezërve Gërvalla. Edhepse Arkan ishte nje avanturist, luante bixhoz ishte njeri si të themi rrugaç dhe i nëntokës, gjysmëkriminel, por ishte dhe i qëndrushem, i etur për me e paraqitë vehten si “frajer” e për të nuk ishte problem vrasja.
E ky aksion për me i eliminu Zekën dhe Gërvallët ishte projekt shumë serioz për neve. E zgjodhem Željko Ražnjatović Arkan. Të e sqaroj si ishte metoda jonë. Pasaportën e bëmë të rrejshme, kishim gjithë fuqi edhe në SUP të Jugosllavisë, dhe KOS (Shërbimi Kontrazbulues i Jugosllavisë), e me emërtim të ri në vend të OZNA të pasluftës. Željko Ražnjatović Arkan u tregua shumë më i shkathët se që e kemi imagjinu apo parapa. Ishte dimër. Një ditë pas vitit të ri, ai udhëton në Gjermani.
Atje, në Gjermani, i dërguam ndaras dy  njerez, profesionistët tonë që do t’i shërbejnë si logjistikë. Por, Arkan u tregu aq i shkathët, i qëndrushem, si njeri prej gomës. Kadri Zeka dhe Gërvallët u mledhshin nëpër do ndërtesa dy apo tre katëshe që nuk kishin kulmet, por sipërfaqja e atyre ndërtesave ishte me kulme të rafshta.
Ai në atë kulm qëndron 13 ditë e netë. 13!
Kishte konserva ushqimi, kishte thas jorgani, ku flente në kulm, kishte nje kapelë të thurur nga leshi, e në shenjë të së cilës kapelë më vonë në luftë Tigrat e Zi dhe ushtarët e tij, Arkanit, vrasësit e pamëshirshëm mbanin aso kapele në kokë.
Më 17 janar 1982 nga shtëpia ku ishin, dalin Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla dhe Bardh Gërvalla dhe hyjnë në veturën BMW. Arkani, si njeriu prej gomes , kërcen dhe me pushkë snajper i qëllon që të tretë. Me shumë plumba. Dhe menjëhere i merr ato që kishte në kulm, me dorëza i shtin në qese të madhe, ikë nga ana tjetër, thërret këta ndihmësit nga një kabinë publike të telefonit, ata vijnë dhe i djegin të gjitha sendet që i kishte me vehte dhe të veshura. E shkatërrojnë armën e Arkanit…, ishin profesionista…, dhe ndahen të tre në drejtime të kundërta.
Arkani mbrenda 23 orëve është kthyer në Beograd. Ky aksion ka qenë më i shkathët dhe më briliant që ndokush ka bërë për neve, për SDB. Në mes tjerash rregulla e SDB-së ishte që asnjëhere njeriu i njejt të mos bën më shumë se një aksion. Të humben tërësisht gjurmët. Željko Ražnjatović Arkan më vonë eshte lavdrue në dis qarqe të Beogradit që e ka bërë këtë aksion. Ne i kemi dërgu porosi që të e mbyll gojën dhe kurrë të mos përmend atë, e as angazhim tonë. Ai ka respektu vetem një pjesë: Kush ishte kryesori që ia caktoi këtë detyrë. Pastaj tregohet shumë i vrazhdë i pamëshirshëm. Kalon shpejt në anën e serbëve nacionalist, formon brigada private çetnike. Por, nëse e kuptoni zonjë, ai ishte i arrestuem në Kroaci në nëntor të vitit 1990. Por policia dhe kreu i shtetit kroat e liroi edhe atë edhe ata çetnik që ishin më të e të arrestuem në atë aksion të policisë kroate.
Pse i liroi Kroacia ?
Dhe tash ju zonjë, sigurisht kuptoni nga cila Republikë e  tash shtet i pavarur, ka qenë urdhëruesi krysor i vrasjes së Kadri Zekes dhe  vëllezërve Gërvalla, e atëhere kur ishim një shtet dhe një shërbim me emërtim SDB. Vetëm presidenti Tugjman i ka mbajtë kuadrot e vjetër dhe të SDB-së të dikurshem dhe të UDB-së dhe të KOS-it.
Ka qenë ky potez i presidentit Tugjman shumë i shkathët, i mençur, që është tregu me vonë në luftën mbrojtëse dhe udhëheqje të gjeneralëve Špegelj, Bobetko, Stipetić. E ju zonjë, pikërisht ju e dini kush ishte urdhëruesi i këtyre vrasjeve, e punonte në MUP të Kroacisë sepse pikrishte ai është frikësuar nga ju, apo jo zonjë?! E gjermanët kërkuan atë dhe një tjetër person shumë të njoftun, e pas vdekjes së Tugjmanit për vrasje të emigrantit kroat Stjepan Đureković.
Por, për Gervallët dhe Kadri Zekën nuk kishin gjermanët të dhëna të sigurta pikërisht sepse arriti, arriti SDB e atëhershme jugosllave te i perçan shqiptarët e t’i drejtojnte njërin kundër tjetrit. Gjurmët forenzike ishin jo të qarta. Policët që kanë punuar në atë raste të vrasjes të Zekës dhe Gërvallëve, nuk janë më në polici. Disa kanë vdekur deri tash. Edhe kështu urdhëruesit të asaj dhe do vrasjeve të tjera si dhe të rastit të vrasjes të kroatit Stjepan Đureković, janë të gjykuem në Gjermani për vrasje të Stjepan Đureković dhe kanë marrë dënime të rënda. Me burgim të përjetshëm.
Le të jetë kjo një ngushëllim për familjet e Kadri Zekës dhe familjes së Jusuf dhe Bardh Gervallës. Urdhëruesit janë ne burg. Por nuk flasin më kurrë. Nuk guxojnë as gojën me e hapë për asgjë dhe për askend.
Shtesë sqarimesh, dhe paralajmëim për tekste të tjera
Me këtë hulumtim për vrasjen e Gervallëve dhe Kadri Zekes jam marrë në disa periudha kohore me ndërprerje. Që nga viti 2014., pastaj në vazhdim, e me javë të tëra,  në vitin 2016.
Biseda këtu janë të zhvilluara në Zagreb me një zyrtar të lartë të SDB-së së dikurshme , M:M. dhe pastaj me T.K., tash i ndjerë, me të cilin me javë të tëra janë të shënuara këto ngjarje dhe disa ngjarje të tjera.
Ishte bashkëbiseduesi briliant, babai i të cilit, oficer i lartë i JNA , kroat, e  me pëlqim dhe thirrje për detyrë nga Josip Broz Tito, ishte kryesori në rrëzimin e Aleksandar Ranković ne ishullin kroat Brijuni, në vitin 1966.
Disa biseda të tjera me këtë person dhe disa persona tjerë kroat nga ish – SDB , të ndërlidhura me Shqipërinë e viteve të 70-ta të  shekullit të kaluar, do ti botoj në një  shkrim tjetër.
Disa dokumente më kanë dhënë t’i shiqoi, por një rregull i tyne ishte që ato nuk guxon ti prekësh me dorë, me gisht, me asgjë.
________
Kjo video e mëposhtme është kyçe për ta kuptuar pjesën thelbësore të tekstit, urdhëruesve të vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kursese nuk është bërë vrasja pa ndihmën fatkiqësisht të dorës shqiptare, ku e ditën ata kriminel adresen e Gërvallajve për pa ua dhënë shqiptarët.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu