Florim Zeqa
Të qëndruarit vertikalisht është gjëja më e vështirë, por edhe më e mira në këtë botë. Për të mbajtur rrugën e drejtë nuk është aspak e lehtë, por është nder dhe krenari. Të thuash të vërtetën në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, edhe pse sfidë dhe sakrificë e mundimshme, është pak më tepër se heroizëm, është martirizim!
Ja vlenë të rrezikohet për të vërtetën
Në kritikat e mia ndaj politikanëve, sikurse që nuk ka asnjë lloj subjektivizmi, nuk ka sharje dhe as ofendime, ironizim dhe as inate personale. Në të gjitha shkrimet e mia analitike mundohem të përçojë mesazhin pozitiv tek qytetarët e vendit, e bashkë me këtë edhe opsionet e mia për zgjidhjen e problemeve.
Përveq kërcënimeve dhe shantazheve, jam duke e paguar një çmim tejët të lartë me mbylljen e studiove televizive dhe portaleve, por unë do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik idealit dhe misionit tim, të vërtetës dhe dhe drejtësisë, dhe jo vetëm që nuk do të pendohem asnjëherë, përkundrazi me vendosmëri akoma më të madhe do ta vazhdojë rrugëtimin tim jetësorë në shërbim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe vendit tim të shenjtë, duke e thënë gjithnjë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Nxjerrja në shesh të së vërtetës lakuriqe nga ana ime, shpeshëherë ua ka prishur strofullën grupeve të interesit. Sa herë që e kam ngritur zërin ndaj abuzuesve të parasë publike, aq herë jam sulmuar nga grupet e interesit në Kosovë dhe në Diasporë.
Sa herë që grupet e interesit janë munduar të ma kufizojnë hapësirën mediatike, aq më tepër jam forcuar dhe kam fituar besimin e qytetarëve (mërgimtarëve), kurse shpirtëzinjët dhe fatzinjët e kombit janë mbetur gjithnjë më të varfër dhe më të izoluar në lëvozhgën e tyre.
“DJALLI MË NJË SY”, roman i bazuar në ngjarje të vërteta
“Gjithmonë e keni përkrahjen e bashkatdhetarëve i nderuari analist dhe gazetarë, na ushqejnë dhe japin kënaqësi shkrimet dhe artikujt tuaj lidhur me ngjariet aktuale politike, kulturore dhe arsimore…”, ishte ky komenti i ditëve të fundit nga një bashkatdhetarje nga Shqipëria.
“Gazetari ka të drejt, të gjitha që ai i shkruan janë të vërteta të pamohueshme dhe të pakontestueshme nga askush, por ju, jeni ata që po mundoheni të abuzoni me neve kundër këtij njeriu të ndershëm dhe atdhetar”, ishte përgjigja e bashkatdhetarit tjetër nga Kosova dhënë grupeve të interesit, të cilët u vërsulen kundër meje sikurse qenët e tërbuar.
Aq shumë kam për të shkruar e për të thënë, saqë është e pamundur të përfshihen të gjitha në një apo dhjetra artikuj gazetaresk. Prandaj, për këto rrëfime të gjata dhe shumë interesante e kam filluar së printuari romanin e shkruar në ditarin tim; “DJALLI MË NJË SY”, në të cilin do t’i përfshijë të gjitha organizimet dhe prapaskenat e grupeve të interesit, me ç’rast do t’i çmontoj të gjithë një nga një sikurse kokrrat e misrit.
Më herët thuhej se “çdo fis e ka nga pis”, kurse sot, gati çdo familje e madhe e ka nga një pis!
Po ndodhë pikërisht kështu për arsyen e thjeshtë të humbjes së respektit dhe homogjenitetit familjarë! Futja e disa partive në një familje e ka dëmtuar në themel bërthamën e shëndoshë të shtetit-Familjen!
“Më e mirë është një njollë në fytyrë sesa një pikë e zezë në tru”, e thotë një fjalë e urtë popullore, të cilën unë e përshtati në këtë mënyrë, “Më i mirë është njeriu me një sy sesa një njeri me dy sy, por që është i verbër në kokë”! Për fatin e keq, sot disa, me të dy sytë e ballit hapur janë bërë të verbër në kokë; nuk njohin miq e dashamirë, fqinjë e farefis, me një fjalë janë bërë farë e keqe, që njohin vetëm interesin personal dhe paranë e pistë!