ARKIVI:
10 Mars 2025

Erdogan për Suedinë – një djep i terrorizmit

Shkrime relevante

Mallakastra kristijane, e para osman-islamizimit

Foto: Byllis, Shqipëri Nga: Paul Tedeschini, Milano, Itali E shtrire ne cep te...

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 10 mars 2025 Me datën 10 dhe 11 mars 2025,...

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

Florim Zeqa Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë...

Shoqëria suedeze la të vdiste Salwan Momika, djegësin e Kuranit

Arnt Jensvoll , Document.no Suedia e nxori në gjyq Salwan Momikën për...

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Shpërndaj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të kritikojë Suedinë, duke e quajtur atë një djep terrorizmi. Në Finlandë, është ndryshe, thotë ai.

“Suedia ka qenë një djep i terrorizmit. Dhe terroristët janë infiltruar deri në asamblenë e tyre kombëtare,” tha Erdogan në një intervistë me PBS, një kanal televiziv publik i SHBA.

Ai gjithashtu kritikon Suedinë për lejimin e “terroristëve për të demonstruar në Stokholm,” ndërsa ai është më i kënaqur me Finlandën.

“Në Finlandë, nga ana tjetër, nuk është si në Suedi. Ata janë pak më të qetë dhe kanë më shumë kontroll mbi zhvillimin e tyre. Por Suedia nuk është kështu. Ata gjithmonë përdorin disa arsye. Ata gjithmonë përdorin disa justifikime. Gjithmonë flasin për Kushtetutën. Dhe si parim mbizotërues të Kushtetutës, ata e vlerësojnë lirinë e shprehjes. Dhe në përgjigje, unë them se terrorizmi nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes,” tha ai.

Deklaratat vijnë pasi Erdogan u pyet në se Turqia është afruar më pranë një marrëveshjeje me Suedinë dhe Finlandën lidhur me aplikimet e të dy vendeve për në NATO dhe në se Turqia është gati të bllokojë përgjithmonë aplikimet në qoftë se nuk arrihet marrëveshje.

Erdogan nuk i përgjigjet pyetjes, por në fund ai thotë se është Asambleja Kombëtare Turke që përfundimisht merr vendimin.

(NTB)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu