ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Fatos Klosi, mercenari i Xhavit Halitit (?!)

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
[vazhdimi i 3-të]
Për hir të atyre që duan sa më shumë informim për protagonistin Fatos Klosi, i cili kishte funksion me rëndësi kur u bë Lufta çlirimtare në Kosovë, po rrëfej edhe dy zhvillime.
Në fund të korrikut apo në fillim të gushtit 1998 u befasova nga një vizitë në zyre të Fondit “vendlindja thërret” në Bonn (atëherë kryeqytet i Gjermanisë P.). U prezantua si konsull i Kinës për çështje ekonomike, i angazhuar në Zvicër. Ai kishte qenë ushtarak belg, në ndërkohë në pension. Informoi se kishte përcjell një intervistë timen në televizionin publik gjerman ZDF, prandaj kishte udhëruar ekstra nga Cyrihu për t’më takuar. Ai ofroi shërbimin e tij për të ble në Kinë çfarë të kishim nevojë.
Javë më herët kisha dëgjuar nga kushëriri i Ardian Krasniqit, shqiptaro-amerikani Florim Krasniqi, se snajperët e “gjuetisë së bizonëve”, të kalibrit 12.8 mm, i blenini në USA rreth 4.500 USD dhe i sjellnin për UÇK-në. Shitësi, i befasuar pse blejnë shqiptarët aq shumë nga ata snajperë, i kishte treguar Florimit se çmimi i atyre snajperëve në Kinë ishte rreth 250 USD (varësisht nga sasia). E pyeta atë konsull, me emrin Gustav, nëse do na shiste Kina nga ata snajperë. Ai pohoi së do të ndërmjetësonte që të na vinin në Shqipëri.
Që të bindëm në identitetin e Gustavit, i bëra vizitë në Cyrih të Zvicrës. Zyrat e mëdha, diplomatike, në godinë tejet reprezentative, më binden se nuk më kishte mashtruar.
Duke qenë në Zvicër nga bashkëveprimtarët u informova se kryeprokurorja federative e Zvicrës, Zonja Carla Del Ponte e kishte bllokuar xhirollogarinë bankare të Fondit “Vendlindja Thërret”, me arsyetim se po financonim UÇK-në “terroriste”. Gustavit i fola, se duhet të shtynim vajtjen në Kinë, meqë nuk kemi të holla të bollshme, sepse na i ka bllokuar kryeprokurorja Del Ponte. Më tha se do angazhohej për zhbllokim. Pas 3-4 ditëve me tha se duhen 50 mijë USD për bakshish që të zhbllokohet xhirollogaria. Më shkaktoi dilemë. U konsultova edhe me bashkëveprimtarë. Ishin akord të jepeshin 50 mijë USD bakshish. Me Gustavin bëra kontratë, sikur po ia jepja 50 mijë USD paradhënie apo hua (kam harruar detajet), të cilës ia bashkangjitha fotokopjen e letërnjoftimit të tij. Fatmirësisht xhirollogaria na qe zhbllokuar, me 50 mijë USD bakshish (korrupsion)…
Shkova në Shqipëri për të lutur protagonistët vendimmarrës, nëse do lejonin të na vinin armë nga Kina. Gjykova se personi më kompetent ishte kryeshefi i SHISH-it, Profesori Klosi. Për atë pata krijuar respekt ekstra në mesnatën e 27/28 marsit, kur u përplas me kryepolicin e Shqipërisë, Sokol Baraj. Profesor Klosi më dëgjoi më përqendrim ekstra, sepse i dukej utopike që Kina të na shiste armë për UÇK. Por, tha se nëse Kina do pranonte, i dinte aeroporte ushtarake në Shqipëri dhe ateron kur të do, duke simuluar ulje të detyrueshme për shkak të defektit në aeroplan…
Takova edhe bashkëveprimtarin Xhafer Jashari, shef i logjistikës në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut (Forcave të Armatosur të Kosovës), e cila komandohej nga koloneli Ahmet Krasniqi. E pyeta ate nëse kishin ushtarak të specializuar për armatim. Xhaferi u përcaktua për ushtarakun shqiptaro-sllvoven Bashkim Kalaveshi (me origjinë nga Mitrovica). Bashkimi ishte inxhinier i armatimit dhe anëtar i Shtabit të FARK-ut. Xhaferi pat thënë se Bashkimi do autorizohet për të caktuar sasinë e armëve për FARK, nëse do t’i pëlqenin armët dhe çmimi.
Duke zhvilluar këto konsultime në Tiranë , kryetari i Kryesisë së LPK-së, bashkëveprimtari Bedri Islami (Djali i personazhin “Luli i vocërr”  të tregimit të Migjenit/ Zenel Islami nga Malësia e Pukës), më informoi se Kryesinë tonë (LPK) e pret për vizitë zyrtare Presidenti Rexhep Mejdani. Ishta hera e parë që ndodhte pritje zyrtare e këtij niveli. Siç mora vesh, kjo vizitë ishte aranzhuar nga Profesori Klosi. Shkuam pothuajse e gjithë Kryesia. Pakuptimisht Bedriu dhe Klosi kishin marrë me vete edhe Xhavit Halitin në këtë vizitë, edhe pse nuk ishte anëtar i Kryesisë.
Pasi u bënë bisedat e kurtuazisë, Bedriu pat propozuar Jashar Salihun ta informonte Presidentin Mejdani për gjendjen dhe vështirësitë që kishim. Jashari, ndoshta i mrekulluar nga mirëpritja e Presidentit Mejdani, nuk po paraqiste ankesa, por vetëm lavdërime e falënderime të personaliteteve dhe institucioneve të Shqipërisë. Humba durimin dhe ndërhyra: “Prit pak, Jashar, se nuk jemi ardh këtu për elozhe.
Profesor, – iu drejtova Presidentit Mejdani (meqë ishte profesor i Fizikës dhe e njihja qysh moti), – të lutem, dëgjo anketat, shqetësimet e lutjet që kemi. Nëse vazhdoni të na i plaçkitni lekët e luftës për blerje të armëve e municionin, duke paguar secilin hap që bëjmë për furnizim e bartje të armëve e municionin drejt Kosove, do ju dënon historia për tradhti kombëtare…”
Preç Zogaj ishte ulur pranë meje, në krah të djathtë, në atë tryezë të madhe (më ngjau në cilësi të evidentuesit të bisedës). Ma preku gjurin me gjurin e tij që të mos vazhdoja me këtë avaz shpërthyes. “Mos me pengo ti, se i tregoj Profesorit cili je!”, çortova Preçin, të cilin e kisha Mik nga viti 1991.
Presidenti Mejdani iu drejtua Profesorit Klosi (meqë ishin kolegë e shokë): “Ka të drejtë Ibrahimi me këto ankesa e kritika? Vërtetë nuk po furnizohet UÇK-ja me armë e municion falas, siç kam urdhëruar në cilësi të Komandantit suprem?!” Profesori Klosi: “Kanë kundërshtuar kryeministri Nano dhe ministri i mbrojtjes Hajdaraga që ta zbatojnë urdhrin që ua kam përcjell. Kanë kërkuar urdhër me shkrim…” Presidenti: “Do të thotë, paska ndodh puçi dhe unë nuk jam informuar! Nuk jap dot urdhër me shkrim në këto rrethana, sepse u japim provë konkrete partnerëve që po na mbikëqyrin…”
Në mbrëmje na kishte caktuar pritje kryeministri Nano. Fatkeqësisht nuk munda të marrë pjesë, sepse m’u desht të fluturoja për Cyrih, bashkë me ushtarakun Bashkim Kalaveshi, dhe prej atje në Hong Kong, e prej andej për Peking…
Fatkeqësisht Profesori Klosi në shumë intervista televizive është zgërdhirë për atë angazhim timin, sikur unë isha një fantazist i madh, për të sjell armë edhe nga Kina. Ky lloj denigrimi që po më bënë mund të keqkuptohet se ai ishte mercenar dhe i kapur nga komplotisti Xhavit Haliti, meqë denigrimin tim e bënte në raste kur Klosi glorifikonte Xhavitin. Përherë kam ndie keqardhje për këtë katandisje të Profesorit Klosi, për të cilin kam pasur respekt, sepse sa herë që kishim pengesa e vështirësi edhe ne të “krahut” kundër komplotistit Xhavit Haliti, na ndihmonte, bile edhe angazhohej që të mos plasnin konfliktet eksplozive mes nesh.
Edhe pse mund që nuk është rendi dhe vendi, po shpreh edhe hidhërimin, përse Profesori Klosi nuk është angazhuar për të zbardhur vrasjet e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës (më 9 maj 1998, në Qafë Mali në Tropojë), meqë i pranishëm në atë krim ka qenë të paktën edhe një oficer i SHISH-ti!
[vijon / Ibrahim Kelmendi]
Një intervistë që plotëson informacionin për këto zhvillime:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu