ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Federalizimi i Serbisë është çelësi i stabilizimit të rajonit

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA , Prishtinë

Lufta 17 orëshe e zhvilluar në katundin Banjska të Zveçanit, në veri të Kosovës, dëshmon se Serbia është tërësisht e zhytur në obsesionin për aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duket se nuk e kupton kurrë faktin se pavarësia e Kosovës nuk varen nga vullneti politik i Serbisë dhe mitomania e Kishës Ortodokse Serbe mbi Kosoëvn, por mbi të gjitha nga vullneti politik i qytetarërve të Kosovës i materializuar me shpalljen e pavarësiës më 17 shkurt 2008, natyrisht në përputhje kjo edhe me interesat strategjike të Perendimit, para së gjithash SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Çfarë pretendonte të arrinte Beogradi me aksionin terrorist në veri?
Qëllimi i Serbisë pse organizoi këtë sulm terrorist ishte i qartë: ta bartnin frontin e dytë të luftës në Europë pikrisht në Kosovë, që gjithësesi do t’i rikthente mundsinë Beogradit ta nxirrte sërish në tavolinën e bisedimeve projektin për ndarjen e Kosovës përmes të ashtuquajturit plan për ripërkufizimin e kufijve mes serbëve dhe shqiptrëve. Skenari i ktëij plani më risjell në kujtesë atë të aktit terrorist shtetëror në kafenenë Panda në Pejë gjatë luftës së UÇK-së së vegjlisë për çlirimin e Kosovës. Përmes këti skenari [ që realisht do të duhej të ndihmonte edhe diplomacinë perendimore për dalje nga rrethi vicioz i dialogut], ishte paramenduar me saktsi matematikore: disa serbë kosovarë të sulmuar nga policia kishin marrë vrapin të gjenin shptëimin në manastir.

Nga aty ata duhej të rezistonin bashkë me priftërinjtë dhe murgjit që ishin sjellë nga anë të ndryshme të Serbisë dhe ish hapësirave ortodokse jugosllave. Në këtë përballje do të duhej gjithësesi të vriteshin një dyzinë murgjish dhe pelegrinësh të pafajshëm, për ti dhënë alibin e duhur presidentit serb për mbajtjen e një fjalimi të zjarrtë që në ortë e mesditës, e përmes të cilit ai do t’i bënte thirrje botës për ndërhyrje, para se të marshonte ushtria serbe, që tashmë ishte dislokuar buzë kufirit. Fundja gjithë ajo ikonografi me parollën “Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë” nuk ishte bërë kot. Operacioni i Policisë së Kosovës gjithësesi do të karakterizohej si nismë e një spastrimi etnik që arsyeton ndërhyrjen.
Por, ky skenar serb, dështoi keq. Ai dështoi falë maturisë politike të lidershipit të Kosovës dhe organizimit e reagimit të fuqishëm e tejet profesional të Policisë sonë.

Operacion kirurgjikal i nëdrhyrjes së policisë

Për plot një shekull shqiptartë janë përballur shumëheër me Serbinë, por deri më 24 shtator ata asnjëheër nuk ishin përballur si shtet. Operacioni kirurgjikal I Policisë së Kosovës dëshmoi se Serbia tash e tutje përballjen duhet ta logarisë si përballje me shtetin e Kosoëvs.
Pas kësaj fitore si shtet në fushën e betejës, Kosova duhet të përballet me Serbinë edhe në fushën e diplomacisë.

Ndoshta presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas debaklit që pësoi më 24 shtator përmes aksionit ushtarak me karakter të pastër terrorist, ka nevojë për kohë shtesë për reflektim. Por, duket se takimi i 25 shtatorit tok me ministrin e tij të jashtëm Ivica Daciq me amabasadorin rus në Serbi e ridëshmon faktin se ai tashmë është peng i KGB-së ruse.

Mundet që deri më 24 shtator presidenti serb ka ushqyer iluzionet se BE-ja, natyrisht e shtyër nga diplomacia franceze, ka dashur me çdo kusht ta akomodojë Serbinë duke e mbështetur gjakimin e saj për aneksimin e Republikës Serbe në Bosnjë, duke aneksuar edhe veriun e Kosovës dhe duke penetruar thellë në Malin e Zi e shndërruar atë në një Republikë de fakto serbe, tashmë është krejtësisht iluzion dhe kundërproduktiv.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel dyshja diplomatike e BE-së kishte bërë çmos që ta hedhë në kurth kryeministrin Albin Kurti, duke e prezantuar atë siç deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Puntë e Jashtme, Josep Borrell, se Kurti “nuk ishte gati për të ecur përpara”, tashmë me eksperimentin ushtarak të 24 shtatorit në veriun e Kosovës, Borrel do të shtrëngohet ta pranojë se ishte dhe është pikërsiht presidenti serb ai që “nuk ishte gati për të ecur përpara” dhe kishte nevojë urgjente për të krijuar pengesa reale zbatimit të planit frënko-gjerman qç qe materializuar në Marrëveshjen e Brukselit më 24 shkurt 2023.

Tashmë, Vuçiqi duhet ta kuptojë qartë se njohja e realitetit politik të krijuar më 17 shkurt 2008 është e pakalueshme. Fundja, plani frënko-gjerman ktëë kishte si pikënisje. Ndërkaq hapi pasues I Kosovës në rrafshin e integrimeve euroatlantike do të jetë aderim i dsaj në procedura të përshmejtuara në NATO. Ndërkaq njohja përfundimtare e Kosovës nga Serbia si intencë që të arrihet vetëm në faza të bazuara në hapat reciprokë të ndërmarrë nga Beogradi dhe Prishtina, mund të cilësohet si i tejkaluar dhe pa peshën reale që kishte para 24 shtatorit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në deklaratën e tij të 25 shtatorit, dënoi atë që ai e quajti “një sulm të koordinuar dhe të dhunshëm” ndaj policisë së Kosovës. Por mbetet krejtësisht e paqartë pjesa tjetër e deklaratës. Çfarë pretendon të arrijë me një qëndrim krejtësisht të zbutur diplomatik në raport me Serbinë?!

Derisa zoti Blinken bën thirrje për përmbajtje nga veprime dhe retorika që mund të nxisin tensione të mtëejshme…dhe për kthim në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian,[1] presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohet me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, madje një ditë pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Diplomacia perendimore ka ardhur koha ta kuptojnë se Repubika e Kosovës është kompromisi më i madhë që kanë bërë kosovartë në raport me të çështjen kruciale në Ballkan, pra çështjen shqiptare. Duke qenë gjeneroz në procesin e shpalljes ës pavarësisë, pala kosovare bëri tutje kompromisë të ndjeshëm, duke pranuar Planin e Ahtisarit, përmes të cilit u akomoduan në maksimal të drejtat i minoritetit serb në Republikën e Kosvës. Intenca për të shkuar tutje me kompromise, prodhoi marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe atë të gushtit 2015, që siç ka konstatuar Gjykata Kushtetuese, e defunksionalizonin tërësisht Republikën, duke e shndërruar në një Bosnjë të dytë në rajon.

Kompromisi i radhës, por shumë logjik, ai që është në themel të Marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023], përmes së cilës pala kosovare heq dorë nga Njohja de jure, duke u pajtuar me njohjen de facto. Ktëë kompromis diplomacia e perendimit duhet ta vlerësoj, duke I hapur rrugë aderimit të Kosoëvs në organizatat e instutucionet ndërkombtëare.
Për Republikën e Kosoëvs në ktë rast është me interes jetik aderimi i saj në NATO.

Aleanca historike me Rusinë nuk shkëputet dot lehtë

Takimi i 25 shtatorit i Vuçiqit me ambasadorin rus [2] dhe reagimi i Ministrisë së Jashtme ruse për ngjarjet në veriun e Kosovës një ditë më parë, sugjeron qartë se aleanca e gjatë historike e Serbisë me Rusinë nuk shkëputet dot lehtë, siç ushqejnë iluzione një lagje e madhe e diplomatëve perendimor.
Diplomacia perednimore pas luftës blic për gati 17 orë në Banjskë të Veriut të Koosëvs më 24 shtator, shqetësimi real I saj se Rusia mund të përdorë Beogradin për të shpërthyer frontin e dytë të luftimeve në Europë, ishte e mbetet real. Kjo dro fiton një lloj legjimiteti sidomos tash pas dështimit të ktëij aksioni ushtarak serb të koordinuar thellë me KishënOrtodokse Serbe dhe, me sa duket, edhe me Rusinë. Kjo dro, merrë përmasa reale sidomos pas thellimit të kursit të luftimeve në Ukrainë, kur pritet që në betjë të futen mjete ushtarake të aviacionit luftarak perendimor me të cilat është paisur armata ukrainase.

Lexo më shumë  Kërçeli: Koha na tregoi se heshtja është hapi që i paraprin zhurmës së armëve apo bombave të terroristëve

BE dhe SHBA mbesin tutje tejet të preokupuara me projektin e Putinit për të destabilizuar Ballkanin, prandaj kanë bërë kaq lëshime Beogradit jo vetëm në raport me sanksionet ndaj Rusisë, por edhenë raport me apetitet serbe për t’i mbarështruar disi kërkesat serbe, pa përjashtuar madje as realizimin gradual të “Botës Serbe”. Ky është gabimi historik që bën perendimi në raport me Europn Juglindore sot. Ai mund të krahasohet vetëm me lëshimet që ju bënë Hitlerit në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore në raport me aneksimin e Polonisë!

Sjelljet e lidershipit pas dështimit të agresionit të 24 shtatorit, deklarimet e tij në frymën e liderëve të ISSIS-it se, kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosvës, flasin qartë se 24 shtatori mund ët jetë thjeshtë vetëm sprova e parë për përplasjen e shekullit sërish mes dy kombeve tona!
Të mërkurën që lamë pas [më 26 shtator, përmes video-pamjeve që bëri publike Ministri I punëve të Brendshme të Republikës, u dëshmua qartë prezenca në kët akt terrro shtetëror e kryekriminelit dhe udhëheqësit të aksionit Milan Radojiçiq, nënkryetari i Listës Serbe. Ndërkaq, një ditë më pas, më 27 shtator, është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti, është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, që pat shoqëruar këtë të fundit në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Si Radojçiqi edhe Mijailoviq janë të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Ata tashmë dihet, janë nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.
Në prononcimin e Ministrit të Brendshëm ndër të tjera pohohet se “ëto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj, që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet, besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.”
Vjeshtë të nxehtë paralajmrohet edhe nga mediat serb, që ndërkohë notojnë në lumin e histerisë antishqiptare, si asnjëheër tjeëtr në këto 24 vite pas lufëts.

Për të parandaluar që kjo të ndodhë, BE-ja duhet të tërheqet nga objektivi obsesiv i saj për tërheqjen me çdo kusht të Serbinë në orbitën e saj. Është marrëzi të supozohet se përpjekjet e BE-së në ktëë drejtim nuk do ta dëmtojnë Kosoëvn dhe Bosnjën, kur gjërat kanë marrë tashmë pamje të qartë.
Natyrisht që shqiptartë do të donin që Serbia t’i afrohej BE-së, meqë ashtu aq më mirë do të ishte për Kosovën, pasi kjo do të çonte pa ndryshim në një atmosferë më të favorshme që do të përshpejtonte procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen e së parës nga kjo e fundit. Por, realiteti flet se jemi tejet larg nga ajo mundësi.

Politika e jashtme serbe – nusprodukt i Naçertanies

Aksioni terrorist në veriun e Kosovës, i organizuar dhe planifikuar nga vetë presidenti serb, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka hequr maskat e Serbisë; ai do të duhej ta rikthente diplomacinë perendimore në realitetin faktik, duke i mundësuar njohjen dhe pranimin real të saj, ashtu si është – një faktor i destabilizimit në rajon. Sulmi terrorist dhe vrasja e një polici shqiptar, që për objektiv kishte krijimin e kaosit dhe ndarjen faktike të veriut të Kosoëvs, në mos më gjerë, do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme për reflektim nga ana e diplomacisë perendimore.

Politika e jashtme e Serbisë, që nga zanafilla e shtetit modern serb, ka qenë dhe mbetet ngushtësisht e ndërlidhur me projektin bazë të saj – Naçertanjes [1844-1867], kur nën drejtimin e ideologut serb Ilija Garashanin qe krijuar një grup pune brenda Ministrisë së Jashtme të Serbisë [1844-1853], që koordinonte aktivitetet e një rrjeti agjentësh, pjestar të të cilit do të vepronin në territoret do të vepronin ekskluzivisht në territoret e vendeve fqinjë që Serbia I trajtonte si zona të influencës së sa. [3] Por kristalizimi më i theksuar i interesave serbe do të arrihej nga ky grup pune në fazën e dytë të qeverisjes së Garashaninit [1861-1867], me ç’rast do të përvijoheshin dy tendenca që do të lënë gjurmë në gjithë historinë e shtetit serb deri në dittë tona. Rryma e parë përqëndronte vëmendjen në Perendim të Serbisë, në Bosnjë, ndërkaq e dyta ishte përqëndruar në jugun e Serbisë, në Kosovë dhe Sanxhakun e Novi Pazarit si dhe në Maqedoni. Kjo punë intenzive e kësaj strukture do të arrijë kulmin e suksesit të saj gjithësesi në vitin 1878, që në historinë e shtetit serb hyn si periudha e realizimit të Kodit serb dhe kthesës historike epokale, meqë do t’ia dilte që të kryej aktin e parë të spastrimit etnik në krahinat e Nishit e Kurshumlisë, Toplicës e Vrajës, duke pagëzuar ktëo territore si “Serbia e Re”.[4]
Objektiv i kësaj strategjie ishte “krijimi i një shteti nacional tërësisht homogjen.”[5]

Shumë elemente të kësaj strategjie që kishte aplikuar ky grup pune i Ministrisë së Jashtme Serbe atëbotë, janë bartur edhe në strategjinë e fundit për politikë të jashtme [2020], që Beogradi aplikon, sidomos në Kosovë, përmes Listës Serbe, tok me njsitë e specializuara të armatës, siç veproi në aksionin e fundit në 24 shtator, me të cilin pretendoi të krijoi kaos në veri të Republikës së Kosovës dhe alibinë për marshim ushtarak masiv.

Doktrina serbe Kosovën mbetet tutje e ndërlidhur fort me atë të Putinit për Kosoëvn. Prandaj si e tillë, doktrina ruse duhet parë edhe si një kontribut shtesë që neofashizmi rus ia blaton Serbisë në betejën e saj diploamtike për ta imponuar rikonfigurimin e hartës politike të Ballkanit Perendimor në dobi të Serbisë, rrjedhimisht edhe të Rusisë.

Aksioni i njësisë speciale të Armatës Serbe i ndërmarrë më 24 shtator prandaj është pjesë e kësaj doktrine dhe kishte kohë që po pregaditej.

Disa nga komponentët kryesorë të dotrinës dhe strategjisë së Serbisë për zgjerim permanent janë si vijon:

Parimi etnik: Serbia ka pasur një qëndrim të qartë mbi mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe kulturor serb. Ky aspekt ka përfshirë njohjen dhe mbështetjen e popullsisë serbe në vende të tjera, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën, si dhe synimet për të ruajtur marrëdhëniet historike, kulturore dhe gjuhësore me komunitetet serbe të atje. Por, krahas kësaj edhe asimilimin e popullsive minoritare ortodokse brenda korpusit të shqiptarëve dhe maqedonasve, sa edhe I të ashtuquajturve goran në jug të Kosovës dhe perendim të Maqedonisë.

Ndikimi politik dhe diplomatik: Serbia ka kërkuar të ndikojë në politikën dhe diplomacinë e vendeve fqinje përmes marrëdhënieve diplomatike, lobimit, dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo përfshin përpjekje për të fituar mbeshtetje për pozicionet e tyre në organizata ndërkombëtare dhe në skenën globale.

Integrimi Evropian dhe ndikimi rajonal: Serbia ka shprehur qëllimin për të integruar në Bashkimin Evropian, duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit dhe pjesëmarrjen aktive në organizata rajonale, siç është Rajoni i Procesit të Bashkëpunimit të Jugut. Nëdrkaq në rrafshin e politikave integruese rajonale një kohë diplomacia serbe investoi fuqishëm në realizimin e projektit të ashtuquajtur Ballkani i Hapur.

Stabiliteti dhe siguria e rajonit: Serbia ka shfaqur interes për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit, duke promovuar marrëdhënie të mira me vende të ndryshme dhe duke përfshirë veten në dialogje dhe negociata për zgjidhjen e konflikteve të pazgjidhura.

Lexo më shumë  Avokati serb: Dyshja Vuçiq-Vulin janë organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet: Serbia ka shpallur synime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me vende të ndryshme të rajonit, duke investuar dhe zhvilluar projekte të përbashkëta që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.
Në këtë kuadër Serbia ka parapëlqyer më shumë të investojë në Shqipërinë politike, ndërkaq Kosova në këtë kuadër më shumë pretendohej të përdorej dhe të përdoret në të ardhmen si korridor.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se interpretimi dhe vlerësimi i strategjisë së një vendi, e posaçërisht ai i Serbisë, është i ndërlikuar dhe mund të ndryshojë sipas pikëpamjeve të ndryshme dhe kontekstit global dhe rajonal të një periudhe të caktuar. Për kohë të gjatë Serbia ka ditur të luaj mes blloqeve të interesit dhe ka kohë që aplikon politika eksluzivisht bipolare, duke mbajtur lidhje të fuqishme edhe ekonomike, si me Lindjen, para së gjithash, me Rusinë, por edhe me BE.

Rikonfigurimi i qasjes ndaj Serbisë – domosdoshmëri

Diplomacia perendimore e njeh mirë këtë strategji nacionale serbe. Ajo ka më se një shekull që në mënyrë ciklike përballet me aplikimin e fazave të saj në terren.
Ka ardhur koha që ajo ta rikonfigurojë qasjen ndaj saj. Vuçiqi, me ktëë aksion, shpërfaqi hapur objektivat e kësaj strategjie: ndarjen e katër komunave veriore dhe aneksimin e kësaj pjese që konsiderohet si rzervuari I pasurive minerare dhe pjesa më jetike e Kosovës, nëse kemi parasysh edhe Liqenin e Ujmanit dhe Majën e Pançiqit. Vuçiqi de fakto po pretendon të promovojë konfliktin e ngrirë në veri, duke shpresuar tek suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, që gjykojnë në Beograd do të lehtësojë ktëë objektiv.

Në këtë precipitim të zhvillimeve në Kosovë, reagimi i diplomacisë europiane, konkretisht i BE-së në radh të paër duhet të reflektojë me ngrirjen e bisedimeve për pranimin, ndërkaq SHBA, siç shprehet me të drejt eksperti amerikan Daniel Server, duhet të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, duke përfshirë bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ohajos.

Por rikonfigurimit të sjelljeve të dplomacisë perendimore duhet t’i paraprijë qëndrimi korrekt I kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe i vetë diplomacisë shqiptare.

Me të drejtë pohon politologu Bardhyl Mahmuti në një prononcim të tij rreth kësaj çështje se “ky agresion duhet të shqyrtohet urgjentisht në kuadër të Këshillit të Sigurimit, si përgjegjës kryesor i ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe në kuadër të Këshillit të NATO-s, sepse “zjarri që ka ndezur Serbia” rrezikon të përfshi së paku edhe tri shtete të NATO-s, që janë në kufij me Serbinë”, ndërkaq iniciativën për këtë duhet ta ndërmarrë vet kryeministri Edi Rama.

Mahmuti tutje nënvizon në prononcimin e tij se “Reagimi i kryeministrit Rama, nëpërmjet së cilit deklaron se Serbia “i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur”, është qëndrim dinjitoz për një kryetar organizate joqeveritare!

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk duhet të kënaqet me kërkesën publike që “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosovës”, por diplomacia shqiptare duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë që të parandalohet një shpërthim me pasoja të paparashikueshme!

Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshilli të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e Këshillit të NATO-s, si organ politik vendimmarrës i Aleancës të Atlantikut Verior. Duke qenë pjesë e këtyre organeve më të rëndësishme të sigurisë, shteti shqiptar duhet ta alarmojë rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën dhe për krejt rajonin!” [6]


Sjellja e diplomacisë perednimore në raport me Serbinë duhet të shkojë tutje, në fakt do të duhej të ishte shembëllim sjelljes së brezit të diplomatëve pararendës me Irakun pas ndërhyrjes amerikane. Të dielën që lamë u mbushen 20 vjet [2003], që kur presidenti amerikan, Xhorxh Bush, urdhëroi ndërhyrjen në Irak. Forcat amerikane janë ende të pranishme në Irak, jo si forca të armikut siç ishin në vitin 2003, por si palë që ka kontribuar në procesin e rikonfigurimin shtetëror dhe ruajtjes së paqes në rajon.

Situata në ndryshim në Bosnje-Hercegovinë, por mbi të gjitha ajo në Kosovë, ktëo dy vitet e fundit që po dëshmohen si vite të funksionalizimit të Republikës, kërkon që Serbia të bëjë korrigjime të kursit të saj historik përballë shqiptarëve, duke hequr dorë gradualisht nga pretendimi i saj për të mbetur fuqi qendrore në rajon, siç është bërë e dukshme gjatë dekadës së fundit, sidomos me të ashtuquajturin projekt të Ballkanit të Hapur, që pësoi fiasko të plotë.

Për diplomacinë perendimore ambivalenca e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë ka qenë e dukshme me theks në politikën e mbrojtjes dhe të armatimit. Serbia është duke u riarmatosur sistematikisht që nga viti 2014. Ajo në sy të perendimit po pregaditej për luftë të re me shqiptarët.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, udhëheqja serbe arriti në përfundimin se forcat tokësore duhej të forcoheshin. Shpenzimet serbe për mbrojtjen midis 2015 dhe 2021 u rritën me 70 për qind në 1.4 miliardë dollarë në vit. Serbia mori dhjetë avionë MIG-29, 30 tanke dhe automjete të personelit të armatosur nga Rusia dhe Bjellorusia, dhe gjithashtu mori një sistem të mbrojtjes ajrore nga Rusia [7], sipas të dhënave publike të para dy viteve.

Stoqet e armatimit ndërkohë janë edhe më të mëdha. Rrjedhimisht Serbia është shndërruar në një bombë me sahat. Prandaj rikonfigurimi i plotë i qëndrimit të diplomacisë perendimore në të ardhmen e Serbisë është investim në vetë të ardhmen e saj dhe të paqes në rajon.

Në Serbi, përveç shumë grupeve të vogla dhe për ktëë arsye më të vështira për t’u përcaktuar, ekzistojnë tre grupe më të mëdha rumanisht-folëse: vllehtë, bajeschi dhe rumuntë (Sikimić 2014: 52).

Regjistrimi i vitit 2002 regjistroi 40,054 njerëz në Serbi të ciltë e identifikuan veten etnikisht si vllehë. Shumica i përkasin besimit ortodoks serb (OSBE 2008: 24).[8]
Por si tërësi logariten të jenë rreth 1 milion rumanisht-folës.

Serbisë duhet t’i imponohet federalizimi i brendshëm, duke njohur autonomin reale politike e territoriale të hungarezve në Vojvodinë, autonominë kulturore të rumunëve dhe autonomin politike e territoriale të shqiptarëve e boshnjakëve në Sanxhak [mbi 420.000 banorë] të ndërlidhur si strukturë unike me atë të shqiptarëve ne Preshevë, Bujanoc e Medokë [rreth 100.000 banorë.

Federalizimi i brendshëm i Serbisë dhe jo fedearilizimii Kosovës, duke ia imponuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, është çelësi i stabilizimit dhe prosperimit të rajonit në BE e NATO.


  1. https://www.zeriamerikes.com/a/7282663.html
  2. https://www.balkanweb.com/nje-dite-pas-sulmit-ne-veri-te-kosoves-vucic-takon-ambasadorin-rus-ne-serbi-ja-cfare-shkruan-presidenti-serb/
  3. Krahaso: Dragoslav Stranjakoviq: Politika propaganda Serbije u Jugoslavenskim pokrajinama 1844-1858 godine, Beograd 1936, f.56, f.72 …
  4. Kalimi, respektivisht përkthimi i emërtimit nga “Novi Krajevi” siç cilësoheshin në terminologjinë shtetërore tek “Serbia e Re” u bë nga përshkruesi i gjeografisë së re nga M.DJ.Milieviq: Kraljecina Serbija – Novi Krajevi, Beograd 1844. Për këtë ndërlidhje të terminologjisë shih edhe tek Slobodanka Stojshiq: Novi Krajevi Srbije 1878-1883. Drzavno-pravo i politiçko izjednaçenje novoslobodjenih krajeva sa doratnom Knezevinom Srbijom [Biblioteka Nardnog Muzeja u Leskovcu 20], Leskovac 1975, f.7
  5. Ditmar Mueller, Staatsbuerger auf Widerruf, Berlin, 2005, f. 122
  6. https://www.facebook.com/bmahmuti1
    7.Shih: Matthias Herdegen / Ulrich Schlie: Geopolitische Machtverschiebungen im Balkanraum, Aktuelle Analysen nr 97, Muenchen 2023, f. 33
  7. https://www.gw.uni-jena.de/fakultaet/institut-fuer-slawistik-und-kaukasusstudien/arbeitsbereiche-und-einrichtungen/suedslawistik/exkursionen-soe/2017-exkursion-eisernes-tor-ostserbien/4-rumaenen-und-vlachen-in-serbien

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zot:Na ruaj dhe na yshpeto nga ata qe nuk ed dijne se nuk dijne, si dhe nga ata te tjeret qe e dijne se nuk dijne dhe s´e pranojne!!!

    Ky Sadri Ramabaja eshte ba aq “gjitheolog” per gjithecka!

    Lexova dikund se edhe njefare Syle Ukshini ishte ba “profesor doktor”si Muhamet Mavraj, Sabri Kicmari dhe plot te tjere.

    Ruaje Zot shkencen nga “shkenctaret” e podrumeve ose kurseve te nates!

    Amin…Amen….

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu