ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Ekskluzive / Sekreti më i madh i Vuçiq (SR) BIA (I)

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Përktheu: Lirim Gashi, Prishtinë

___

(Nëse e keni një pikë të vetme të gjakut shqiptar në vena, lexone dhe shpërndane këtë tekst të gazetës SLOBODNA BOSNA )

___

  • Çfarë i fshehu i Presidenti i Serbisë Olaf Scholz-it dhe pse Dodik nuk mundi të përmbahej… Zjarri i Vuçiqit për fat të keq po flakëron dhe së shpejti mund të marrë shumë jetë

Shkruar nga: Ekipi hulumtues i Slobodna Bosnja 

Siç kemi njoftuar së fundmi, keni para jush pjesën e parë të hulumtimit të gazetës “Bosnja e Lirë”, e cila zbulon synimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para dhe pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me kancelarin gjerman Olaf Scholz, që ka të bëjë me sfondin në minierat e litiumit në anën tjetër të Drinës.

Bashkëbiseduesi ynë, si dhe burime të afërta me regjimin e Vuçiqit, konfirmuan se litiumi serb është shkaktar i mundshëm i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, e për rrjedhojë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, ose shkurt “Memorandumi i Litiumit“, duhet parë nga dy aspekte, në atë ekonomik dhe politik.

– Marrëveshja e fundit është nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, politika e të cilit nuk është aspak në përputhje me politikën e BE-së.

Nëse Serbia do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, nëse ajo do ta respekonte çdo marrëveshje që ka nënshkruar me Kosovën, nëse do ta kishte njohur pavarësinë e saj dhe nëse do të kishte qenë një partner i fortë i Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, nëse Serbia dhe Kosova do të shkonin së bashku drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, nëse Serbia si një partner i rëndësishëm i BeH-së do t’i mbronte interesat e saj dhe nuk do ta mbështeste shkëputjen e Republikës Srpska, nëse Serbia do të ishte një partner i fortë i Malit të Zi dhe jo faktor i brendshëm përçarës i cili me ndihmën e klanit kriminel Shkaljar mbështet ekspansionin e Serbisë së Madhe, që synon të shkaktojë trazira në Mal të Zi, nëse Serbia nuk do ta dërgonte atje Kishën Ortodokse paraushtarake Serbe dhe nëse nuk do të ishte Aleksandar Vuçiç nënshkrues i memorandumit për litiumin, nuk do të ishte problematike marrëveshja e tij me Olaf Scholz dhe unë do ta mbështesja fuqimisht nënshkrimin e atij dokumenti dhe atë iniciativë ekonomike, tha ekonomisti Boban Bogdanoviq.

Është plotësisht e logjikshme dhe në përputhje me interesat ekonomike të çdo vendi në botë, përfshirë edhe Serbinë, që të kryejë kërkime minerale dhe shfrytëzojë xehet në përputhje me kushtet mjedisore më të sigurta dhe moderne. Mirëpo, që nga fillimi i ardhjes së kompanisë Rio Tinto në Serbi, në vitin 2001, filloi korrupsioni më i madh sistemik i regjistruar ndonjëherë në botë! – tregon për “SB” disidenti politik serb Boban Bogdanoviq, i cili per pak shmangu likuidimin nga shërbimi sekret i regjimit dhe në fund mori azil në një nga vendet evropiane.

Ai foli nga një vend sekret për “Bosnjën e Lirë” për masat e Vuçiqit dhe regjimit të tij dhe për atë që fshihet prapa nënshkrimit të marrëveshjes me Scholz.

-Rio Tinto priti me durim ardhjen e Aleksandër Vuçiqit në pushtet për të siguruar, përveç të drejtës së kërkimit, edhe të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit, ndërsa në të njëjtën kohë, asnjëherë deri më tani nuk e ka kryer apo zbatuar këtë aktivitet.

Pak njerëz e dinë se çfarë do të them tani : Mbështetësit kryesore të zbatimit të korrupsionit sistemik të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq në vitin 2017, janë: Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Siç dihet, pjesën më të madhe në Rio Tinto e kanë kinezët me një pjesë të kapitalit rus, tha Bogdanoviq. Të gjitha qeveritë e Serbisë, që nga viti 2012 e deri më sot, ndryshuan shumat e renta minerare nga 3 në 7 për qind të asaj aktuale, nga 33 në 35 për qind të reales, gjë që dëshmon qartë drejtimin që po shkonte Serbia që në fillim.

“Slobodna Bosna”: Çfarë mendoni se po bën opozita?

– Fraksionet e opozitës udhëhiqen nga idetë dhe parullat populiste dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë të angazhohet që të japin dorëheqje dhe të tërhiqen nga jeta publike krerët e shtetit, nëse ndodh ndonjë fatkeqësi ekologjike në minierat e litiumit. Sa i përket opozitës që e identifikon veten si euroatlantike, kemi vetëm disa politikanë që janë shumë të rezervuar për gjithçka, gjë që është shumë mirë.

Ata besojnë, si unë, se litiumi është një mundësi zhvillimi për Serbinë, por që nuk duhet të bazohet në atë që bazohet tani. Shkaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit ishte garancia pikërisht e atyre që përmenda.

Trump i premtoi Vuçiqit ndarjen e Kosovës dhe mosndërhyrjen e Amerikës në punët e brendshme të Serbisë, mbështetje për Milorad Dodikun dhe mbështetje të plotë për largimin e Milo Gjukanoviqit në vitin 2020 në Mal të Zi. Në këmbim, Vuçiç u zotua se Rio Tinto do të marrë të drejtën për të shfrytëzuar litiumin dhe se dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të lejohet të ndërtojë një hotel në vendin e selisë së ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Vuçiq gjithashtu u zotua të lejojë miliarderin Elon Musk të hapë objektet e tij në Serbi për prodhimin e baterive të litiumit. Vetë Milorad Dodik dëshmon se po flas me fakte, sepse ai nuk mundi të përmbahej deri në fund të lojës pa deklaruar dëshirën e tij për t’u takuar me Elon Musk, sepse të gjithë janë pothuajse të sigurt për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Ashtu si miliona qytetarë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe unë mes të gjithëve, unë e përbuz Aleksandar Vuçiqin dhe veprimtarinë e tij politike nga viti 1993 e deri më sot, që mori dhjetëra mijëra jetë në mbarë ish-Jugosllavinë. Të gjithë e dimë mirë se kush është Aleksandrar Vuçiq dhe në vend që të mbështes nënshkrimin e memorandumit për litiumin si patriot serb dhe euroatlantist, nuk munda ta bëj këtë pikërisht për hir të paqes në rajon dhe për shkak të të gjitha pikave të përmendura në në fillim të intervistës sonë.

Ata që ende i besojnë Vuçiqit, por nuk janë pjesë e trupit të tij politik, shpresojnë se ky memorandum do ta mbrojë Serbinë nga një fatkeqësi ekologjike dhe se pikërisht ky memorandum është një garanci që Rio Tinto nuk mund të marrë të drejtat e shfrytëzimit, sepse ligjet strikte të BE-së e mbrojnë pikërisht këtë.

Edhe unë kam qenë i prirur që në momentin e parë të besoj në partneritetin e sinqertë të BE-së dhe një rezultat të tillë, por duke e njohur Vuçiqin dhe të gjitha dobësitë e kancelarit Scholz, jam i sigurt se nuk ka asgjë, tha bashkëbiseduesi ynë.

KONTROLLI I MEDIAVE – 90 PËR QIND E PUNËS

Siç mëson “Slobodna Bosna”, regjimi i Vuçiqit po zgjerohet pas Malit të Zi dhe në Kosovë kur bëhet fjalë për “përputhjen” e mediave të papërshtatshme në rajon. Domethënë, pas “aksioneve” në Mal të Zi radha e sulmit mediatik i erdhi Kosovës, ku, siç zbuloi bashkëbiseduesi ynë nga ai vend, i pari u shfaq portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiqit, dhe transaksioni milionë dollarësh që iu bë gazetës Nacionale të Kosovës , e cila vazhdimisht ka tekste kritike për qeverinë e Albin Kurtit.

Kjo gazetë së fundmi i është vënë në dispozicion regjimit të Vuçiqit dhe ka shkaktuar zemërim te shqiptarët e Kosovës.

ALEKSANDAR VUČIĆ GATI ÇDO DITË I LEXON DHE ANALIZON SHKRIMET E BOSNJËS SË LIRË

Gjithashtu, siç mësoi “Slobodna Bosna”, nën vëzhgimin e Vuçiqit janë edhe mediat në Federatën e BeH. Sipas njohurive tona, përveç një media të njohur në Sarajevë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë ende, në radarin e Vuçiqit është edhe “Bosnja e Lirë”. Sipas një skenari të mirëpërcaktuar, ushtria e robotëve ka për detyrë të prishë serverët dhe të kryejë sulme në portal dhe rrjete sociale, gjë që e kemi parë të dhjetëra herë deri me tani, dhe nëse ky plan dështon, ata nuk lënë gurë pa lëvizur në përpjekje për ta korruptuar.

Lexoni më shumë për mediat e marra nga regjimi i Vuçiqit së shpejti në vazhdim të hulumtimit tonë…

Ne kemi qenë dëshmitarë në 12 vitet e fundit që BE ka një marrëdhënie selektive me Vuçiqin dhe Serbinë. A është mirë për qytetarët e Serbisë?

– Kur analizoj më me kujdes, shoh se nacionalizmi kristian amerikan i drejtuar nga Trump dhe kleronazizmi serb i drejtuar nga Aleksandër Vuçiq korrespondojnë mirë dhe adaptohen mirë në korpusin fashist rus të Vladimir Putinit dhe në komunizmin liberal të Xi Jing. Kjo është pikërisht një nga arsyet kryesore që kompania amerikane Albemarle ose Livent, e cila është lidere botërore në shfrytëzimin e litiumit në përputhje me kushtet më të rrepta ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit, nuk do ta kenë të drejtën e shfrytëzimit.

Ju përmendët dobësitë e kancelarit Scholz dhe politikën e jashtme gjermane ndaj Serbisë…

– Me nënshkrimin e memorandumit për litiumin, kancelari Scholz devijoi nga strategjia e diplomacisë gjermane të udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock, e cila mbi të gjitha insiston në sundimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve të BE-së në Serbi. Anëtarët gjermanë të Bundestagut dhe politikanët kryesorë në Gjermani, si dhe shumë prej nesh në rajon, janë të shqetësuar për mbështetjen e heshtur të Scholz-it për politikën revizioniste nacionaliste të Aleksandër Vuçiqit, sepse është gjithashtu mbështetje për deklaratën e Parlamentit Gjithëserb dhe për doktrinen naziste “Bota Serbe”.

Për fat të keq, kancelari Scholz nuk e sheh ose nuk dëshiron të shohë se si mbështetja e tij e çon rajonin tonë drejt destabilizimit. Me nënshkrimin e memorandumit të litiumit, kancelari Scholz, nga ana e tij, i dha Putinit kontroll të plotë mbi Serbinë dhe mundësinë që Putini të dobësojë dhe të ndajë Evropën.

“QYTETARËT DO TË MBROJNË ME JETË LUGINË E ÇERËS DHE JADRAS”

Vuçiq mori një mësim shumë të rëndësishëm nga Putini, se është e mundur t’i joshësh armiqtë dhe t’i bësh të varur nga vetvetja. Vuçiq, jam i sigurt se do ta përdorë këtë fuqi ekonomike mbi Gjermaninë për të shtyrë me sukses përpara interesat e projektit Kleronazist “Bota Serbe”, dhe e gjithë Evropa do të shikojë përshkallëzimin e konfliktit dhe që sot po frikësohem nga shpërthimi i mundshëm i një luftë civile në Serbi, na tha Bogdanoviq.

Po ashtu, Bogdanoviq paralajmëron se si Regjimi i Vuçiqit kërcënon se do të përdorë forcën ndaj qytetarëve të Serbisë dhe se ka informacione se më shumë se një milion qytetarë të Serbisë janë të gatshëm të mbrojnë Cerin dhe luginën e Jadrës me armët dhe jetën e tyre.

– Qytetarët e Serbisë sigurisht që nuk e dëshirojnë zbatimin e këtij memorandumi dhe jam i sigurt se shumica e qytetarëve të BE-së nuk e duan, pa përmendur popujt e ish-Jugosllavisë. Scholz me vetëdije abuzoi me pozitën e tij si kancelar dhe bëri një gabim të madh me këtë mbështetje për Vuçiqin, të njëjtin gabim si BE-ja dikur me Putinin.

Kam frikë se me nënshkrimin e memorandumit për litiumin është shpërdoruar mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe ndërprerjen e të gjitha konflikteve në Ballkan, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Flaka e Vuçiqit për fat të keq po digjet dhe së shpejti ai zjarr do të përpijë shumë jetë.

Scholz ka treguar dhe vërtetuar se nuk ka karakter dhe se politika e tij e paaftë do të shkatërrojë gjithçka që u ndërtua në BE pas vitit 1945, mbi themelin e paqes, lirisë dhe demokracisë. Ky memorandum për litiumin paraqet një kërcënim të madh për të gjithë ne, tha në fund Bogdanoviq.

Në puntatën e radhës ju sjellim një rrëfim për lidhjet me nëntokën dhe planet sekrete të regjimit të Vuçiqit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu