ARKIVI:
8 Maj 2025

    Enver Petrovci është njeriu më optimist dhe pozitiv që kam takuar

    Shkrime relevante

    Kontrastet e PDK

    Gani I. Mehmeti PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet...

    Shqipëria në Eurovision 2025 në Zvicër – “Zjerm” nga Shkodra Elektronike ndez emocione dhe krenarinë kombëtare

     Nga: Nexhmije Mehmeti Këtë pranverë, qyteti i Basel-it do të mirëpresë Eurovision...

    Neoshqiptarizmi si vizion e mision kombëtar

    Nail Draga, Ulqin Arian  Galdini, NEOSHQIPTARIZMI,Botimet Jozef, Durrës, 2025 Si ide e koncept...

    As edhe një kurorë me lule për Gjergj Kastriotin, në ditëlindjen e tij

    Nga: Frank Shkreli Një datëlindje që nuk ishte!  6 Maji mendohet –...

    Çmimi me të cilin u fitua liria e Shqipërisë nga fashizmi

    Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë Është e konfirmuar se Lista e plotë e...

    Shpërndaj

    Nga: Lirim Gashi
    ___
    Dje më vizitoi aktori ynë i njohur Enver Petrovci , i cili në shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve dhe përvojave për artin e teatrit dhe filmit ma freskoi shpirtin.
    Enveri më bindi vërtet se aktorët e atij kalibri, që kishin qindra role e arritje të suksesshme, janë jashtëzakonisht të natyrshëm dhe ta japin ndjesinë se ti je ylli i filmit dhe teatrit dhe jo ata.
    Enveri e ka mendjen shumë të kthjellët dhe ia jep bashkëbiseduesit jo vetëm një vlerësim 100% të saktë të potencialit, por edhe një parashikim shumë të saktë se çfarë mund të arrijë nëse dijen dhe talentin e tij e plason aty ku vlerësohet më së shumti.
    I jam shumë mirënjohës që më dha aq shumë këshilla të dobishme.
    Gjithashtu ramë dakord që ta gjejmë modelin më optimal të bashkëpunimit.
    I uroj shëndet sa më të mirë në të ardhmen dhe shërim sa më të shpejtë nga të gjitha hallet shëndetësore që kishte vitet e fundit, të cilat dorën në zemër ishin të shumta dhe të rënda.
    Akoma më shumë e vlerësoj suksesin e tij gjatë gjithë këtyre viteve me një shëndet kaq të ndjeshëm, sepse pa e dashur artin më shumë se jetën nuk do ta kishte arritur kurrë.
    Ndërkaq humori i tij është i nivelit botëror për ata që e kuptojnë saktë mesazhin që ai dërgon.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu