ARKIVI:
25 Janar 2025

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Shkrime relevante

Mos vdis, të lutem…!?

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Një copëz fëmijëri e imja e risjellë për...

Vazhdojnë “flakareshat” e Administratës së Trump për Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit...

A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij…? Dhe për shumëçka tjetër e pyeta Shefqet Krasniqin!

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Lirim Gashi) SHEFKEQI DHE UNË DUHEMI...

Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i Përgjithshëm atdhetar i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!

 Janar 1895- gusht 1950 Nga: Gani Qarri ___ Si sot para 130 vitesh, u...

Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej

Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës...

Shpërndaj

Nikolin Shtjefën Lëmezhi

S’të vranë ty…

(Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024)

Poezi elegjiake

S’të vranë ty Martin,

vranë Shqipërinë!

S’të hoqën ty,

hoqën lirinë!

 

S’të varrosën ty Martin,

varrosën drejtësinë!

Kur mizorisht

të shuan fëmijërinë.

 

Ç’të qajmë ty Martin?

Qajmë pafajësinë.

Dhe lutemi që njerëzit

të njohin Dashurinë.

 

Familja e ky popull,

për ty s’do të marrin hak.

Se jeta jote e bukur,

s’paguhet me gjak.

 

Megjithëse kjo humbje

të gjithëve na pikëllon,

besimi yt i pastër,

për falje na mëson.

 

Martin, vëlla i vogël,

vdekja jote s’shkon kot,

përderisa besojmë

tek i madhi Zot.

 

Sa të bie dielli

akoma mbi këtë dhé,

Martin, o bir i dashur,

i shenjtë ti je për ne!

 

S’të vrau Mario, o Martin,

por e gjithë Shqipëria,

se është një popull,

që po vdes nga padija!

 

Prehu i qetë vogëlush,

se shumë e deshe jetën.

Kush të ka vrarë ty,

ka vrarë të vërtetën.

 

Lart nga qielli i kaltër,

ku tashmë s’ka asnjë re.

Martin, o biri ynë,

lutu ti për ne!

 

Nikolin Sh. Lëmezhi

Kallmet (Lezhë), më 24. 11. 2024

___
Nikolin Sh. Lëmezhi
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, nr. 20
Postpritje 4001
Shkodër (Albania)
Tel. 00355683236970

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Elegjia e dedikuar Martin Canit përmban një thirrje të fuqishme dhe prekëse ndaj drejtësisë, dashurisë dhe mirësisë njerëzore. Poezia shpreh dhimbjen universale që buron nga humbja e një jete të pafajshme, ndërsa flet për një padrejtësi që kapërcen individin dhe bëhet simbol i vuajtjeve të një populli.
    – Kjo elegji ngërthen në vetvete një dhimbje të thellë për humbjen e një fëmije të pafajshëm dhe e lidh këtë tragjedi me plagët e një shoqërie të tërë. Përmes figurave letrare, theksohet se vrasja e një individi përfaqëson shkatërrimin e vlerave të larta si drejtësia, liria dhe pafajësia.
    – Martin Cani, përtej të qenit një viktimë e individualizuar, bëhet një simbol i të pafajshmëve dhe i padrejtësive sociale e kulturore që ndodhin në një realitet të mbushur me dhunë dhe injorancë.
    – Poezia ka një mesazh thellësisht human dhe shpirtëror. Ajo nuk nxit hakmarrjen, por frymëzon drejt faljes dhe ndërtimit të një shoqërie më të mirë. Vargjet “Besimi yt i pastër, për falje na mëson” janë një testament i forcës morale dhe shpirtërore që duhet të mbizotërojë përballë mizorisë.
    – Vrasja e Martin Canit shihet si një pasqyrë e plagëve të një populli të tërë që “po vdes nga padija.” Ky është një apel i hapur për reflektim dhe ndërgjegjësim, duke e kthyer tragjedinë personale në një thirrje kombëtare.
    – Poezia është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, por që ngërthen një emocion të fuqishëm dhe tronditës. Përdorimi i figurave si përsëritja (“S’të vranë ty Martin…”) dhe kundërvëniet (“S’të hoqën ty, hoqën lirinë”) theksojnë përmasat e tragjedisë.
    – Kjo elegji është një lutje e zëshme për më shumë humanizëm dhe drejtësi në një botë që shpesh është e padrejtë dhe mizore. Ajo i shërben si një homazh jo vetëm Martin Canit, por edhe të gjithë atyre që janë viktima të dhunës dhe padrejtësive, duke na kujtuar nevojën për dashuri, falje dhe ndriçim shpirtëror.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu