ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Fan Noli “rikthehet” në Universitetin Harvard

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Frank Shkreli

Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.

Në një njoftim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit Harvard, i njohur në Shtetet e Bashkuara por edhe me famë botërore për vlerat akademike, thuhet se me rastin e 59-vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit, Dega Boston e Federatës Pan-Shqiptare Vatra së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit organizojnë promovimin e Librit më të fundit, “Fan Noli- Apostulli”, të autorit Ilir Ikonomi, tanimë të mirënjohur për lexuesit shqiptarë kudo, ish gazetarit dhe kolegut tim në Zërin e Amerikës.  Një rast ky shumë i mirë për tu paraqitur studentëve shqiptaro-amerikanë – shqiptaro-amerikanin më të njohur të shekullit të kaluar, së bashku me Faik Konicën – edhe si një frymëzim dhe shembëll për brezin më të ri të studentëve shqiptaro-amerikanë të Harvardit sot.

Paraqitja e librit më të ri të Ilirit do të bëhet ditën e shtunë, me 16 mars, 2024 nga ora 12PM deri në 2PM. Në ftesë komunikohet se ky tubim do mbahet në hapësirën e Harvardit e quajtur Boylston Hall, 103 Harvard Yard, Cambridge, MA  02138.

Kështuqë, në 59-vjetorin e kalimit të tij në amshim, apostulli i shqiptarizmës dhe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Noli me veprën e autorit Ilir Ikonomi “rikthehet” të shtunën që vjen, në Universitetin Harvard, pikërisht, aty ku kishte studiuar, nga 1909-1912, Fan S. Noli. “Emzot Noli nji ndër njerzit ma të mëdhej që ka gjinikue fisi arbnuer.  Poet, letrar, fletorar, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznis vigane të Rilindjes së kombit, për të cilën u përpoq sa mujt me vepër e shkrim”, do të shkruante Ernest Koliqi, në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit me 13 mars, 1965. Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf

Duke njoftuar promovimin e radhës të librit të tij më të fundit, autori Ilir Ikonomi shkruan në faqën e tij “facebook”, se kushtet e rrethanat, nën të cilat ai frekventonte studimet në Harvard, nuk ishin aspak të lehta, por mjaft sfiduese. Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.

Natyrisht se për nga përgatitjet akademike dhe të dijes, përfshirë njohurinë e një numër gjuhësh të huaja, Fan Noli qëndronte shumë më lart në krahasim me studentët e tjerë të kurseve të ndryshme universitare.  Ikonomi shkruan se Noli është diplomuar me 20 qershor, 1912 me gradën “Bachelor of Arts”, me vlersimin më të lart, “cum Laude”. Ikonomi sjell, ndër të tjera, një fakt interesant duke shkruar se në të njëjtën ditë, të diplomimit të Nolit edhe Faik Konica mori gradën “Master of Arts”, në fushën e gjuhëve romane, në një ceremoni të përbashkët me Nolin dhe dhjetëra studentë të tjerë, atë ditë qershori të vitit 1912 në hapësirat e “Sanders Theatre”, shumë afër sallës ku do bëhet promovimi këtë të shtunë, i librit: Fan Noli-Apostulli, shënon autori, Ilir Ikonomi.

Jam i bindur se ky “takim”, i një brezi të ri studentësh shqiptaro-amerikanë, do të jetë një përvojë e paharrueshme për ta, ndonëse do të mësojnë shumë fakte mbi jetën dhe veprimtarinë e një shquptaro-amerikane që e filloi jetën si sudent, pikërisht aty në Harvard, më shumë se një shekull më parë.

Me leximin e librit të Ilir Ikonomit mbi Fan Nolin, brezit të ri i studentëve shqiptarë të Harvardit, në atë institucion të dijes me famë botërore por edhe të gjithë lexuesve, autori Ilir Ikonomi u paraqet të gjithëve “Nolin e pafiltruar”.  “Ndonëse, e vërteta është e komplikuar dhe e dhimbshme”, autori shprehet se, vëllimi i parë: Fan Noli -Apostulli, do ta njohë lexuesin me Nolin e vërtetë: “Me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimet, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që nuk kanë vdekëtarët e kësaj bote”. Të bazuara në fakte dhe dokumentacione, me shpresën për të “shuar dyshimet për subjektivizëm”, me qëllim gjithashtu “që filmi të jetë i plotë dhe i paprerë”, i saktë mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej patriotëve më të flakët të Kombit, brenda dhe jasht trojeve shqiptare.

Promovimet e deritanishme të librit, Fan Noli -Apostulli, të autorit Ilir Ikonomi, si në trojet shqiptare ashtu edhe në mërgatë, janë dëshmi se ky botim, ashtu si edhe veprat e tjera të këtij autori është një botim për t’u shënuar në mënyrë të veçantë. Është një kontribut i shënueshëm që autori i sjell historiografisë shqiptare por që, njëkohësisht, kryen edhe një detyrë ndaj vet Fan Nolit, bazuar në fakte e dokumentacion, që dëshmojnë edhe për një periudhë plot lëvizje politike, mendore dhe shoqërore ndër shqiptarët në trojet e veta por edhe këtu në komunitetin e vjetër shqiptaro-amerikan, fillim shekullin e kaluar me plot të dhëna të panjohura deri më tani. Një konsideratë e thellë për veprën e amdhe të Fan Nolit në shërbim të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar.  Këtë ia detyrojmë pendës a po më mirë të themi kompjuterit të ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, të palodhurit, Ilir Ikonomi.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Emzot Noli themelues i Kishës “Autoqefale” Orthodokse Shqiptare. ???????

    Ne fakt Kisha Orthodokse Shqiptare nuk ishte autoqefale (e pamvarun”). Kjo Kishe ishte e pamvarun nga Kisha greke dhe nga Kisha e Stambollit, por ishte ne fakt e mvarun nga Kisha bolshevike e Moskes. Prandej ai nuk themeloi i Kishën Autoqefale (te pamvarun) Orthodokse Shqiptare. Ai u pat shuguru prift dhe ma vone pshkop nga Kryepopi rus qyshe ne Boston.

    Kur Noli u ba kryeminister ne qershor 1924 ai i kerkoi parlamentit shqiptar qe te gjithe te ngriten ne kambe ne shej nderimi per vdekjen e diktatorit bolshevik rus Vladimir Iliç Lenin.
    Ky fakt bani qe Europa te nderhyje nepermjet mbretit te Serbise Gjiorgjeviq, ta rrezojne nga pushteti dhe ta zevendesoje me Ahmet Zogun. Ne kete menyre Europa, kryesisht Anglia-Ciurcili, frenoi perhapjen e bolshevizmit ne Ballkan ne vitin 1922.
    Edhe mbas Luftes Dyte Botnore Noli i tregoi idete e tija bolshevike/komuniste. Kete e vertetojne shume fakte. Simbas studimit ne gjashte volume (6) te studjuesit komunist kolonelit te sigurimit shkrimtari Nasho Jorgaqi, tregohen lidhjet e tij te ngushta me diktatorit komunist Enver Hoxha i ardhun ne pushtet ne Tirane me ndihmen Josif Broz Titos, qe dergoi agjentet e vet per te themelu partine komuniste shqiptare dhe mandej veproi ne token e Shqipnise sikur te ishte republike e Jugosllavise. Edhe CIA e kishte Nolin ne listen e komunistve dhe kontrollonte levizjet e tija ne SHBA.
    Ne kete studim 6 volumsh Nasho Jorgaqi tregon bashkepunimin e Nolit me Enver Hoxhen. Noli e quente Enverin komandant, i zgjedhun demokratikisht nge populli shqiptar ne nji kohe qe ne vitin1945 diktatori Enver Hoxha i mbeshtetun nga ambasada jugosllave ne Tirane organizoi para zgjedhjeve te viti 1946) gjygjin famkeq te deputetve (jo komunist), ku shumica u pushkatuen.
    Ka edhe shume fakte te tjera ne leter-shkembimin ne mes tyne. Ne keto letra Noli shpreh haptas idete e tija bolshevike mbi revolucionin dhe diktaturen e Proletariatit, mbi reformat bolshevike-komuniste Staliniste. Keto meritojne nji analize ma te thedhe nepermjet leximit te studimit te Nasho Jorgaqit mbi Nolin.
    Prandej mos te genjehemi me IDHUJ TE RREME te krujuem nga diktatura tosko-komuniste. Kete e tha m veçanerisht per shqiptart e Kosoves, te cilet ne fakt nuk e njohin fare periudhen kriminale komuniste ne Shqipni.

    • Nasho Jorgaqi ka qene adhuruesi i Nolit. Ai ka paraqite dokumenta argumentues per ka ka thane.

      – Nuk e ka paraqite Nasho Jorgaqi faktin se ishKryeministri i Shqipnise Fan Noli i ka kerku parlamentit shqiptar te ngrihet ne kambe per te mbajne 5 minuta zi ne nderim me rastin e vdekjes se BOLSHEVIKUT RUS INTERNACIONALIT VLADIMIR ILIC LENIN.

      – Nuk e ka parqite Nasho Jorgaqi faktin se anglezt e rrezuen nga kryeminster Nolin si komunist/bolshevik.

      – Nuk e ka paraqite Nasho Jorgaqi faktin se Nolin e bani prift dhe peshkop KRYPESHKOP RUS I BOSTONIT.

      – Nuk e ka paraqite Nasho Jorgaqi faktin se Cia amerikane e kishte Fan NOlin ne listen e komunistave amerikan dhe per kete ia kishte kufizu levizjet pa leje.

      Ti “Arta” se pari mos fol anonim, por me emen dhe mbiemen. Ti flet pa asnji baze historike.

  2. “Ay shqiptar i hequr prej trungut, gjakut, beses dhe burresrise qe le (braktise) vellezerit, gjuhen, kulturen, traditen dhe historine e njohur shqiptare, dhe ndahet prej tyre per t´u bashkuar ose bere bashke me armiqt natyrore dhe historik te Shqiperise dhe shqiptareve: Ay (ai) nuk eshte shqiptar i pastert dhe i vertete, por ay eshte tradhetar dhe armik i perbetuar i kombit dhe atdheut. Te atille shqiptar, eshte shume me mire te mos jene dhe te mos lindin fare, se sa te jene gjalle!” (Sami Frasheri)

    Noli, Hoxha, Fishta, Konica…ceshtje kohe dhe bote kur kane lindur, krijuar dhe vepruar ata….Cesthtje te eshatologjise, epistemologjise dhe antripologjise fetare, kulturore dhe politike.

    Revolucioni industrial ne Angli, pervec tjerash solli solidaritetin manual ose mekanik se baashku solidaritetin social, fizik (organik) dhe sindikalist.

    Revolucioni ne France dhe SHBA-s, pos tjerash solli arsimimin, edukimin, emancipimin dhe fitoren ( triumfin) e vlerave, ideve dhe teorive te njohur shkencore, sekulare dhe humaniste ndaj rendeve dhe sistemeve te pandryshuara natyrore ose ordinare…e sidomos kunder shfrytezimit( eksplatimit) optimal dhe maksimal te njeiut ose prletariatit me format dhe metodat e njohura skllavopronare, borxheze ose feudaiste.

    Revolucioni (boshevik) i tetorirt ne Rusi..i beri njerezit, popujt ose kombet e ndryshme te pa fe, te pa komb dhe paatdhe etj…I zhberi, shkrermoqi dhe tjetersoi ne kupgtimin e berjes se te gjitheve, te njejte ose barabarte me te gjithe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu