ARKIVI:
7 Janar 2025

Emigrimi dhe migrimi endemik, epidemi kjo që po na trishton e tmerron

Shkrime relevante

Zgjedhjet- duhet të votojnë vetëm taksapagonjësit shqiptarë, asnjë tjetër…!

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Zgjedhjet e ardhëshme në të cilat dy partitë...

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan 

Sot është ditë e diele datë 5 janar 2025, moti me diell, pak borë e cila po shkrihet nga rrezet e diellit që po biejnë mbi pullazet e mbuluara nga bora që reshi dy ditë më parë. Mbesa ime 5 vjeqare Roa, si një admiruese e borës më detyroi të dalim pak në natyrë për ta shiju ate dëborë që ka mbetur e pashkelur nëpër oborret e braktisura të vëllezërve e kusherinjëve.
Gjatë shëtitjes u futëm në oborret e disa shtëpive, në 4 nga 5 shtëpi nuk ndihej e as nuk shihej frymë njeriu, këndim gjelash, lehje qenësh e aq më pak të ndëgjohej ndonjë pallje lopësh apo shtëzësh tjera shtëpiake.
Shtëpitë e lagjës time, kryesisht janë shtëpi të vëllezërve, djemve të xhaxhallarëve, kusherinjëve të parë, të dytë, të tretë e farefisit më të gjërë, apo mësë thjeshti me thënë janë shtëpi të braktisura të familjes së parardhësve tanë Çerkini, Ajeti dhe Haziri që të tre këta të bitë Rexhepit që para 146 vitesh u dëbuan nga Toplica e Medvegjës, duke u vendosur në Llugaxhi për të cilën po e përshkruajmë shkurtimisht tragjedinë e radhës që po na ndodh pas 140 vitesh, që nga koha kur na kishte ndodhur tragjedia e përndjekjes masive të popllatës shqiptare nga mbretëria serbe pashiqiane. Tragjedi kjo e përseritur në vitin 1999 nga Millosheviqi, derisa sot në vitin 2024 po na ndodhë egzodi masiv i nxitur nga vet shqiptarët apo qeveritë tona të papërgjegjëshme, të cilët nga mosdija dhe qeverisja e keqe po i detyrojnë qytetarët që masovikisht ta braktisin tokën dhe shtëpitë e tyre për të cilat dhanë gjithëçka nga jeta, mundi, puna e ndjersa tyre.
Vizita tek kusherinjët apo ma mirë me thënë të oborreve të braktisura, për mua zakonisht rezultojnë të jenë të rënda e të trishta, pesha e rëndesës emocionale më shtohej sa herë që mbesa ime pyeste: gjyshi pse në këte shtëpi nuk jeton xhaxhi Mexhid, Nebih e Bedri? Pyetja e mbesës ka të bëjë me tre vëllezërit e mi që bashkë me familjet e tyre 14 antarshe tani e shumë vite jetojnë në përendim-Angli. Vazhdojmë me vizitat tek të afërmit tjerë që sipas radhës janë djemt e xhaxhait Ramadan, ku takojmë vetëm njërin nga 4 djemt e tij Muratin. Derisa 3 djemtë tjerë të xhaxhit: Nexhmedimi, Nehati dhe Nazimi me 19 anëtar të familjes jetojnë e punojnë në Angli. Kthehemi te xhaxhai tjetër i gjyshit të Roas Binakut ku këtu i gjejmë tre shtëpi moderne me të gjitha të mirat, por sa ja vlen kjo kur në këto shtëpi nuk ndihet asnjë frymë njeriu. Familja e xhaxhait të vogël numëron 19 anëtar, asnjëri prej tyre nuk jeton në fshatin e lindjes, ata kanë ikur në qytetin e Prishtinës, ku kanë gjetur jetë e kushte më të mira shkollimi e avancimi në profesion.
Vazhdojmë me vizitat tek xhaxhallarët e babit tim, te kusheritë e tretë e të katërtë, gjithkund e njejta histori tragjike do të thoja. Dikund takojmë plakun me plakën, dikund tjetër vetëm njërin nga pleqët, takojmë edhe pleq të sëmurë që nuk mund të qohen dot nga shtrati duke pritur me gëzim vdekjen e cila nuk po ju vjen edhe pse po e “lusin zotin” që tua marr shpirtin, por ja që lutjet nuk po kryejnë punë.
Vizitat e shtëpive të braktisura, shumica prej tyre nga mërgata e përendimit, një pjesë edhe nga migrimi fshat qytet por ajo që shqetëson mësë shumti është se fshatin e kanë braktisur rreth 70% e qytetarëve të tri familjeve të 7 brezeve që kemi ardhur nga Toplica në Llugaxhi si rezultat i dyndjeve të mëdha të ndodhura në dimrin e vitit 1877/78, atëherë kur me forcë, pushkë e gjenocid u ndjekën mëse 750 fshatra me më shumë se 250mi shqiptar nga trojet e tyre etnike.
Sot kur po e shkruajmë këte artikull, po na vjen të vajtojmë për vendin tonë që e ndërtuam me aq mund e sakrificë, duke e lënë të zbrazur nga banorët e saj, gjithënjë me frigën se pas 20 deri 30 vitesh, këtu në këto shtëpi ka shumë mundësi të vjen dikush nga popujt e lindjes së mesme, të cilët po i braktisin vendet e tyre për shkakun e luftrave që nuk po ndalen kurrë, por edhe për shkakun e regjimeve barbare, autoritare e totalitare me të cilat përballen popujt e shteteve si Siria, Afganistani, Iraku, Irani, Palestina dhe shumë shtete të lindjes që nuk mund të dalin asnjëherë nga konfliktet e luftrat e përgjakëshme edhe ato shumë shpesh brenda sekteve fetare apo si thuhet brenda llojit.
Mërgata shqiptare e viteve të 90-ta të fundshekullit të kaluar është ajo që mësë shumti ka mundësi asimilimi, kjo për faktin se kjo kategori emigrantësh shkuan në përendim në moshë relativisht të re, u martuan e u integruan në përendim dhe fëmijët e të gjitha këtyre gjeneratave tani më janë të regjistruar si anglez, gjerman, zviceran, austrian, amerikan, francez dhe krejt çka mbetet për ta shqiptare është prejardhja e tyre dhe këtu shkëputet lidhja me atdheun dhe kombin.
Qeveritë e deritanishme nuk ja kanë arritur dot që të krijojnë kushte, zhvillim ekonomik, punësim, arsim, shëndetësi, pensione të dinjëtetëshme, perspektivë, prosperitet dhe asgjë atraktive që të tërheqë e mbajë të rinjët në vendin e tyre, e aq më pak të nxis kthimin e emigrantëve që e kanë shiju jetën në përendim.
Deklarata e kryeministrit Kurti se kanë fillu të kthehen disa familje në Kosovë nuk është aspak e vërtetë. Un njoh katër raste nga të afërmit e mi që janë kthy nga përendimi për ta vazhdu jetën në Kosovë, por në realitet ka ndodhur që nga 4 familje, vetëm njëra ka vazhdu të jetoj e punoj në Kosovë, derisa 3 të tjera janë kthy përseri prej nga kanë ardhë, sepse nuk kanë arritur të integrohen në mentalitetin dhe kulturën patriarkale me të cilën janë ballafaqu në Kosovën e prindërve të tyre, vend ky që vazhdon të vuaj nga qeveritë e këqija të cilat i zgjedhëm vet me votën tonë dhe tani po i vuajmë pasojat si popull që me votën e dorën tonë po e shkatërrojmë të ardhmen e fëmijëve, nipërëve, mbesave e trashëgimtarëve tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu