Martesat e shqiptareve nga Shqipëria me serb jo vetëm që po shtohen, – pavarësisht faktit se serbët vazhdojnë të jenë armiq historik të kombit shqiptar dhe nuk kanë kërkuar falje për asnjë gjenocid që e kanë ushtruar, por, përkundrazi, shqiptaret inferiore kulturalisht pranojnë të serbizohen, qysh shihet edhe në këtë foto.
Nga: Fahri Dahri
ËSHTË SHQETËSIM APO SHEMBJE SISTEMI
“Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”.
Kjo ishte një pyetje e bërë në emisionin Opinion, para disa ditësh ku diskutohej tema: Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri!. Gjatë debatit, një nga të ftuarit u shpreh se: “Arësyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë”. Më tej: “Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi. Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë”. Ky ishte mendimi i një të ftuari. Tema është e ndjeshme në aktualitetin e sotëm të shoqërisë tonë. Si e tillë më tërhoqi vëmëndjen dhe aty për aty, fillova ta shtjelloj me gjykimin tim të pavarur, por nga përvoja si anëtar i kësaj shoqërie. Para se të shtjelloj gjykimin tim, do ndalem në një nga përkufizimet e dy lloj familjesh, në atë matriarkale dhe partriarkale.
Vetë jeta ku njeriu gjëndet, na jep përvoja të shumta e të shumëllojta. Nuk do i referohem teorive, as thënieve të shumta, por do të shfaq mendimin tim të pavarur, lidhur me temën. Me gjithë respektin për mendimin e lirë, konkluzionin në “0pinion”, dëshiroj ta trajtoj pak më ndryshe. Njerëzimi ka kaluar nëpër shumë forma organizimi. Në çdo rend ekonomiko-shoqëror, kanë ndodhur ndryshime rrënjësore edhe në konceptet e formimit dhe organizimit familjar. Pa u futur në zhvillimin historik të këtij fenomeni shoqëror, duhet të kuptojmë se jemi përpara një shembje të sistemit të organizimit familjar klasik.
Dimë se ka patur martesa në grup, shumë gra me një burrë dhe anasjelltas; pastaj matriarkati, e më këndej patriarkati.
1.-Familja martriarkale
“Një familje matriarkale i referohet strukturës së familjes ku femra është kryefamiljare; kjo është kryesisht në kontekstin e mbajtësit të familjes. Më pas, nëna ua kalon fuqinë vajzave të familjes për të ripërtëritur ndërtimin e familjejes të mbisunduar nga femra. Familja tradicionale, e trashëguar nga e kaluara, nuk ishte si sot: burrë, grua dhe fëmijët, por përfshiheshin më shumë anëtarë, gjyshi, gjyshja, vëällezërit që banonin nën një çati dhe drejtohedhin nga një i parë shtëpie – kryefamiljar!
2.-”Patriarkati është një sistem shoqëror ku pozitat e mbizotërimit dhe privilegjit mbahen nga burrat. Termi patriarki përdoret si në antropoligji për të përshkruar një familje ose klan të kontrolluar nga babai ose mashkulli më i madh”. “… burrat si grup mbizotërojnë gratë dhe fëmijët”. .
●●●
Të gjithë pranojmë faktin, gjithçka është në lëvizje, në zhvillim diku më të shpejtë e diku më të ngadaltë, ama është në zhvillim. Si rrjedhojë është e pranuar se edhe njerëzimi në periudha të gjata kohore, si psh që nga lashtësia e deri sot, ka zhvillimet e saj. Dikur familja tek ne përbëhej nga më shumë pjesëtarë, kurse sot janë më të pakët. Familja shqiptare e dikurshme nuk ishte vetëm burri, gruaja dhe fëmijët, por kishte më shumë anëtarë, si gjyshi, gjyshja, vëällezërit nën një çati dhe me një të parë (kryefamiljar). Familja bazohej në bashkësi të gjerë njerëzish, e jo në marrëdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë, si dhe qëllim kryesor kishte shtimin e numrit të saj.
●●●
Shkëputemi nga disa referime duke u bazuar tek përvojat tona të këtyre dy shekujve të fundit. Si burrat dhe gratë, janë njerëz, dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë, lidhur me temën, i përmbahemi “Kodit të Familjes”.
Nëse analizojmë me dashamirësi të shprehurit e debatuesit, që u shpreh: “Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë”; përpara del një problem.
Nëse sot femrat, kanë portofolin e tyre, detyra pune jashtë shtëpisë, marëdhënie shoqërore disa herë më të shumtë nga të ndënjurit në shtëpi, apo kanë një makinë, kanë nivel arësimi dhe kulture të njëjtë me meshkujt, etj, ndryshe nga më përpara; tregojnë zhvillim social të një niveli më të lartë për femrat dhe të njëjtë me atë që kishin dhe kanë patur meshkujt. Në këtë situatë vetëvetiu lind pyetja: Mashkull, femër, apo burrë, grua, dje kishin dallime lidhur me barazinë; ndërsa sot situata ka ndryshuar në përafrimin e barazisë mes tyre.
Përpara këtij fakti “kokëfortë”, që ka krijuar zhvillimi, apo evolimi i shoqërisë njerëzore, nuk duhet të mbetemi “skllevër” të mbizotërimit të mashkullit në familje.
Nëse analiza na shpie në këtë përfundim, duhet të pranojmë se nuk është faji, apo gabimi i meshkujve apo femrave që të “tremben” nga martesat.
Dukuritë disa vjeçare janë tregues të domosdoshëm për ndryshimin e “Kodit të sotëm Famijar”.
A nuk po vrehet se edhe shtëpia dikur e “zhurmëshme” nga qenia e shumë anëtarëve të familjes, është kthyer në bujtinë fjetjeje?
A nuk është fakt që gostitë e ndryshme (dasmat, fejesat, martesat, festat e ndryshme zyrtare, familjare, ditëlindjet, ato fetare, apo shoqërore, etj.) që para 50-60 viteve kryheshin nëpër shtëpi, në oborret e shtëpive. Pra kryheshin brenda shtëpive, ndërsa sot ndjehet kënaqësi që dhe kafet të pihen në lokale, pra jashtë shtëpisë?. Njëjtë ndodh dhe me çiftet. Ka vite që nuk dëgjohen “shkesat” (me lajmës), ndërhyrjet, fshehtësia apo detyrimi martesor nga prindërit. Si një sinjal i “verbër” ka lindur “bashkëjetesa”, apo vendosja e kushteve martesore, etj. tregues të rëndësishëm të tranzicionit drejt një “Kodi të ri familjar”, në përshtatje me zhvillimin e rendit ekonomiko-shoqëror. Ngjarjet e mëdha në rang ndërkombëtar, në gjykimin tim, e kanë përmbysur rendin kapitalist edhe atë që shpesh shprehemi “Ekonomia e tregut”. Zhvillimet teknologjike me hapa galopante kërkojnë vëmëndje në gjetjen e sistemeve për drejtimin me sukses të njerëzimit, brenda së cilës përfshihet edhe mënyra e organizimit shoqëror për ekuilibrimin demografik të popullsisë botërore. Duam, nuk duam zhvillimi shoqëror ëshë objektiv, i pa varur prej nesh, por ne duhet veç pranimit të studjojmë gjetjen e levave që të arrihet të përshtaten sa më mirë kërkesave të tradicioneve. Intelektualë të profesioneve përkatëse duhet të kërkojnë ngritjen e strukturave të caktuara për të studjuar stadin e sotëm të zhvillimit shoqëror me synim zbulimin e mënyrave dhe metodave më të efektshme të rrugëtimin të mëtejshëm shoqëror. .
Tiranë, më 17/Janar/2025