ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Familja dhe shoqëria shqiptare në rrezik për shkak të anarkisë morale e sociale 

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

 Pirro Prifti, Tiranë

___

Ngjarjet e ditëve të fundit për përdhunimin e një minorene në Kosovë dhe dhuna me vrasje në familje, familje të divorcuara më kujtuan  fjalën e Fan Nolit në Parlamentin e vitit 1924 për gjëndjen e Shqipërisë në ato vite mbetet një nga shkrimet më brilante ku pasqyron dhe analizon shoqërinë shqiptare të asaj kohe e cila për fat të keq edhe sot ka po ato difekte si n ë atë kohë: Pesë Anarkitë: Anarkinë Fetare, Anarkinë Sociale, Anarkinë Patriotike, Anarkinë e idealeve, dhe Anarkinë Morale. 

 Nga të pesta anarkitë në Shqipëri por dhe në Kosovë po mbizotëron Anarkia Morale  e cila sipas Fan Nolit është: `këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha`, ndërsa për anarkinë sociale të asaj kohe shprehej se: `këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve`.  Një ngjashmëri me partitë e reja të pas `90 të formuara nga vetë Ramiza Alia të cilat ishin të mbushura me ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe me ish drejtues të vegjel të PPSH. 

 Përse në Shqipëri po vërehen fenomene të tilla të cilat po shkatërrojnë traditat morale dhe sociale të  shqiptarëve? 

Problemi i shpërbërjes së Familjes dhe Shoqërisë shqiptare  është i thellë dhe ka të bëjë me trysninë e brëndëshme por edhe me trysnine jashtme.  

Trysnia e brëndëshme ka patur të bëjë me disa faktorë të rëndësishëm: kalimi nga diktatura e egër në një system ku mbizotëron liberalizmi dhe paraja, e bëri shoqërinë shqiptare të kalojë menjëherë nga  gjëndja e izoluar dhe me rregulla të egra diktatoriale në një sistem të demokracisë perëndimore, porse në Shqipëri, populli momentalisht u ndje si një i burgosur që  i jepet liria  dhe që nuk mendon se duhen zbatuar ligjet dhe rregullat e këtij sistemi të ri demkoratik. 

 Pra u bënë ato që tha OSBE për rivendosjen e të drejtave të lirisë së shprehjes dhe të individit, të cilat shqiptrët e zbatuan kryesisht me një emigracion të madh në fillim të viteve `90, duke menduar se bota perëndimore është si në filmat  me ngjyra që shikoheshin në Shqipëri dhe në televizorë. Por që në fakt nuk ishte ashtu. 

 Trysnia tjetër ishte liria fetare e çila ishte mohuar dhe Diktatori e legjitmoi me vendosjen në Kushtetutë `shtetin ateist` duke prishur objektet e kultit fetar të të gjithaa feve në Shqipëri.  

Ndrrimi i Sistemeve i dha mundësi popullit ti rikthehej edhe njëherë fesë, por me një mentalitet pak të ndryshuar për shkak të represionit dhe diktaturës, sepse me kalimin e kohës në demokraci po shkonin shumë më pak njerëz nëpër xhamija e kisha.  

Liria i kishte dehur, dhe po harrohej se nuk ka Liri Absulote, sepse Liria personale është deri aty ku fillon liria e tjetrit, aty ku fillon ligji. 

Trysnia e tretë është  tradita shoqërore e cila në Shqipëri kishte marrë një uniformitet për të tre besimet fetare, pavarësisht traditave të veçanta të cilat dallonin një komunitet fetar nga një tjetër. Me ardhjen e demokracisë traditat qoftë të komuniteteve fetare qoftë ato sociale filluan të zbeheshin dhe po merrnin formën e amoralitetit perëndimor. 

Trysnia e katërt ishte gjetja e mjeteve të jetesës dhe këtu shqiptarët kuptuan se paraja është `Zoti` i vërtetë në vënd të Zotit të religjioneve, dhe gjetja e punës për të fituar para dhe nëpërmjet saj të fitimit të mjeteve të jetesë në kapitalizmin shqiptar u bë një nevojë emergjente.  

Filloi jeta e stresuar. 

 Shteti demokratik ishte tashmë i paaftë për gjithë këto vite të krijonte një stabilitet social , politik, ekonomik dhe ky stabilitet që përbehej nga stabiliteti i rendit public,stabiliteti i energjisë elektrike, stabiliteti i kujdesit shëndetësor, stabiliteti i kujdesit arsimor, ishte difektoz gjë që u reflektua në emigracion dhe në luftën politike e sociale për dominim në Shqipëri.  

Përsa i përket Trysnisë së jashtme , ishte ajo që përcaktoi dhe ndikoi shumë në shpërbërjen e familjes shqiptare si nga ana morale ashtu dhe nga ana sociale. 

 Shqiptarët të hutuar dhe të `droguar` nga një liri të cilën nuk e kishin patur, të kënaqur se ligjet nuk mund të vepronin më mbi këta sepse gjëndej justifikimi i diktaturës, harruan dhe normat morale, por gjithmonë e më shumë të ndikuar nga stresi i gjetjes së punës, së parasë, nga dëshira për tu pasuruar shpejt dhe pa hesap, të ndikuar nga propaganda që `të krijohet klasa e pasur`  sepse Diktatori e shkatërroi, duke parë jetën në perëndim me dhunë, seks, drogë, luftë, u përfshinë një pjesë e mirë e të rinjve qofshin ata të emigruar qofshin vëndalinj në kontrabandë, drogë, korrupsion, tutorë seksualë që transportonin `punonjse seksi` jashtë, por edhe brënda vendit, duke shkaktuar këtë Anarki morale, në të cilën nuk bënte më punë as dogma fetare.  

Mbi Anarkinë Morale ndikoi shumë edhe nënvlerësimi nga BE kur bëri Kushtetutën e Europës në të cilën nuk përfshiu kontributin e Kristianizmit në civilizimin e shteteve dhe populjve të Europës. Madje edhe Papa i atëhershëm Gjon Pali e kritikuan këtë Kushtetutë, kursë Patriarku Kiril i cili la një përshtypje të thellë në Asamblenë e Strasburgut me 2 tetor, paralajmëroi për rrezikun e relativizmit moral duke thënë: “Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“. 

 Idea  e Globalizmit për tregëtinë dhe shoqërinë njerëzore në botë po shkakton një Anarki morale dhe sociale në të gjithë botën , e cila po shihet në dhunën ndaj gruas, në  përdorimin e drogës, në korrupsionin shtetëror, në kontrabandën e mallrave, dhe në luftra.  

Por më shumë po dëmtohen vëndet e vogla sidomos Shqipëria e cila gradualisht me këto ritme  do të ketë pakësim të popullsisë dhe anarki nëse nuk merren masa ligjore. 

Këto dy trysni mbi Moralin dhe Shoqërinë shqiptare shkaktuan të dy Anarkitë të plota, duke shkaktuar rritjen e divorceve, dhunën në familje, përdhunimet, korrupsionin shtetëror, drogat, në Shqipëri dhe Kosovë, madje edhe përdhunime ndaj minorenëve, duke rënduar anarkinë  sociale dhe morale e shoqërisë shqiptare madje dhe asaj kosovare. 

 Në këto kushte  shteti shqiptar duhet të marrë masa në forcimin dhe në zbatimin e ligjeve duke vendosur diktaturën e ligjit , pavarësisht se ç`thonë politikanët e të gjitha krahëve, ndryshe Shqipëria do të bëhet një `Zog i Zi` ku nuk do ta njohi `qeni të zonë` siç thotë i madhi Fan Noli në Anarkinë morale dhe sociale. 

 Sigurisht kjo është shkaktuar edhe nga largimi nga feja pavarësisht se çthonë sociologët tanë dhe ata perëndimorë, sepse një nga shkaqet e ekstremizmit fetar që kanë ndodhur këto vite është dhe reagimi anormal i fetarëve kundër degradimit moral dhe social të shoqërisë 

 Sigurisht alarmi është dhënë, dhe duhen masa të ashpra kundër këtyre dukurive negative të shoqërisë kapitaliste ndryshe nuk do të ketë më as shoqëri shqiptre dhe as shqiptarë, por egërsira. 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu