ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Etimollogjia e fjalës “Gjuha”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

nga: Afërdita Zaja, Norvegji 

Shpeshherë dëgjojmë të flitet për lashtësinë e gjuhës, sidomos atë shqipe por etimollogjitë e fjalëve të saj mbeten disi një mister aq më shumë për akademikët tanë të përhumbur. Petro Zheji, gjeniu shqipëtar thoshte se fjala është e shenjtë nëpërmjet aforizmave të tij si “Fjala filloi”, “zani zuni apo zëri zuri” pra fjala e Zotit krijoi gjithcka. Kujtojmë thënien në bibël “Në krye qe fjala, Fjala qe pranë Perëndisë dhe Perëndi qe vetë Fjala. Në Kuran përmendet se Allahu krijoi botën nëpërmjet zërit të tij të fuqishëm ashtu si tek dituria e stërlashtë e Vedave ku përshkruhet sesi Perëndia Brahma krijoi të 14 planet e ekzistencës nëpërmjet tingullit të tij hyjnor. Në fakt gjuha, goja dhe të folurit janë vërtet dhurata hyjnore për njeriun. Të lashtët e dinin këtë gjë dhe e përdornin për të rritur fuqinë e tyre solare të brendshme duke lavdëruar me zë natyrën dhe qeniet vërtet të larta, ndërsa sot kjo dituri është harruar, gjë të cilën unë ua mësoj studentëve të mi lotusocean, të cilën unë vetë e kam mësuar nga guru im mjeshtri i Vedave Prashant Trivedi. Këta të lashtët mendjendritur e dinin që të sotmit do t’i harronin dituritë e cmueshme shpëtimtare dhe i kanë ruajtur në gjuhë si gjurmë. 

Do të bëjmë hetimin, pra etimin ose etimologjinë e fjalës ‘gjuha’, dhe sigurisht edhe muzika mund të quhet si gjuha universale, të cilën cdo njeri e dëgjon, ndjek dhe ndikohet prej saj. Kuptohet gjuha universale, muzika nuk është vetëm ajo që krijohet nga instrumentet në përgjithësi por edhe fjalët, tingujt që krijohen nga instrumenti ynë natyral “goja”. 

Cfarë do të thotë vallë fjala “gjuhë”, cila është etimollogjia e saj e saktë? 

At Gjergj Fishta ka thënë se “gegnishtja âsht n’tana guhët evropiane, gegnishtja âsht guha e Zotit ose edhe thuhet “e bukur asht giuha shqype”. Në Kosovë edhe sot përdoret fjala “guha” në vend të gjuhës. Përse? 

Rrënja “guha” lidhet me gu (h eshte heshtje) pra gu = kau, gaia, toka. Edhe fjala toKa lidhet me Kaun, gjë të cilën Afërdita e ka sqaruar edhe më përpara në shumë video dhe shkrime të saj. Pra e folura, gjuha lidhet krejtesisht me tokën, dheu. Gjeodezi (shkenca që studion trajtën e Tokës) ka si rrënjë kryesore pjesën gjeo pra kau. Ga-laktika e ka rrënjën kryesore tek Ga që është Kau,  duke patur parasysh edhe rrugën e qumështit dhe kush tjetër është prodhuesi më i madh i qumështit në këtë planet përvec Lopës. 

Kemi një lidhje të dukshme midis lopës, gjuhës dhe tokës në shumë gjuhë të botës sepse kjo ishte e qartë si kristali për krijuesit mendjendritur të gjuhëve. 

Terra – toros që është demi ka si shenjë parësore Tokën. 

Norvegjisht bakke (ba kau) = tokë, pra lidhja midis tokës dhe kaut është e dukshme. 

Perëndia e tokës e faraonëve quhej Geb (kau ba), përmban shenjën e lopës mbi kokë. 

Llap, llapa, lopa. Lop, fol dhe llaf lidhen lehtësisht dhe llogjikisht me njëra tjetrën. 

Në anglisht voice (zë) = ital. voce, ital. la vacca (kau) = shqip vici. 

Lidhjen midis lopës dhe zërit e gjejmë tek “Libri i Aforizmave” të profesorit tim të nderuar Petro Zheji, faqe 441 dhe 442. Dhe tek faqe 444 tek “Libri i Aforizmave” lexojme një nga aforizmat mjaft interesante “Thonë se dikur lopa ka llap e kavi ka kuvet”. Nga duket qartë se fjala «kuvendoj» lidhet direkt me kavin, vicin. 

Lidhja themeloire midis fjalës dhe tokës gjendet edhe në Norvegjisht jord (tokë) –  ord (fjalë). 

Anglisht word (fjalë) – world (botë, tokë) 

Ang. ground = tokë, arsye, llogjikë (norv. grunn) 

Në shqip kemi gjithashtu komunikoj – komunë. 

Arbëreshët e kanë ndryshuar me kohën nga guhë, giuhë në gluhë, logos, gluha – që e hasim në shkrimet e Buzukut tek Meshari, është term i lashtë, që formoi konceptin – glosë, glosa (glosse). 

Ajo që ne mësojmë nga etimollogjia e kësaj fjale «gjuhë» është se fjalët që ne lëshojmë nga goja programojnë mendimet tona (ne fakt edhe gjakun, adn), sjelljen tonë, veprimet tona që do të thotë të ardhmen tonë. 

Toka shihet si nënë, perëndeshë e cila prodhon ushqime, dritherat, zarzavatet, erëzat, farat, pemët, frutat etj të cilat jane të domosdoshme për një tokësor për të mbijetuar dhe për të patur shëndet të mirë. Të lashtët shqipëtarë ishin vegjetarianë, ata kurrë nuk keqtrajtonin një lopë sepse i njihnin ligjet hyjnore mjaft mirë dhe i dinin pasojat karmike. Në disa familje mirditore ende në ditët e sotme kur një lopë i hyn në oborr, pjesëtarët në moshë të familjes ngrihen në këmbë për t’a respektuar lopën përndryshe quhet mallkim apo karmë e keqe për familjen. 

Prashant TriVedi guru im, mjeshtri i vetëm dhe i vërtetë i Vedave shkruan tek libri i tij P’s Gita (anglisht) apo Eposi P.T në shqip faqe 128 «Njerëzit që shpresojnë të gjejnë dashuri, paqe, lumturi, kënaqësi & evoluim ndërkohë që vrasin lopët & hanë edhe mishin e saj, janë nën një iluzion serioz. 

Ndërsa në faqen 129 të Eposi P.T ai sqaron sesi Lopa dhe toka janë simbolikisht e njëjta gjë: «nuk ka dyshim se lopa është supreme midis të gjitha kafshëve që enden në këtë tokë, Lopa është vetë Toka në një formë më kompakte, Fakti që shumica e njerëzve e pijnë qumështin e saj e bën atë një nënë të vërtetë për të gjithë. Me gjërat që ata i bëjnë lopëve do të përballen përsëri vetë në mënyrë të shumëfishtë në këtë jetë & në jetën e përtejme». Pra lopa është pjesa fraktale që përfaqëson tërë Tokën. 

Dhe shqisat tona (sanskritisht gau) dobësohen kur hamë mish lope. Ndoshta në jetën tjetër llogjika, apo zëri do të jetë jo funksional, lindësh memece etj. Karma e keqe e keqtrajtimit të lopës apo ngrënia e mishit të saj mbartet edhe në jetët e pasme, në forma vuajtjesh, dhimbjesh dhe torturash. 

Gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin), gjuha/fjala ka peshë, fjala është më e rëndë se guri thotë populli. Language do të thotë «gauge the land, pra mas tokën poshtë teje. Fjala gauge = instrument matës, determine or measure, në norvegjisht gjuha e nënës = norv. morsmål, mother language sepse Toka është nëna e njerëzve ajo i siguron njeriut ushqim dhe vend ku të rrijë, ajo i prodhon lëndët ku të ndërtojë shtëpi si edhe të gjitha ushqimet që trupit njerëzor i nevojiten. 

Land lidhet me shqipen lindje apo lënda (cdo material tokësor ka lëndë). Ti sa herë flet je duke programuar tokën në të cilën banon si edhe trurin & koshiencën tënde. Prandaj cdo vend/shtet ka gjuhën e vet karakteristike. Kur flet budallalliqe, gjëra koti ne lëndojmë tokën, dhe quhet karmë e keqe pra lëndojmë dhe veten (gjykoj- judge). Prandaj është mjaft e rëndësishme të flasim nga qendra e gojës dhe me trup të qendërzuar. Sa here flasim ne lëshojmë vibracione që nuk i shohim, cdo fjalë apo tingull që dëgjojmë në radio, televizor, internet apo kudo ndikon tek truri dhe ndërgjegja/vetëdija jonë. 

Në kohërat e lashta kur njerëzit flisnin ata e kishin zërin e qendërzuar, mendjen e balancuar. Ata edhe kur flisnin, flisnin me llogjikë, nuk kishin nevojë të shkruanin sepse memorja e tyre regjistronte dhe mbante mend zërin cfarë u thuhej (ground – toka, llogjika ose norvegjisht grunn). Sot memorja e njerëzve nuk është aq e fortë tek njerëzit sepse në rradhë të parë ne të ashtuquajturit “tokësorë” i kemi humbur lidhjet me  “nënën Tokë”, nuk i përulemi asaj, i keqtrajtojmë lopët, i marrim tokës gjakun e saj që është petroleum (nafta) për makineritë, nuk bëjmë tokëzimin 10 minuta përditë, nuk u jemi mirënjohës dhe nuk e lavdërojmë Tokën që na mban dhe na jep ushqim përditë etj. Prandaj ka dhe tërmete (terra – moto) apo shkatërrime natyrore, nuk ke ujë të pastër në qytete, është në njëfarë mënyre ndëshkim nga natyra. 

Ne kemi 5 elementët e natyrës që janë toka, uji, zjarri, ajri dhe qielli. Shqisa e të dëgjuarit ose zëri, zani, fjala, të folurit apo tingulli që ne lëshojmë apo dëgjojmë depërton & përshkon tek të gjitha këto elemente natyrore. Psh shqisa e të parit nuk përshkon ajrin dhe qiellin, ndërsa zëri po. 

Zëri është ajo që njeriu zotëron dhe nëse ka dituri (të cilën unë ua mësoj studentëve të mi lotusocean) mund të rrisi energjinë e tij, sistemin e tij të imunitetit, balancojë energjinë e tij të brendshme hënore dhe diellore, përmirësojë dukshëm shëndetin e tij fizik, edhe të shërojë cfarëdo sëmundje që ka tani si edhe ato që mund t’i shfaqen në të ardhmen. Zëri kur përdoret sic duhet, mund të të lidhi me elementët e natyrës dhe kështu natyra do t’i dhurojë më shumë zë, inteligjencë, shëndet, dituri dhe gjithcka të mirë që njeriut i mungon. Zëri, fjala është një nga armët më të fuqishme që njeriu ka për të evoluar fizikisht, psikologjikisht dhe shpirtërisht. 

Videon e plotë mbi etimollogjinë e fjalës “gjuha” midis Fatjona Matraku dhe Afërdita Zaja e gjeni në youtube tek linku i mëposhtëm: 

Etimollogjia e vërtetë e fjalës “gjuha” si edhe plot revelime të tjera – YouTube 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu