ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Fatmir Bajraj: Kryemnistri Kurti injorohet n’München të Gjermanisë, Kosova po izolohet!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Fatmir Bajraj

Krerët e shtetit ; Presidentja Osmani, Kryemnistri Kurti dhe Kryediplomatja Gërvalla, në Konferëncën Sigurisë në München të Gjërmanisë, nuk takuan asnjë nga liderët e vendeve të fuqishme të BE-së dhe as të SHBA-së, përjashto këtu takimin më të ngarkuarit për Dialogun e Brukselit dhe të ndonjë takimi me ndonjë lider të Ballkanit Përendimor, rëndësia e të cilave është gadi null !

Takimi i krerëve të Institucioneve me ndonjë deputet aty këtu, holeve të Konferencës, më pak se sa takime kurtoazie, ishin takime rasti dhe me efekte poltike-diplomatike, poashtu null !

Madje, as Kryediploamtja Gërvalla-Schwarz, e cila shquhet për kritikat që u’a adresonte pararëndësve t’saj n’Qeveri e n’Diplomaci, si jo serioz dhe jo kreativ në hapjen shtigjeve dhe depertimin diplomatik të Kosovës n’arenën ndërkombëtare, nuk i’a doli mbanë me gjithë “zgjuarsinë & kreativitetin” e saj, të siguroj ndonjë takim për Shefen & Shefin e saj më ndonjë nga liderët e rëndësishëm të globit, të pranishëm në Konferencë, madje as me palën Gjermane !

Nga Konferenca e Münchenit, të nxirret mësimi i duhur !

Injorimi i krerëve të Institucioneve tona nga ana e qendrave të vendosjes në këtë Konferencë, është sinjal alarmi për Republikën e Kosovës dhe pozicionin e Qeverisë Kurti karshi partnerëve strategjik, përfshi SHBA-të, të cilat me Institucionet tona, përjashto të ngarkuarit për Ballkanin dhe Dialogun, komunikojnë me nivelin e tretë të pushtetit, dhe për me tëper, përmes email-eve dhe postes elektronike.
Këtë injorim dhe bojkotim të krerëve të Institucioneve tona në një rast kaq të rëndëshëm dhe në një kohë kruciale për sigurinë, zhvillimet gjeopolitike, rajonale dhe vet Ballkanin Perendimor, duhet rezonuar thellë për një reflektim adekuat ngase shënjat janë të qarta se vendi po shkon drejt izolimit nga kjo Qeveri izolacioniste, kryeneqe dhe e papërgjegjshme.

Gabim në hapa, apo humbje e lojës ?

Natyrisht se “gabimi në hapa”, ka irituar partnerët tanë përndimor, përfshi SHBA-të, dhe përmes kësaj çasje duan t’përcjellin mesazhin se nuk tolerohet tutje obstruksioni i Kurtit, dhe si refketim, duhet të ndërroj çasjën dhe ndryshuar ritmin për të qëndruar n’hap me partnerët tanë strategjik ; BE & SHBA !

Vazhdimi i avazit të vjetër nga ana e Kryemnistrit Kurti, qonë vendin drejt izolimit dhe në këtë dinamikë të zhvillimeve globale, pasojat për vendin tonë të vogël dhe shtetësi të brisht, do të ishin të mëdha dhe të pa parashikueshme, për çfarë përgjegjësia bie mbi pushtetin dhe Institucionet shtetërore.

Koha për modelin e Republikës së Rugoves dhe jo të diktatorit Hoxha !

Vendi ka nëvojë ma shumë se kurr, depertimin në arenën nderkombëtare, integrimet n’BE dhe anëtarësimin në Organizatat nderkombëtare, që nga OKB, NATO, OSBE dhe mekanizma tjerë të ngelur peng nga epilogu i Dialogut të Brukselit me Serbinë dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së, për çfarë intensifikimi i Dialogut për Marrveshje me njohje reciproke, është imediat dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën, ma shumë se sa për Serbinë e cila është suksesore e ish Jugosllavisë, pra me shtetësi të pëmbyllur.
Konstruktiviteti dhe inensifikimi i Dialogut të Brukselit për njohje reciproke me Serbinë, e bënë vendin tonë palë serioze në proceset që po kalon vendi, dhe më vet këtë fakt, edhe ndryshimin e çasjes së partnerëve tanë strategjik ndaj Qeverisë Kurti dhe Republikës së Kosovës, çasje kjo e cila për Republiken e Kosoves ka qenë produktive dhe efikase gjerë me tani.

Deri këtu, Kosova i’a ka dalë mbanë, falë konsistencës dhe partneritetit serioz & t’sinqertë me BE-në, NATO-në dhe SHBA-të, dhe këto vlera duhet ruajtur e promovuar jo vetëm deri në rrumbullaksimin e shtetësisë se Kosovës, por edhe pas saj, si garancë e sigurisë nacionale dhe orientimit europërndimor dhe trans-atlantik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu