Gani I. Mehmeti
Edhe më heret kemi thënë se, secila kohë i ka heronjt e vet. Po Fehriu është hero i të gjitha kohërave, heroi gjatë gjithë jetës, duke filluar nga aktivitetet liridashëse të vitit 1990, në Lëvizjen gjithëpopullore në kuadrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998 e 1999, e, edhe pas luftës në punë pa u ndalur kurrë, asnjëherë, sa edhe pushimin nuk e ka shfrytëzuar. Ai ka marrë vendimin për pushim, por nga puna nuk është ndalur kurrë në të gjitha vitet deri në pension.
Ai ka simpatizuar e punuar për LDK, por nuk i ka shikuar me sy armiqësore as partitë e tjera, sepse të gjitha janë parti shqiptare, – thotë ai.
Fahri Hasani i Brecalive të Podujevës veprimtarinë politike e nisi në vitin 1990 në Aktivin e Dytë të Nëndegës së Parë, ku jetonte, të Lidhjes Demokratike të Kosovës si anëtar i kryesisë së Aktivit të LDK prej 11 anëtarësh. Më pastaj ai është kryetar i Nëndegës së Parë që përfshinte pesë aktive. Kryetar i kësaj nëndege është edhe pas luftës.
Gjatë viteve të 90-ta është marrë me këto aktivitete në LDK: grumbullimi i veshmbathjes, grumbullimi i druve, i gjërave ushqimore me krejt çka shkonte për një familje që u mungonte.
Aksioni të ndihmojmë shkollën shqipe, mbledhja për ndërtimin e shtëpisë së familjes të heroit Hasan Ramadani, aksioni Të ndihmojmë Drenicën, sepse atje kishte filluar lufta heret e nevoja për ndihmë ishte e madhe. Në emër të Komisionit të Solidaritetit për tri orë janë grumbulluar 12800 kg miell.
Ka punuar në komisionin për korrje-shirje për grumbullimin e grurit që e çonin për bluarje në mullirin e Haxhi Naip Plakollit në Letanc, i cili e bluante pa ujem fare e përveç kësaj, ai ka dhënë miell edhe nga pasuria e vet për ndihmë. Grumbullimi i gjërave ushqimore ishte në miell, vaj, krip, sheqer, makarona e gjithçka për familjet skamnore dhe refugjate që ishin. Grumbullimi bëhej edhe me artikuj tjerë për pastrim, deterxhent, e tjera.
Gani Mehmeti me Fahri Hasanin
Fahriu ishte pothuaj i përfshirë në të gjitha komisionet, si në atë për informim, huliganizëm, shëndetësi e çka jo tjetër.
Këtu veçon Fahriu edhe komisionin për huliganizëm dhe falënderon edhe huliganët që aso kohe ishin shumë më të kuptueshëm e nuk nxirrnin punë, por vetëm me fjalë tërhiqeshin nga huliganizmi pa telashe të mëdha.
Me formimin e Këshillit Financiar Komunal në Podujevë, Fahriu ishte aty ndër të parët. Këshilli filloi punën në vitin 1992 dhe kishte bërë një punë të madhe, sepse po mbanin gjallë arsimin në Kosovë, që të mos shkëputej vargu i arsimimit shqiptar, të ndaluar nga Serbia fashiste, sa i kishte mbyllur edhe objektet shkollore për nxënësit shqiptarë. Fahriu nuk dinte të ndalur edhe si inkasant, i cili kishte mbajtur evidencën kush sa kishte dhënë e cili nuk ishte përgjigjur, Qi edhe sot ka të gjithë dokumentet e tij si inkasant.
Deri sa inkasantët po paguheshin me një shumë simbolike, Fahriu nuk ka pranuar të marrë as këtë pagë, me qëllimin e vetëm që të ndihmojë Këshillin Financiar. Barazimi i ka dalë rregullisht 0:0 për ndihmën e shkollës shqipe.
- Në Kshillin Finacaiar më së shumti I kemi ndihmuar arsmimit dhe kemi punuar për të mos e nderprerë mësimin në shkolla, kemi mbajtur pushtetin parallel, per ata ishim të nxitur të punonim ditë e natëaë sado pak t’ua plotësonim pagat mësimdhënësve për të mbijetuar arsimi shqip. – flet FAhriu.
Këshilli i Financimit ka përfunduar punën dhunshëm në marsin e turbulluar të vitit 1999 nga barbarët serbë, të cilët po përpiqeshin ta shuajnë një popull në Kosovë, ku gjysma e popullsisë u dëbua nga Kosova, ndërsa gjysmës tjetër i dhanë malet, duke i përndjekur nga shtëpitë e tyre me pleq e plaka, burra e gra, të sëmurë, të rinj e të reja dhe fëmijët deri edhe të sapolindur. Përndjekja ishte familjarisht, pa dallim moshe, gjinie e shëndeti.
Fahri Hasani në zyrën e tij, sa ishte në punë
Këshilli Financiar, përfundimisht është mbyllur në vitin 2000. – thotë Fahriu.
Fahriun e zgjedhin edhe kryetar të komitetit për Podujeva Një për regjistrimin e njerëzve të vrarë, të plagosur, shtëpi të djegura e dëme materiale. Fahriu ka regjistruar çdo ndihmë, edhe atë për ndërtimin e shtëpive të djegura e të rrënuara nga serbët gjatë vitit 1999.
Fahriu edhe tani është kryetar i Nëndegës së dytë të LDK në Podujeva 1 dhe anëtar i kryesisë së Degës në Podujevë dhe asambleist në Kuvendin e Komunës në Podujevë nga viti 2021.
Fahri Hasani ka ndihmuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës bashkë me të tjerët në Aktiv, Nëndegë e Degë. Ai ka organizuar rininë për punë në hapjen e llogoreve në ndihmë të luftëtarëve të UÇK gjatë vitit 1999. Pastaj ka kontribuar në grumbullimin e të hollave dhe të mirave materiale deri edhe me shtretër për familjet e zhvendosura nga vendbanimet e tyre ku po vendosej UÇK-ja si dhe batanie për pushim të ushtarëve.
Të hollat e mbledhura për ushtri i ka grumbulluar me blloka të UÇK, i ka grumbulluar 137 mijë DM, si dhe ka qenë i caktuar për informim të UÇK. E, së fundmi, ka qenë aktivizuar drejtpërdrejt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe është edhe veteran i UÇK-së
Paratë e mbledhura për UÇK i ka dorëzuar në Llapashticë.
Fahriu ka punuar edhe në Shoqatën “Nënë Tereza” dhe materialin e ka grumbulluar tek kushëriri i vet, Shemsi Hasani.
Një punë tjetër e ka kryer edhe në Kryqin e Kuq. Depot për grumbullimin e të mirave e ka pasur afër Urës së Lumit Llap afër Fushalive deri në vitin 2002, nga se vinin duke u reduktuar ndihmat për Kryqin e Kuq.
Pas të gjitha këtyre punëve e aktiviteteve, pas luftës, Fahriu inkuadrohet në punë në Komunë, Zyrtar i gjendjes civile. Këtu ai punon pa ndërprerje deri në pension, pa asnjë vërejtje kurrë as nga udhëheqësit përkatës e as nga qytetarët.
Fahriu nuk ka shkuar në pushim asnjëherë. Ai e ka marrë vendimin për pushim dhe e ka lënë në zyrë, nga e cila nuk u nda as atyre ditëve të pushimit.
Fahriu në punë nuk ka shikuar se cila parti është në pushtet, ai ka vazhduar së punuari njësoj me vullnetin më të madh. Shpeshherë ka ndodhur kur tjerët nuk kanë ditur si të zgjidhin një problem, Fahriu ua ka zgjidhur me urtësi e mençuri. Nuk ka ndodhur ta ketë kthyer ndonjë palë prapa pa i kryer punë, por ka ndodhur t’ua kryejë punët edhe të tjerëve punëtorë. Dhe, deri sot, nuk ka ndodhur të ankohet dikush nga qytetarët në punën e Fahriut. Përveç që u kryente punë, ai priste ëmbël e me një buzëqeshje të ëmbël e të butë palët, sa i bënte për vete. Veëm me një sjellje e pritje të tillë i kishte bërë për vete, sa të gjithë kishin dëshirën të shkonin tek ai për kryerje të punës. Shih për këtë, Fahriu ka kryer punë afërsisht sa 20 punëtorë të tjerë, normal, duke e shfrytlzuar orarin e punës tërë ditën, pa dalë as për kafe gjatë ditës,
Fahriu e ka pasur të djegur nga serbët shtëpinë e tij, por përveç ndonjë lëndë druri, nuk ka marrë asgjë më shumë nga ndihmat për ndërtimin e shtëpive.
Edhe si anëtar e aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fahri Hasani shpallet punëtori më i mirë nga kryetari i komunës, z. Shpejtim Bulliqi në mesin e 300 punëtorëve sa ka kjo komunë.
Me rastin e pensionimit të tij, komuna i jep dhuratën e merituar dhe nga 1500 komente në FB, nuk del asnjëri të ankohet në punën e Fahriut, por të gjithë kanë fjalë miradie e lëvdata për të, kur dihet se këtu ka edhe me emra të rrejshëm e të paidentifikuar.
Fahri Hasani, me punën e tij të gjatë dhe të shumëllojshme, arriti të bëjë për vete të gjithë ata që e njohin.
Mirënjohje për punëtorin e dalluar e të Fahri Hasanit – Shpejtim Bulliqi
Është nder dhe privilegj te kesh nje punëtor në Administratën komunale siç është Fahri Hasani. I përkushtuar në punë maksimalisht, i afërt me qytetarë gjatë kryerje së shërbimeve ndaj tyre, …
Janë disa nga fjalët miradie të kretarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi që vjen nga Lëvizja Vetvendosje, ndërsa Fahriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, kështu është kur edhe punëtori i mirë e edhe Kryetari që shikon vetëm punën si është kryer, që nuk merr parasysh se nga cila parti vjen, por si e kryen punën. Respekt për të dy!
I lumtë Fahriut, i urojmë shëndet, jetë të lumtur e pleqëri të mbarë me djem e me nipër!