ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Emancipimi gjinor, çelës i zhvillimi kombëtar

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Shkendije Berisha Pacolli
***
Më mirë është me marr në thua me këmbët tona se sa më gjuhën tonë! Kur ndërthurën këmbët edhe mund të rrëzohemi dhe pësojmë dhimbje fizike të cilat janë të përkohshme, por ajo që del nga gjuha jonë ka ndikim të pa imagjinuar në ndërdijen tonë dhe nuk mund të kthehet kurr më prapa.
E thëna e përseritur dhe e shqiptuar nga autoritetet si prindërit, gjyshërit në fëmijërinë tonë ngulitet thellë në bindjet dhe besimet tona dhe ne pastaj vazhdojmë të jetojmë me atë të “vërtetë„ që dikur njerëzit më të dashur që edhe ata e kanë dëgjuar diku na kanë servuar si mëlmesë shtesë në formimin e personalitetit tonë. Është e mahnitshme dhe njekohësisht e dhimbshme për mospërfilljen se si fjalët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme, pasi ato jo vetëm formësojnë mendimet dhe veprimet tona por edhe fatet që ne krijojmë. Ndër shekuj armiqtë e shumtë të popullit tonë dinin ta manipulonin psikologjinë tonë me fuqinë e fjalës e cila ndërton ura por po ashtu edhe mure mes njerëzve.
Ata të cilët më heret se ne e kanë kuptuar fuqinë e mendjes kolektive e dinin se ky parim mund të revolucionarizoj aftësitë tona të komunikimit dhe rrjedhimisht historinë tonë si shoqëri me një luftë mes gjinishë. Dhe në qoftë se i analizojmë fjalët që nuk i përkasin traditës sonë, mund të vërejmë se këtu është bërë një rrugë e dy pune!
Fjalën që ne si popull pa vetëdijësim gjeneratë pas gjenerate me besnikëri e bartim ndër breza dhe fjalë të cilën mjerishtë javën e fundit e kemi dëgjuar më se shpeshti është fjala “Femra është mish për qen“.
E çuditshme kjo apo?
Cila gjini është ofenduar këtu?
Fuqia dhe ndikimi i femrës dihet që nga lashtësia e njerëzimit, për atë arsye edhe luftohet integrimi i saj. Femra shqiptare si vlerë në vete nuk ka nevojë të luftojë për fuqinë e saj sepse ajo është e vetëdijshme për atë, përndryshe nuk do ishte në krye të shtetit. Është mbajtja e ombrellës që na ka mpirë duart duke i mbajtur lartë për të mbrojtur të tjerët.
Qëndrim stoik që kërkon të vetëdijesohemi se ombrellën si mbrojtje shekullore për baballarët, vëllezërit, burrat, kolegët tonë duhet ta mbyllim një herë e përgjithmonë. Është koha që t’i lejojmë hapësirë edhe gjinisë mashkullore të vetëdijesohet për përgjigjësinë dhe rolin që ka në shoqëri. Dhe se është më se e domosdoshme si kurrë më parë t’i shkëpusim nga gjiri ynë femëror përndryshe do rrisim meshkuj dhe jo burra dhe tragjeditë nuk do të kenë të ndalur sepse krijohen varësi.
Nga psikologjia është e ditur se në çdo varësi gjendet një zbrazëti emocionale. Që të shijojmë dashurinë dhe madhështinë e marrëdhenies burrë-grua atëherë varësia dhe pronësia e tjetrit nuk ka vend. Të bekuar me gjininë që posedojmë, barazinë mund ta arrijmë vetem kur fillojmë të shohim njëri tjetrin në të njejtin nivel njerëzor bazuar në vlera dhe virtyte të cilat nuk kanë gjini.
Andaj, të fillojmë të komunikojmë pastër me dashuri dhe dinjitet pa dallim gjinie, të reflektojmë dhe të eksplorojmë fuqinë e thellë të fjalës sepse vetëm në këtë mënyrë mund të transformojmë besimet tona të djallëzuara që njeri vlen më shumë se tjetri.
Ne jemi të rëndësishëm, secili në vendin e vet dhe nuk kemi kuptim pa njeri tjetrin për një jetë të begatshme dhe të lavdishme.
Është pikërisht emancipimi gjinor çelësi i zhbllokimit të potencialit tonë si etni.
___
Autorja është këshilltare psikologe në Gjermani.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu