ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë
Agim Morina, Londër
A po doni fakte dhe vetëm fakte? Fakte lakuriqe? Ja fakte të shkrueme mbrenda pesë minutash.
Shqiptarët në periudhën e ekspanzionit të shtetit të Serbisë dhe të formimit të Mbretnisë Jugosllave nuk kishin asnjë të drejtë kombëtare, pos të drejtës me u deklaru myslimanë. Edhe kjo me qëllimin e qartë, për me mujtë me i shpërngulë e me i degdisë në Turqi e kudo tjetër. Në këtë shtet zyrtarisht nuk kishte shqiptarë, kishte egërsina, kope damsjellëse që duheshin zhdukë me çdo kusht e me çdo mjet. Ishin “njerëz me bishta”, sipas vetë kryeministrit të Serbisë së atëhershme, Vladan Djordjevicit, ashtu qysh janë “njerëz të ardhun nga mali”, për shtrigë-kryeministren e sotme të Serbisë, Ana Brnabicin.
Me pushtimin nga Serbia, mbi shqiptarët u ba gjenocid i papamë dhe i gjatë një shekull e tëhu. Sanxhaku u Nishit u spastru nga shqiptarët me fushatën e armatës gjenocidale serbe në vitet 1876-1878 dhe aty nuk mbeti asnjë shqiptar. Pra, edhe një herë: asnjë shqiptar. Serbët vranë shqiptarë pa u ndalë, masakruen, dhunuen, i detyruen me ikë prej shtëpive të tyne, dogjën qytete e katunde tue i ba rrafsh me tokë. Kurrë asnjë pronë e shqiptarëve në këto troje nuk iu kthy as nuk iu njoh shqiptarëve nga shteti serb.
Prapë, me pushtimin serb të Shqipnisë Irredentiste, me 1913 vazhdoi gjenocidi serb. Pas vrasjeve, masakrave e dëbimeve në trojet shqiptare u sollën kolonë serbë e malazezë. Atyne shteti serb ua dha tokat dhe pronat e shqiptarëve, bagëtinë e shqiptarëve, u dha armë që të vrisnin çdo shqiptar që mund t’i shqetësonte ata. Bile në shum raste ndahej më dysh shtëpia e shqiptarit dhe aty vinte e vendosej kolonisti serb apo malazez. Ky ishte operacion shtetnor, i planifikuem deri në imtësitë ma të vogla, jo një dhunë e çastit. Për përmasat e paimagjinueshme të këtyne masakrave mbi shqiptarët e kësaj kohe dëshmon edhe Leon Trocki, në atë kohë korrespondent i gazetës “Pravda”, nëpër artikujt e tij.
Intelektualë e veprimtarë shqiptarë burgoseshin e vriteshin nëse u gjendej qoftë edhe një libër në gjuhën shqipe. Thjesht, me qenë shqiptar në këtë kohë ishte si me qenë hebre në Gjermaninë naciste, por jo për pesë vjet, as për dhjetë vjet por me dhjeta vite, ma shum se një shekull. Ashtu sikurse hebrejve, edhe shqiptarëve askush s’ua qante hallin. Ploja serbe mbi shqiptarët zhvillohej pa asnjë pengesë, me dhjetëvjeçarë të tanë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk bahej e gjallë. Ishte e zanun tue lujtë nëpër kazinot dhe ballot.
Shqiptarët nën pushtimin serb nuk trajtoheshin si qenie njerëzore po si bisha të egra që duhej të spastroheshin apo të shfaroseshin me çdo mjet. Janë shkru elaborate për shfarosje, haptas, zyrtarisht, institucionalisht. Dy elaborate janë shkru nga krimineli Vasa Cubrilovici, anëtar i organizatës terroriste “Nova Bosna”, një para Luftës së Dytë Botnore dhe një pas kësaj lufte. Një tjetër asht shkru nga shkrimtari kriminel, Ivo Andrici, në kohën kur ishte dilplomat në Romë. Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk u mor me Cubrilovicin, ndërsa Ivo Andricit ia dha Çmimin Nobel. Këto elaborate gjetën zbatim para e pas Luftës së Dytë Botnore. Kurrkush nga moralistët nuk harxhonte kohën për me u marrë me shqiptarë, edhe ashtu tashma të vdekun apo të shpërngulun.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët zgjati ma shum se një shekull. Dhe pas gjithë asaj mynxyre, pas fushatave gjenocidale, spastrimeve etnike, ardhja e italianëve në trojet shqiptare të Shqipnisë Irredentiste në vitin 1941 nuk ishte liri, ishte liri përtej lirie. Për herë të parë shqiptarët në Shqipninë Irredentiste po përjetonin një pjesëmarrje në qeverisjen institucionale dhe trajtim njerëzor: u hapën shkolla në gjuhën shqipe, gjithë administrata ishte me nëpunës shqiptarë, filloi botimi i librave shqip, erdhën mësues shqiptarë dhe Shqipnia Administrative u bashku me Shqipninë Irredentiste – një andërr që edhe sot nuk po munden me realizu shqiptarët, në një epokë me përplot fraza boshe për të drejtat e popujve.
Mirëpo ata ishin fashistë, nacistë, pallin moralistët. Natyrisht, na e dijmë se ata ishin fashistë e nacistë. Por, para kësaj, kini mirësinë dhe na pyesni çfarë regjimi gjenocidal kishim dhe si trajtoheshin ne para ardhjes së fashistëve. Për ju kjo mundet mos me qenë shum e randësishme, për ne asht EGZISTENCIALE. Pa fashizmin dhe nacizmin në Shqipninë Irredentiste mund të mos kishte ma shqiptarë dhe moralistët e atëhershëm, sikurse këta të sotmit, nuk ktheheshin as me hedhë shikimin mbi shqiptarët që po shfaroseshin, ashtu qysh sot kurrkush nuk lodhet me pyetë se ç’ndodhi me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Thjesht, kish mujtë me ndodhë që nuk do të kishte pasë ma çashtje shqiptare, sepse nuk kish pasë shqiptarë. Nëse kjo ka qenë ma morale, atëherë le ta zbatojë për vete çdo popull që ka ra në derexhe idiotësh. A flitet ma për të drejtat e shqiptarëve në Greqi? Jo. A e dini pse? Sepse atje s’ka ma “çashtje shqiptare”. Atje mbi shqiptarët çamë u ba gjenocid, mbi arbërorët u ba e bahet aq shum presion sa nuk guxojnë as me çelë gojën e me folë shqip. E pra, nën fashizmin në Çamëri kishte shqiptarë dhe shkolla shqipe. Pas fashizmit nuk ka shqiptarë as shkolla shqipe. Çka asht ma keq, pra, për ne si shqiptarë? Me qenë me fashistë e me pasë shqiptarë, apo pa fashistë e me pësu gjenocid nga shteti grek? Moralistët, masturbatorë të mendjes së shëndoshë, nuk kanë koment për këtë. E njëjta gja ka pasë me ndodhë edhe me trojet tjera të Shqipnisë Irredentiste.
Këto janë fakte.
Po ashtu, asht fakt se me shkuemjen e fashistëve e të nacistëve shqiptarët pësuen prap gjenocid të ri, sikurse para ardhjes së tyne. Shqipnia Irredentiste u nda nga Shqipnia Administrative. U banë masakra pa fund mbi shqiptarët. U shpërngulën qinda mija shqiptarë dhe dhuna ishte e pandalshme. Kështu që, mes gjenocidit, zhdukjes, shfarosjes nga klerofashizmi serb dhe pranimit të një bashkëjetese me regjime kundër të cilëve shqiptarët nuk mund të bënim asgja, natyrisht se do të pranohej një zgjidhje e çastit që ishte ma e mirë për shqiptarët, ashtu qysh kish ba çdo popull. (Ashtu qysh bani Churchilli, kryeministri i një koxha Britanie të Madhe, që shkoi e ra në gjuj tue i kërku ndihmë armikut të tij ma të madh, komunistit, Josif Visarionovic Stalinit, kur u rreziku nga një armik edhe ma i madh, nacizmi. Nuk pyeste kush për moralin, por për shpëtimin.)
Nën këto regjime fashiste e naciste, – sado e çuditshme që mundet me iu duke ndonjë hundëpërpjeti e kokëboshi – shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste kishim shum ma shum të drejta, të tilla që as nuk mund t’i andrronim ma parë. Vetëm një popull idiot do të bante ndryshe prej asaj qysh vepruen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste. Pse popujt e tjerë nuk lëvizën as gishtin e vogël, kur serbët banin gjenocid mbi shqiptarët? Pse do të duhej shqiptarët me ba diçka, kur popujt e tjerë ranë në pozitën e shqiptarëve?
Këto janë fakte. Dhe vetëm fakte.
Në krahasim me gjenocidin serb, me shfarosjen totale, fashizmi dhe nacizmi sollën lirinë dhe i shpëtuen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste sepse ndalën gjenocidin serb, shumfish ma të rrezikshëm. Tash, a tingëllon kjo absurde? Po, mundet me tingëllu absurde për qibarët që kanë komoditetin me u marrë sofizma, por këto janë fakte historike. Fakte pa pispillosje moraliste. A i sollën ndonjë të mirë botës fashizmi e nacizmi? Jo. Por ne kishim mbi qafë diçka edhe ma të keqe se fashizmi dhe nacizmi. Këtë dikush ndoshta e ka të vështirë me kuptu, por me 1999, rreth 120 vjet pas fillimit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, NATO-ja u desh me bombardu Serbinë 78 ditë për me e ndalë e me i dhanë fund bash këtij gjenocidi që kishte nisë 120 vjet ma parë. Ndonjë moralisti, – të tillë ka plot sot në Serbi – edhe NATO-ja mund t’i duket aleancë ushtarake fashiste, por për ne ishte dhe mbetet jo vetëm aleancë çlirimtare, por edhe shpëtimtare, sepse asht fakt se NATO-ja çliroi dhe shpëtoi shqiptarët nga gjenocidi serb, nga shfarosja, nga kthimi i Kosovës në Sanxhak të Nishit pa asnjë shqiptar në të, ashtu sikurse që na pati çliru e shpëtu nga gjenocidi serb fashizmi dhe nacizmi. Ky asht fakt. Dhe faktet janë kokëforta.
Moralizimet e kota, fjalët boshe, post festum, janë masturbim i panevojshëm, janë poza idiotike të një kopeje hajvanësh që nuk prekin kund me kambë në tokë. Për moralin nuk munden me folë popujt e zhdukun shtatë pashë nën dhe. Flasin vetëm ata që ende marrin frymë e janë mbi tokë. Pra, gjithkush ka të drejtë me moralizu për gjithçka, por kur bahet fjalë për popujt, vetëm për një gja nuk mundet me u moralizu: pse një popull nuk ka pranu zhdukjen. Sepse nuk ka gja ma amorale se vetë kjo pyetje.
Tajar Zavalani
Nga: Agim Morina
NJË AKUZË KUNDËR XHAFER DEVËS DHE PËRGJEGJJA E TIJ
“Lypset shenuar se gjatë atyre viteve, Devës i kishte shpallur luftë të ashpër Balli Kombëtar Agrar — grupi i Abaz Ermenit — i cili bënte çmos për ta diskredituar atë. Balli arriti me anën e Tajar Zavalanit ta kritikonte Devën edhe në emisionin shqip të BBC. Në përgjegje të akuzave, që ai i quante absurde, i dërgon këtë letër Drejtorit të BBC për Evropën juglindore.
Mr. F. Leon Shepley
Shef i Sherbimit Jug-Evropian,
BBC Bush House, Aldwych, London W.C.2.
I nderuar zotëri,
Fjalimi i mbajtur me 27 prill 1953, nga Tajar Zavalani, nën pseudonimin “Iliri”, në përkujtim të atij përvjetori fatkeq të 7 prillit, që në historinë e Shqipërisë njihet si “E premtja e Zezë”, nuk ishte kurrsesi një shembull i veçuar i një prirjeje të vajtueshme, që e kemi vënë re edhe më parë në programin e BBC-së në gjuhën shqip. E kam fjalën për një politikë, të veshur thuajse me një petk zyrtar, për të mbuluar me përfolje, shpifje e trillime, disa shqiptarë, që në të kaluarën dhe nën rrethana të ndryshme politike, kanë mbajtur pozita qeveritare dhe më e keqja t’i akuzosh këta shqiptarë me një mori fjalësh si kriminelë me damkë.
Ky fjalim i fundit i Zavalanit, me pseudonimin Iliri, përmban akuza të ngjashme edhe ndaj meje, si ish-Ministër i Brendëshëm i Shqipërisë nga shtatori 1943 deri në korrik të vitit 1944. Këto akuza paraqiten me këto fjalë: “Nazistët gjermanë e përjetuan këtë shembull duke krijuar një tjetër grup kuislingësh nën udhëheqjen e të favorizuarit famëkeq të Gestapos, Xhafer Deva”; “Dita e 7 prillit na sjell ndër mend me forcë një tjetër njeri të neveritshëm e të ulët, Xhafer Devën, Ministrin e Punëve të Brendëshme nën pushtimin nazist; me ndihmen e vrasësëve të tij, ai u mori jetën qindra nacionalistave, ndërmjet të cilëve, Skender Muços, dhe dërgoi mijëra të pafajshëm në kampet naziste të shfarosjes. ”
Nuk është qellimi im këtu të komentoj ose të justifikoj veprimtarinë time politike të së kaluarës. Kjo letër është shkruar si rezultat i vendimit tim për t’i dhënë folësit të sherbimit tuaj shqiptar mundësinë që të paraqes prova për të mbështetur akuzat e tij, që do të merreshin në shqyrtim nga një gjykatë britanike. Lidhur me këtë unë do të vlerësoja së tepërmi përgjigjen tuaj për pyetjen e mëposhtme:
A bashkohet institucioni juaj me pikëpamjet e shprehura nga “Iliri” gjatë fjalimit të tij të 7 prillit 1953 dhe të transmetuar nga radiostacioni juaj? Po ashtu a merr edhe institucioni juaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga deklaratat e bëra prej tij me këtë rast, të cilat për mua janë fyese dhe të pabazuara në fakte?
Xhafer Deva
Në rast se institucioni juaj nuk bashkohet me shpifjet e shprehura nga bashkëpunëtori juaj, ju lutem të më informoni, duke konfirmuar se kjo çështje ka të bëjë vetëm me Tajar Zavalanin. Ky informacion kërkohet me qellimin e vetëm për të përcaktuar bazën mbi të cilën t’ia paraqes akuzat për shpifje një gjykate kompetente britanike.
Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë nga ana e juaj dhe duke ju falënderuar paraprakisht, mbetem i juaj
Xhafer Deva
Romë, 17 maj 1953
Me fjalinë: “…për të përcaktuar bazën mbi të cilën t’ia paraqes akuzat për shpifje një gjykate kompetente britanike”, Deva përket anën më sensitive të mjeteve të komunikimit masiv në perëndim dhe mbyll njëherë e përgjithmonë mundësinë e akuzave nga BBC-ja.
Mbas 11 ditësh, ai merr përgjegjen nga z. Shepley, i cili shpreh keqardhje për “fyerjën” e shkaktuar nga BBC-ja, dhe vë në dukje se z. Zavalani, kishte shfrytëzuar rastin ta transmetonte atë shkrim pa miratimin e eprorëve të tij.”
Marre nga libri:
Idriz Lamaj, “XHAFER DEVA NË DRITËN E LETRAVE TË VETA DHE ZBULESA TË TJERA TË MËRGATËS”, New York, 2002

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Mos lavdero nje kriminel si Xhaferr Deva. KA VRARE VELLEZERIT E VET NE TIRANE ne 4 shkurt 1944. Keqardhje qe nje artikullshkrues te lavderoje fashizmin. Kjo tregon qe nje pjese e mire e shqiptareve te Kosoves jane te papjekur politikisht dhe shprehin ne shume raste rracizem, urrejtje dhe dalin kunder rrymes.

  2. Zotëri, Pirro nuk e kam ndërmend që të bëjë karrshillak por më detyrove ti them disa fjalë për figurën e Xhafer Devës. Ti thua “Kjo tregon qe nje pjese e mire e shqiptareve te Kosoves jane te papjekur politikisht dhe shprehin ne shume raste rracizem, urrejtje dhe dalin kunder rrymes”.
    Pirro, po ta përforcoj mendimin tënd se jo një pjesë por më shumë 75 % e shqiptarëve të Kosovës kemi qenë pro Xhafer Devës e kundër komunistëve shqiptarë e sllavë. Se a kemi qenë dhe a jemi politikisht të (pa)pjekur, ky është mendimi yt. Pirro barinjët e bujqit nga Kosova kanë qenë më të mencur se sa komandantët e plitikanët e Shqipërisë.. Ju keni meritë që Kosova mbeti në ish Jugosllavinë e Titos, e tash Edi Rami po don Serbinë me e pru në Shqipëri me “BALLKANIN E HAPUR”.
    Hallall ju koft !
    Sinan Kastrati, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu