ARKIVI:
28 Shkurt 2025

Feja!

Shkrime relevante

Rreth seancës së Shtëpisë së Bardhë: – Skena historike

Është në ajër nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje...

Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

Shkruan: Adem Lushaj, autor i librit  Libri im, “Krimet Serbe në Kosovë...

Përse Prokurorët e SPAK nuk janë “shenjtorët” që kërkon populli

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është hera e parë kur SPAK po tregon...

Pëllumb Xhufi për Anastasios Janullatosin dhe ndërhyrjen e tij thelbin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

https://www.youtube.com/watch?si=PexnfMlQpMPjTJa0&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0gXn9DluxkOYNVorF3SoH17BrWu3oP7bHRTj2kN1sfB8JgGcOSXNC5bQE_aem_8HtADHYXC8Bs7usxrEomBA&v=gjnS_GQaIK8&feature=youtu.be

Di Lellio: Miqësia që Trump ka me Putinin tregon që Kosova s`është prioritet

Në Fokus Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosova Do të ketë më shumë presion mbi...

Shpërndaj

Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina

Feja konsiderohet nga njerëzit e thjeshtë si e vërtetë, nga të mençurit si iluzion dhe nga sundimtarët si e dobishme, thotë një urti e lashtë romake. Saktësia e kësaj urtie është provuar me mijëra herë e vazhdon edhe sot të provohet. Njerëzit e thjeshtë nuk janë mendimtarë, sepse as nuk kanë kohë e as mundësi të jenë të tillë, kështu që ata mjaftohen me të besuarit në tregime të mira për fatin e tyre. Duhet të kuptohet nevoja e tyre për besim! Sidomos në kohët e krizave ekzistenciale nëpër të cilat kalojnë shoqëritë.

Të mençurit, të cilat e kanë kohën e nevojshme për refleksione logjike, e kuptojnë se shumëçka në këto tregime të bukura nuk i qëndron dot arsyetimit logjik. Prandaj ata mbajnë gjithmonë një distancë kritike me to. Ndërkaq, politikanët fenë e shohin gjithmonë si një instrument të dobishëm për t’i manipuluar ndjenjat e njerëzve të thjeshtë në llogari të pushtetit të tyre, gjëja e vetme që realisht u intereson. Por, kur bie rasti që politikanët të jenë shumë injorantë, atëherë ndodhë një përdorim tjetër: grupet fetare i përdorin ata për qëllimet e tyre. Këtu qëndron edhe arsyeja pse grupet me agjenda fetare gjithmonë investojnë në politikanë të këtij lloji.

_________

Mbi 6000 shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e djeshme (03-04-22) në Serbi. Adresat e tyre janë pasivizuar dhe fshi nga administrata shtetërore serbe. Kështu spastrimi etnik në Luginë të Preshevës po vazhdon në mënyrë të heshtur, graduale dhe të pandalshme. Akti i fundit i dramës së Toplicës, të nisur me 1876, po luhet tani para syve tanë dhe ne nuk jemi të zotë të bëjmë asgjë, përveçse të bëjmë ndonjë deklaratë, e cila në fund të ditës përfundon në koshin e lajmeve të vjetra. Tirana zyrtare edhe më keq: asnjë deklaratë nuk është në gjendje ta lëshojë. Arsyeja është e qartë: bontoni i Ballkanit të Hapur nuk ia lejon. Kështu, fataliteti i historisë shqiptare që e ka emrin Tkurrje Territoriale, po vazhdon.

_________

Prej mijëra vitesh përsëritet i njëjti ligj: kur një agresor e ndjen se po e humbet luftën, ai bëhet edhe më mizor dhe më barbar në krimet e tij. Këto janë pamjet e rrugëve të qytetit Buça në Ukrainë: gjithandej civilë të masakruar nga pushtuesit rusë, para tërheqjes. Krejt njëjtë si në Kosovë: kur pushtuesit serbë po e ndjenin humbjen e luftës, filluan barbaritë e tyre më të mëdha, në Izbicë, Mejë, Suharekë, Gjakovë, Rezallë, Verboc, gjithandej fshatrave e qyteteve të Kosovës.Donin ta mbysnin në gjak gjithë Kosovën para kapitullimit.

Këto pamje mizore nga Buça na e qartësojnë edhe më shumë arsyen pse kriminelët serbë të luftës e adhurojnë Putinin. Është vëllazëria krimogjene ajo që i bën bashkë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu