ARKIVI:
12 Nëntor 2024

Entuziazmi për kryeministrin shqiptar të Maqedonisë Veriore

Shkrime relevante

Nëse Milosheviqi ishte Kasapi i Ballkanit, Vuçiqi është destabilizuesi i Europës

Gani I. Mehmeti Sa i përket veprimeve kriminale dhe luftërave të shkaktuara...

Netaniahu: Përvjetori i 86-të i Natës së Kristalt u shënua në rrugët e Amsterdamit

Videoklipp fra Twitter/X Arnt Jensvoll   10.11.2024 15:28 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu krahasoi skenat që...

“Ndërmarrja e përbashkët kriminale” po vazhdon me e zhvat buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç ia ka zhvat financat UÇK-së

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ “Ndërmarrja e përbashkët kriminale” po vazhdon me e zhvat...

Shpërndaj

Nga: Arif Molliqi
___
“Jena gëzua, jena gëzua/
jena ba me u tranue…” thotë disi kështu një këngë e jona.
Edhe në shqiptarët kudo qofshim (është bërë modë të themi kështu), jena gëzua që në Maqedoninë e V. është zgjedh një kryeministër Shqiptar- Talat Xhaferi.
Edhe unë them së është mirë kjo që ka ndodhë.
Edhe unë jam gëzuar.
Pa marrë parasysh se ky kryeministër është i përkohshëm për 3-4 muaj, është qeveri teknike, me detyra të kufizuara…
Edhe ashtu jemi gëzuar.
Gjithsesi “Kryeministrin teknik” e “promovuan” me shumë pompozitet “ajka” e mediave shqiptare si: Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhala të sponsorizuar nga BDI-ja, dhe që gjithë kohën gjatë ceremonisë ata qëndronin në ulëset e ambasadorëve dhe VIP-ave, në sallën e Parlamentit maqedonas…
Edhe ky gjest na gëzoj(?!)
Nejse, në kemi harruar (për pak qaste) se në qeverisjen e BDI-së, 20 vjet kanë mbetur vendbanime, fshatra shqiptare në Maqedoni që s´kanë shkolla në gjuhën shqipe, s´ka emërtime shqip, s´ka lëshim dokumentesh shqip…Në librat e gjeografisë dhe historisë çka nuk thuhet për shqiptarët…?!
Nejse,
në kemi harruar se edhe në kohën e Jugosllavisë kemi pas kryetar shqiptar Sinan Hasanin… dhe e dini ku kemi qenë?! Disa në burgje, disa me të drejta të kufizuara dhe qytetarë të diskriminuar…Pra, ai kryetar, paramendo i gjithë Jugosllavisë çka prodhonte përveç lavdërimeve (sikur tani) dhe burgjeve si ky i Idrizovës…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu