ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Elmedin Baçevac, kërkon më shumë mbështetje të gjithanshme nga Shqipëria dhe Kosova për banorët e Sanxhakut

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Amina Nuraj, Novi Pazar
___
Çfarë përfaqëson për ju Aqif Blyta?
Elmedin Baçevac: Për mua, Aqif Blyta përfaqëson heroin tonë, i cili u ngrit për këtë komb në periudhën më të vështirë të tij, një njeri që është përgjegjës për mbrojtjen e Novi Pazarit dhe fshatrave përreth tij, si dhe Shaban Polluzha. Po të mos ishin ata, ne nuk do të ishim sot këtu, çfarë mund të përfaqësojë për mua një njeri i tillë, përveç një njeriu të madh, një hero, një patrioti me zemër luani dhe një njeriu që u ngrit për Sanxhakun.
Asimilimi në Sanxhak ka ndodhur nga mosveprimi i Kosovës dhe Shqipërisë apo nga frika e Serbisë?
Elmedin Baçevac: Mendimi im i sinqertë është se këtu njerëzit asimiloheshin ekskluzivisht për të mbijetuar në vatrat e tyre në atë kohë të vështirë luftërash, mërgimi nga shtëpitë e tyre dhe gjithçka. Njerëzit janë asimiluar këtu për të shpëtuar veten, për të mbijetuar.
Sepse në atë kohë ishte më mirë të ishe kushdo, siç është sot kur Serbisë i duhet më shumë identifikimi me “boshnjak” sesa të jesh shqiptar në Serbi. Prandaj, kjo iu imponua popullit tonë pas kombit “musliman” që të deklarohemi si boshnjakë.
Kush ju ka mësuar për kombin shqiptar, e dije qe ishe shqiptar nga vitet kur ishe i vogël apo e more vesh më vonë? Nga cili fis shqiptar rrjedh familja jote?
Elmedin Baçevac: Mësova për kombin shqiptar më së shumti nga interesimi për gjakun tim. Nuk e dija këtë kur isha i vogël, por diku e ndjeja, më vonë pyeta përmes familjes dhe të moshuarve për origjinën tonë, nga vjen mbiemri dhe gjithçka.
Familja ime është e madhe, kështu që disa nga familja ime kanë shkruar edhe një libër për origjinën tonë. Stërgjyshi im Jusufi , u vra në fshatin Zhupce nga çetnikët e Kosovës, ku e gjeta me ndihmën e shqiptarëve tonë, vëllait dhe djalit të tij, të njëjtët shqiptarë organizuan funerale dhe përgatitën drekë për mysafirët nga Pazari. Gjyshi im kishte një pasuri të madhe në Kosovë dhe ishte aga.
Mbiemri im i ka rrënjët pi fisit Kuçi, ka lidhje të ngushtë edhe me Kelmendët, por përgjithësisht jemi nga Kuçt. Në vendbanimin Baçevac , në pjesën e Rozhajës të Sanxhakut, Mali i Zi. Sot në atë vendbanim jetojnë Kuçt.
Si u ndjetë kur mësuat se njerëzit që serbët i etiketojnë si “terroristë” janë në të vërtetë populli juaj dhe gjaku juaj?
Elmedin Baçevac: Unë as që i kam konsideruar shqiptarët si terroristë, pa e ditur as që jam me gjak shqiptari, sepse ai që mbrohet nga terrori nuk mund të jetë terrorist.
A është ndjesi e bukur kur e mposht gënjeshtrën që na ka servirur ish-Jugosllavia 100 vjet më parë?
Elmedin Baçevac: Në jetë përgjithësisht është bukur të njohësh të vërtetën, të udhëhiqesh nga e vërteta dhe të udhëhiqesh nga drejtësia. Është bukur edhe të dijmë të vërtetën jashtë gënjeshtrave që na kanë imponuar okupatori.
Çfarë kërkoni ju si shqiptar i Sanxhakut nga dy vendet tona mëmë, Kosovës dhe Shqipërisë?
Elmedin Baçevac: Kërkoj më shumë mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në të gjitha mënyrat e tjera. Sepse ne jemi një gjak dhe mos u mbajmë mëri atyre që nuk mendojnë kështu apo njerëzve që identifikohen si boshnjakë sepse janë 90% me origjinë shqiptare, por fatkeqësisht njerëzit që jetojnë në injorancë dhe jetojnë ashtu siç u imponua dhe nuk kemi faj për të tregtuar, ne jemi te gjithe nje gjak dhe duhet të rrijmë bashkë si një. Me mbështetjen dhe angazhimet tuaja Amina, me dashurinë për Sanxhakun dhe duke e ndihmuar këtë rajon si dhe duke e reklamuar të vërtetën përmes njerëzve me ndikim, njerëzit gradualisht do ta shohin të vërtetën.
A mendon se situata është më e mirë tani apo 11 vite më parë?
Elmedin Baçevac: Ajo që ke bërë ti Aminë këto 11vite është e shkruar në histori. Situata është shumë më e mirë dhe marrëdhëniet tona janë forcuar shumë më tepër se 11 vjet më parë.
Si është të jesh shqiptar në Sanxhak?
Elmedin Baçevac: Është krenari të jesh shqiptar në Sanxhak dhe ta dish e njohësh origjinën tënde dhe ta shprehesh me krenari për të.
Çfarë përfaqëson Shqipëria për ju?
Elmedin Baçevac: Për mua Shqipëria përfaqëson tokën e gjyshërve të mi, tokën e njohur si shtet shqiptar, rrënjët dhe gjakun tim. Shqipëria përfaqëson për mua gjithçka që përfaqëson Sanxhakun dhe Novi Pazarin tim, ku kam lindur.
A e ka fajin Serbia për ftohjen e marrëdhënieve mes një populli , apo faji është tek në?
Elmedin Baçevac: Nëse këtu e keni fjalën për ftohjen e marrëdhënieve mes nesh, atëherë padyshim që faji është në të dyja anët. Serbia dhe Mali i Zi ndikuan në të me forcë dhe me të gjitha mjetet e mundshme, dhe ne si popull jemi dhënë pas çdo gjëje që është për të ardhur keq.
Çfarë do t’u thoshit të rinjve të Sanxhakut?
Elmedin Baçevac: Do t’u thosha rinisë sonë, sidomos këtyre brezave të rinj, të interesohen më shumë për origjinën e tyre, të mos humbasin, të mos ankohen nesër kur dikush të na pyesë se nga jemi, të heshtim ose të mos dimë çfarë të them. Kush nuk i intereson gjaku dhe origjina e tij, nuk mund ta quajë veten burrë e as njeri para së gjithash.
A është e vështirë të jetosh gënjeshtrën e quajtur asimilim?
Elmedin Baçevac: Është e vështirë të shohësh të gjitha gënjeshtrat rreth nesh, por duke parë historinë dhe gjithçka, mund të kuptosh dhe të shohësh një pamje të qartë, ky vend këtu është i mbuluar me gjak dhe njerëzit ishin në prag të varfërisë mbi të gjitha, ishte e rëndësishme vetëm të mbijetoje.
Dhe së fundi, a është bukur të jesh shqiptar?
Elmedin Baçevac: Gjëja më e bukur, më e ëmbëla, është krenari e jetës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu