ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Fatos Klosi – edhe përkrahës e ndihmues i luftës (2)

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi 
(vazhdimi i dytë)
Takimi i dytë me Prof. Klosin ka ndodhur me 28 mars 1998 (ndoshta më 27 mars), rreth mesnate, në kabinetin e tij në selinë e SHISH-it. Po bezdis të interesuarit me rrëfim edhe të atyre zhvillimeve, sepse del në pah karakteri dhe mendësia hibride e asaj kategorie të protagonistëve: herë të këqinj, herë të mirë, dy herë të këqinj, i mirë njëherë, e kështu me radhë.
Para se më pas njohje e përvojë personale, shqiptarët e Shqipërisë i kam idealizuar. Sidomos kur rastisi ta kem profesor në fakultet të fizikës në Prishtinë, tashmë të ndierin dhe të lavdishmin Petrit Skendo, nga Dardha e Korçës, profesor mysafir edhe në Prishtinë.
Më kishin trondit e zhgënjyer ca diplomatë në fillim të viteve të 1980-ta. Por zhgënjimit deri në palcë e pata pësuar kur për herë të parë hyra në Shqipërinë londineze përmes Portit të Durësit, më 28 apo më 29 dhjetor 1990…
Nevoja dhe qëllimet më detyruat të ambientohem edhe me ata, sepse ata ishin protagonistë vendimmarrës…
Pas Betejës se Gllogjanit, e ndodhur më 24 mars 1998, shumë trima nga anë të ndryshme të Kosovës qenë “arratisur” në drejtim të Tropojës. Më 26 mars na telefonojnë nga Bajram Curri ata të Logjistikës që e komandonin Ilir Konushevci dhe Qerim Kelmendi. Informojnë për gjendje alarmante të krijuar atje dhe kërkonin ndihma. Thoshin se mbi njëmijë veta ishin ardh nga Kosova në Tropojë për t’u armatos dhe për t’u kthye të luftonin në Kosovë në kuadër të UÇK-së.
E kontaktova Gafurr Elshanin, anëtar i Kryesisë së LPK-së, përgjegjës për financa. Ato ditë Kryesia improvizonte shtabin e UÇK-së, meqë Shtabi Qendror, që Kryesia e kishte formuar më 17 nëntor 1994, pat humb funksionalitetin në janar 1997, për shkak të vrasjeve e burgosjeve të kuadrove të UÇK-së. Por, edhe pse Kryesia kishte marrë vendim që tashmë ndihmat financiare për UÇK të menaxhoheshin nga Kryesia (deri atëherë i “menaxhonin” Xhavit Haliti dhe Azem Syla), megjithatë Xhaviti ia delte t’i grabiste ndihmat financiare, duke shpërdoruar sidomos Jashar Salihajn, i cili ishte Kryetar i Këshillit qendror të Fondit “vendlindja thërret”, por edhe Xhemajl Fetahun, krye-përgjegjës për Fondin në Gjermani. Prandaj Gafurri e takoi Xhavitin për t’i kërkuar të holla që t’i ushqeni ata luftëtarë të UÇK-së (po i quaj siç e quanin ata veten e tyre, edhe pse nuk ishin rekrutuar.).
Sipas rrëfimit të Gafurrit, Xhaviti duhet të ketë refuzuar, me “arsyetimin”: “Le t’i ushqejnë e armatosin ata që i kanë thirrë e duan luftë frontale…”
Duke u përpilit në lokalin e Hotel “Minirit” (përball hotel “Tirana”), Vuthjani nga Qeremi i Tropojës u informua dhe na tha: “Nisemi me foristradën time dhe për një muaj ata trima janë mysafirë të mijtë.” Perlati me ortakun e tij, tropojanin Isni Neza, bënin biznes me shkëmbim valutash dhe “eksportonin” shqiptarë në USA. Rreth orës16.30 duhet të jemi nis, Gafurri, unë, Perlati. Ishte hera e parë që rrugëtoja nga Qafa e Malit. Më dhimbseshin Pelrati dhe xhipi i tij i ri që po shkallmoheshin në atë i thënçin rrugë…
Në Bajram Curr, rreth 23 në një lokal, gjetëm edhe kryshefin e policisë së Bajram Currit, tashmë të ndierin Jonuz Hyka. Ishte nën ndikim alkooli. Na rrëfeu gjendjen dhe na urdhëroi të mos guxonin të dërgonim ushqim, tashmë rreth 1.400 luftëtarëve, sepse ai ishte urdhruar nga drejtori i Policisë së Shqipërisë, Sokol Bare (siç quhej atëherë, por sot u informova se po e prezantojnë si Sokol Baraj), që ata luftëtarë të regjistroheshin refugjatë, pastaj të shpërndaheshin në kampe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në mëngjes kryepolici Hyka na krijoj mundësi t’i vizitonim ata luftëtarë, që po sfiliteshin të uritur e të mërdhirë, në Kullë të Sylejman Berishës dhe në oborr e livadh përreth, në Fshatin Viçidol. U tham të zgjedhnin një grup prej tre vetash që të komunikonin me institucione. U zgjodh njëri trupmadh, më orator, dhe dy të tjerë. Ai shtatmadhi u prezantua arsimtar i anglishtes dhe kryetar i Degës së LDK-së në Junik. Ai luti që t’i krijohej mundësia për të komunikuar me “ambasadorin” e Kosovës, Ilaz Ramajlin. Fanol Bardhaj, i lindur në Gjermani, përkujdesej për telefonin satelitor që e kishim sjell nga Gjermania, i cili mundësoi të lidhemi me “ambasadën” e Kosovës në Tiranë. Junikasi i LDK-së, që tani quante veten ushtar i UÇK-së, si gjithë të tjerët, pati mundësi të komunikonte me Ramajlin nga ai livadh në Viçidol. Ramajli iu përgjigj pothuajse ngjashëm, siç i ishte përgjigj Xhaviti Gafurrit…
Policia e kishte konfiskuar xhipin e UÇK-së (të cilin para pak ditësh e kishte sjell Fanoli nga Gjermania), i cili ishte mbush me bukë, djathi, domate…
Përgjegjësi i SHISH-it për Tropojë grindej me kryepolicin Hyka, duke i thënë që ai nuk ishte i informuar se të “arratisurit” nga Kosova duhej të izoloheshin si robër lufte dhe të detyroheshim me uri që të regjistroheshin refugjatë.
Nga kabineti i kryepolicit Hyka në Bajram Curr komunikuam me Profesorin Klosi, sepse ashtu na propozoi oficeri i SHISH-it për Bajram Curr. Profesori propozoi të shkonim në mbrëmje në Tiranë, kryepolici dhe unë, me shpresë se do gjendej zgjidhje, kur do informonte kryepolici për gjendjen alarmante në Tropojë. U gëzova për propozimin e Klosit, meqë më gërrynte dyshimi, mos ndoshta e kam hidhëruar pse nuk ia kisha dhënë 10 mijë USD (që nuk i kisha)…
Kryepolici Hyka propozoi të merrnim me qera një xhip të një miku të tij, me arsyetim se e kishte të ri. Nuk dua të spekuloj, nëse këtu dëshi të anashkalonte shoferin e tij zyrtar, Bislim Demirin; ishte i njëjti Bislim Demir, i cili më 9 maj 1998, në Qafë Mali, zuri pritë dhe vrau Ilir Konushevcit dhe Hazir Malën…
Meqë ka përmbatje tepër sqaruese, po rrëfej për “fjalosjen” me pronarin e xhipit sapo u nisem drejt Tirane, nepër Qafë Mali, me të cilin u morëm vesh t’ia jepja 250 USD për shërbimin që po na bënte. Kur e pyeta, nëse ishte fisnikëri që malësori të kërkonte për t’u paguar për angazhim në luftë çlirimtare, ai ma plasi: “Meqë po paguani Besnik Tafen dhe të tjerët që po iu strehojnë e ndihmojnë, pse të mos paguhem edhe unë?!” Kur e binda se nuk po i paguanim Vëllezërit Tafa (që jetonin në Bajram Curr, por që ishin kushërinj të Heroit Adrian Krasniqi), ai thirri: “E pi gjakun e robëve të shpisë nëse marrë qoftë vetëm një lek për këtë shërbim!” Kryepolici Hyka, që mbante kallash në prehër dhe bomba dore të këmbët, e qortoi mikun e tij pse ishte kategorik për shërbim falas…
Te kabineti i Profesorit Klosi, në selinë qendrore të SHISH-it në Tiranë, arritëm rreth mesnate, meqë nga Bajram Curri ishim nis rreth orës 19. Aty ishte ardhur Sokol Bare, drejtori i Policisë së Shqipërisë. Të dy ishin të mërzitur pse nuk kishin mund ta kontaktonin kryeministrin (kuisling) Fatos Nano gjatë gjithë pasdite deri në atë kohë, edhe pse kryeministri, me ligj, për hir të sigurisë, e kishte të obligueshme të jetë i kontaktueshëm në çdo kohë nga kryeshefi i SHISH-it dhe kryepolici i Shqipërisë.
Në diskutim e sipër Sokol Bare ma komunikoi vendimin për arrestim, me arsyetim se po nxisja trazira në Tropojë. Profesori Klosi shpejt nxori alltinë nga fijoku, e vendosi mbi tavolinë, duke u gërmua: “Musafirin nuk e pres në besë dhe në kabinetin tim nuk mund të ndodh arrestim i Mikut që kemi ftuar!”
Ishin qaste vërtet dramatike. Sokol Bare u ngrit duke urdhëruar kryepolicin Hyka që ka për detyrë të zbaton urdhrat, nëse do të mos dëbohet nga policia.
U kthyem pa asnjë sukse, pasi bisada që i përmbyll shpejt, me përplasje. Nga aty u nisem drejt Bajram Curri.
Kryepolici Hyka urdhëroi grumbullim të policisë në oborrin e godinës, me duke për orën 8.30. Aty ai edhe njëherë i sqaroi policët: “Urdhri nga Tirana është i prerë: të mos lejohet furnizimi me ushqim i refugjatëve dhe të mbahen në rrethim që të mos mund të arratisen nga Viçidoli…” Sapo ai përfundoi, mora fola, me emocion të stërngarkuar, pothuajse në gjysmëvaj: “Malsorë të respektuar, kjo është shqiptaria juaj fisnike – të mbani robë luftëtarët e Kosovës, në vend që të luftoni me ta e t’i strehonit nëse nuk shkoni dot në luftë…”
Fjalën ma ndërpren deklarimet e tyre, të përvajshme gjithashtu, për dezertime nga policia. Kryepolici Hyka m’i hodhi qesat para këmbëve. I mora qelsat, mora Hykën për qafe, duke u fol atij dhe policëve, që nuk kanë nevojë të dezertojnë, sepse nga ora në orë nga Tirana do na vije njoftimi për zgjidhje racionale.
Duke biseduar në kabinetin e kryepolicit Hyka, rreth orës 9:30 hynë me furi një i veshur me uniformë që ngjasonte me marinsat e ushtrisë amerikane. Ai përshëndeti kryepolicin Hyka dhe e informoi se kishin ardhur si përforcim, me helikopter, një grup i policisë speciale, me duket e quajti njësia “brisku”. Vazhdoi: “Ku gjendet Ibrahim Kelmendi, sepse kemi urdhëro që ta arrestojmë…” Iu përgjigja, duke ia shtri duart për prangosje, por duke e pyet: “Ke kurajë të përgjigjesh sinqerisht, nëse je minoritar serb apo shqiptar?” Ai, i prekur në seddër, u përgjigj: “Jam i tëri dhe i bëri shqiptar, bile nga Labëria!” Ai pyeti për çfarë problemi bëhej fjalë. I rrëfeva sinqerisht gjithë zhvillimet, tashmë të ditës tretë. “Policia na e ka konfiskuar edhe foristradën e ngarkuar me ushqim, që të detyrohen me uri luftëtarët e UÇK-së të regjistrohen refugjatë…” Pyeti kryepolicin Hyka nese kisha rrëfyer të vërtetën. Fatmirësisht Hyka e pohoi me lëvizje koke. Ai komandant i asaj njësie speciale e pyeti kryepolicin ku ishin qesat e foristradës. Kryepolici Hyka e nxori nga fioku dhe e vendosi mbi tavolinë. Komandanti e mori dhe foli: “Unë do ua dërgoj vet ushqimit, sepse nuk pranoj këtë turpërim të Shqipërisë…!”
Ai veprim i atij Komandanti ishte moment simbolik, vendimtar, kur ndodhi çlirimi i Tropojës nga marionetat Fatos Nano e Sokol Bare, që aty e tutje Tropoja të ishte territor logjistik për UÇK-në (por me ca sulme e vrasje nga marioneta e Serbisë)! Meritor ishte edhe angazhimi i Profesorit Klosi, por edhe policët e Bajram Currit që ishin të gatshëm edhe të dezertonin që të mos shpërdoroheshin kundër UÇK-së deri në poshtërim të tyre dhe të Malësisë së Gjakovës (Tropojes)…
***
Meqë përfundova shkrimin për sot, kërkova në internet informacion për kryepolicin e Shqipërisë, tashmë i prezantuar Sokol Baraj, fatkeqësisht i ndier. U befasova nga informacioni në vazhdim, sepse përmbante edhe fragmente të kujtimeve pothuajse vetëm të profiterëve të luftës.
Mos ngurroni që lexoni, sepse edhe Sokoli paskësh qenë protagonist hibrid:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu