Gjergj – Skender Jashari
Miti se ukrainasit dhe belorusët janë rus, gjegjësisht janë nën-kombe të derivuara nga rusët, është një mit i ideologjisë së imperializmit rus, me rrënjë nga Rusia mesjetare e Kievit, që shkëlqeu në shekullin XIV, e që Rusia e udhëhequr nga Putini e ka përqafuar këtë ideologji si agjendë të tij. Në këtë rast si pjesë e kampanjës së Kremlinit që nga viti 2000, kërkonte të legjitimonte legalizimin e idesë që Belorusia dhe Ukraina si pjesë natyrale të sferës së influencës së saj, pasiqë edhe në shekujt XIX dhe XX, janë prezentuar në atlaset, tekstet dhe hartat etnografike si anëtarë të një kombi të vetëm të kombit rus, prej nga disa herë edhe Franca, Gjermania e Austria e kanë përvetësuar këtë përceptim, gjë që i ka dhënë gjoja të drejtë Rusisë që të përfshihet në politikat e brendshme dhe të jashtme të Ukrainës dhe Belorusisë.
Në vazhdimësi gjatë historisë, Rusia ka bërë përpjekje për të asimilu grupet e ndryshme etnike dhe fetare në rus. Edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik tentoi në krijimin e kombit sovjet, e cila u ndërpre nga rënija e këtij shteti dhe shpërtheu me kryengritje dhe nacionalizma ekstrem, ngjajshëm edhe në kohën e sotme, nën regjimin diktatorial të Putinit, bëhet asimilimi në Rus.
Edhe Putini, disa herë kishte paralajmëruar që tensionet etnike në Rusi mund ta coptojnë atë, duke theksuar që me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik, vendi i tyre ishte buzë të greminës dhe disa regjione ishin në prag të luftës civile, por me shumë përpjekje dhe sakrificë theksonte që ishin në gjendje ta shuanin zjarrin, e që kërkonte që minoritetet duhet të jetojnë nën kulturën ruse dhe migrantët duhet të kalojnë provim për gjuhën ruse dhe historinë ruse, derisa studentët të lexojnë diku 100 klasikët kombëtar rus. Prandaj Putini dëshiron centralizimin e pushtetit dhe jo federalizimin të cilin e ka hequr gjithnjë nga fjalori i tij.
ushtarë nga Republika e dagestanit, të vrarë në Ukrainë
Rusia është vendi i dytë me më së shumti musliman, pas Kinës, nga vendet jomuslimane. Rusia është shumë heterogjene nga ana sociale, kulturore, etnike dhe religjioze, e që është një konglomerat etnish të ndryshme, e që falë diktaturës ato ende mbahen nën pushtimin rus. Duke qenë se Rusia edhe sot, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, gjuhën ruse e flasin 99.49%, kurse ka edhe 277 gjuhë të minoriteteve, prej të cilave 97 janë të përfshira në sistemin e shkollimit të përgjithshëm, sigurohen trajnime për 24 gjuhë, 66 janë të përdorura në medie, ka 21 republika etnike, me minoritetet: Sakha, Komi-permyaks, çeçenët, çukçi, çuvashët, kozakët, darginsët, dolganët, evenkët, hebrenjët, ingushët, kabardët dhe balkarët, kamukët, karaçët dhe çerkezët, karelianët, khakasët, khatsë dhe mansit, komit, koryakët, kumyksët, lezginët, mari, mesketianët ose mesketianët turk, mordovasët, nenetsët, nogaj, osetianët, romët, gjermanët e volgës ose rus, tatarët, tuvanët, udmurtët, ukrainasit, belorusët dhe kazakët, jakutët, adygejët, altajët, avarët, bashkirët, burjatët.
Emblema e Ministrisë së Kulturës së Federatës Ruse
Prej 142.8 milion banorëve të Rusisë, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse, ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete.
Prandaj përbërja etnike e Federatës Ruse, ka qenë gjithmonë aq komplekse dhe diverse sa që ka bërë që të ketë probleme në këtë drejtim, e që nga koha e Ivanit të Tmerrshëm, kur ky vend nuk ishte më monoetnik dhe as monofetar. E që grupet kryesore të popujve me etni të ndryshme në Rusi janë:
⦁ popujt sllav, të cilët janë Rusët, Ukrainasit dhe Bellorusët.
⦁ popujt Altaik,
⦁ popujt finlandez dhe
⦁ grupi i Kaukazianëve.
Pas grupit të popujve sllav, grupi etnik i tatarëve radhitet si më i madhi në Rusi.Pra popujt Altaik në Rusi, që janë të shpërndarë kryesisht në rajonin e mesëm të Volgës, në jug të maleve Urale dhe Kaukazin Verior, si dhe në Qarkun e Arktikut dhe janë: Balkarët(kryesisht musliman), Bashkirët( kryesisht musliman suni), Burjatët( që janë kryesisht të ndarë në të krishter ortodoks rus, budist dhe joreligjioz), Çuvashët( që janë krishter ortodoks rus), Dolganët( kryesisht ortodoks rus), Evenkët( kryesisht shamanist), Kalmukët( kryesisht budist), Karaçët( kryesisht islamik), Kumukët( kryesisht islamik), Nogajt( kryesisht islamik), Jakutët( kryesisht shaman dhe ortodoks rus).
Kurse grupi i popujve finlandez, që jetojnë në Volgën e sipërme, në veriun e largët dhe Uralet, përfshijnë: Karelianët( që janë kryesisht ortodoks rus dhe luteran), Komit( që janë kryesisht ortodoks rus), Marët( që janë kryesisht ortodoks rus dhe paganizmit Mari), Mordovët( kryesisht ortodoks rus) dhe Udmurtët( kryesisht ortodoks rus).
Në grupin e Kaukazianëve, përfshihen Adigët, Çeçenët, Çerkezët, Ingushët, Kabardinët dhe rreth 30 popuj të tjerë që bashkërisht klasifikohen në Dagestan. Me rënijen e Bashkimit Sovjetik, shpërthyen edhe konfliktet ndëretnike në Rusi, e që shumica e këtyre konflikteve për çështje territori a çështjesh politike ndodhën në Kaukaz dhe në Azinë qendrore, si Armeni-Azerbejxhan, Gjeorgji-Oseti, Gjeorgji-Abkazi, Oseti-Ingusheti.
Me rastin e rënijes së Bashkimit Sovjetik, njiheshin 16 republika autonome, përfshirë Republikën autonome çeçene-Ingushe e cila u nda më 1992, e që me Traktatin e Federatës të 1992, 21 republika të bazuara në etni u krijuan në Federatën Ruse, të cilat u njohën me kushtetutat e tyre të vitit 1993, e që ishin: Adygeja, Bashkortostan, Burjatia, Çeçeniua, Çuvashia, Dagestani, Gorno-Altay, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Kalmukia, Karaçaj-Çerkezia, Kaerila, Khakasia, Komi, Mari El, Mordovia, Osetia veriore, Sakha( Jakutia), Tataristani, Tuva dhe Udmurtia. Prej të gjithë 21 republikave të Federatës Ruse, rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Kurse prej 18 mars 2014, Federata Ruse, përbëhet nga 85 subjekte federale, prej të cilave 83 janë të njohura ndërkombtarisht, kurse dy nuk janë të njohura ndërkombtarisht, ajo e Sevastopolit dhe Republika e vetëquajtur e Krimesë.
Racizmi në Rusi është tejet shumë i theksuar, si formë e qëndrimit negativ dhe veprimeve që bëjnë disa rus kundër qytetarëve jo-etnik rus, por edhe emigrantëve dhe turistëve, e që tradicionalisht janë të njohura anti-semitizmi dhe tatarofobia, gjithashtu edhe fobia ndaj etnive të ndryshme të Kaukazit, Azisë Qendrore, Azisë Lindore dhe Afrikës. Në zhargonin rus, me termin Kaukaz, përfshijnë grupet etnike të regjionit të Kaukazit, e që i quajnë „ të zi“, shkaku i tipareve të fytyrës, Dhuna e vazhdueshme është simptomë e „luftës civile“ permanente të ftohtë ndëretnike, e cila disa herë ka eskalu në disa regjione, si në Kaukazin verior edhe në konflikt të nxehtë. Ky racizëm dhe ksenofobi, është theksuar edhe ndaj romëve, në vitet e fundit( 2019) të cilët ndjehen të rrezikuar se mund të sulmohen nga rusët, e që për disa herë janë detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut për jetët e tyre, edhe nga periferia e Moskës, që ngjajnë me pogromet kundër hebrenjëve. Por edhe në këtë rast zyrtari rus i regjionit Penza Ivan Belozertev, kishte bërë thirrje për dhunë dhe kishte akuzuar SHBA-në dhe Perëndimin për destabilizim të situatës. Madje edhe „casus belli“ i këtij konflikti ishte i ngjajshëm me atë të pogromeve kundër hebrenjëve, ku paraqitet viktimizimi nga përdhunimi i vajzave ruse, pastaj eskalimi me sulmim nga turma e romëve kundër rusëve. Por siç raportohen pastaj, shihen deportimet e dhunshme të turmave të romëve, shtëpitë e tyre të braktisura që digjen.
Putin, kishte deklaruar se janë deri në 2.000 konflikte potenciale etnike në Rusi, prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të kontrollohej tensioni dhe konflikti potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll.
Sidomos shkaku i Luftës Ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë, pas agresionit rus në Ukrainë më 2022, pos goditjes sidomos të individëve të caktuar të Rusisë dhe oligarkëve, natyrisht në fund të fundit, ato reflektohen në popullin rus. Prandaj me përkeqësimin e situatës ekonomike në Rusi, praktikisht do priten të ndodhin revolta dhe rrebelime të brendshme, prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të kontrollohej tensioni dhe konflikti potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll, e që pa këtë kontroll do shkoj drejtë rënijes si dikur të Bashkimit Sovjetik.
Më:13.05.2022
Gjergj – Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.