ARKIVI:
9 Janar 2025

Erdoganizmi dhe neootomanizmi e rrezikojnë substancën kombëtare në Iliricum

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Shpërndaj

Naim Tërnava, pjesëmarrës në varrimin e nënës së Erdoganit…!
___
Mjaftë e rrezikshme për çështjen tonë kombëtare është lëvizja neo-otomaniste, respektivisht ajo erdoganiste në trevat shqiptare. Kjo lëvizje ka gjetur përkrahje nga turko-filët shqipfolës te ne. Lëvizje kjo që synon të rishkruajë historinë duke shpallur Perandorinë pushtuese Osmane si çlirimtare të shqiptarëve dhe, njëkohësisht, duke synuar të rikthejë sulltanatin në Gadishullin Ilirik.
Kjo lëvizje punën kolosale po e bën nëpërmjet të shoqatës TIKA dhe asaj Junus Emre, duke shpërndarë literaturë propagandiste në dobi të otomanizmit dhe duke ndërtuar e renovuar qindra xhami e mejtepe (mësonjëtore fetare) në trojet tona, ndërkohë që në Serbi ata investojnë në ushtri dhe arsim. Fatal është fakti që shumë xhami në trevat tona bartin emrat e sulltanëve e vezirëve gjakpirës e kriminelë, të cilët ushtruan dhunë të paparë mbi shqiptarët plot 5 shekuj.
Ideolog i neo-otomanizmit është studjuesi turk Ahmet Davidogllu, i cili neve shqiptarëve na cilësonte me termin pezhorativ “mbetje osmane”.
Akoma i kam të freskëta deklarimet e shumë shqipfolësve në regjistrimet e popullsisë: “Jam turk elhamdulilah!”, ose “Kofsha turk” e “Pasha babën turk!”…
Është detyrë sa prioritare aq edhe emergjente e gjithë shqiptarëve që të ngrenë zërin e protestës në kupë të qiellit dhe t’i ndalin hovin propagandës turko-aziatike në Iliricum. Çdo neglizhencë dhe mospërfillje në këtë drejtim rrezikon substancën e kauzës sonë kombëtare.
Vetëm Lëvizja Kombëtare Panshqiptare është pararojë e fuqishme në mbrojtje të kauzës sonë kombëtare nga turkofilizmi dhe neo-otomanizmi …

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu