Akademik prof dr Hakif Bajrami , historian
- FAMILJA MONOLLI , VIKTIMA E PARË E NEOFASHIZMIT SERBIAN PAS
Më 81 pushteti Serbian, madje të gjithë sllavët e jugut do të vërsulen ndaj shqiptarëve se “po I detyrojnë kolonistët të shpërngulen nga Kosova”. E vërteta, të gjithë UDB-ashët që ishin diskredituar më 1966, do të mrizojnë me pensione të majme, dhe të pushueshëm do ta presin shansin e parë për vërsulje ndaj shqiptarëve. Ajo shansë për ta ishte kur rinia patriotike shqiptare provoi më 1981 të ngritet në kryengritje, por mjerishtë ende nuk kishim “vetëdie popullore për luftë të armatosur”. Dhe nga kjo kohë pushteti Serbian nuk do të lërë gur pa lëvizë, me të vetmin qellim për ta “konvertuar” së pari Kushtetutën e vitit 1974. Aty e kishte vegën shovinizmi neofashist I Serbisë, sepse duke ndryshuar kushtetuta, provohej degradimi i saj dhe krijimi i shansës për Srbinë integrale dhe koloniale. Lidhur me këtë do të themelohet Komision Special, së pari për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, për rikolonizim të rinjë. Por kësaj radhe fjala ishte për ata sllavë që ishin shpërngulë nga Kosova për dy arsye: për kah orgjina ishin kolinistë të kralit ose Titos dhe me degradimin e UDB-ës më 1966 ata kishin mbetë si gjeli në pleh; së dyti nuk mund t` i duronin kuadrot e reja e të shkolluara shqiptare dhe nuk mund ta duronin kurrfar barazie. E këta, nuk duronin që të janë qytetarë të rednit tretë, sepse të parët ishin serbët, të dytët ishin “shqiptarët e ndershëm”-ish udbashët, të tretët mbetën ish udbashët sllavë, kurse krejtë në fund të “ferrit” ishin shqiptarët.
Nuk ka kaluar muaj nga viti 1981, pa u bërë analiza detale për kthimin e ish kolonistëve sllavë në Kosovë, sepse vetëm përmes tyre mund të mbahej populli shqiptar i nënshtruar. Kjo fushatë, do ta ketë embrrionin në “Librin e kaltërt 1976”, i cili do të rregjenrohet me “Memorandumin” e Akademisë Serbiane më 1986. AS dokumenti i parë e as I dyti, nuk pati fuqi t` i instalojë ish udbashët serish në pushtet, për ta sunduar sprish Kosovën, sikurse deri më 1996. Dhe si pasojë e këtij ngërqi, se ish kuadrot e UDB-ës dhe të partisë, nuk do të munden ta PËRBALLOJNË fuqinë intelektuale dhe politike të kuadrove të reja shqiptare, më 1987 do të fillojë punën e re kriminale. Së pari në Lidhjen Komuniste të Serbisë, e pastaj puna do të shpërndahet në Parlamentin e Jugosllavisë, prej kah do të lind “Programi Jugoslallavë për Kosovën 1988”. Ky Program de fakto e hapi shansën që Kosova të kthehet në pozitë teritorialo administrative në Statut të viteve: 1945, 1948, 1953, 1963.Pra Kosova sipas Beogradit nuk mund të ketë as Ligj Kushtetues nga viti 1969, e lere ma Kushtetutë nga viti 1974.
Së pari filloi puna e diskutimit të amandamenteve të reja kushtetuese
Amendamentet ksuhtetuese janë debatuar kudo nepër Kosovë më 1988. Dhe 97% e debateve nuk është pajtuar me ndryshimet që i ëndrronte dhe i shfaqi pushteti neofashist serb. Lidhur me këtë, S.Millosheviqi do të shpërthej publikishtë se: “Kushtetutën do ta ndryshohet institucionalisht dhe jashtëinstitucionalisht”. Me këtë kërcnim neofashist, karieristët dhe klosharët shqiptarë nuk do ta kuptojnë këtë atetnat dhe grushtshtet që po i përgatitej Kosovës. Në këto rrethana, burgjet ishin të mbushura me të rijë patriot dhe rrevolucionar të pamposhtur. Dihet se 23 marsi 1989 ishte ditë e kobshme për Kosovën. Pas këtij grushtshteti intelektualët e vërtetë e dinin se pa luftë të armatosur, ma nuk mund të ktheht gjendja në Kushtretutën 1974, e lëre ma të avnsohet Kosova në Republikë të shtatë, që atëherë ishte mendim dominant.Në këto rrethana, Kuveni i Kosovës në kushte të jashtzakonshme do ta aprovojë Deklaratën e 2 korrikut 1990, për Kosovën Republikë. Ishte ky një elemnet i ri se më në fund parlamenti e kishte kuptuar momnetin historik dhe qëndroi në nivel patriotik. Ishte kjo një kthesë shumë domethënse për ta kthyer në popull së pakut shpresën. Së dytë, guximi dhe patriotizmi i disa të rijëve dhe të rejave, ishte një paralajmërim se populli shqiptar më nuk duron robëri nën Serbinë gjakatare. Për ta FRIGËSUAR RININË PATRIOTIKE , Serbia do ta vejë në ball policinë, milicinë dhe ushtrinë, që ne nuk I kishin nën komandën shqiptare në Kosovë. Ndodhi ky fenomen sepse në nivelin intelektual shekncor nepër tubime ndërkombëtare punëtorët e shekncave shoqërore në Kosovë e kishin arritur nivelin dhe ma nuk ishin në asnjë pozitë inferior ndaj serbianëve që ishin mësuar të thonë: “atje poshtë” ( mednohej për Kosovë). E gjeografikisht dihet se Kosova nuk ishte “poshtë”, por uji shkonte nga lartë posjtë (nga Kosova drejtë Smederevës e Beogradit) . Në polemika, më 1988 do të u thuhet se:Nuk jemi ne poshtë, ne jemi lartë sespe uji nga Kosova rrjedhë teposhtë kah Beogradi”. Dhe, nuk do të vonojë dhe Kuvendi I Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, pas një pune intenzive politike, do ta shpallë Kosovën Republikë të shtatë, sikruse njësitet tejra federative. Vallja partiotike me ktë akt KONSTITUCIONAL nuk do të ketë më të ndalur. Informat ishte e pandalëshme, sepse bota ishte bërë shumë e vogël për fuqinë e saj (të informatës). E serbianët dhe administrata e tyre e kalbur mendonin se janë në vitet: 1912, 1918, 1945, kur vranin e pushkatonin familje e individ pa gjyq e pa ligjë, dhe askush nuk dinte asgjë. Tash ishte “këngë” tjetër . Por për ta mbajtur popullin serbian në pozitë “superiore”, pushteti nuk do ketë ide as logjikë, që t` i përkrahë rrethanat e reja, jo vetëm në katrahurën Jugosllave, por edhe në botë. Serbia për ta kthyer realitetin politik në pozita të para vitit 1966 do ta fillojë përgjakësinë kriminale me metoda të vjetra, të reja, ku vetëm tanket i kishin shtesë , nga mjetet e mëparëme. Në megalomaninë e tyre serbiane se “janë me ushtri të katërt në Evropë”, sërbet e fillluan luftën së pari kunder rinisë shkollore më 1981. Pastaj dhunën e bartën kunder FAMILJEVRE EMBLEMATIKE shqiptare, krejtë me qëllim që t`e frigësojnë popullin, duke provuar t` i tregohen “muskutjtë” e tankeve dhe pizgaverëve, tytave dhe thikave të helmosura , me seleksionim. Pikërisht së pari në Llapin e Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Shaqir Igrishtps, Ramë Vllasës, OSMAN MUNOLLIT–Pollatës, do t` i provojnë armet dhe ushtrinë e tyre kriminale.
Pse u sulmua familja e Osman Muniollit në Pollatë më 13 shtator 1990
PIkprisht, kundër familjes patriotike Munolli në Pollatë, serbianët do ta programojnë fillimin e realizimit të progarmeve të vejtra.Shtrohet pyetja, nëse më 7 shtator 1990 është aprovuar Kushtertuta e Kaçanikut, më 13 shtatoir 1990 do të sulmohet brutalisht nga milicia dhe ushtria serbiane (jugosllave) Familja MUNOLLI e POLLATËS që mbante dikur miqësi me Demë Ahmetin, me Murat Xhakën , Ahmet Delinë, e besa edhe me Haxhi Zekës, sepse Oda MUNOLLI dhe POPOVA ishin konak I sigurtë më 1910 dhe 1912 për Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin, prej kah doli shembulli më sublim kombëtar, KUVENDI I MURGULLËS më 1920,prej kah u lëshua KUSHTRIMI për kryengrutej kunder okupatirit, me Program të Komitetit Mbrotja Kombëtare e Kosovës.
Si dukej palni I sulmit ndaj Familjes emblematike MUNOLLO më 13 shtator 1990, deshmojnë dokuemnetet sekrete fshiste serbe, se dikush kishte spiunuar se Kuveni i Kosovës do të mbahet në Pollatë, diku në afersi të lokalitetit Demë Ahmeti.
Aksioni famëkeq i 13 shtatorit 1990 quhej “RRUFEJA”
Dokumnetet që posedohen janë argumente se kemi të bëjmë me një pushtet neofashit, që programon shfarosjen e një populli të tërë, vetëm pse nuk është sllavë, dhe bota në fillim I beson sepse viktima nuk kishte as karh as miqë, as forcë, përpos drejtësisë, sakrificës dhe guximit e shpresës. Dhe plani për shfarosejen e Familjes MUNOLLI (LATIFI)-Pollata ishte koduar me shifërn “MUNJA”-“RRUFEJA”. Për realizimin e këtij progarmi ishin angazhaur 135 milicë, 60 ushtarë me tërë arselanlin vrasës që posedonte shteti.Tabela koduese e akcionit “Rrufeja” ishte shoqëruar me koncepte gjeografike. “Rregjioni për sulm” e kishte shnejën 21, kazerma ku përgatitej sulmi ishte e koduar me numrin 20, qendra e sigurimit në Prishtinë me numrin 19, organizimi I sigurimit publik në Podujevë me numrin 18, rezerva në Kerpimeh me numrin 23, rezerva ndinmëse në Leban me numrin 22, Vendi ku duhet zbatuar dhunën në Pollatë me numrin 24, vendi kah duhej siguruar suksesin e dhunës fshati Sllatinë me numrin 25, vebdi rezervë i suksesit në Zhiti me numrin 26, Shtëpiat për bastisje (lexo për vrasje dhe shkaktim të frigës në popull) me numrin 27 , vedni ku do të përdorej dhuna e shtuar nëse nuk arrihet sukses në planin e parë në Pollatë, ishte koduar me numrin 28 në fshatin Metehi, punkti me froca rezerervë I ishte koduar me numrin 31, punkti ku sigrohej i pari me shifer II. Efekti duhej të shënonte frigë dhe: “populli duhej me dy tri varsje mizore të vihet në lëvizje, për të patur adute tjera që mizoritë të vazhdohen edhe me viktima përtej numrit 10 por jo ma shumë për fillim”.
Lidhja kriminale se ku duhet ushtruar mizori nuk u ndal deri më 10 VI 1999
Makineria vrastare serbe kishte program shfaroses që e përdori nga Pollata (13 shtaor 1990) e deri te Familja Shaban Jashari në Prekaz (4-5 mars 1998), deshmojnë dokumentet serbe. Lidhur me këtë,së pari fillimi i aksionit dhe kryerja e detyrës fillestare quhej “Lanac 1” (zingjiri 1), bashkmi I kolonave vatrstare quhej “LANAC 2” (zingjiri 2), nisja e aksionit quhej “Livada” (-Livadhi), ndalja e aksionit quhej “Trava” (bari), vija e bllokadës quhet në dokumnret ‘Kanar’ (Peshojë), lidhja e bllokadave quhej “Çvor” (nye), izolimi I personave në objekte quhej ‘KRUG’-(Rrethi), kontrollimi I objketit mban kodimin “VETAR” (Era), personat për izolim dhe burgosje quhshin “JEZH” (Iriqi), armet e gjetura (që vet I plasonin nëse nuk ka) duhej të quheshin “KOPRIVA” (hithat), persoant e privuar nga liria quheshin “BREZA” ( pisha”) që digjen, mun dtë mbytën dhe asgjë, personat e palgosur quheshin “ LIST” (gjethe) që nuk vlen pesë pare, personi I vdekutr quhet “Kaktus” edhe shqip është ashtu, roja e vendit që duhej ta hapte zjarrin vrasës quhej “PLAMEN” (flaka) që duhej ta kallte shtëpinë ose ta rrënonte me dinamit,milici që ishte më afër se ushtari quhej ‘kremen’, diçka që shkrep si guri brincak si eshka që e kap zjarin për një here, vendasi që po sulmohej, vritej ose burgosj quhej ‘ trn’ –there, trasporteri I blinduar quhej ‘lim’ lumi Lim, USHQIMI i VRASTARëVE QUHET ‘KITIJA’, uji për programuesit e shfarosjes së familjes stabile shqiptare quhet ‘Limenka’.
Komanda e krimeve ishte ushtruar në Koshutnjak të Beogradit një muaj (gusht 1990
Personat që I kishin hy realizimit të këtij programi për shfarosje të shqiptarëve kishin kode numrore dhe përshkruese. Në çdo aksion theskohet rroli I shfrytzuesit, shenja thirrëse, puna dhe niveli reserveë që duhej vazhduar aksionin. Udhëheqësi I grupit për bllokimin e objektit që po rrethohej përmes kodit “Rrufeja” kishte shenjën numrore 12, kurse puna që duhej kryer ishte koduar me shifren 50+50. Zavedënsi ikëtij aksioni e kishte shenjën numrore 13, udhëheqësi I grupit për bastisje 21, zavendësi 22, drejtuesi I nëngrupit 23, drejtuesi reserveë I nëngrupit 24, udhëheqësi I nëngrupit për furnizim 25, marica e parë 61, marica e dytë 62, grupi për sigurimin sanitar 63, Komanda e forcave për sigurim 71, Drejtuesi I forcave speciale 81,shtabi I aksionit “RRufeja” nr. 1,Komandanti nr. 2, zavendësi nr. 3, Antari I shtabit për operativë nr. 4, Drejtuesi I bllokadës nr. 11, kodimi I forcave motorike “Rrufeja” nr. 31, Drejtimi I helikopterëve “Rrufeja” nr. 41, Lidhja e grupeve “Rrufeja” nr. 51, servisi nr. 91, mbarimi I Kodit Rrufeja” nr. 101.
Aksioni për frugësim dhe terrorizëm shtetëror
Me këtë program që I prezantohet opinionit për herë të parë si eksperiment politko ushtrak për tërë makinerinë neofashiste serbiane ishte terrorizimi I Familjes MANOLLI në Pollatë më 13 shtator 1990, që do të thot se aksioni varstar serb kishte filluar gjashtë ditë pas aporvimit të Kushtetutës Kaçanikut. Në këtë aksion ushtrakao- policor janë VRARË Besim Latifi- Munolli– vritet në prag të odës dhe Skender Latif Munolli vritet me snajper sepse e qanë rrethimin. Pushteti për ta treguar qëllimin i arreston 30 persona, duke I malltrtuar deri ë alvanosje.Ky sulm ushtrako policor ndërmiret në Pollatë krejtë me qellim për ta frigësuar tërë popullin e Rrafshit Kosovës.
Mizori serbe edhe në visettjera të Kosovës
Ndërsa në të njetën kohë në Komunën e Klinës vriten Shtjefen Dushi dhe Simenon Dushi, krejtë me qellim për ta frgësuar tërë RRafshin e Dukagjnit. Sulmi u bë për ta gjurmuar ku mshifen deputetet historik të Kushtetutës Kaçanikut nga 7 shtatori 1990.
Sipas dokuenteve ushtarko policore serbe në vijim mbetej që të zbatohet një plan I ri me kodin “RRUFEJA 2” ku prashihet vrasja e më shumë se dy perosnave, por aksioni nuk guxonte të mbaroi së pakut pa u “likudiar 10 terroristë”, të cilët janë pa emër, pa e sulmuar askend, por arma e tyre duhej të ishte si leternjohtim se ishin shqiptarë.
Varrimi i Besimit dhe Skender Latif Pollatës ishte “referendum” se populli nuk do ta durojë okupatirin
neofashist serbian
Në varrimin e Besimit dhe Skenderit askush nuk ka mundur që e ndien vetëm shqiptar e të mbanë qëndrim indifernet, e mos të shkojë në përcielljen e fundit të trupave të tyre të burrëruar. Sipas llogarisë sime, në varrim ishin afro 55000 persona. Në pjesëmarrje e tillë do të provohet të pengohet, por nuk pati fuqi që ta ndalë popullin. E kur populli do, atëherë popullit nuk i urdhërohet, nuk i komandohet, sepse lartëshkëlqesia e tij POPULL, është diçka madhështore. Nuk ka rëndësi a është i pranishmi me shkollimin ma të lartë, apo është analfabet, me rëndësi është dhe ky koncepim nuk mund të ndryshojë kurrë, aty ku është populli –sovarni i kësaj jetet në kalim, aty pushon liria që nuk ka forcë që e mund.
Po ka pasë përpiekje që populli të pengohet në pjesëmarrje në dalje të Besianës, ka pasë pengesa në udhëkryqin e Bradashit, në nyen rreshtuese në Kerpimhe, e përgjatë Luginës së Llapit në Repë. Ishte e kotë, populli kishte vendosë me çdo çmim të jetë pjesëmarrës, të jetë deshmirat se i tëri është me Familjen Latifi-Munolli, se i tërë është me BESË për Besimin dhe me tërë qenjen njerëzore me Skenderin, që të dy deshmitarët e parë pa Kushtetutës Kaçanikut (7 shtator 1990), heronjë të pavdekshëm, se shqiptarët e Kosovës nuk ka ma fuqi që do t` i pengojë në rrugën e pavarësisë. Populli me atë pjesëmarrje masive sikur deshti të DESHMOJË se është i gatëshëm ta paguaj çdo çmim.
MU për këtë pas mbarimit te të pamës si është zakoni, në bazë të dokuemnetve pushteti do të përpilojë strategji tjetër inovative, që mos ta sulmojë familjen shqiptare, por të sulmohet populli në vedne publike. Edhe ky fenomne i dhunës nuk do të shkkatojë panikë në popull.
Përpiekja e pushtetit që me ligje fashiste ta ndryshojë strukturën e popullsisë
Ligjet që përpiloheshin dhe aprovoheshin pa ndonjë debat kur të analizohen nga këndveshtrimi kohor i sotshëm, janë të gjitha të ngjajshme me ato që i sajonte Hitleri në viset e okupuara. Këto ligje bëheshin me qëllim që Kosova të serbizohet në të gjitha poret e jetës.
Ligji i parë ishte ai i sielljes së kolonistëve nga Knini dhe Sremi në Kosovë. Si duket jo vetëm në Dejton por edhe disa vite para 1995 ishin bërë pazare në nivel evroian se Serbisë nëse e lëshion Krainën serbe në Knin, do të i dhurohet një Republikë serbiane në Bosnje dhe do t` i ketë duartë e lira që të sillet si të dojë në Kosovë.
Sot më 13 shtator 2022 SKENDERIT E BESIMIT i betohemi se Kosova e tyre do të jetë shtet Evropian i garantuar nga populli shqiptar dhe miqët e respektuar, i grantuar nga xhaku u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i NATO-s dhe përkushtimit politik të Kombit për bashkim, për t` u përmirësuar gabunet që na janë bërë nepër Konfrese e konferenca të ashtuquajtura paqesore, duke na e coptuar ETNIN copa sopa. E amaneti i Besimit dhe Skenderit është për bashkim. Unë popullit i besoi.
Prishtinë, më 13 shtaor 2022