Nga: Engjëll Gishti
____
ZGJEDHJET NE HIMARE DO PERSERITEN!
____
Minoriteti grek ne Shqiperi ka me qindra, ne mos mijera figura intelektuale te ndritura, por per Bashkine e Himares u zgjodh nje kooperativist gjysemanalfabet si Fredi Bejleri me origjine te larget afgane te sjelle ne Shqiperi si ysmeqsre nga bejleret shqiptare!
U zgjodh pikerisht ky injorant (qe shprehej se do pinte nje kove me nafte) sepse Greqise ne Shqiperi nuk i duhen intelektuale me integritet, por i duhen ysmeqare me integritet: dhe keta aziatiket kete pune e bejne shume mire, deri ne ekstreme te paimagjinueshme!
Masakra e Peshkepise ku me pas policia greke, nepermjet numrave te serise te armeve tona (te gjetura ne shtepine e kokaveshit ne Athine) vertetoi se Bejleri e Kokaveshi ishin dy nga autoret dhe i denoi per armembajtje pa leje, jo do mjaftonte, por do tepronte per te mos e aprovuar te drejten e kandidimit per Bejlerin! Sepse qe ta dini ju, nese dikush kandidon edhe per keshilltar bashkie, duhet te plotesoje nje formular ku duhet te deklaroje nese ka qene apo jo i denuar me pare ne Shqiperi apo ne nje shtet te huaj! Ne rast denimi, te hiqet e drejta e kandidimit. Madje ne kete formular ka edhe deklarime absurde (te vena me qellim nga politiqenet tane) sipas te cilave gjithkush kandidat duhet te deklaroje se ne cilin shtet ka qendruar me shume se dy jave; a eshte ndaluar atje nga policia; ne cilen date e per cfare arsye! Duhet gjithashtu te deklarosh nese ne keto vende ke qene ne hetim, sa here e per cfare e cili ka qene rezultati i hetimeve!!! (Imagjinoni se cfare duhet te deklarosh kur nen hetim ti mund te kesh qene edhe me dhjetra here edhe pa dijenine tende). Te gjitha keto detaje jane futur qellimisht qe KQZ (dmth politika qe e kontrollon KQZ-ne) ta kete te mundur ti gjeje kujtdo nje klecke per ta eleminuar nga kandidimi! Mjafton te besh edhe nje gabim te vogel ne keto deklarime dhe je i djegur!
Fredi Bejleri ka bere nje vit burg ne Greqi per armembajtje pa leje; ne deklarimet e veta e jep emrin e mbiemrin e tij ne disa forma; madje edhe emrin e babait e jep minimalisht ne dy variante te ndryshme ( Dionis, Dhionis dhe Foto; cili eshte emri i vertete?). Pra KQZ i kishte te gjitha mundesite qe ta refuzonte kandidaturen e Fredit, por e lejoi; pse?
Besoj sepse Rama besonte se do mund ta sfidonte kandidaturen e tij! Rama e dinte shume mire se mbrapa Fredit ishte e gjithe Qeveria greke: Fredi jepte mbi 1.000 bursa greke per studente; me fjalen e Fredit shtroheshe gratis ne spitalet e Greqise (vecanerisht Janines); me fjalen e Fredit merrje pashaporte greke; me vertetimin e tij merrje (dhe merr) pensionin grek, etj, etj. Rama i dinte te gjitha keto, por ai besonte te se makina elektorale e PS do i sfidonte te gjithe keta faktore. (Ndaj Rama i zhgenjyer e shfrehu definitivamente me hotelin e kokaveshit). Rama nuk shkoi ne disa qytete te medha te Shqiperise per te mbeshtetur kandidatin e PS, por ama shkoi ne Himare ku Bejlerin e vleresoi me pak se nje shtylle duri! Homarioteve u tha shqip se ai si kryeminister nuk do bashkepunonte me nje dru si Bejleri te cilin ai nuk e vinte dot as si roje shkolle sepse fytyra e tij trembte kalamajte me injorancen qe shpreh edhe ne menyre te pavullnetshme!
Por himariotet dhe renegatet (e ceshtjes kombetare te Berishes dhe Metes) zgjodhen te votojne per pensionet 300 euroshe, per bursat e studenteve e per kurimet mjekesore!
Por Rama (qe e la vete kandidimin e Bejlerit) kishte edhe nje plan B (rezerve). Shitblerja e votes ne Shqiperi, pavaresisht se denohet me ligj, eshte nje fenomen qe ndodh nga Konispoli ne Tropoje dhe Bregu smund te bente perjashtim! Keshtu, nepermjet Shik ai e vuri nen vezhgim Bejlerin dhe me siguri (dua te besoj) se i ka mbledhur aq prova sa ta raste brenda! Ka kohe qe Bejleri i ka kaluar 72 ore, keshtu qe sot ai FAKTIKISHT ESHTE NJE I DENUAR NGA LIGJI SHQIPTAR! PRA, NGA MOMENTI I ORES 73 PAS NDALIMIT, BEJLERI NUK MUND TE JETE ME KRYETAR BASHKIE (apo cdo rol tjeter si i zgjedhur i popullit).
Denimi nuk eshte dhene akoma dhe Bejleri eshte ende i pafajshem, por kjo pak rendesi ka: nje denim sado minimal do jepet sepse ata qe po e mbajne ne burg nuk do deklarojne se e mbajten per gabimin e tyre! Natyrisht Bejleri do bej rikurs, por ceshtja do shkoj ne Apel e pas kesaj ne Gjykaten e Larte (e ndoshta edhe ne ate Kushtetuese). Gjykata e Larte sot po trajton ceshtjet e vitit 2012 -13, pra do duhen te pakten 10 vite nga momenti qe eventualisht Bejleri do i drejtohet kesaj gjykate: deri atehere ai smund te jete Kryetar Bashkie sepse eshte nje i denuar nga ligji.
Keshtu ZGJEDHJET NE HIMARE DO PERSERITEN DETYRIMISHT!
Fredi Bejleri, një grkomadh me prejardhje afgane…!
Debat rreth shkrimit të historianit Engjëll Gishti:
Ky Bejleri, kushdo qe te jete eshte kryetar bashkie, detaje nga e kaluara e tij jane dokrra rilindese perderisa u lejua te kandidonte.
Ai sado te denohet do ta apeloj vendimin dhe pa nje vendim perfundimtar quhet i pafajshem, keshtu qe nuk mund te pezullohet nga detyra.
Eshte tjeter nqs Rama perdor Keshillin e tij te Ministrave dordolecë per vendimin perkates.
Engjell Gishti, Roland Luçi Sa te dale vendimi i shkalles se pare, Bejleri eshte automatikisht i shkarkuar nga detyra! Ai do beje rekurs pas rekursi (e sa te mbaroje ai do kalojne nja 3 here keto 4 vite), por formulari (qe e kam plotesuar edhe vete para 4 viteve) perjashton nga detyra kedo qe ka nje denim nga gjykata!
Achille Teti , Miku im me vjen jashtezakonisht por jashtezakonisht keq qe mendon se ka greker ne Himare.
Ne Himare nuk ekziston minoretet grek as de facto dhe as de jure prandaj omonia duhet te zhduket nga Himara sepse nuk ka dhe as ka pasur ndonjehere kokerr greku ne Himare.
Nese nis postimin me minoritet grek ku nuk ekziston ne Himare atehere ben nje autogol fatal.
Achille Teti I nderuar Akile. Me gjej ku kam thene se ka greke ne Himare!
Per mua ne gjithe Shqiperine politike e ca me tej nuk ka nje koker greku, por ja qe nga koha e kolonel Tommson ne kemi ca ne Sarande e Gjirokaster qe shteti yne i ka njohur si greke! Per keta e kisha fjalen!
Libri im i gjeografise historike fillon me Luginen e Lumit Akeloou (e mbaron ne Tivar) sepse kjo eshte Arberia (Shqiperia) jone. Te gjitha hartat qe paraqesin Betejen e Lepanto, e japin ALBANIA ne kete shtrirje gjeografike. Nje harte te tille gjermane kam vene une si kopertine te librit tim.
Si mund te mendoj une se kaonet ishin greke? Nuk jam Bejleri!
Engjell Gishti Ja ku del akileu e të thotë (të tregon arrat) se në Himarë nuk ka minoritet grek as “de jure”, sepse mesa duket nuk e di çfarë do të thotë “de jure”. E pra, duhet ti shpjegosh Akileut se “de jure”, fatkeqësisht, më shumë se 60 përqind e himariotëve kanë marr pashaportën greke, dhe se, përveçse shtetësisë greke, kanë deklaruar edhe kombësinë greke. Duhet ti shpjegosh edhe që në latinisht, pikërisht kjo, “carta canta” do të thotë “de jure”. E nëse ju bërtisni për dëshmi historike, ju zë udhën përsëri Rama (dhe jo bejleri) që ju thotë të shihni përpara (tek de jure) dhe jo mbrapa (tek historia).
Harron një episod shumë të rëndësishëm në arsyetimin tënd o Engjëll! Vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama, pranoi që Himara ishte pjesë e minoritetit grek duke e shoqëruar personalisht kryeministrin Micotaqi në Himarë, që, në sy të Ramës, shumë e shumë herë, e përmendi himarën si pjesë të minoritet grek në shqipëri, e kryeministri ynë, nuk nxori qoftë edhe një fjalë të vetme për ta kundërshtuar. Kështu që, e gjithë kjo propoganda pseudopatriotike që bën fajtor Bejlerin e pashkollë për helenizimin e Himarës ( e cila shoh se të ka infektuar edhe ty), kthehet në tullumbace boshe, nëse merr mundimin të shohësh kronikat Tv të vizitave të Micotaqit dhe Ramës në Himarë, vetëm pak muaj para zgjedhjeve. E për çudi, do të shohësh në këto kronika edhe Bejlerin. Domosdo që përpara këtyre fakteve TV (me pamje dhe me zë!) duhet të pyesësh veten se përse vallë Rama, nuk i tha Micotaqit asaj kohe, se ky Bejleri ishte kriminel e të gjitha ato gjëra që, tha më pas Rama për Bejlerin, e që përsërit edhe ti e shumë të tjerë gjatë gjithë këtyre ditëve? Pra, mos u ngutni të bini pre e një loje pseudopatriotike që ka mbrapa vetes një plan antishqiptar, ku personazh kryesor, sigurisht, nuk është aspak bejleri i pashkollë.
Bujar Kule Jam plotesisht dakord qe ka plot elemente te tjere per te shtuar, por ne jetojme ne kohen e fast food-it edhe ne te lexuar! Rama i dergoi helikopterin e tij Micosh: i dergoi nga harem i tij edhe Kumbaron, etj, etj.
Por nese fillojme ti permendim te gjitha duhet te kthehemi ne vitet 90 kur Berisha e beri Shqiperine han pa porta: celulari te thoshte wellcome in Hellada ne maje te llogarase, ndersa dy ministrat e Berishes (shoku im i klases, gjyshi i te cilit ka djegur gjysmen e Jugut te Shqiperise) shonin ne Himare per te mbyllur shkollen shqipe e per te inaguruar ate greke!!! Madje deklaruan atje se kjo ishte nje dite historike (per greket natyrisht). Cfare te themi me pare!? Te gjitha keto cuan uje ne mullirin e zgjedhjeve te fundit! Problemi eshte se kemi vazhdimisht Qeveri antishqiptare qw nuk i vendosim ne!
Ti e di teorine time: ne jemi ende nje vend i pushtuar, por jo ushtarakisht: quhet pushtim hibrid!